Jam rritur ne nje shtepi rrethuar me mure dhe ndersa rritesha kam punuar ne ndertimin e mureve rrethues. Kishim nje kopesht me peme pas shtepise dhe te rinjte e femijet e lagjes kalonin murin dhe vidhnin produktet, por jo rralle prishnin pemet. Keshtu qe do te na duhej te mbronim jo vetem pronen, por dhe te mbroheshim nga dhunimi. Muret u bene me te larta, u vendosen xhama dhe tela me gjemba. Vetem guximtaret mundeshin te kalonin. Muri te jep siguri kur siguria mungon rreth e qark. Sot shumica prej nesh jetojne ne vende ku nuk rrezikohemi nga sulme banditesh dhe plackitesish, prandaj nuk shikon mure qe ndajne qytete apo banoret nga komshinjte. Eshte perfolur shume muri qe presidenti amerikan donte te ndertonte me Meksiken. Pra sot ne flasim shume mbi prishjen e mureve ndares duke punuar drejt nje shoqerie me gjitheperfshirese. Aq me prekese eshte ndarja sociale per shkak te frikes se virusit.

Ne ngjarjet biblike ne lexojme jeten te jetuar ne nje kohe dhe kontekst tjeter. Ne njeren prej historive tregohet sesi populli i riorganizuar i Izraelit po shkonte drejt tokes qe Perendia ia kishte premtuar Abrahamit, themeluesit te kombit Izraelit. Qyteti i fortifikuar i Jerikos ishte ne rruge dhe do i duhej qe te binte ne duart e tyre. Historia tregohet ne librin e Jozueut (Joshuas) me detaje. Ajo qe ka bere historiane, arkeologe dhe studiues biblike te kruajne koken eshte pjesa kur muret kane rene pasi trumpetaret i kane rene borive dhe kur njerezit kane bertitur me nje ze. Sot une nuk do analizoj mundesine e realizimit te dickaje te tille sepse jane specialiste qe kane vertetuar mundesine e rrezimit te mureve nga presioni zanor i nje grupi te madh njerezish.

Sot me duhet te fokusohem ne rolin e Perendise ne kete ngjarje te jashtezakonshme qe mund ta injorosh si perralle. Perendia kishte nje plan dhe pjese e ketij plani ishte qe emri i Tij te behej i njohur dhe i nderuar ne ate vend dhe ne te njejten kohe populli qe besonte ne emrin e Tij te kishte sukses ne ate qe Perendia kishte parashikuar. Ne shumicen e rasteve premtimet e Zotit realizohen kur ne bejme pjesen tone. Perendia do ta thyente krenarine e banoreve te Jerikos qe besonin ne fortesine e mureve te tyre. Ata mburreshin me muret e tyre dhe fshiheshin pas tyre sic ne sot fshihemi pas gjerave qe na premtojne siguri. Kjo siguri pavaresisht se nuk eshte absolute dhe e perhershme, na jep nje fare sigurie dhe qetesie qe gjerat do te jene gjithmone mire. Por nese dikush me i forte se muret tona te sigurise shfaqet atehere rrenimi yne do te jete i madh. Prandaj njerez si Davidi e kane quajtur Zotin keshtjellen e tyre dhe strehen e sigurt dhe jo gjerat qe dora e njeriut ben dhe nderton.

E kujt ishte idea per shkaterrimin e mureve te Jerikos? – E Perendise. Izraelitet do te donin te zgjidhnin nje kundershtar me te dobet, sic ne bejme sa here qe nxitemi te luftojme kundra nje padrejtesie. Bejme llogarite dhe vendosim te luftojme dicka qe nuk na kushton shume dhe na jep mundesi te terhiqemi nese e ndjejme veten keq.

A e rrezoi vete Perendia apo kerkoi njerezit te benin dicka? – Njerezit duhet te benin gjithcka sic Perendia urdheroi. Pra kjo perfshinte ditet, personat qe do e benin, sa here do ta benin dhe si do ta benin. Sado qe kjo na duket interesante kur e lexojme, do te na duhet te jemi te sinqerte ndersa analizojme qe ajo qe Perendia u kerkoi te benin Izraelitet ishte e jashtezakonshme. Nuk kishte ndodhur ndonjehere. Bindja eshte kyc ne realizimin e premtimeve te Perendise dhe krenaria jone eshte gjithmone problemi. Ne mendojme qe dime sesi problemet zgjidhen prandaj ose nuk e pyesim Zotin, ose nuk e leme ta mbaroje fjaline, sepse mendojme qe e dime se cfare do te na thote. Me keq eshte kur mendojme qe nuk kemi nevoje per udhezime nga Zoti per te arritur suksese ne emer te Tij. Na pelqen qe t’i bejme planet tona dhe t’i kerkojme Atij te na bekoje planet tona.

Izraelitet (sic dhe ne sot) u sfiduan qe te jene te bindur ndaj Zotit dhe udhezimeve qe u ishin dhene permes drejtuesit te tyre te ri -Joshuas.

Sot ne jemi perballe muresh qe duhet te rrezohen dhe kujtesa e kesaj historie eshte qe te jemi te bendur ndaj asaj qe Perendia na thote per te bere. Davidi thote tek Psalmi 51:10 O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër. Le te lutemi dhe ne po keshtu qe te mund te pastrohemi nga krenaria qe eshte ndotesi me i madh i jetes sone dhe qe shkaterron themelet e nje jete te ndertuar ne Zotin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Categories