Destinacioni i Udhetimit Tone

Dita e Peste Sot do shohim sesi të hysh në gëzimin dhe ngushëllimin e Jezusit ndërsa ai shijon lavdinë e Ringjalljes. Si reaguan dishepujt e Jezusit ndaj vdekjes së tij: dhimbje dhe thyerje zemre, frikë dhe ankth, dyshim dhe pasiguri dhe zhgënjim. Jezusi i Ringjallur merr rolin e “ngushëlluesit” dhe u sjell gëzim dhe ngushëllim të gjithë dishepujve të tij. Sa e madhe eshte Dashuria Hyjnore? Ne lutemi për hirin e njohjes intime të të gjitha të mirave që Perëndia ndan me dashuri me ne, që të mbushura me mirënjohje, të mund ta duam dhe t’i shërbejmë Zotit. Ky meditim përfundimtar ne fund te kesaj jave lutje dhe agjerimi, na frymëzon që të nisemi sërish në udhëtimin tonë të besimit, me forca te reja dhe fokus me te qarte.   Tekstet e sugjeruara: Gjoni 20:1-29 Gjoni 21:1-19 Lluka 24:13-35 Gjoni 15:1-17 Mateu 28:16-20 Pikat për reflektim: Hyni në gëzimin dhe ngushëllimin e Ringjalljes. Mendoni për dashurinë e Perëndisë dhe mbushuni me mirënjohje, në mënyrë që ta doni dhe t’i shërbeni Zotit. Cilat janë përvojat e jetës së re pasi besuat ne Krishtin, që ju bien në sy në jetën tuaj? Kur ka qenë Jezusi një ngushëllues për ju? Kur ju ka sjellë gëzim dhe ngushëllim? Çfarë dhuratash i ka dhënë Perëndia botës? Çfarë dhuratash ju ka dhënë Zoti? Si mund t’ia ktheni Perëndisë, jo vetëm me fjalë, por me vepra pasi kuptoni cfare ka bere per ju? Lutje: Merr, Zot, dhe merr gjithë lirinë time, kujtesën time, kuptimin tim dhe gjithë vullnetin tim – gjithçka që kam dhe e quaj timen. Më ke dhënë të gjitha. Ty, Zot, po ta kthej. Gjithçka është e jotja; bëj me të çfarë të duash. Më jep vetëm dashurinë dhe hirin tënd. Kjo më mjafton.

Ku po na drejton Jezusi?

Dita e Katert Sot do te reflektojme nese do te kemi pikëllim dhe dhembshuri për Jezusin i cili vuajti per ne. A eshte e llogjikshme të vuash me Jezusin, kur shikon pasionin e tij për ne? Kur mendojme per rrugen qe Perendia zgjodhi per Jezusin, a ndjejme qe eshte nje rruge e ngjashme  ku Zoti po na udhëheq-një rrugë që të gjithë ne do të duhet të ecim në këtë jetë? Rruga e Jezusit përfshin suksesin, keqkuptimin, vuajtjet, vdekjen dhe humbjen, pritjen në ankth dhe jetën e re. Jezui e modeloi këtë rrugë për ne dhe me shembuj të tjerë në jetën tonë të njerëzve që kane ndjekur udhen e Krishtit. Kur e kuptojmë se ku jemi në kete shteg, e kuptojmë se sa jemi solidarë dhe te ngjashem me Jezuin. Si perfundim le ta zhvendosim fokusin te Jezusi në kryq. Per cilet njerez do ishe i gatshem te sakrifikoje? Si mund ta masesh dhe vleresosh nivelin e sakrifices? Tekstet e sugjeruara: Mateu 16:24-28 Mateu 27:33-56 Marku 15:22-41 Lluka 23:33-49 Gjoni 19:16-37 Rruga e Pashkës: Suksesi – Keqkuptimi / Refuzimi – Vuajtja – Vdekja / Humbja – Pritja – Jeta e Re.   Pika për reflektim:
  • Reflektoni se ku jeni në shtegun e Krishtit?
  • Përdorni imagjinatën tuaj ose uluni para një kryqi. Si duket? Si ju bën të ndiheni?

