VEPRAT E APOSTUJVE 8:26-35
Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: “Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë.” Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar. Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia. Dhe Fryma i tha Filipit: “Afrohu dhe arrije atë karrocë!.” Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: “A e kupton atë që lexon?” Ai tha: “E si do të mundja, po s’pata një që të më udhëzojë?.” Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij. Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: “Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet. Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka.” Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: “Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?” Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.
9 vargje qe kane 9 mesazhe brenda:
1- Engjejt kane komunikuar me njerezit dhe i kane dhene udhezime (kujtoni Jozefin, Marien, Apostullin Pjeter, Apostullin Gjon) Nese kane komunkuan ne te kaluaren mund te komunikojne dhe sot. Ceshtja eshte qe besimtaret duhet te mesojne te dallojne zerin e Zotit nga zeri i te ligut nese u flet nje qenie supernatyrore.
2-Filip Ungjilltari ishte ne mes te nje zgjimi frymeror ne Samari dhe ai ishte fillestari. Ne mes te kesaj ZOti kishte nje plan tjeter. Ai duhet te linte punen e filluar per te shkuar ne nje rruge te shkrete. Filipi u bind sepse puna ishte e Zotit dhe Zoti ishte ai qe drejtonte sherbyesit e tij se ku duhet te shkonin dhe ku duhet te sherbenin. Per Filipin nuk kishte rendesi lloji i sherbeses, por se ne emer te kujt po sherbente. Ai cdo gje e bente per Jezusin dhe Jezusi e dinte se kush duhet te degjonte mesazhin e Tij.
3- Nuk ka rastesi ne punen per Zotin. Ndersa ne mund te cuditemi me “koincidencen” ajo qe do te na duhet te mendojme eshte se cfare do te ndodhte nese Filipi kishte bindje te vonuar – shkonte tek ajo rruge te nesermen. Bindja eshte me e rendesishme sesa sakrificat dhe rrebelimi eshte me i rrezikshem se magjia.
4-Eunuku po kthehej nga pelegrinazhi ne Jeruzalem. Ai ishte nje i konvertuar ne judaizem dhe kerkonte Zotin me shpirt. Por ishte nje besimtar i klasit te dyte sepse nuk kishte lindur Izraelit dhe nuk vinte nga gjak Izraeliti. Perendia shikon se kush po e kerkon Ate me sinqeritet, pa marre parasysh se ne cilin grup fetar ben pjese. Ne menyren e vet Perendia u shfaqet atyre qe e kerkojne Ate me gjithe zemer dhe i drejton drejt Vetes. Eshte shume e rrale te drejtosh dike qe nuk eshte i orientuar drejt Zotit, ashtu sic gati e pamundur te drejtosh nje anije qe ka ndaluar ne port.
5-Eunuku ishte njeri i pasur. Ai ishte ministri financave per mbretereshen dhe ky nuk ishte pozicion 4 vjecar sic i shohim sot rendom keto ministra. Nese ai e bente punen mire, mbreteresha do e mbante derisa ishte gjalle. AI kishte pasuri materiale, por ishte ne kerkim te pasurise shpirterore. Ai nuk llogariste koston e rruges per te shkuar dhe adhuruar Perendine ne Jeruzalem. Ndoshta kishte shume izraelite qe e kishin shtepine ne Jeruzalem, por nuk kishin zell per Perendine. Sot ka besimtare qe kane nje liste justifikimesh pse nuk udhetojne dot larg per te shkuar ne takime biblike apo pse nuk shpenzojne financa per te adhuruar Perendine.
6-Eunuku kur po kthehej per ne shtepi nuk ishte me pak besimtar. Ai nuk po mendonte qe e mbaroi adetin, sakrificen dhe pelegrinazhin dhe mezi te priste te kthehej ne jeten qe ta jetonte sic kishte qejf. Ai ende po lexonte fjalet e profeteve. Ai ishte i uritur per Zotin dhe vizita ne tempull nuk e shoi urine e Tij per Perendine, ai donte te kuptonte se cfare kuptimi kishin profecite e profeteve.
7-Eunuku ishte i perulur sepse sapo Filipi e pyeti nese e kuptonte ate qe po lexonte, ai pranoi qe megjithese po perpiqej ai nuk po e kuptonte dot. Jo rralle ne gjendemi ne situata te tilla, ku nuk arrijme te kuptojme sic duhet dhe kur dikush na ofron mundesi per ta shpjeguar, aty testohemi. A mund te pronojme nje interpretim nga kushdo? Eunuku nuk e pyeti Filipin mbi kredencialet fetare, por e ftoi qe t’i jepte shpjegimin e tij. Eunuku ishte zemerhapur dhe ne duhet e jemi te tille e te pranojme te degjojme dhe nga ata qe jane ndryshe nga ne.
8-Eunuku pranon qe jo cdo gje ne bibel kuptohet nga leximi personal, ka nevoje per mesues. Bibla thote qarte ne vende te ndryshme qe Zoti cakton mesues per popullin per te mesuar dhe interpretuar Fjalen e Shenjte. Sot ne kohen kur kemi shume mundesi per ta patur Fjalen e Zotin ne menyre personale – Bible ne Shtepi, bibel ne celular, predikime ne kompjuter-mund te behemi krenare dhe te heqim dore nga te mbledhurit sebashku me besimtare te tjere duke menduar qe nje marredhenie personale me Zotin eshte e vetmja qe ka rendesi dhe eshte e mjaftueshme. Perkundrazi Bibla flet gjithe kohen per bashkesine e besimtareve, aty ndodh jeta ne Zotin dhe aty rriten dhe zhvillohen dishepujt e Jezusit. Ai qe di me shume shume meson ate qe di me pak dhe kjo ndodh fare mire ne komunitetin e besimit.
9-Filipi i predikoi Krishtin. I gjithe testamenti i vjeter te con tek Krishti Jezus, I vajosur, Mesia, ai qe pritej te vinte. Kur ne predikojme Krishtin atehere te gjitha mesazhet e tjera behen dytesore dhe duhet te vihen ne rradhe pas Krishtit. Sot gabimisht degjojme mesazhe te perziera me ligjin e Moisiut, letrat e Palit dhe predikimit e Jezusit. Ne kohen tone ne predikojme Krishtin-ai qe lindi nga e virgjera, jetoi pa mekat, u denua padrejtesisht por u gjykua ne vendin tone, vdiq si fajtor por Perendia e ringjalli prej sevdekurish sepse nuk kishte faj personal ne emrin e Tij. Ai u ngrit serisht ne qiell ku kishte qene por tani, si perfaqesues i races njerezore te shpenguar. Kete predikojme ne, jo rregulla, jo ligje, por Krishtin.
Sa e bukur eshte Bibla, sa shume mesojme kur lexojne nen drejtimin e Frymes se Shenjte, por po ashtu ndersa degjojme te tjeret qe shpjegojne Biblen. Sot shkoni ne nje takim ku flitet Fjala e Perendise dhe meje kete nje zakon te perjavshem-jo nga detyrimi por nga kenaqesia.