Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!

Jezusi sipas Mateu 11:6

Ishte nje moment ku i forti Gjon Pagezori pati dyshime. Ishte koha kur ai ishte ne burg dhe po reflektonte mbi jeten e tij dhe qellimin per te cilin jetoi. (Ai nuk e dinte qe do ekzekutohej se shpejti, por njerez te tille qe sfidonin autoritetet duhej te pergatiteshin edhe per kete). Ai e dinte qe nga fillimi qe ishte paracaktuar te ishte pararendesi i Mesias. Dhe kur thirri popullin te pendohej dhe pagezohej ne Jordan, ai po priste qe Mesia te shfaqej. Surpriza erdhi kur Mesia u shfaq ne personin e Jezusit, kusheririt te Gjonit. Fryma e Shenjte zbriti mbi Jezusin dhe Gjoni e kuptoi qe tashme kusheriri i tij i vogel, ishte ai qe duhej te ngihej me lart dhe ai, Gjoni te sherbente si nje platforme per ngritjen e Mesias. Pak me vone, ai i drejtoi dishepujt e vet te ndiqnin Jezusin. Ai besoi ne Jezusin.

Por sic ndodh me secilin prej nesh, kur degjojme lajme kontradiktore, edhe Gjoni pati dyshime. Megjithese ishte i vecante ne Zotin dhe profet i me te lartit, jetesa ne burg i rrethuar ndoshta me lajme jo shume te verteta, e beri Gjonin te pyese veten “A vertete ishte Jezusi, Mesia i profetizuar”? Patjeter qe Gjonit i kane thene qe Jezusi rrinte me taksidare dhe prostituta, nuk lante duart, prishte Shabatin – dhe meqe nuk pati mundesi te degjonte argumentin e Jezusit, mendoi qe ndoshta jane te verteta.

Prapeseprape Jezusi, flet ne menyre te jashtezakonshme me nderim dhe respekt per Gjonin. Ai i percjell permes lajmetareve te tij veprat e mira qe po beheshin, si shenja te dashurise se Perendise te manifestuar permes te vajosurit Krisht.

“Lum kush nuk skandalizohet nga une” – e perfundon mesazhin Jezusi.

Te ka ardhur ndonjehere turp per ate qe kane bere prinderit, mesuesit e tu te nderuar apo qofte drejtues te tu morale dhe shpirtetore? A ka dashur te distancohesh per te treguar qe nuk je si ata?

Une mund te them nje eksperience timen te permbledhur. Une u bera i krishtere ne nje kishe karizmatike. Ne te ishte normale te predikohej mbi dhuntite e Frymes se Shenjte dhe te inkurajoheshin besimtaret te aktivizonin keto dhunti, si ne sherbesen e perbashket dhe ne jeten e perditshme. Sigurisht ajo qe i bente kishat e tjera te mos ishin rehat apo me keq, te sulmonin ate qe ne besonim dhe praktikonim, ishte e folura ne gjuhe te tjera. Si besimtar i ri, i pagezuar ne Frymen e Shenjte dhe qe flisja ne gjuhe te tjera, nuk arrija ta kuptoja pse kishte kaq shume kundershtim. Ne takime ku kishte perzierje besimtaresh apo pastoresh nga kisha te ndryshme, ne ishim te kujdesshem dhe per te respektuar diferencat me te tjeret, nuk luteshim ne gjuhe ne pranine e te tjereve. Per disa kjo quhej sikur neve na vinte turp. Por per mua ishte mencuri: ne kishen e Perendise uniteti i dashurise eshte me i cmueshem sesa preferencat personale.

Vitet kaluan dhe sigurisht duke lexuar dhe reflektuar dhe duke pare eksperiencat e te tjereve, dhe praktika ime lidhur me praktikimin e dhuntive frymore ndryshoi. Duke qene tashme me i rrethuar me besimtare qe nuk besonin dhe praktikonin “charismata”, u mesova te jetoj nga jashte si nje prej tyre, por ne jeten time personale te praktikoja ate qe une e dija ishte si biblike dhe e vertete ne jeten time. Por nuk kane qene te pakta rastet kur ne pranine time, kalimthi apo me gjate jane kritikuar apo tallur karizmatiket-sigurisht duke vene ne pah, disa elemente te keqkuptuara te manifestuara nga individe qe nuk duhen marre si shembull sublim. Aty kam patur nje sfide: “A me vjen turp mua qe te them, une jam si ata?”. Une nuk pata turp aspak dhe here i vetmi ne nje ambjent si skeptik dhe te paditur, kam treguar qe ekziston nje menyre me biblike per manifestimin e dhuntive frymore pertej keqperdorimit dhe ndalimit te tyre.

Ka raste kur lexoj shkrimet e shenjta dhe permes historive te veshtira per t’u kaperdire ne realitetin e bute qe sot jetojme ne boten perendimore, apo permes deklaratave dhe urdherimeve qe nuk jane te mirepritura ne jeten tone te perditshme, pyes veten: “A kam turp une te deklaroj qe une besoj qe Bibla tregon zemren dhe mendjen e Perendise edhe kur kjo bie ndesh me realitetin qe njerezit rreth meje duan ta krijojne dhe jetojne?” Pergjigja prape mbetet JO. Une nuk kam turp dhe nuk skandalizohem edhe kur shkrimet e shenjta me sfidojne mua apo brezin tim.

Une nuk kam turp te quaj veten si ndjekes i Jezusit dhe kur te tjere ne emrin e Jezusit bejne ate qe mua me vjen turp ose nuk bie dakort.

Une e quaj nder qe jam bir i Perendise dhe Jezusi me konsideron si vella te vogel. Po ti?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Categories