Reflektime nga demtimi ne supermarket
Nje zhurme u degjua ne anen tjeter te marketit dhe disa vajten te shohin se c’ndodhi. Ne mes te nje katrahure te kavanozave te thyer, ishte nje plake gjysme e hutuar dhe gjysme e turperuar. Ndersa shumica e njerezve thjesht po vezhgonin, dikush u afrua dhe u perpoq te ndihmonte ne pastrim. U afrua dhe manaxheri i marketit dhe i tha: “S’ka gje, do e pastrojme ne kete”. Plaka qe me zor po rrinte ne kembe, tha: “Si do ta paguaj une kete dem qe bera?” Menaxheri ju pergjigj buzagaz: “Mos ki merak nene, kemi siguracion per raste te tilla, na mbulon ai. Ti shko ne shtepi”
Me beri te mendoja per siguracionin qe kemi si besimtare. Sa here qe bejme rremuje jeten tone dhe demtojme dhe te tjere, jo rralle vuajme me denimin e brendshem te fajit te bere. Faji eshte aty, na flet, na kujton qe ne jemi gabimtare dhe na duhet te paguajme. Kjo eshte e drejte apo jo. Te largohesh fshehtas me shprese qe nuk te pa askush nuk e largon ndjenjen e fajit, vec te jep idene qe shmanget pasoja e te paguarit te demit. Nese do e konsiderojme pagesen e Krishtit ne kryq si siguracion per jeten tone, a do te kemi mjaftueshem guxim dhe besim te bejme “claim”, pra te themi qe kemi te drejte qe te jemi te falur. Kerkon besim tek informacioni i marre qe siguracioni i prere nga Zoti Jezus mbulon dhe mekatin tim.
Mrekulli! Sot do te jetoj i lire nga denimi. Shpresoj dhe ajo plaka do te fleje e paturperuar per demin ne supermarket. Shpresoj dhe ti lexues i dashur, te besosh ne premtimin e Perendise per ty dhe te thuash: “Faleminderit Krishtit, jam i falur”.
Better safe than sorry
“Better safe than sorry”. Kjo eshte nje nga shprehjet qe e degjon here pas here ketu ne Kanada dhe qe do te thote: “me mire i sigurt, sesa te vije keq me vone”. Idea eshte qe per gjera qe nuk di sesi do te marrin, shmang ne maksimum rrezikun e asaj qe mund te vije keq. Dhe kjo mund te perdoret ndoshta ne cdo fushe te jetes, pervec se atyre qe merren me shpikje dhe u duhet te provojne edhe te rrezikojne. Ne kontekstin e sotshem ku debatohet nese duhet vendosur maskat mbrojtese apo jo, merr serisht kuptim. Ne ambjente te mbyllura ku perballohem me njerez e vendos masken edhe pse me bezdis -me mbushen syzet me avull
Desha te sjell ne vemendjen tuaj dhe nje teme tjeter kontradiktore. Jeta e perjetshme. Disa thone qe ka jete te perjetshme dhe te tjere thone qe s’ka. Disa duan te kete jete te perjetshme e te tjere u pelqen t’i marrin maksimumin e asaj qe kane mundesi te kesaj jete. Pa marre parasysh historite e njerezve qe kane perjetuar kthim pas vdekjes (qofte kjo klinike) apo Shkrimet e Shenjta – qe per mua jane mjaftueshem qe t’i jap vemendje, dua vetem te sjell argumentin “better safe than sorry”. Perpara ca vitesh po bisedoja me nje mik qe nuk besonte ne jete te perjetshme dhe i thashe pak a shume keshtu: “Kur ne vdesim fizikisht, ka mundesi qe te ndodhin dy gjera: 1) vazhdojme te jetojme pa trupin fizik, 2) jeta e individit ndalon. Nese ndodh Nr 1. atehere te dy do te perballohemi me nje realitet te ri, une e prisja kurse ti jo. Nese kjo do te ndodhe atehere eshte e vertete qe ata qe besuan ne Perendine do te vazhdojne te jetojne prane Tij dhe ata qe nuk e besuan do te shkojne larg tij ne nje vend me disa emra, por qe thone te njejten gje – vend trishtimi, vuajtjesh, pishmanesh. Do te ndodhe qe askush nuk do kaloje nga njera ane te tjetren. Pra nuk eshte dicka e kendshhme ta mendosh vuajtjen per nje kohe te gjate, apo perjetesisht.
