A ke nevoje per “shpetim” apo “ndihme’?
Kam qene duke menduar qe dje lidhur me kete teme e cila eshte e nderthurur si ne gjuhen praktike, financiare dhe teologjike.
Ne anglisht shprehjet perkatese jane “rescue” dhe “help” dhe nganjehere per ne qe i perdorim edhe ne te menduar te dyja gjuhet sikur na ndihmojne te jemi me te qarte.
 
Ne ate qe une arrij te kuptoj eshte: “shpetim/rescue” ndodh ne raste kur individi apo grup individesh nuk shohin rrugezgjidhje tjeter pervec se nje ndihme jashte tyre, t’i nxjerre nga situata. Ne raste shpetimi, puna qe duhet te beje personi qe shpetohet eshte minimale krahasuar me punen qe kryen pala shpetuese. Si psh: afganet qe duan te largohen nga Afganistani, u duhej te shkonin ne aeroport, por nese nuk merren me avion ata mbesin ne vend. Nje person qe ka rene ne grope dhe i eshte zgjatur dora per shpetim, u duhet te zgjasin doren e tyre apo te kapin litarin e shpetimit dhe te mbahen fort pas tij.
 
Ndersa ne rastin e te ndihmuarit roli i personit qe ndihmohet rritet dhe behet kryesori ne daljen nga situata. Psh te larguarin afgane qe duan te kalojne kufirin tokesor u duhet te udhetojne dhe ta kalojne vete kufirin-ndihma eshte qe lejohen te kalojne. Dikujt qe i hidhet litari per te dale jashte nga gropa, u duhet te perdorin gjithe aftesite per t’u ngjitur, sepse litari eshte thjesht i fiksuar diku, por nuk te terheq.
 
Ndersa programe sociale krijohen per t’u ardhur ne ndihme nevojtareve, une shikoj te dyja menyrat e ndihmes dhe shpetimit, here te ndeerthurura dhe here dukshmerisht te vecuara. Emigranteve te rinj u ofrohen mundesi te caktuara per t’u pergatitur per tregun e punes, por i mbetet atyre ne dore per ta perdorur mundesine. Te tjere nevojtareve u jeper nje cek mujor duke supozuar qe keta jane te paafte ta fitojne te ardhuren e tyre duke punuar. Shpesh behen lloj-lloj manovrash ketu, qe per ate qe i ben jane te justifikueshme/pranueshme por per te tjeret jo.
 
Para shume vitesh me kujtohet qe ne Elbasan, nje pjese e lypesve vinin tek dera e kishes me shprese per te marre dicka me shume. Pa gjykuar problemin dhe aresyen pse ishin aty, vura re qe kishte dy lloj grup-njerezish, ata qe donin te shpetoheshin per ate dite dhe ata qe donin te ndihmoheshin per te dale nga situata. Kisha u dhe nje grupi te tyre nje kuti me banane per ta shitur ne menyre qe te perdornin fitimin per nevojat e tyre. Nuk arrin te behesh pasanik apo te dalesh nga varferia me nje kuti babane, por ishte dicka, nje litar i hedhur per ndihme dhe nje ftese per te menduar sesi te perdoresh ate qe ke dhe jo te ankohesh per ate qe nuk ke.
Sigurisht qe kishte histori te ndryshme se c’ndodhte me ate kuti babane. Nganjehere ajo qe shitej perdorej e gjitha ate dite per ate nevoje qe ishte me urgjente nga personi apo familja. Nganjehere nje pjese e tyre perdorej thjesht per ushqim. Por nje grua nuk do ta harroj. Ajo vendosi qe te ishte ndryshe: ndau fitimin nga cmimi origjinal i nje kutie banane. Me fitimin e dites se pare ajo bleu nje shishe vaj per gatim dhe me pjesen kryesore te lekeve bleu kutine e bananeve per diten e dyte. keshtu cdo dite ajo beri te njejten gje.
 
Kjo grua kishte nevoje per ndihme, jo thjesht per shpetim. Te tjeret ishin dorezuar ndoshta duke fajesuar brezin, familjen, fatin e keq, pasaniket, padrejtesine, vetveten ndoshta dhe Zotin.
 
Meqe jemi tek Zoti. Krishterimi ofron nje teologji ku Zoti ofrohet edhe si Shpetimtar dhe si Ndihmues. Ka situata ku njeriu vertet ka nevoje per Shpetim. Psh, falja e mekateve personale nuk arrin do te shlyhet me vepra te mira te bera diten, javen apo muajin tjeter. Nuk arrin dot njeriu te fitoje pike te mjaftueshme shpengimi, sepse ne paditurine dhe rebelimin e zemres se vet, do vazhdoje te beje dicka tjeret te papranuar nga Hyji i Shenjte. Sakrificat me kafshe te sjellura ne nje kohe te meparshme i mesuan njerezve (qe donin te mesonin), qe ekziston mundesia qe dikush tjeter (ne kete rast gjaku i nje kafshe) te perdorej si justifikim dhe zevendesim te perkohshem shfajesues. GJithashtu po keta njerez kuptuan qe sakrifica te tilla ishin siperfaqesore dhe nuk mund te zgjidhnin problemin ne rrenje-ne brendesine e njeriut. Prandaj, kur Jezusi u manifestua ne ate krahine te panjohur te Galilese dhe me vone u kryqezua si kurban, ishte i qarte ne mendjen e te vemendshme qe dicka e jashtezakonshme mund te ishte duke ndodhur. Nese Jezusi ishte ne te vertete ai qe po deklaronte, i ardhur prej perjetesise, per t’u bere nje zevendesues perfect per te justifikuar dhe shlyer mekatet e njerezimit, atehere ky do ishte lajm i mire per ata qe ishin te varur tek sakrificat siperfaqesore me kafshe dhe sende materiale. Ata qe kishin nevoje te shpetoheshin nga natyre e tyre qe i shtynte normalisht te benin ate qe Perendia e quan te papranueshme.
Kete rast une e quaj Shpetim, sepse pavaresiht deshires pozitive dhe ngulmimit njerezor per t’u bere me i mire, arrin deri ne nje fare niveli. Dhe kjo jo me informacion te kuptuar ne xhungel, por informacion i ardhur permes njerezve qe degjuan mesazhin hyjnore. Pra dhe kjo miresi qe njerezit perpiqen te arrijne ne menyre te pavaruar e bejne duke kerkuar direkt ose indirekt NDIHME nga burimet hyjnore nga ku vijne percaktimet e asaj qe eshte e mire dhe e keqe, e duhur dhe e gabuar.
Pra une kam arritur ne perfundimin qe ne menyre qe dikush te jete ne rregull me Perendine, ka nevoje te shpetohet, sigurisht duke bere pjesen e vet- te zgjase doren ndersa e terheqin lart.
 
Nderkohe pasi dikush shpetohet, tashme ka nevoje te ndihmohet duke u edukuar per te gjitha burimet e mundshme per t’u perdorur per te kaluar situata te veshtira. Sigurisht, here pas here si dele pa tru ne bejme gabime qe na detyrojne te therrasim per shpetim, por kjo nuk duhet te jete metoda jone e vetme: shpetohu dhe bej ate qe duket ty me mire derisa te biesh ne grope me koke dhe te kerkosh prape per skuader shpetimi. Presupozohet qe me ndihmen e informacionit te dhene prej se larti dhe atyre qe jane ne te njejten rruge si ty, ti mund te marresh vendime me te mira dhe me rezultate me te mira.
 
Cfare mendon ti lidhur me kete? A ke ndogje shembul per ta mbeshtetur apo sfiduar ate qe une shkrova? Te mirepres!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Categories