Zhvillimi i një vizioni për dishepullizim gjithperfshires në kishë

Si ta ndihmojmë kishën të jetojë besimin nga e hëna deri të shtunën

Shumë barinj dhe udhëheqës kishtarë sot po përballen me një pyetje thelbësore: Si t’i ndihmojmë besimtarët ta lidhin besimin e tyre me punën, profesionin dhe jetën e përditshme? Për shumë kisha, kjo rrugë nuk është e lehtë. Ajo është e mbushur me pasiguri, prova e gabime, por edhe me shpërblime të mëdha shpirtërore. Projekti Imagine Church i Institutit Londinez për Krishterimin Bashkëkohor (LICC) sugjeron një qasje praktike me disa hapa për të sjellë ndryshim kulturor në kishë – një ndryshim që synon dishepullizimin e gjithë jetës, jo vetëm të jetës kishtare.

1. Ndërtoni një vizion për dishepullizim të gjithë jetës

James Collins, autor i librit Built to Last, thekson se organizatat e qëndrueshme kanë vlera themelore dhe një qëllim të qartë. Strategjitë mund të ndryshojnë me kohën, por vizioni mbetet.

E njëjta gjë vlen edhe për kishën. Nëse duam t’i pajisim besimtarët të ndjekin Krishtin në çdo fushë të jetës – përfshirë punën – nevojitet një vizion i qartë dhe i artikuluar mirë.

Teologu Miroslav Volf e përshkruan bukur këtë vizion: “Ne kemi nevojë të ndërtojmë dhe të forcojmë komunitete të pjekura me vizion dhe karakter, që e festojnë besimin si mënyrë jetese kur mblidhen për adhurim para Perëndisë dhe që, të dërguar nga Perëndia, e jetojnë atë ndërsa shpërndahen për të kryer detyra të ndryshme në botë.”

Kisha që mblidhet të dielën është ajo që pajis kishën e shpërndarë për çdo ditë tjetër të javës.

2. Fokusohuni te “frontet” e përditshme të jetës

Vendet ku njerëzit kalojnë shumicën e kohës jashtë kishës – puna, shkolla, shtëpia, shoqëria – janë fusha reale misioni.

Çdo kishë ka kontekstin e saj. Edhe pse shërbesat misionare jashtë kontekstit tonë kulturor kanë vlerë, fushat ku besimtarët tanë tashmë jetojnë dhe punojnë janë fushat e tyre misionare. Shpesh është më e lehtë të flasim për Krishtin në një udhëtim misionar sesa në një ambient të zakonshëm, ndoshta sekular, ku na njohin prej vitesh.

Këtu bashkohen vizioni i kishës me thirrjen biblike të udhëheqësve, siç na kujton Efesianëve 4:11–12: “Ai dha disa si apostuj, disa si profetë, disa si ungjilltarë, disa si barinj dhe mësues, për të pajisur shenjtorët për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit.”

Disa barinj e kanë të vështirë këtë, veçanërisht ata që kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre brenda strukturave kishtare. Por shumë prej tyre kanë mësuar duke hyrë në botën e besimtarëve të tyre.

Pastori baptist britanik David Coffey tregon se gjatë shërbesës së tij vizitonte rregullisht anëtarët e kishës në vendin e punës: në gjykata, spitale, ferma, fabrika, zyra, kazermë ushtarake, shtëpi familjare dhe madje në burgje. Qëllimi i tij nuk ishte thjesht të shihte çfarë bënin, por t’i inkurajonte dhe t’i dishepullizonte pikërisht aty ku Perëndia i kishte thirrur të punonin.

Çdo kishë duhet të identifikojë realitetin e punës së njerëzve të saj: profesionistë, menaxherë, punëtorë krahu, teknikë, mësues, shërbyes publikë apo punëtorë shërbimi. Dallojnë shumë edhe kushtet: statusi, paga, siguria, fuqia apo mungesa e tyre.

3. Ndërtoni një ekip bërthamë

Ndryshimi kulturor nuk ndodh vetëm nga një person. Një ekip bërthamë – njerëz të angazhuar dhe të bindur – është thelbësor. Ky ekip komunikon vizionin, mbështet nismat, teston ide të reja dhe inkurajon njëri-tjetrin kur rruga bëhet e vështirë. Ashtu si në çdo mision të madh, një ekip i tillë është i pazëvendësueshëm.

4. Bëni ndryshime të vogla, por të qëndrueshme

Ndryshimi i kulturës së kishës rrallë ndodh përmes revolucioneve të mëdha. Ai ndodh përmes lëvizjeve të vogla, por të qëllimshme, që përforcojnë njëra-tjetrën.