Nese ndodh Nr 2 atehere as une dhe as ti nuk do te kemi mundesi te reflektojme. Ti nuk mund te me vesh ne loje qe besova gjithe jeten dhe ju shmanga berjes te gjerave qe Perendise nuk i pelqenin dhe une nuk do te kem mundesi te kem keqardhje qe besimi im nuk ishte i vertete.
Pra kemi 50% mundesi qe njeri nga ne te jete i sakte. Secili prej nesh zgjedh se per cilen ane do luaj bixhos apo do investoje. Une kam zgjedhur njeren – Better safe than sorry.
A KE NEVOJE PER MJEK APO GJYKATES?
Mateu 9:12 Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: “Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.
Jezusi ua tha kete fetareve dhe mesuesve te ligjit te cilet duke dashur qe te korrigjonin Jezusin per pasionin e tij per te ndenjur me jofetaret, nxorren ne pah nje karakteristike te vecante te Zotit tone. Ai nuk e kishte problem te ulej me ta qe nuk kishin respekt te vecante per zbatimin e rregullave fetare, por kishin respekt per Jezusin.
Fetaret nga deshira per ta mbajtur veten te paster nga bota kishin harruar qe ne bote jane NJEREZIT keshtu qe me kalimin e kohen nuk arrinin te binin dallim midis mekatit dhe mekatarit. Nga deshira per t’iu larguar mekatit ata iu larguan dhe mekatarit. Zemra e tyre ishte ngurtesuar dhe gjithcka qe ata ishin te interesuar per te pare ishte sesa fetare ishin njerezit ne veprimet e tyre. them keshtu sepse zemrat e njerezve i njeh vetem Zoti, ndersa ne shohim ate qe njerezit bejne dhe thone.
Kur profeti Samuel u dergua nga Perendia te zgjedhe nja nga djemte e Isait per t’u bere mbret i Izraelit, ai zgjodhi ne mendje te vet djemte e bukur dhe te fuqishem fizikisht. Por Perendia i tha qe nuk i kam zgjedhur ata, por te voglin e vellezerve, ate qe babai as nuk e kishte konsideruar ta thirrte ne ngjarjen me te madhe te familjes se tyre. Zoti i tha profetit: “Zoti nuk shikon sic shikon njeriu, njeriu shikon pamjen e jashtme, ndersa Zoti shikon zemren”.
Zoti shikon ne zemren e njerezve sot dhe e di se kush eshte duke kerkuar vertet per Perendine. Nga jashte ata njerez duket sikur nuk e cajne fare koken per punet e Zotit dhe bejne ate qe u duket e aresyeshme. Shpesh ndodh sepse njerezit jane zhgenjyer ose nuk arrijne t’i besojne strukturave fetare qe jo rralle kane abuzuar me autoritetin e tyre dhe rregullat qe i kane vendosur perpara njerezve.
Jezusi nuk erdhi si gjykates i cili i shikon njerezit nga veprat qe kane bere dhe u jep denimin perkates, por ai erdhi si nje mjek qe do te kuroje cdo semundje pavaresisht sesa i mire apo i keq eshte personi. A je ti sot dikush qe te dhemb dicka? I lenduar ne shpirt apo i semure ne trup, i zgenjyer nga njerezit apo nga drejtues fetare e shteterore, i lodhur nga hipokrizite apo i lodhur nga kjo jete? Jezusi ka ardhur qe te sheroje TY. Hape zemren sinqerisht per Zotin sot dhe lere ate te sheroje plaget dhe restauroje jeten tende.
Eksperiencë që ndryshoi marrëdhënien me Perëndinë
Sot ndersa shfletova postimet qe ishin bere nga miqte e mi ne facebook, me terhoqi vemendjen ky postim i Artines, te cilin i kerkova leje ta vendos ketu. Eshte nje reflektim i nje jete te ndryshuar, i nje jete qe ka perjetuar ndryshimin nga nje jete fetare per t’i pelqyer Perendise ne nje jete familjare si bij e Tij.