Si mund të qëndrojmë në shtegun hyjnor në udhëtimin tonë të besimit?

Dita e trete Ne duhet te piqemi dhe te aftesohemi per te dalluar frymërat,te jemi të vëmendshëm ndaj frymërave të ndryshme që na tërheqin në një drejtim ose në një tjetër. Cfare metodash konkrete mund te perdorim për të na ndihmuar t’u përgjigjemi nxitjeve të frymës së Zotit në jetën tonë dhe t’u rezistojmë lëvizjeve të frymës së rreme? Ne te njejten kohe, na duhet te forcojme miqësinë tonë me Jezusin. Një përbërës i rëndësishëm qe duhet te kemi parasysh është lutja ndersa lexojme dhe kujtojme elemente nga jeta e Jezusit dhe kërkimi i hirit për ta njohur më nga afër, për ta dashur më me përkushtim dhe për ta ndjekur Atë më plotësisht. Tekste të sugjeruara:
  • Selanikasve 5:14-22
  • Psalmi 34
  • Luka 10:29-37
  • Mateu 6:19-21
Pika për meditim: Medito për lëvizjet e frymës së Zotit dhe të frymës së rreme në jetën tënde dhe për miqësitë që të ndihmojnë të qëndrosh në shtegun drejt Perëndisë ose te largohesh prej ketij shtegu. Si përpiqet fryma e rreme t’ju mashtrojë në mënyra tinëzare dhe tinëzare? Ku e sheh më qartë frymën e Zotit në jetë? Si po i përgjigjesh? Si po e thelloni miqësinë me Jezuin? Cilët janë miqtë me besim që të frymëzojnë dhe të ndihmojnë të qëndrosh në shtegun drejt Perëndisë? Medito për miqtë e Jezuit në Ungjij, për shembuj nga historia e kishes, për miqtë e për familjen.

Pse ecim në këtë rrugë të veçantë dhe jo në një tjetër?

Dita e Dyte – Pse ecim në këtë rrugë të veçantë në udhën tonë të besimit dhe jo në një tjetër? Le te meditojme mbi Mishërimin, se si Zoti e shikon botën me dashuri dhe hyn në të. Në mënyrë të ngjashme, Perëndia shikon rremujen e jetës sonë dhe hyn në të. Në jetën tonë gjejmë vazhdimisht dëshmi të Perëndisë që vepron në ne. Medito mbi Thirrjen e Mbretit, mbi thirrjen bindëse të zërit të Jezuit në jetën tonë. Te gjitheve na paraqen dy standarte, qe krijojne thirrjet konkurruese në jetën tonë për «pasuri, nderim dhe krenari» ose për «varfëri, çnderim dhe përulësi». Tekste të sugjeruara: Gjoni 1:35-45 Luka 5:1-11 Mateu 9:9-13 Mateu 4:1-11 Pika për meditim: Medito për aktivitetin e Perëndisë në jetën tënde dhe për zërat e ndryshëm që të thërrasin. Medito për Mishërimin: Si hyn Perëndia në mes te jetës sate? Ku i gjen dëshmitë e Perëndisë në veprim: në heshtjen e lutjes  apo në jetën tënde të përditshme? Thirrja e Mbretit: Përfytyro një udhëheqës të botës dhe pastaj imagjino Jezuin. Cfaredo beje po te therriste nje drejtues i njohur financiar, politik apo strategjik? Ku e dëgjon zërin e Jezuit në jetën tënde? Ne c’drejtim po të thërret Jezusi? Dy pyetje:
  • Kur tundohesh të ndjekësh pasurinë, nderimin dhe krenarinë në një mënyrë jo të shëndetshme?
  • Si po të fton Jezusi të thellohesh në varfëri, çnderim dhe përulësi?

