– Dita 1 ne javen e Lutje/agjerimit
A ndjej një pikëllim të thellë dhe të madh për mëkatet e mia, turp dhe pështjellim që mëkati im është një pengesë midis meje dhe Perëndisë?
Katër lloje kryesore pengesash që hasim në udhëtimin tonë të besimit: mëkatin, idhujt e rremë, lidhjet dhe dyshimet për veten.
Meditimi për pengesat që hasim gjithmonë duhet të vendoset brenda kontekstit të dashurisë dhe mëshirës së pafund të Perëndisë.
Ne jemi mëkatarë, por të dashur nga Perëndia. Te lutemi që të provojmë gëzimin e thellë që vjen kur Perëndia na fal.
Tekste të sugjeruara:
Gjoni 8:1-11
Luka 18:9-14
Mateu 6:19-21
Romakëve 7:13-23
Psalmi 51
Pika për të medituar:
Meditoni për pengesat në udhëtimin tuaj të besimit.
Mëkat: Çka ju shtyn të largoheni nga Perendia dhe të shkoni në rrugë të gabuar?
Idhujt e rremë: Çfarë të shpërqendron në udhëtimin tënd dhe të bën të humbasësh përqendrimin te Perëndia?
Të lidhurit pas dytesoreve: Cilat janë gjërat që kapeni fort dhe ju rëndojnë ne ecjen e besimit?
Vetë-dyshimi: A po has një pengesë të frikshme tani? A mund t’ia ofrosh këtë Jezusit?