” Të afërmit dhe miqtë e mi, që jeni duke festuar sot, uroj çdo të mirë nga Perëndia për ju dhe të shtrenjtët tuaj ❤🎁 Shumë vite më parë dhe unë kam agjëruar e festuar Bajramin. E kam të gjallë në kujtesë, kur ngrihesha herët e qetësisht përgatisja mëngjesin, pasi pjesa tjetër e familjes ishte në gjumë. E njoh shumë mirë sakrificën dhe përkushtimin e për këtë arsye kam respekt për këdo që agjëron.
Diçka thelbësore ndryshoi 21 vite më parë, kur Jezusi më vizitoi në gjumë/ëndërr dhe nga qielli më thirri në emër, Artina. Dhe pastaj vijoi, “Ty të kam zgjedhur, ti je e imja”. Kjo eksperiencë ndryshoi mardhënien time me Perëndine një herë e përgjithmonë. Kuptova që Perëndia mund të flasë e unë mund ta dëgjoj; nga shërbëtore, u ndjeva 👸bijë; nga mëkatare u ndjeva e pastër, në vend të sakrificës për të marrë falje, fillova të sakrifikoj për dashurinë që më ishte dhënë. Dhe mbi të gjitha kuptova që Jezusi është Kurbani me fuqi hyjnore, dhe nëse pendohem e besoj që Ai ka vdekur për mëkatet e mia, unë marr jetën e përjetshme.
Të afërmit dhe miqtë e mi, shumë të shtrenjtë, lutem 🙏 që Zoti të të flasë sot në atë mënyrë që ti mundesh ta dëgjosh. Dëshiroj të përjetosh dashurinë e Perëndisë e të besosh në zemrën tënde që nuk ka asnjë rrugë për tek Perëndia përceçse nëpërmjet kryqit të Krishtit.“
Miq te mi! Perendia flet sot. Nese ti po e kerkon Perendine dhe jo thjesht te besh me te miren tende per te fituar pike hyjnore, Perendia eshte me afer se ti e imagjinon. Nese te kane thene qe rruga e Krishtit eshte e gabuar, eksperiencat e njerezve si Artina nuk genjejne. Eshte veshtire te pranosh qe duhet te ndryshosh shtegun, por jam i sigurt qe ne te kaluaren ke patur mundesi te reflektosh dhe te ndryshosh shtigjet. Ndoshta si une ke menduar qe kurre nuk do te largoheshe nga Shqiperia, por ja qe ke ndertuar jete ne nje vend tjeter qe nuk flet gjuhen e nenes tende. Ndoshta ke thyer rekorde qe familja jote nuk ka menduar qe do te arrije, por ja qe ti nuk ece sipas parashikimit te atyre qe nuk e dine gjithe te ardhmen tende.
Nese te kane thene qe feja eshte e trasheguar, te kane thene gjysme te vertete. Nese te kane thene qe besimi eshte i trasheguar, te kane genjyer. Nese Jezusi eshte me shume se nje profet dhe mesues, eshte vertet i ringjalluri dhe gjykatesi, eshte falesi i mekateve dhe ai qe degjon lutjet e sinqerta, ndoshta eshte koha t’i pergjigjesh ngacmimit te zemres, sic Artina ju bind asaj qe pa dhe degjoi. Festa me e madhe eshte ajo qe behet ne pranine e Perendise nga nje zemer e pastruar dhe e falur. Mos e ler per neser!
KUSH ESHTE PLANGPRISHESI?
Perpara se te jesh femije plangprishes, te duhet te jesh pjese e familjes.Te duhet te kesh shijuar miresine e te qenurit ne nje familje.
Jo rralle degjoj shpjegimin e tregimit qe Jezusi dha sikur u referohej te gjithe njerezve qe nuk ecnin me Zotin. Ne fakt u drejtohet atyre qe mund t’i quajme ndjekes se udhes apo besimtare, qe per nje fare kohe vendosen te jetojne te pavarur nga familja e besimit. A jane te lidhura besimi ne Zot dhe pjesemarrja ne familjen e besimit? Une besoj qe PO.
