Te sfidohesh dhe te lejosh te tjeret te sfidojne eshte nje cilesi sa e vleresuar dhe e pakendshme. Sfidohen kampionet e boksit, sfidohen bizneset tradicionale me ato bashkekohore, sfidohet traditat, menyrat e te jetuarit, konceptet. Sfidohet besimi, shtyllat ku mbahet dhe ushqimi qe e ben te gjalle. Sfidohet dashuria me nje dashuri me te madhe, me te vertete, me te sinqerte, me sakrifikuese. Dhe apostulli Pal ndersa deklaroi vargjet qe po citoj me poshte i tregoi bashkeudhetareve te tij qe te mos ndjeheshin te vetkenaqur me vetpercaktimin e asaj qe ishin dhe qe benin. Ja thote njerezve qe kishin bere shume, kishin perjetuar shume dhe kishin shume dhunti. I informon per nje nivel tjeter te jetuarit dhe nderkohe i fton sfidueshem te hipin ne anijen tjeter te dashurise. Ju ftoj t’i lexoni sikur i keni pare per here te pare keto vargje dhe te lejoni ujin e fresket te hyje neper damaret e shpirtit e te jape jete duke pastruar blozen e grumbulluar nga nxehtesia e dashurive te tjera. Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë. Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë! Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligshtohet kurrë. (1 Korintasve 13: 1-8)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Categories