Kjo eshte nje nga pergjigjet qe marr nga vajza ime kur i them qe duhet te beje dicka qe eshte e rendesishme apo qe e ka detyrim qe ta beje, qofte detyra shtepia apo te shkolles. “Do perpiqem babi!” Pas shume kohesh qe e degjoj kete pergjigje kam arritur ne konkluzionin qe kjo pergjigje eshte nje forme e zbutur e JO apo ndoshta, por per shkak te deshires te moslenduares se ndjenjave apo te frikes se mosmarrjes se ndonje disiplinimi per mosdeshire, eshte gjetur nje pergjigje me pozitive sesa ndoshta.

Pra, nese pyetesh me vone, pergjigja eshte “u perpoqa”. Jam i sigurte qe ka raste kur nnjerezit perpiqen per te realizuar nje gje, por duke marre parasysh qe tani pergjigjet tona nuk jane me bardh e zi, por te kujdesshme – le ta mbajme mire me te gjithe, kemi pershtatur shprehje qe kishin kuptim tjeter me pare dhe tani po i ndryshon kuptimi.

Do perpiqem! A ju ka ndodhur te degjoni dike t’ju thote kur ju e pyesni per te bere dicka? Si jeni ndjere? A keni menduar qe personi do e beje ate gje?

“Do perpiqem” eshte nje justifikim i thene perpara perpjekjes. Me pare njerezit do te thonin po do ta bej dhe nese deshtonin, do te thonin “me fal, u perpoqa por nuk arrita ta bej”. Une mendoj qe kjo ka lidhje me ate qe ne quajme genjeshtra te bardha. Nje person qe eshte mesuar te mos e mbaje fjalen por nga ana tjeter gjithmone gjen justifikime pse nuk e beri, e ka shume te lehte te jete gojeembel, ndoshta me deshire per te mos ofenduar, dhe te ngrere pritjet e personit tjeter.

Imagjinoni kur punedhenesi ju kerkon qe te jeni diku te nesermen dhe ti i thua: “do perpiqem”.

Imagjinoni kur gruaja te thote hajde me merr ne oren 8 tek puna, se nuk ka autobuse, dhe ti i thua: “do perpiqem”.

Imagjinoni kur Jezusi thote: “Hajde tek une qe ta heq barren tende” dhe ti i thua “do perpiqem”.

Ndoshta eshte koha te behemi me te ndershem me veten dhe te tjeret. Jezusi thote qe mos beni as premtime, as betime dhe mos zini koken e askujt kur pergjigjeni, por thjesht PO dhe JO.

Ne eksperiencen time, mund te them qe 95% te rasteve kur me eshte kerkuar te bej dicka, pergjigjen e kam patur ne moment. Per kete aresye po perpiqem t’i them njerezve JO kur nuk arrij te perkushtohem, duke shprehur keqardhjen – qofte kjo kur kerkohen koha ime dhe parate e mia, si dy gjerat kryesore qe njerezit me kerkojne.

Ju ftoj te reflektoni dhe te mendoni dy here perpara se t’i thoni tjetrit “do perpiqem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Categories