Thirrja e besimtarëve në punën e tyre mund të afirmohet përmes:

  • predikimit,
  • lutjes publike,
  • ilustrimeve vizuale,
  • grupeve të vogla,
  • bekimeve në fund te takimit,
  • programeve praktike, konferencave apo shërbesave të dërgimit.

5. Ndani dhe festoni historitë

Historitë kanë fuqi. Ato tregojnë se Perëndia është në veprim. Kur një kishë fillon të flasë për Perëndinë që vepron në punë, në zyrë, në shkollë apo në shtëpi, njerëzit fillojnë të ndihen të parë dhe të vlerësuar. Pastori Tom Nelson tregon se, kur kisha e tij filloi ta lidhte adhurimin e së dielës me punën e së hënës, njerëzit i thoshin: “Gjithmonë jam ndjerë si qytetar i dorës së dytë” ose “Faleminderit që na the se puna jonë ka vlerë para Perëndisë.”

6. Rishikoni “kontratën” e kishës

Për disa kisha, integrimi i besimit dhe punës kërkon një ndryshim thelbësor të mënyrës se si e shohin kishën. Kisha nuk është vetëm vend për të marrë kujdes pastoral, por edhe vend për t’u pajisur për thirrjen në botë.

Siç thoshte Dallas Willard: “Kisha është për dishepullizim, dhe dishepullizimi është për botën.”

7. Vlerësoni dhe rregulloni vazhdimisht

Asnjë model nuk i përshtatet çdo kishe. Prandaj, është e domosdoshme të ndalet kohë për të vlerësuar, për të dëgjuar komunitetin dhe për të rregulluar qasjen. Kisha që ka sukses është ajo që mban fort vizionin, por është e gatshme të përshtatet në mënyrën e zbatimit.

Një pyetje për reflektim:

  • Barinj dhe udhëheqës: çfarë ka funksionuar për ju dhe çfarë jo?
  • Besimtarë: si mund t’ju ndihmojë më mirë kisha që ta jetoni thirrjen tuaj në botë?

Dishepullizimi nuk përfundon në derën e takimit te djelës. Ai fillon aty – dhe vazhdon kudo ku Perëndia na ka vendosur.

MËKATI I DËSHTIMIT TË DASHURISE PËR TË TJERËT

Pasoja më e rëndë e lënies pas dore të takimeve të kishës!

Ne jetojmë në një kulturë të rehatisë, personalizimit dhe të individualizmit. Ne kemi një milion mënyra të përshtatjes së jetëve që të na shkojë për shtat me çdo preferencë tonë.

Kur gjërat janë të vështira, nuk na shkon nëpër mend që të lëmë pas dore përgjegjësitë dhe riorientimit të jetëve tona larg çfarë do gjëje që nuk na shkon për shtat. Madje mund të shtrihet edhe diçka aq e mirë dhe aq kryesore si përkushtimi ynë ndaj kishës vendore.

Ne të gjithë që jemi përfshirë në kishë lokale kemi parë njerëz që lëkunden dhe largohen nga përkushtimi i tyre. Shumë nga ne na është dashur t’i bëjmë thirrje dikujt që të kthehen te pjesëmarrja, të kthehen te shërbesat e adhurimit. Kur ne e bëjmë këtë, ne shpesh shkojmë Hebrenjëve 10:24-25 për të paralajmëruar mbi rreziqet e “lënies pas dore të takimeve, siç e kanë zakon disa…”

Ne insistojmë që ata që lënë pas dore takimet e kishës do të hasin tundime shpirtërore, rënie shpirtërore dhe madje vdekje shpirtërore. Dhe ndërkohë që e gjitha kjo është e vërtetë, ky nuk është theksi i pasazhit. Në fakt, kur e përdorim pasazhin në këtë mënyrë, ne nuk po shfaqim urgjencën hyjnore mbrapa tekstit, por individualizmin tonë të thellë që ka hedhur rrënjë në ne.

Mëkati i parë i lënies së takimeve të kishës është mëkati i dështimit të duam tjerët.

Shikoni çfarë thotë Hebrenjëve 10:24-25: “Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.” Ky pasazh me të vërtetë na paralajmëron mbi mëkatin serioz të mospjesëmarrjes në takimet e kishës, por fokusi nuk është çfarë ne mund të presim përmes syve tanë perëndimorë, syve individualistë.

Ky pasazh nuk na paralajmëron ne mbi që kur lëmë takimet e kishës që ne vëmë veten në rrezik. Për më tepër na paralajmëron ne që kur lëmë takimin e kishës ne i vëmë të tjerët në rrezik. Mëkati i parë i lënies së takimeve të kishës është se dështojmë të duam të tjerët.

