Sot ndersa shfletova postimet qe ishin bere nga miqte e mi ne facebook, me terhoqi vemendjen ky postim i Artines, te cilin i kerkova leje ta vendos ketu. Eshte nje reflektim i nje jete te ndryshuar, i nje jete qe ka perjetuar ndryshimin nga nje jete fetare per t’i pelqyer Perendise ne nje jete familjare si bij e Tij.

Të afërmit dhe miqtë e mi, që jeni duke festuar sot, uroj çdo të mirë nga Perëndia për ju dhe të shtrenjtët tuaj ❤🎁 Shumë vite më parë dhe unë kam agjëruar e festuar Bajramin. E kam të gjallë në kujtesë, kur ngrihesha herët e qetësisht përgatisja mëngjesin, pasi pjesa tjetër e familjes ishte në gjumë. E njoh shumë mirë sakrificën dhe përkushtimin e për këtë arsye kam respekt për këdo që agjëron.

Diçka thelbësore ndryshoi 21 vite më parë, kur Jezusi më vizitoi në gjumë/ëndërr dhe nga qielli më thirri në emër, Artina. Dhe pastaj vijoi, “Ty të kam zgjedhur, ti je e imja”. Kjo eksperiencë ndryshoi mardhënien time me Perëndine një herë e përgjithmonë. Kuptova që Perëndia mund të flasë e unë mund ta dëgjoj; nga shërbëtore, u ndjeva 👸bijë; nga mëkatare u ndjeva e pastër, në vend të sakrificës për të marrë falje, fillova të sakrifikoj për dashurinë që më ishte dhënë. Dhe mbi të gjitha kuptova që Jezusi është Kurbani me fuqi hyjnore, dhe nëse pendohem e besoj që Ai ka vdekur për mëkatet e mia, unë marr jetën e përjetshme.

Të afërmit dhe miqtë e mi, shumë të shtrenjtë, lutem 🙏 që Zoti të të flasë sot në atë mënyrë që ti mundesh ta dëgjosh. Dëshiroj të përjetosh dashurinë e Perëndisë e të besosh në zemrën tënde që nuk ka asnjë rrugë për tek Perëndia përceçse nëpërmjet kryqit të Krishtit.

Miq te mi! Perendia flet sot. Nese ti po e kerkon Perendine dhe jo thjesht te besh me te miren tende per te fituar pike hyjnore, Perendia eshte me afer se ti e imagjinon. Nese te kane thene qe rruga e Krishtit eshte e gabuar, eksperiencat e njerezve si Artina nuk genjejne. Eshte veshtire te pranosh qe duhet te ndryshosh shtegun, por jam i sigurt qe ne te kaluaren ke patur mundesi te reflektosh dhe te ndryshosh shtigjet. Ndoshta si une ke menduar qe kurre nuk do te largoheshe nga Shqiperia, por ja qe ke ndertuar jete ne nje vend tjeter qe nuk flet gjuhen e nenes tende. Ndoshta ke thyer rekorde qe familja jote nuk ka menduar qe do te arrije, por ja qe ti nuk ece sipas parashikimit te atyre qe nuk e dine gjithe te ardhmen tende.

Nese te kane thene qe feja eshte e trasheguar, te kane thene gjysme te vertete. Nese te kane thene qe besimi eshte i trasheguar, te kane genjyer. Nese Jezusi eshte me shume se nje profet dhe mesues, eshte vertet i ringjalluri dhe gjykatesi, eshte falesi i mekateve dhe ai qe degjon lutjet e sinqerta, ndoshta eshte koha t’i pergjigjesh ngacmimit te zemres, sic Artina ju bind asaj qe pa dhe degjoi. Festa me e madhe eshte ajo qe behet ne pranine e Perendise nga nje zemer e pastruar dhe e falur. Mos e ler per neser!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Categories