Destinacioni i Udhetimit Tone
Destinacioni i Udhetimit tone
Dita e Peste
Sot do shohim sesi të hysh në gëzimin dhe ngushëllimin e Jezusit ndërsa ai shijon lavdinë e Ringjalljes. Si reaguan dishepujt e Jezusit ndaj vdekjes së tij: dhimbje dhe thyerje zemre, frikë dhe ankth, dyshim dhe pasiguri dhe zhgënjim.
Jezusi i Ringjallur merr rolin e "ngushëlluesit" dhe u sjell gëzim dhe ngushëllim të gjithë dishepujve të tij. Sa e madhe eshte Dashuria Hyjnore?
Ne lutemi për hirin e njohjes intime të të gjitha të mirave që Perëndia ndan me dashuri me ne, që të mbushura me mirënjohje, të mund ta duam dhe t'i shërbejmë Zotit. Ky meditim përfundimtar ne fund te kesaj jave lutje dhe agjerimi, na frymëzon që të nisemi sërish në udhëtimin tonë të besimit, me forca te reja dhe fokus me te qarte.
Tekstet e sugjeruara:
Gjoni 20:1-29
Gjoni 21:1-19
Lluka 24:13-35
Gjoni 15:1-17
Mateu 28:16-20
Pikat për reflektim:
Hyni në gëzimin dhe ngushëllimin e Ringjalljes. Mendoni për dashurinë e Perëndisë dhe mbushuni me mirënjohje, në mënyrë që ta doni dhe t'i shërbeni Zotit.
Cilat janë përvojat e jetës së re pasi besuat ne Krishtin, që ju bien në sy në jetën tuaj?
Kur ka qenë Jezusi një ngushëllues për ju? Kur ju ka sjellë gëzim dhe ngushëllim?
Çfarë dhuratash i ka dhënë Perëndia botës? Çfarë dhuratash ju ka dhënë Zoti?
Si mund t'ia ktheni Perëndisë, jo vetëm me fjalë, por me vepra pasi kuptoni cfare ka bere per ju?
Lutje:
Merr, Zot, dhe merr gjithë lirinë time, kujtesën time, kuptimin tim dhe gjithë vullnetin tim - gjithçka që kam dhe e quaj timen. Më ke dhënë të gjitha. Ty, Zot, po ta kthej. Gjithçka është e jotja; bëj me të çfarë të duash. Më jep vetëm dashurinë dhe hirin tënd. Kjo më mjafton.