Mbledhja e njerëzve të Perëndisë është nuk ka të bëjë me bekimin, por të jesh bekim. Së pari nuk ka të bëjë me marrje, por me dhënien. Ndërsa përgatitemi për adhurim të Dielën, konsiderata jonë e parë duhet të jetë: “për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira.” Ne vijmë te e diela me qëllim, mezi presim t’ju bëjmë të mirë të tjerëve, të jemi një bekim për ata.

Në këto kohë ne ndjejmë zellin tonë të dobësohet, kur ne ndjejmë tundimin të lëmë takimin e të dielës ose tërhiqemi fare, ne duhet të konsiderojmë detyrën që na ka dhënë Perëndia për të “të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.” Ky tekst nuk është për ne, por për ata. Ky tekst nuk është për të krishterë individë, por komunitete të Krishtera.

Dhe sigurisht përkushtimi ynë ndaj kishës lokale është më i rëndësishëm sesa përkushtimi ndaj shërbesave të Ditës së Diel. Është përkushtimi ynë ndaj të tjerëve për gjatë gjithë jetës. Është një përkushtim për të adhuruar me ta njëherë apo dy herë në javë, pastaj për të pasur bashkësi me ta, për t’iu shërbyer atyre dhe për t’u lutur për ata të gjithë përgjatë javës.

Ky tekst është për ne për të na lidhur bashkë në një besëlidhje në të cilin ne premtojmë t’iu bëjmë mirë atyre, t’i bëjmë ata objektin e veçantë të vëmendjes dhe inkurajimit tonë. Është një premtim që do të identifikohemi dhe përdorim dhuntitë shpirtërore për të mirën e tyre në mënyrë që t’ju shërbejmë, forcojmë dhe bekojmë ata.

Çdo i krishterë ka një vend në kishën lokale. Çdo i krishterë është i nevojshëm brenda një kishe lokale. Çdo i krishterë ka përgjegjësi brenda një kishe lokale.

Çdo i krishterë duhet të përkushtohet ndaj anëtarëve të kishës lokale për t’i dashur, inkurajuar dhe për t’i nxituar ata në zell deri ditën e kthimit të Krishtit.

Tim Challes (perkthyer nga Genci Cesula)

Te ruajme bashkesine

Le të lexojmë se c’na thotë Hebrenjve 10: 24-39

Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.(v.24-25)

Bashkesia jone me Perendine nuk duhet te kthehet ne nje bashkesi egoiste. Ne duhet te kemi bashkesi me te krishtere te tjere ne nje bashkesi lokale. Sic na thote ky shkrim disa besimtare te lekundshem e kishin vecuar veten nga bashkesia me kishen. Na duhet t’i japim rendesi theksimit qe na jepet ne kete varg: ajo cfare japim ne bashkesi dhe jo ajo qe marrim. Besnikeria ne pjesemarrje ne takime te kishes inkurajon te tjeret dhe i nxit ata per te dhene dashuri dhe per te bere punera te mira.

Nje nga motivimet kryesore per besnikeri eshte ardhja e shpejte e Jezus Krishtit. Ne fakt vendi tjeter ku permendet fjala “mbledhurit bashke (v.25) eshte tek Letra e dyte drejtuar Thesalonikasve 2:1 ku tema eshte bashkimi me Krishtin ne ardhjen e Tij.

Tre virtytet kryesore te krishtera paraqiten ne kete pjese te Hebrenjve qe lexuam me lart: besimi (v.22), shpresa (v.23) dhe dashuria (v.24). Keto virtyte jane fryti i bashkesise sone me Perendine ne shenjteroren e Tij.

Reflektim:

  1. Cfare jane perfitimet kryesore qe ti merr nga pjesemarrja ne nje grup ku adhurohet Perendia?
  2. Cfare jep ti si pjese e atij grupi?

Pse eshte e rendesishme te marresh pjese ne nje grup te vogel?

Ne takimet e se dieles formati qe ofrohet nuk krijon shume hapesira per besimtaret te ndertojne miqesi te forta apo te ndajne me shume nga ajo qe po ndodh ne jeten e tyre. Prandaj prej shume vitesh shume kisha ofrojne mundesine qe besimtaret te takohen dhe jashte dites se diel. Dhe kjo eshte shume fleksibel: disa takohen ne pushimin e drekes (per ata qe e kane punen afer), disa takohen ne nje prej shtepive te besimtareve, disa takohen ne kafeteri. Vendi nuk eshte kryesor, por bashkesia qe ndertohet ne  nje grup eshte shume bekim. Kontakto me ne per te marre pjese ne nje grup ekzistues ose per te diskutuar fillimin e nje grupi ku mund te marresh pjese.