Sa here me ka ndodhur qe kam takuar njerez qe nuk besojne tek ekzistenca e Perendise, dhe jane shume te bindur qe Bibla nuk eshte fjala e Zotit. Por nuk e kane lexuar asnjehere. Kur bisedon thelle me to shikon qe bindja e tyre e thelle vjen nga disa dokumentare qe kane pare ne TV. Shpesh i kam thene “PO ato dokumentaret e tjere qe flasin per ekzistencen e Perendise i ke pare?” sigurisht qe po, por nuk kishin qene aq bindes, sesa te paret.
Ne kete moment qe une po shkruaj kete artikul, shtepia ime nuk eshte plotesisht ne rregull. Kemi hyre ne shtepi te re. Ende kemi gjera te panxjerra nga kutite. Ustallaret po punojne dhe e kane shtuar rremujen. shpesh nuk di ku jane gjerat qe dua. Kur kerkoj per dicka syte e mi kalojne dhjetera objekte ne sekonde, por une nuk i jap vemendje, sepse po kerkoj per dicka tjeter.
Une besoj qe ne duhet te jemi shume te kujdesshem per te kerkuar fakte dhe prova qe vertetojne apo konfirmojne te verteten. Opinioni im eshte qe te rralle jane njerezit qe lexojne nje liber qe flet per ceshtje te perjetesise dhe religjionit, pa nje pale syze paragjykuese. Kjo vlen dhe per te krishteret. Jo rralle ndodh qe predikuesit ne nje menyre apo tjeter thone qe njerezit nuk kane nevoje te binden nga ndonje menyre apo liber tjeter mbi te verteten, nese Bibla nuk e bind. Kjo eshte pjeserisht e vertete dhe relative. Them relative, sepse secili prej nesh i afrohet kerkimit te vertetes me nje qellim kryesor. Shpesh ky qellim nuk behet publik. Personalisht besoj qe e verteta nuk ka nevoje te mbrohet, por te prezantohet, ajo mbron vetveten.
Pra dikush qe thote qe Zoti nuk ekziston, ka shume mundesi qe nuk i ka bere mire detyrat e shtepise. Nuk ka kerkuar gjithe materialet e nevojshme, por ka marre citime qe i interesojne. Thelle mendoj qe nje ateist nuk deshiron qe te ekzistoje nje Perendi qe t’i thote se cfare eshte e drejte per te bere dhe qe t’i kerkoje llogari ne fund. Pra nuk eshte se nuk ka fakte, por nuk ka nje deshire per te gjetur faktet. Eshte si puna e hajdutit qe nuk eshte ne kerkim te policit.
Kur u bera besimtar me shume se 20 vjet me pare, kam thene me vete: “pse o Zot ma zbulove veten, kur isha kaq i ri. doja te beja pak me shume qejf dhe ndoshta kur te kaloja te dyzetat mund te filloja te besoja.” Cfare doja te thoje me kete ishte qe per mu ate besoj, do te thote qe me ndalohet te bej disa gjera qe doja ti beja.Pike! Pra kisha interes per t’i shpetuar ferrit pas vdekjes, por mendoja qe jeta si besimtar do me kufizonte nje jete si te ma donte qejfi. Vite me vone, deshirova qe te isha bere besimtar ende me i ri, sepse isha ndotur goxha gjate viteve te para te jetes.
Bibla eshte nje liber me shume informacione, disa duket te cuditshme, disa te ofendojne, por duhet pare si nje pershkrim i 40 personave qe ka shkruar per nje pjese te historise, ku Perendia ka vene gjurmet e dukshme. Tek libri i Romakeve Rom 1:19-20 Pali shkruan “ meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.”
Eshte e vertete! Nese shikon me sy te lire dhe analizon pa paragjykime do kuptosh qe ka krijues, Ai i ka bere gjurmet e tij te dukshme, qe askush te mos thote : “nuk e dija, nuk e kuptova” me vone Pali shkruan tek Romakeve 1:21-31 “Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë, dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve. Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre, që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen. Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre. Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme, duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi, mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve, të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.”
Njerezit vendosen te mos e njohin ne zemrat e tyre Perendine, dhe ai lejoi qe Mashtruesi te punoje me ta dhe ata t’i dorezohen cdo vepre te painciuar nga Perendia.
Perendia eshte i drejte, i jep secilit ate qe kerkon. Miku im, mos u bej i paditur me dashje, sepse padituria nuk eshte justifikim i pranueshem perpara gjykatesit. Lexoje Biblen me nje sy tjeter, lexoje me mundesine qe eshte e vertete per ate qe deklaron qe eshte. Ji i sinqerte me shpirtin tend, te pakten nje here. Mund te besh nje lutje te tille: “Zot nese eshte e vertete qe ti vertet ekziston, te lutem me hap syte te shoh gjurmet qe ti ke lene ne mesin tone, ne kete brez”.