Kur dikush pagezohet ne Zotin ai pagezohet ne familjen e Zotit. Nuk ka mundesi zgjedhje ne kete drejtim. Njesoj sikur nje femije lind nga dashuria e dy prinderve dhe merr vesh qe ka dhe femije te tjere nga prinderit e tij/saj. Ne nuk e zgjedhim dot familjen, por ne zgjedhim te largohemi nga familja sebashku me rregullat dhe pergjegjesite e saj.
Djali plangprishes nuk deshironte te jetonte nen rregullat e babait te vet, duke marre parasysh qe kishte dhe nje vella me te madh-qe nganjehere mund te behet me i rrepte se dhe vete babai. Ai donte te jetonte i pavaruar nga normat, parimet dhe rregullat. Ai nuk donte te mendonte per neser por te shijonte vec te sotshmen. Prandaj ai kerkoi pjese nga pasuria e babait perpara kohe qe te shijonte te sotshmen-pa punuar, pa pergjegjesi- te shkoje sa te shkoje.
A nuk ndodh sot here pas here kjo? Njerez qe i pelqen koncepti i marredhenies me Perendine dhe thone publikisht qe besojne. Por pastaj per aresye te ndryshme duan te marrin vec bekimet e kesaj marredhenie dhe te largohen per te bere ate qe u duket atyre e aresyeshme? Ata largohen nga njerezit qe jane kujdesur per ta shpirterisht, dhe nga familja qe priste kontributin e tyre dhe vendosin qe ta bejne jeten e krishtere vetem.
Nje i krishtere qe largohet nga familja e besimit, praktikisht largohet dhe nga Zoti, sepse Zoti Jezus e ka thene qarte se ai erdhi per te patur nje marredhenie me nusen e tij tokesore-dhe kjo nuse nuk eshte asnje besimtar individualisht, por eshte eshte Kisha. Nje i krishtere plangprishes, largohet kryesisht nga familja e besimit kur ai mendon qe eshte mire dhe s’ka nevoje per te tjere, jo ne moment te veshtire kur ai ka nevoje per te tjere.
Por e verteta eshte qe kohet e veshtira do te vijne per te gjithe, dhe i krishteri plangprishes do mendoje kohet e bukura qe kishte kaluar me familjen e paperkryer te besimit dhe do e krahasoje me jeten e vet individualiste. Te gjithe e mendojne kete! Ndryshimi eshte qe disa e ulin krenarin e tyre dhe pendohen, ndersa te tjere e hane krenarine me buken e perditshme dhe urojne qe ta kalojne veshtiresine vetem.
Sot mik dhe mikeshe, nese je larg Zotit, afrohu me familjen e Tij. Do e kuptosh ndryshimin.
I drejti do jetoje me ane te besimit (3 mesazhe)
Ju ftojme te degjoni keto tre mesazhe per te njejten teme nga vella Mirgen Dhima.
Rrefimi i sinqerte
Javen qe kalova predikova ne nje kishe dhe dikush me coi nje mesazh shume interesant. Pasi me beri prezantimin dhe vleresimin per mesazhin tim, me permendi qe kishin disa te perbashketa: 1) te lindur te dy ne vende ish-komuniste, 2) te rritur ne familje ateiste, 3) kemi mbaruar universtitetin ne te njejten dege.
Me pas me shkroi: “Ndoshta une jam i vetmi jo i krishtere ne ate salle, por jam shume i hapur te mesoj prej teje”
U preka nga perulesia e ketij djali te ri qe nga jashte ishte i kompletuar: fizik per t’u pasur zili, i zgjuar, me edukim universitar. Por dhe i perulur. Ai pranoi qe nuk ishte ende besimtar, por ishte i hapur per te degjuar dhe mesuar. Kjo lloj perulje eshte kaq e rralle sa vendosa ta ndaj me ju ne kete postim.
Krishti ka premtuar qe kushdo qe e kerkon me gjithe zemer do ta gjeje te verteten. Une lutem qe ky djale sic dhe shume te tjere ta gjejne te verteten qe eshte ne Jezusin. Te ftoj dhe ty lexues, per te reflektuar dhe pyetur veten, nese ti je pjese e besimtareve te Krishtit apo je ne procesin qe je duke mesuar per te marre nje vendim te sigurt dhe jetendryshues.