Pengesat ne rrugetimin e besimit

 – Dita 1 ne javen e Lutje/agjerimit A ndjej një pikëllim të thellë dhe të madh për mëkatet e mia, turp dhe pështjellim që mëkati im është një pengesë midis meje dhe Perëndisë? Katër lloje kryesore pengesash që hasim në udhëtimin tonë të besimit: mëkatin, idhujt e rremë, lidhjet dhe dyshimet për veten. Meditimi për pengesat që hasim gjithmonë duhet të vendoset brenda kontekstit të dashurisë dhe mëshirës së pafund të Perëndisë. Ne jemi mëkatarë, por të dashur nga Perëndia. Te lutemi që të provojmë gëzimin e thellë që vjen kur Perëndia na fal. Tekste të sugjeruara: Gjoni 8:1-11 Luka 18:9-14 Mateu 6:19-21 Romakëve 7:13-23 Psalmi 51 Pika për të medituar: Meditoni për pengesat në udhëtimin tuaj të besimit. Mëkat: Çka ju shtyn të largoheni nga Perendia dhe të shkoni në rrugë të gabuar? Idhujt e rremë: Çfarë të shpërqendron në udhëtimin tënd dhe të bën të humbasësh përqendrimin te Perëndia? Të lidhurit pas dytesoreve: Cilat janë gjërat që kapeni fort dhe ju rëndojnë ne ecjen e besimit? Vetë-dyshimi: A po has një pengesë të frikshme tani? A mund t’ia ofrosh këtë Jezusit?

SOVRANITETI I PERËNDISË

Sovraniteti i Perëndisë është të ushtruarit e epërsisë së tij- (Ne folëm per Epërsinë e Perëndisë javën e kaluar) I ngritur pafundësisht mbi krijesën më të lartë, Ai është Shumë i Larti, zoti i qiellit dhe tokës. Ai nuk i nënshtrohet askujt, nuk ndikohet prej askujt dhe është absolutisht i pavarur. Ai bën atë që i pëlqen, vetëm atë që u pëlqen dhe gjithnjë atë që i pëlqen. Askush nuk mund ta pengojë atë. Ja çfarë shpall Fjala e Tij: “që shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: “Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen” (Isaia 46:10); “Ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t’ia ndalë dorën” (Daniel 4:35). Sovraniteti i Perëndisë do të thotë që Perëndia është Perëndi, si në fakt, ashtu edhe në emër dhe që, nga Froni i universit, udhëheq gjithçka dhe vepron gjithçka “sipas këshillës së vullnetit të tij” (Efesianeve 1:11). Mateu 20:13-15Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: “Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar? Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t’i jap këtij të fundit aq sa ty. A nuk më lejohet të bëj me timen ç’të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?” Charles Spurgeon në predikimin e tij bazuar mbi këtë pasazh thotë: “Nuk ka atribut më ngushëllues për fëmijët e tij sesa ai i Sovranitetit të Perëndisë. Në rrethanat më të pavorshme, në provat më të vështira, ata besojnë se Sovraniteti ka paracaktuar pikëllimet e tyre, se Sovraniteti sundon mbi to dhe se Sovraniteti do t’i shenjtërojë ato. Nuk ka doktrinë tjetër për të cilën fëmijët duhet të luftojnë me zell, sesa doktrina e Zotit të tyre mbi tërë krijimin, e Mbretërimit të Perëndisë mbi të gjitha veprat e duarve të tij, e Fronit të Perëndisë dhe e të drejtës së tij për të sunduar në atë fron. Nga ana tjetër, nuk ka doktrinë që të urrehet më shumë nga njerëzit e botës, asnjë të vërtetë të cilën e kanë bërë top futbolli, sesa doktrina e famshme, e jashtëzakonshme, por mjaft e sigurtë e Sovranitetit të Jehovahut të pafund. Njerëzit pranojnë shumë gjëra për Perëndinë, përveç faktit që Ai sundon në fronin e tij. Ata e pranojnë që Ai modelon botën dhe krijon yje, që shpërndan bujarisht lëmoshat, që mban tokën dhe shtyllat e saj apo ndriçon dritat e qiellit, që sundon dallgët e detit që është gjithnjë në lëvizje, por kur Perëndia ngjitet në fron, krijesat e tij kërcëllijnë dhëmbët. Ne shpallim një Perëndi që sundon në fron, që ka të drejtë të bëjë atë që do me krijesat e tij, të bëjë me ta siç i duket më mirë, pa u konsultuar aspak me ta, prandaj dhe na fishkëllejnë e na urrejnë, e na e bëjnë veshin të shurdhër, sepse nuk duan Perëndinë që sundon në fron. Por pikërisht për Perëndinë që mbretëron duam të predikojmë, sepse atij i besojmë”. Cfarë ju fton të reflektoni ky pasazh? A bie ti dakort apo jo me Charles, dhe pse? “Zoti bën ç’të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat” (Psalm 135:6). I tillë është Mbreti i Plotfuqishëm që na është zbuluar në Shkrimin e Shenjtë. I patejkalueshëm në madhështi, i pakufizuar në fuqi, i pandikuar fare nga çdo gjë që ndodhet jashtë vetes. Por ne jetojmë në një kohë kur edhe më “ortodoksët” kanë frikë ta pranojnë natyrën hyjnore të Perëndisë. Ata thonë se po të nxisësh idenë e sovranitetit të Perëndisë, përjashtohet përgjegjësia njerëzore, kur në fakt, përgjegjësia njerëzore bazohet në sovranitetin hyjnor dhe është produkt i tij. “Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë” (Psalm 115:3). Ai zgjodhi si sovran që të vendoste çdo krijesë në pozitën që iu duk e përshtatshme. Ai krijoi engjëj, disa prej të cilëve i vuri në një pozitë të kushtëzuar, kurse disa të tjerëve u dha një rang të lartë e të pandryshueshëm (1 Tim. 5:21), por duke qenë nën Krishtin si kreu i tyre (Kolosianeve 2:10). Mos ta harrojmë se engjëjt që mëkatuan (2 Pjetri 2:5), ishin edhe ato krijesat e tij si engjëjt që nuk mëkatuan. Edhe Adamin, në kopshtin e Adamit, Perëndia e vendosi si sovran, në një pozitë të kushtëzuar. Po të kishte dashur, ai mund ta kishte vendosur në një pozitë të pakushtëzuar, në një rang aq të qëndrueshëm sa ai që gëzojnë engjëjt. Ai mund ta kishte vënë atë në një pozitë aq të qëndrueshme dhe të pandryshueshme, si ajo që gëzojnë shenjtorët në Krishtin. Por ai zgjodhi që ta vendoste në Eden, në bazë të përgjegjësisë së tij si krijesë, që ishte bindja ndaj Krijuesit. Adami ishte i përgjegjshëm ndaj Perëndisë në bazë të ligjit që i kishte dhënë Krijuesi i tij. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një përgjegjësi të pacënuar, të provuar në kushtet më të favorshme. Perëndia nuk e vuri Adamin në një pozitë përgjegjësie të kushtëzuar prej krijese, për shkak se ishte e drejtë që ai të vihej në atë pozitë. Jo, ishte e drejtë sepse Perëndia e bëri këtë. Perëndia nuk i krijoi krijesat sepse ishte e drejtë që ta bënte këtë, sikur të ishte i detyruar t’i krijonte, por ishte e drejtë sepse ai e bëri këtë. Perëndia është sovran dhe vullneti i tij është suprem. Në vend që Perëndia të jetë nën ndonjë ligj të së “drejtës”, ai është një ligj në vetvete e prandaj çfarëdo që bën është e drejtë. Mjerë rebeli që e vë në pikëpyetje sovranitetin e tij: Mjerë ai që i kundërvihet atij që e ka formuar, një fragment enësh balte me fragmente të tjera të enëve prej balte. A do t’i thotë argjila atij që i jep formë: “Ç’po bën?” (Isaia 45:9). Zoti Perëndi e vendosi popullin e Izraelit në një pozitë të kushtëzuar. Kapitujt 19,20 dhe 24 te Eksodit e provojne qartë këtë. Ata u vunë në një besëlidhje punësh/veprash. Perëndia u dha disa ligje të caktuara dhe bekimet si komb do të vareshin për ta nga respektimi i dekreteve të tij. Por Israeli ishte qafëfortë dhe i parrethprerë në zemër. Ata rebeluan kundër Jehovahut, braktisën ligjin e tij, u kthyen te perënditë e rreme dhe rebeluan. Si pasojë, ata u gjykuan nga Perëndia, duke rënë në duart e armiqve dhe duke u shpërndarë në gjithë botën. Edhe sot ata janë nën zemërimin e fuqishëm të Perëndisë. Perëndia, duke ushtruar sovranitetin e tij të lartë, e vuri Satanin dhe engjëjt e tij, Adamin dhe Izraelin në pozitën e tyre përkatëse të përgjegjshme. Sovraniteti i tij nuk e heq përgjegjësinë nga krijesa, por përkundrazi duke e ushtruar atë, Perëndia i vuri ata në këtë pozitë të kushtëzuar, nën disa përgjegjësi të caktuara që atij iu dukën të përshtatshme dhe si meritë e këtij sovraniteti, ai shihet se është vërtet Perëndi mbi gjithçka. Ekziston një harmoni e përsosur midis sovranitetit të Perëndisë dhe përgjegjësisë së krijesës. Shumë persona kanë thënë pa mend se është e pamundur që të përcaktohet se ku përfundon sovraniteti hyjnor dhe ku fillon përgjegjësia e krijesës. Pikërisht këtu nis përgjegjësia e krijesës: në paracaktimin sovran të Krijuesit. Përsa i përket sovranitetit të tij, nuk ka patur dhe as nuk ka për të patur ndonjë “fund” ndaj tij! Le të japim disa prova të mëtejshme se përgjegjësia e krijesës bazohet në sovranitetin e Perëndisë. Sa shumë gjëra janë shkruar në Shkrim, të cilat kanë qenë të drejta, sepse Perëndia i ka dekretuar dhe nuk do të kishin qenë të drejta, po të mos i kishte dekretuar! Çfarë të drejte kishte Adami që të “hante” nga pemët e Kopshtit? Pa lejen e Krijuesit të tij (Zanafilla 2:16), ai do të kishte qenë një hajdut! Ç’të drejtë kishte Izraeli që t’u “merrte hua” egjiptasve sende të çmuara dhe rroba (Eksodi 12:35)? Asnjë të drejtë, po të mos e kishte autorizuar Perëndia (Eksodi 3:22). Ç’të drejtë kishte Izraeli që të therte të gjithë ato qengja për flijim? Asnjë, nëse Perëndia nuk do ta kishte urdhëruar. Ç’të drejtë kishte Izraeli të vriste tërë kanaanitët? Asnjë, nëse Jehovahu nuk do t’i kishte urdhëruar. Ç’të drejtë kemi ne sot te percaktojme detyrimet, nenshtrimet, llogaridheniet ne gjithe marredheniet tona -familje, punë, kishë, autoritetet? Asnjë, nëse Perëndia nuk e ka urdhëruar këtë. Dhe kështu mund të vazhdojmë. Përgjegjësia njerëzore bazohet në sovranitetin hyjnor. Ja një shembull tjetër i ushtrimit të sovranitetit absolut të Perëndisë. Perëndia i vendosi të zgjedhurit e tij në një pozitë të ndryshme nga ajo e Adamit apo Izraelit. Ai i vendosi të zgjedhurit e tij në një pozitë të pakushtëzuar. Në Besëlidhjen e Përjetshme, Jezu Krishti u caktua Kreu i tyre, mori përgjegjësinë e tyre mbi vete dhe përmbushi një drejtësi të përsosur, të paanulueshme dhe të përjetshme. Krishti u vendos në një pozitë të kushtëzuar, sepse iu “nënshtrua ligjit, që të shpengojë ata që ishin nën ligj”, por vetëm se ka një ndryshim të pafund: që të tjerët kanë dështuar, kurse ai jo dhe nuk mund të dështojë. Kush e vuri Krishtin në atë pozitë të kushtëzuar? Perëndia Trini. Ishte vullneti sovran që e caktoi atë, dashuria sovrane që e dërgoi dhe autoriteti sovran që i caktoi atë që duhet të bënte. Disa kushte të caktuara u vunë mbi Ndërmjetësin. Ai duhet të bëhej i ngjashëm me mishin mëkatar; ai duhet të lartësonte ligjin dhe ta nderonte; duhet të mbante të gjitha mëkatet e të Tijëve në trupin e vet, mbi një pemë; ai do të kryente shlyerjen e plotë të mëkateve; duhet të duronte zemërimin e Perëndisë; duhet të vdiste e të varrosej. Nëse do të përmbushte këto kushte, iu premtua një shpërblim: Isaia 53:10-12. “Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij. Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre. Prandaj do t’i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve”. Ai do të ishte i Parëlinduri në mes të shumë vëllezërve; ai do të kishte një popull, që do të merrte pjesë në lavdinë e tij. I bekuar qoftë emri i Tij përjetë, sepse Krishti i përmbushi këto kushte dhe si rrjedhim, Ati është i lidhur me betim solem, që të ruajë përmes kohës dhe të bekojë përmes përjetësisë secilin prej atyre për të cilin Biri i tij i mishëruar ndërmjetësoi. Duke qenë se ai zuri vendin e tyre, tani ata kanë pjesë me të. Drejtësia e Tij është e tyre, pozita e tij para Perëndisë është e tyre dhe jeta e tij është e tyre. Ata nuk kanë asnjë kusht të vetëm për të përmbushur, asnjë përgjegjësi për të kryer që të fitojnë harenë e përjetshme. “Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen” (Hebrenjve 10:14). Ky eshte sovraniteti i Perëndisë i zbuluar para të gjithëve, zbuluar në mënyrat e ndryshme me të cilat Perendia i trajton krijesat. Një pjesë e engjëjve, Adami dhe Izraeli u vendosën mbi një pozitë të kushtëzuar, me bindjen e tyre dhe besnikërinë ndaj Perëndisë, si kusht për vazhdimësinë e bekimeve. Por në dallim të theksuar me ta, “tufës së vogël” (Luka 12:32) i është dhënë një pozitë të pakushtëzuar e të pandryshueshme në besëlidhjen e Perëndisë, këshillat e Perëndisë dhe Birin e Perëndisë. Bekimi i tyre kushtëzohet nga vepra e Krishtit për ta. “Themeli i fortë i Perëndisë qëndron i patundur, dhe ka këtë vulë: “Zoti i njeh të vetët” (2 Timoteu 2:19). Themeli mbi të cilin qëndrojnë të zgjedhurit e Perëndisë është i përsosur e asgjë nuk mund t’i shtohet e as nuk mund t’i hiqet atij (Predikuesi 3:14). Ky eshte zbulimi më i lartë dhe madhështor i sovranitetit absolute të Perëndisë. Me të vërtetë ai “ka mëshirë për atë që do dhe e ngurtëson atë që do” (Romakeve 9:18).

Modeli i agjerimit te Danielit

Javen qe vjen besimtaret jane ftuar te luten dhe agjerojne per nje jave. Qellimi eshte per te fokusuar veten ndersa 2022 fillon. Kjo jave eshte nje ndalese ku besimtari reflekton mbi ate qe shkoi, pendohet per cdo gje qe e kupton nuk eshte bere ne vullnetin e Perendise dhe perpiqet te kuptoje se cfare Perendia kerkon qe besimtari individualisht dhe ne grup duhet te beje. Agjerimi eshte sugjeruar nga Perendia, jo si nje mjet per te ndryshuar Perendine, por per ten a ndryshuar ne. Agjerimi nuk eshte nje menyre per t’i kerkuar Perendise favore te vecanta dhe absolutisht nuk duhet te behet per t’u mburrur mbi pershpirtshmerine tone. Agjerimi na sjell ne nje perjetim ku ne dorezojme ato deshira dhe plane qe jane te frymezuara nga mishi dhe jo nga fryma dhe ne te njejten kohe duke hapur zemren per ate qe Zoti do te na flase per vete dhe per te tjere. Agjerimi sipas Danielit eshte perdorur shume nga besimtaret dhe kishat sin je metode per te filluar vitin, pergjate Kreshmes apo ne situata te ngjashme. Kjo menyre agjerimi fton me shume besimtare te fillojne te disiplinojne veten, pa u frikesuar nga ajo qe kane degjuar per agjerimet e tjera ku ne shumicen e rasteve besimtari ka pire vec uje. Nje nga lehtesirat qe ofron kjo menyre agjerimi eshte mundesia per te vazhduar detyrimet ditore ne shtepi apo pune, ndersa je ne kete sezon agjerimi. Agjerime te tjera shpesh kerkojne jo vetem me teper kohe por te ftojne te besh me pak aktivitete fizike qe e lodhin me shume dike qe nuk eshte duke ngrene. Agjerimi sipas Danielit eshte nje agjerim i pjesshem, prad isa ushqime vazhdojne te perdoren, ndersa te tjera jo. Shpesh ky lloj agjerimi behet per 21 dite, duke ndjekur ate qe bere Danieli, por ky agjerim funksionon mire si discipline dhe per agjerime me afate me te shkurtera kohore. Ky lloj agjerimi permendet ne bible kryesisht ne dy pjese te librit te Danielit: “  “Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë..”( Danieli 1:12) “Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi për tri javë të plota.  Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk futa në gojën time as mish as verë dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javë të plota. (Danieli 10: 2-3) Pra, mbi te gjitha, agjerimi eshte nje discipline shpirterore ku ndjekesit e Jezusit mund t’i afrohen me shume Perendise dhe ta fokusojne vemendjen e tyre drejt Perendise dhe rrugeve te Tij. Ne kulturen e sotshme qe na ofron modelin e te qenurit gjithmone te zene dhe te shperqendruar, te hysh ne kete experience agjerimi eshte sikur te shtypesh butonin “ndalo dhe prit” dhe te hysh ne pushimin qe Krishti ofron. Ne keto momente eshte me e lehte te degjosh ate zerin e qete te Frymes se Shenjte ndersa te zbulon te vertetat e Perendise, dhe drejtim si per individin dhe per kishen. Me kete metode agjerimi, ju mund te shijoni ushqim por ne nje menyre me te thjeshte, duke i thene vetes qe do kujdesesh edhe per shpirtin dhe jo vec per nevojat e trupit. Nje metode e tille ndihmon ne balancimin e kontrollit te deshirave trupore qe perfshin dhe te ushqyerit.       Cfare ushqimesh perfshihen ne diete pergjate agjerimit te Danielit?
  • Te gjithe llojet e frutave dhe perimeve, dritherave dhe farave.
  • Vajrat si ulliri, canola,fara rrushi, kikiriku dhe sesam.
  • Pije: uje dhe caj pa kafeine.
  • Te tjera: Tofu, produkte te sojes, uthulla, kripa, piperi dhe seasonings
  Cfare ushqimesh duhen shmangur?
  • Te gjithe llojet e mishrave, te produkteve te qumeshtit, dhe vezet.
  • Te gjithe embelsuesit..
  • Buka e bere me maja dhe produkte tjera te bera me miell.
  • Ushqime te procesuara dhe qe kane preservues artificiale.
  • Ushqimet e fergura si chips, french fries
  • Ushqimet me yndure te shtuar si margarine, dhe dhjamra te ndryshem
  • Pije qe perfshijne: kafen, caj me kafeine, pije me gaz, pije energjike dhe me alkool.
  Perdorimi i medias, TV dhe telefonave:
  • Zvogelo ne maksimum shikimin e TV, pervec asaj qe eshte thelbesore ose kur je i detyruar te vendosesh programe per femijet. Nga praktika eshte me e lehte ta heqesh fare sidomos kur ke probleme me disiplinimin ne kete drejtim.
  • Mos shiko filma apo te luash lojra ne kompjuter.
  • Perfshirja online (kompjuter apo cellular) te jete vec per aresye pune apo shkolle.
Zoti ju ndihmofte ndersa beni kete perkushtim!