Ati im i dashur në qiell, ki mëshirë për mua dhe dëgjoji kërkesat e mia. Ti na ke dhënë një mbrojtës, Jezu Krishtin, birin Tënd.
Zot, në të vërtetë unë nuk e meritoj çmimin e madh që ai pagoi për faljen e mëkateve të mia. Kështu, tani vij përpara Teje përmes emrit të Tij, duke të kërkuar të më falësh mëkatet. Unë nuk dua të mëkatoj dhe lutem që në rastet kur unë mëkatoj të jem e ndërgjegjshme për mëkatin e kryer dhe me zemër te penduar të të drejtohem ty për mëshirë. Unë të lutem, o Perëndi, të më ndihmosh të mos mëkatoj me qëllim dhe me vetëdije kundër teje. Unë të jam kaq mirënjohëse, At, që ne kemi Krishtin dhe jetën e Tij si shembull për të ndjekur dhe këtu gjendet dobësia ime, sepse unë e di se nuk
eci ashtu si duhet, sipas hapave të Tij. Më ndihmo, o Perëndi, që të mësoj se si të veproj në mënyrë që të gaboj më pak dhe të bëhem gjithnjë e më shumë si Jezusi. At, e di se të përkas Ty, sepse Ti më ke mbrojtur gjatë gjithë jetës duke më larguar nga jeta e mëkatit dhe duke më afruar drejt jetës që Ti ke planifikuar për mua, edhe pse unë nuk e jetoj këtë jetë
plotësisht ashtu siç duhet. Unë nuk jam në gjendje të kuptoj thellësinë e dashurisë së Krishtit dhe të imitoj dashurinë që Ai ka për mua. Mua më vjen me të vërtetë keq për dhembjen dhe vuajtjen që ai provoi në kryq kur vdiq për të gjithë njerëzit, madje edhe për mua.
Shumë të këqija u ndodhin njerëzve në botë dhe madje këto të këqija u ndodhin edhe atyre që besojnë në Ty. Ndihmo, Zot, që të kthehet mirësia, nderi dhe morali, të paktën kjo të bëhet e mundur nga influenca e familjes Tënde, kishës, në botë.
At, na jep mencurinë e domosdoshme për të kuptuar mesazhin që na dhënë në faqet e Biblës dhe për ta praktikuar atë në jetën tonë. Më ndihmo, At, që, në një farë mënyre, të provoj brenda në zemrën time dashurinë që demonstroi Jezusi. Unë jam shumë e pafuqishme dhe kam nevojë të madhe për ndihmën Tënde.
At, lutem që gjithë njerëzit të kenë integritetin dhe vendosmërinë për të pranuar të vërtetën dhe gjithashtu lutem për ata që do ta dëgjojnë atë të mos mashtrohen nga filozofi të tjera paskëtaj.
At, Ti e di shqetësimin tim për gjithë krishterët. Ndihmoji, Perëndi i dashur, që ata të qëndrojnë në rrugën e drejtë dhe që të mos joshen nga zilia, krenaria apo nga çdo gjë tjetër që mund t’i pengojë që jetën e tyre të ta dedikojnë Ty.
At, lutem për gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet, dhembjet, vështirësitë apo nga trishtimi. At, e di se në botë ka shumë njerëz që nuk të njohin. Bëj të mundur që përmes nesh, fëmijëve të tu, çdo njeriu mund të të njohë Ty dhe Birin Tënd, Krishtin. Bëj të mundur që çdo njeri të mësojë për dashurinë e madhe që ke për ne dhe që e tregove me anë të sakrificës së Birit tënd në kryq. Unë të lutem të bekosh sa më shumë ata njerëz që punojnë për mbretërinë tënde.
Ndihmoji që të mos gënjehen nga mësime të rreme, por të mësojnë vetëm të vërtetën Tënde; ji gjithmonë me ta, duke u dhënë shëndet dhe një mendje që udhëhiqet nga Fryma Jote, në gjithçka që thonë dhe bëjnë.
Unë besoj, At i dashur, që Ti je krijuesi ynë, krijuesi i botës dhe i gjithçkaje që ndodhet në të. Unë gjithashtu besoj se Ti kujdesesh për ne dhe na mbron çdo ditë nga të këqijat, sepse Ti na ke dhënë Birin tënd dhe Ai dha për ne jetën e Tij në kryq. Ai vdiq që ne të mund të bëhemi pjesë e familjes Tënde. Zot, unë dua të lutem për pjestarët e familjes sime që nuk janë kristianë. Do të dëshiroja që të gjeje ndonjë mënyrë dhe t’i bindje ata për të pranuar Krishtin, Birin Tënd, duke iu bindur vullnetit tënd. Zot, unë lutem që në familjen time të mos ketë zili, inate, krenari apo çdo gjë tjetër që mund
t’i mbajë ata larg Teje.
I dashur Perëndi, unë kërkoj që Ti të ndërhysh në jetën time dhe të më udhëheqësh të bëj çdo gjë që është e drejtë dhe e mirë për mua dhe për të tjerët. Unë e di, At, që Ti i dëgjon lutjet tona. Më ndihmo që të jetoj ashtu si dëshiron Ti.
Faleminderit, Perëndi, për gjithë bukuritë e natyrës, për punët e duarve të Tua, për madhështinë dhe lavdinë Tënde. Dhe më trego, At, planin dhe vullnetin tënd për jetën time. Në emër të Jezusit, Amen


Kjo eshte lutja e Ruby Fergus, një kristiane besnike qe vdiq në 8 tetor 1994.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Categories