TAKIME & NGJARJE
Per kalendarin e takimeve kliko me poshte
Ne mblidhemi aktualisht te djelen e pare te cdo muaji ne oren 5.30 pm te Romanian Baptist Church (36 Broadlands Blvd - veriperendim te Victoria Park Ave dhe Lawrence Ave. Takimi konsiston ne komponente si adhurimi me/pa muzike, lutjet, mesha dhe predikimi. Sic eshte normale per shoqerine shqiptare ne kalojme nje kohe te kendeshme sociale pas takimit. Femijet kane programin e vet ne nje ambjent te vecante.
Te djelen e trete te muajit mblidhemi ne Etobicoke. Nese keni interes kontaktoni per te marre adresen e sakte.
Studimi Biblik ndodh permes ZOOM cdo te merkure ne oren 8 te darkes. Studimi eshte interaktiv dhe per shkak te llojshmerise se pjesemarresve gjithmone ka dicka te re per te mesuar nga diskutimet e secilit. Perdor FJALEKALIMIN 680098
Lutja Javore ndodh cdo te shtune ne oren 9 te mengjesit. Ne lutemi per vete, per pjesetaret e kishes, per nevoja te komunitetit ne Toronto dhe per situata neper bote qe kane nevoje per lutjet tona-sigurisht duke patur perparesi Shqiperine dhe shqiptaret. Nese deshironi te merrni pjese kontaktoni per te marre linkun ne Zoom.
Takimet e burrave, te grave apo te cifteve ndodhin ne menyre te parregullt por duke synuar te takohemi nje here ne muaj (in-person).