Kjo eshte fjalia permbyllese e lutjes se mbretit te Judes kur ai dhe populli moren vesh qe tre ushtri ishin bashkuar per t’i sulmuar. ( 2 Kronikave 20: 12)

Ky ishte nje mbret qe nuk kishte frike nga lufta, kishte ushtare, ishte i pergatitur, por nga ana tjeter ishte i ndergjegjshem per friken qe e kish zene per shkak te epersise qe kishin kundershtaret.

Ky mbret, Jehozafati, konsiderohet si nje nga mbreterit e mire, qe bene ate qe ishte e duhur ne syte e Zotit. Ky ishte mbret qe kishte besim te Zoti dhe po e tregon kur po lutet.

Nganjehere ne papjekurine tone, ne mund te mendojme qe perderisa une kam besim, asgje nuk me pengon. Kjo deklarate eshte e bukur kur behet te djelave nga podiumi apo ne studimet biblike, por realiteti eshte i tille qe betejat fitohen me dicka me shume se deklaratat.

Ajo qe dua te them ketu eshte qe pavaresisht se Mbreti ishte besimtar, kishte ushtri, dinte te luftonte, prape se prape ai i kerkoi Perendise per ndihme. Ai kerkoi sic paraardhesi i tij, Solomoni – per urtesi. Te marresh vendimet e duhura kerkon shume urtesi dhe kushdo qe ka marre vendime ne jeten e tij, do kuptoje pergjegjesine e vendimeve kur jetet e te tjereve jane ne duart e tua.

Mbreti u perul duke bere nje deklarate: “Nuk dime cfare te bejme” – pra “nuk kemi Zot asnje plan per te arritur fitoren”. Ky mbret ashtu sic duhet te jemi dhe ne, nuk e shikonte luften si dicka qe duhet bere, pa pergjegjesi nese humb apo fiton. Nganjehere ne mund t’ia veshim vullnetit te Zotit, ate qe varej nga ne: qofte pergatitja, pertacia, nenvleftesimi, apo mungesa te ndryshme. Ketu mbreti po kerkon fitore mbi armiqte, jo thjesht nje beteje me nder. Kjo duhet te na motivoje ne, duke ditur qe Perendia do qe te na jape fitore.

Nuk dime cfare te bejme – eshte nje dorezim. Dhe te dorezohesh perpara Zotit eshte gjeja e duhur kur nuk di se cfare te besh. Kjo eshte shenja e perulesise.

Krenaret perkundrazi edhe kur nuk e dine se cfare duhet te bejne, prane bejne dicka, sepse nuk mund ta pranojne qe nuk dine se cfare te bejne.

Syte i kemi drejtuar nga ty. – Kjo eshte me shume sesa deshperim, nuk eshte vec, “nuk dime se cfare te bejme”. Tregon qe ata besonin qe Perendia kishte rrugezgjidhje per ta. Dhe historia tregon qe Perendia kishte rrugezgjidhje dhe u dha nje fitore ne nje menyre te paimagjinueshme. Ju ftoj ta lexoni gjithe kapitullin.

Nese sot apo ne nje nga ditet ne vijim do te ndjeheni sikur nuk dini cfare te beni, thuaja Zotit. Ai ka rrugezgjidhje. Sille situaten perpara Tij dhe prano qe nuk ke ide fitimtare. Dhe lejo qe Perendia te pergjigjet ne menyra te ndryshme. AI mund te flase direkt ty, permes dikujt tjeter, apo duke lexuar qofte nje pjese biblike apo nje material tjeter. Enderrat dhe vizionet jane specialiteti hyjnor-mundet Perendia te drejton permes tyre. Femijet e Perendise nuk jane supozuar te enden pa urtesi dhe duke marre vendime kuturu. Ai do e drejtoje popullin e Tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *