Ku po na drejton Jezusi?
- Reflektoni se ku jeni në shtegun e Krishtit?
- Përdorni imagjinatën tuaj ose uluni para një kryqi. Si duket? Si ju bën të ndiheni?
Ati im i dashur në qiell, ki mëshirë për mua dhe dëgjoji kërkesat e mia. Ti na ke dhënë një mbrojtës, Jezu Krishtin, birin Tënd.
Zot, në të vërtetë unë nuk e meritoj çmimin e madh që ai pagoi për faljen e mëkateve të mia. Kështu, tani vij përpara Teje përmes emrit të Tij, duke të kërkuar të më falësh mëkatet. Unë nuk dua të mëkatoj dhe lutem që në rastet kur unë mëkatoj të jem e ndërgjegjshme për mëkatin e kryer dhe me zemër te penduar të të drejtohem ty për mëshirë. Unë të lutem, o Perëndi, të më ndihmosh të mos mëkatoj me qëllim dhe me vetëdije kundër teje. Unë të jam kaq mirënjohëse, At, që ne kemi Krishtin dhe jetën e Tij si shembull për të ndjekur dhe këtu gjendet dobësia ime, sepse unë e di se nuk
eci ashtu si duhet, sipas hapave të Tij. Më ndihmo, o Perëndi, që të mësoj se si të veproj në mënyrë që të gaboj më pak dhe të bëhem gjithnjë e më shumë si Jezusi. At, e di se të përkas Ty, sepse Ti më ke mbrojtur gjatë gjithë jetës duke më larguar nga jeta e mëkatit dhe duke më afruar drejt jetës që Ti ke planifikuar për mua, edhe pse unë nuk e jetoj këtë jetë
plotësisht ashtu siç duhet. Unë nuk jam në gjendje të kuptoj thellësinë e dashurisë së Krishtit dhe të imitoj dashurinë që Ai ka për mua. Mua më vjen me të vërtetë keq për dhembjen dhe vuajtjen që ai provoi në kryq kur vdiq për të gjithë njerëzit, madje edhe për mua.
Shumë të këqija u ndodhin njerëzve në botë dhe madje këto të këqija u ndodhin edhe atyre që besojnë në Ty. Ndihmo, Zot, që të kthehet mirësia, nderi dhe morali, të paktën kjo të bëhet e mundur nga influenca e familjes Tënde, kishës, në botë.
At, na jep mencurinë e domosdoshme për të kuptuar mesazhin që na dhënë në faqet e Biblës dhe për ta praktikuar atë në jetën tonë. Më ndihmo, At, që, në një farë mënyre, të provoj brenda në zemrën time dashurinë që demonstroi Jezusi. Unë jam shumë e pafuqishme dhe kam nevojë të madhe për ndihmën Tënde.
At, lutem që gjithë njerëzit të kenë integritetin dhe vendosmërinë për të pranuar të vërtetën dhe gjithashtu lutem për ata që do ta dëgjojnë atë të mos mashtrohen nga filozofi të tjera paskëtaj.
At, Ti e di shqetësimin tim për gjithë krishterët. Ndihmoji, Perëndi i dashur, që ata të qëndrojnë në rrugën e drejtë dhe që të mos joshen nga zilia, krenaria apo nga çdo gjë tjetër që mund t’i pengojë që jetën e tyre të ta dedikojnë Ty.
At, lutem për gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet, dhembjet, vështirësitë apo nga trishtimi. At, e di se në botë ka shumë njerëz që nuk të njohin. Bëj të mundur që përmes nesh, fëmijëve të tu, çdo njeriu mund të të njohë Ty dhe Birin Tënd, Krishtin. Bëj të mundur që çdo njeri të mësojë për dashurinë e madhe që ke për ne dhe që e tregove me anë të sakrificës së Birit tënd në kryq. Unë të lutem të bekosh sa më shumë ata njerëz që punojnë për mbretërinë tënde.
Ndihmoji që të mos gënjehen nga mësime të rreme, por të mësojnë vetëm të vërtetën Tënde; ji gjithmonë me ta, duke u dhënë shëndet dhe një mendje që udhëhiqet nga Fryma Jote, në gjithçka që thonë dhe bëjnë.
Unë besoj, At i dashur, që Ti je krijuesi ynë, krijuesi i botës dhe i gjithçkaje që ndodhet në të. Unë gjithashtu besoj se Ti kujdesesh për ne dhe na mbron çdo ditë nga të këqijat, sepse Ti na ke dhënë Birin tënd dhe Ai dha për ne jetën e Tij në kryq. Ai vdiq që ne të mund të bëhemi pjesë e familjes Tënde. Zot, unë dua të lutem për pjestarët e familjes sime që nuk janë kristianë. Do të dëshiroja që të gjeje ndonjë mënyrë dhe t’i bindje ata për të pranuar Krishtin, Birin Tënd, duke iu bindur vullnetit tënd. Zot, unë lutem që në familjen time të mos ketë zili, inate, krenari apo çdo gjë tjetër që mund
t’i mbajë ata larg Teje.
I dashur Perëndi, unë kërkoj që Ti të ndërhysh në jetën time dhe të më udhëheqësh të bëj çdo gjë që është e drejtë dhe e mirë për mua dhe për të tjerët. Unë e di, At, që Ti i dëgjon lutjet tona. Më ndihmo që të jetoj ashtu si dëshiron Ti.
Faleminderit, Perëndi, për gjithë bukuritë e natyrës, për punët e duarve të Tua, për madhështinë dhe lavdinë Tënde. Dhe më trego, At, planin dhe vullnetin tënd për jetën time. Në emër të Jezusit, Amen
Kjo eshte lutja e Ruby Fergus, një kristiane besnike qe vdiq në 8 tetor 1994.
Psalmisti thote sic e kemi te regjistruar ne Psalmin 119:72 “Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.”
Ketu psalmisti flet me superlative mbi vleren e urdherimeve te Perendise. I krahason si me te vlefshme sesa mijera monedha ari dhe argjendi.
Kemi degjuar shprehje te tipit “te dua me shume se gjithe bota”, “Te dua aq shume sa nuk me duket askush me terheqes/e se ty” etj si keto krahasime dashurie.
Pyetja ime per ju eshte: “A i ka patur ky psalmist ne dore mijera monedha ari dhe argjendi, dhe pasi ka medituar thelle, ka thene kete deklarate?”
Nuk dihet se kush eshte autori i ketij psalmi. Po te ishte nje nga mbreterit David apo Solomon, mund te merrte nje kuptim interesant ky krahasim sepse ne fakt ata i kishin mijera monedha.
Me kujtohet ish-pastori im anglez ne Shqiperi ne nje bisede lidhur me etjen e madhe te shqiptareve per gjera materiale. Ne nje permbledhje te bisedes ai me tha kotesine e materiales nese Perendia nuk eshte i pari ne jeten e njeriut. Ai kishte patur edhe shtepi dhe makine ne Angli dhe i kishte lene keto per te ndjekur vullnetin e Perendise edhe duke ardhur ne nje vend te shkaterruar si Shqiperia (shenim. Ai erdhi bashke me gruan ne vitin 1992 ne kohen kur shume shqiptare po kerkonin te iknin nga vendi i shkaterruar nga sistemi diktatorial komunist)
Me kujtohet qe i thashe: “Shqiptaret nuk i kane perjetuar as patjen e nje makine apo te nje shtepie sic ajo qe ke lene ti. Ndoshta kur te ngopen me gjerat qe i kane enderruar t’i kene, mund te konsiderojne serisht vleren e te jetuarit sipas udhezimeve te Perendise”.
Nese Psalmisti dhe miku im anglez me thone qe zbatimi i urdherimeve te Perendise eshte me i cmuar se te kesh mijera monedha ari e argjendi, cfare duhet te bej une qe nuk i kam te dyja?
Cfare duhet te synoj te kem ne fillim: deshiren per te njohur dhe zbatuar Fjalen e Perendise apo te bej nje pasuri ne fillim dhe pastaj t’i sherbej Zotit ne nje nivel tjeter ekonomik?
Vite me pare, une zgjodha personalisht te njoh dhe te ve ne zbatim urdherimet e Zotit, kur isha shume here me i varfer sesa tani. Vendosa te kerkoj se pari mbreterine e Tij duke besuar qe te tjerat do te shtohen. Per aresye te ndryshme mund te them qe ekonomikisht jam me mire se dekada me pare kur fillova jeten pas universitetit.
Nuk do te ishte keq te kisha mijera monedha ari dhe argjendi, sepse tani kam ide jo egoiste sesi mund t’i perdor. Me pare do i perdorja vec per vetveten.
Nese lexojme neper kete psalm, qe eshte me i gjati i bibles, do shohim vazhdimisht kerkesen ne lutje te psalmistit drejt Perendise: “Me gjallero”, “Me meso rruget e tua”, “Me bej qe te eci ne rrugen e urdherimeve te tua”
Psalmisti e kupton qe deshirat brenda tij luftojne, sic apostull Pal shkruan shekuj me vone. Por ne vend qe te justifikohet duke thene: “te gjithe mekatare jemi“, apo “bejme me te miren qe kemi mundesi“, ai lutet qe Perendia t’ia ndryshoje zemren, qe deshirat e zemres te drejtohen drejt Perendise, qe hapat e tij te shkojne me deshire ne udhet e Perendise.
Keto lutje dalin te sinqerta kur njeriu kupton vleren e perjetshme te asaj qe ofron i Perjetshmi. Ndoshta sot eshte momenti kur mund te reflektojme mbi ate qe kerkojme dhe si mund te kalibrojme serisht fokusin tone qe te ecim ne rruget e Perendise.
Keto vargje nxjerre nga PSALMI 119 nuk kane nevoje per shume shpjegim. Shijojini dhe ushqehuni me to!
27 Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua.
28 Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.
29 Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd.
30 Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes.
31 Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem.
32 Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.
33 Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.
34 Më jep mënçuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër.
35 Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time.
36 Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.
37 Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua.
38 Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.
39 Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira.
40 Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.
41 Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.
42 Kështu do të mund t’i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.
43 Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.
44 Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.
45 Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.
46 Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.
47 Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.
48 Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.
49 Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.
50 Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.
51 Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt.
52 Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.
53 Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.
54 Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim.
55 O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.
56 Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.
57 Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.
58 Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.
59 Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.
60 Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.
61 Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.
62 Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.
63 Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.
64 O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.
65 Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.
66 Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.
67 Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.
68 Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.
69 Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.
70 Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.
71 Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.
72 Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.
73 Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.
74 Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.
75 Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.
76 Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.
77 Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.
78 U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.
79 Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.
80 Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.
81 Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.
82 Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: “Kur do të më ngushëllosh?”.
83 Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.
Ndersa lexova nje postim qe m’u duk i cuditshem po bej nje reflektim qe do te jete me vlere per secilin. Postimi i permbledhur thote “Jam shume e gezuar qe jam zgjedhur te lexoj dhe te komentoj mbi librin e filan pastori, lutuni qe ta lexoj librin dhe qe libri te kete efekt ne mbare boten”. Qesha me vete duke ditur projektin ne fjale. Pastori qe eshte nje shoku im ka shkruar nje liber dhe ka ftuar te njohurit e tij te lexojne librin dhe te japin komentet (sic shohim vazhdimisht ne paratheniet e shume prej librave). Ajo qe dua une te fokusohem eshte nje problem kryesisht i brezave te rinj qe kerkojne lutje per gjera qe i kane ne dore t’i bejne. Kjo vajze kerkon lutje qe te lexoje librin qe vullnetarisht aplikoi ta lexoje. Dikush tjeter kerkon lutje gjate sezonit te provimeve te marre provimin, ndersa e di qe nuk ka mesuar gjate gjithe vitit. Nje tjeter kerkon lutje per mbrojtje nga virusi, por jo duke marre masa mbrojtese nga ana tjeter. Nje tjeter kerkon lutje te gjeje nje pune, pa trokitur ne asnje dere dhe pa u pergatitur per nje pune te re. Nje tjeter kerkon lutje qe te lexoje Biblen. Ende nuk kam degjuar kerkesa lutjeje te tipit: “Lutuni qe une te ha mengjes, se jam mesuar te zgjohem vone dhe te pi nje kafe”,apo “Lutuni qe te hap facebookun se u be nje jave qe nuk e kam bere”, apo “Lutuni qe te shoh ndeshjet e kampionatit te futbollit se nuk po gjej kohe se me duhet te punoj” apo “Lutuni qe te gjej kohe te blej xhinse te reja sepse nuk me bejne keto qe kam veshur”.
Me kuptoni? Kur Perendia na thote te lutemi nuk ka ndermed qe te lutemi per gjerat qe pertojme t’i bejme, por kur nuk dime ose nuk kemi fuqi te mjaftueshme. Lutja eshte kerkese per ndihme nga lart dhe jo justifikim per pertesen tone. Lutja na afron tek Perendia qe te kuptojme deshiren e Tij dhe aresyen per te bere gjerat sic duhet – qofshin keto praktike apo frymore. Ndersa Pali na thote lutuni ne cdo kohe, nuk eshte se ai po na fton ne nje jete ku ne s’bejme asgje vete por lutemi dhe Zoti e te tjeret i bejne gjerat qe ne jemi supozuar t’i bejme. Ne duhet t’i lexojme mesazhet biblike jo me mendje mishore dhe te interpretuara sipas rehatllekut te vendit ku kemi vendosur te qendrojme, por me mendjen te rinovuar nga Fjala dhe Fryma e Shenjte.
Nese gjejme kohe per te bere dicka, atehere do te thote qe e quajme te rendesishme per ta bere. Le te reflektojme sot dhe te shohim se cfare kemi perparesore ne jeten tone dhe nese do te na duhet te rivendosim disa prej prioriteteve ne nje renditje tjeter. Prioritetet tona do ndryshohen nga lutjet dhe lutjet do fillojne te ndryshojne prioritetet kur behen me nje zemer te sinqerte.
Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë. Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin. Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij. Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër. Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet. Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata. (Psalmi 23)
I dashur Perendi, Te falenderoj që Ju jeni Bariu ynë i mirë dhe ne mund t’ju besojmë me jetën tonë. Te jam shumë mirënjohës për udhëheqjen, për udhëzimin dhe kujdesin tuaj në të gjitha ditët tona. Faleminderit që na rifreskon shpirtin, na jep paqe dhe na sjell shpresë në dite me diell dhe dite me vranesina. Mbrojtja dhe forca Juaj na rrethojnë si një mburojë dhe ne kurrë nuk duhet të kemi frikë. Faleminderit për mirësinë dhe dashurinë që na ndjek, edhe kur nuk jemi në dijeni. Vetëm tek Ju është prehja dhe paqja e vërtetë. Ne ju lavdërojmë për premtimin që do të banojmë me ju përgjithmonë. Amen
Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit. Unë i them Zotit: “Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj”. Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse. Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore. Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën, as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë. Duke qenë se ke thënë: “O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t’i afrohet çadrës sate. Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua. Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim. Ai do të më kërkojë dhe unë do t’i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj. Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t’i tregoj shpëtimin tim. (Pjese te marra nga Psalmi 91)
Ju ftoj te lutemi bashke: “I dashur Perendi, te falenderoj per pranine Tuaj me ne, te falenderoj qe ti je streha jone. Frika qe ndjejme ne kete kohe, eshte e prekshme. Duket ne mendimet dhe veprimet tona. Shpesh duam te sfidojme idene qe mund te semuremi ne kete kohe dhe duam te thyjme dhe rregullat qe na jane vene nga qeverisjet lokale. Here te tjera ndjehemi me te sigurte kur nuk jemi ne kontakt me askend. Nuk dime me siguri jo vetem te ardhmen por dhe ate qe duhet te bejme per ne dhe per familjaret tane. Ka raste qe na duket sikur lutjet tona nuk shkojne pertej tavanit, por ja jemi serisht duke u lutur. Kuptojme ne kete kohe sesa delikate jemi si qenie njerezore, pavaresisht se vazhdimisht mburremi me pikat tona te forta. Ne ndihmo te vijme ne vete dhe te gjejme vendin tone ne kete situate. Te jemi mirenjohes per kedo qe perpiqet nga deshira apo pozicioni i punes per te siguruar sherimin e te semureve, menaxhimin e kesaj situate dhe per te qetesuar mendjet e frikesuara. Ti je paqja e vertete, ne jemi vec reflektimi yt i dobet. Na ndihmo qe ne kete kohe jo vetem te shikojme drejt Teje, por te kthehemi drejt teje, te ecim drejt Teje. Na nxirr nga kjo situate pa u demtuar. Te deklarojme sot si keshtjellen tone ku ne gjejme sot mbrotje dhe paqe. Ne Emer te Jezusit. Amen!