Zhvillimi i një vizioni për dishepullizim gjithperfshires në kishë

Si ta ndihmojmë kishën të jetojë besimin nga e hëna deri të shtunën

Shumë barinj dhe udhëheqës kishtarë sot po përballen me një pyetje thelbësore: Si t’i ndihmojmë besimtarët ta lidhin besimin e tyre me punën, profesionin dhe jetën e përditshme? Për shumë kisha, kjo rrugë nuk është e lehtë. Ajo është e mbushur me pasiguri, prova e gabime, por edhe me shpërblime të mëdha shpirtërore. Projekti Imagine Church i Institutit Londinez për Krishterimin Bashkëkohor (LICC) sugjeron një qasje praktike me disa hapa për të sjellë ndryshim kulturor në kishë – një ndryshim që synon dishepullizimin e gjithë jetës, jo vetëm të jetës kishtare.

1. Ndërtoni një vizion për dishepullizim të gjithë jetës

James Collins, autor i librit Built to Last, thekson se organizatat e qëndrueshme kanë vlera themelore dhe një qëllim të qartë. Strategjitë mund të ndryshojnë me kohën, por vizioni mbetet.

E njëjta gjë vlen edhe për kishën. Nëse duam t’i pajisim besimtarët të ndjekin Krishtin në çdo fushë të jetës – përfshirë punën – nevojitet një vizion i qartë dhe i artikuluar mirë.

Teologu Miroslav Volf e përshkruan bukur këtë vizion: “Ne kemi nevojë të ndërtojmë dhe të forcojmë komunitete të pjekura me vizion dhe karakter, që e festojnë besimin si mënyrë jetese kur mblidhen për adhurim para Perëndisë dhe që, të dërguar nga Perëndia, e jetojnë atë ndërsa shpërndahen për të kryer detyra të ndryshme në botë.”

Kisha që mblidhet të dielën është ajo që pajis kishën e shpërndarë për çdo ditë tjetër të javës.

2. Fokusohuni te “frontet” e përditshme të jetës

Vendet ku njerëzit kalojnë shumicën e kohës jashtë kishës – puna, shkolla, shtëpia, shoqëria – janë fusha reale misioni.

Çdo kishë ka kontekstin e saj. Edhe pse shërbesat misionare jashtë kontekstit tonë kulturor kanë vlerë, fushat ku besimtarët tanë tashmë jetojnë dhe punojnë janë fushat e tyre misionare. Shpesh është më e lehtë të flasim për Krishtin në një udhëtim misionar sesa në një ambient të zakonshëm, ndoshta sekular, ku na njohin prej vitesh.

Këtu bashkohen vizioni i kishës me thirrjen biblike të udhëheqësve, siç na kujton Efesianëve 4:11–12: “Ai dha disa si apostuj, disa si profetë, disa si ungjilltarë, disa si barinj dhe mësues, për të pajisur shenjtorët për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit.”

Disa barinj e kanë të vështirë këtë, veçanërisht ata që kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre brenda strukturave kishtare. Por shumë prej tyre kanë mësuar duke hyrë në botën e besimtarëve të tyre.

Pastori baptist britanik David Coffey tregon se gjatë shërbesës së tij vizitonte rregullisht anëtarët e kishës në vendin e punës: në gjykata, spitale, ferma, fabrika, zyra, kazermë ushtarake, shtëpi familjare dhe madje në burgje. Qëllimi i tij nuk ishte thjesht të shihte çfarë bënin, por t’i inkurajonte dhe t’i dishepullizonte pikërisht aty ku Perëndia i kishte thirrur të punonin.

Çdo kishë duhet të identifikojë realitetin e punës së njerëzve të saj: profesionistë, menaxherë, punëtorë krahu, teknikë, mësues, shërbyes publikë apo punëtorë shërbimi. Dallojnë shumë edhe kushtet: statusi, paga, siguria, fuqia apo mungesa e tyre.

3. Ndërtoni një ekip bërthamë

Ndryshimi kulturor nuk ndodh vetëm nga një person. Një ekip bërthamë – njerëz të angazhuar dhe të bindur – është thelbësor. Ky ekip komunikon vizionin, mbështet nismat, teston ide të reja dhe inkurajon njëri-tjetrin kur rruga bëhet e vështirë. Ashtu si në çdo mision të madh, një ekip i tillë është i pazëvendësueshëm.

4. Bëni ndryshime të vogla, por të qëndrueshme

Ndryshimi i kulturës së kishës rrallë ndodh përmes revolucioneve të mëdha. Ai ndodh përmes lëvizjeve të vogla, por të qëllimshme, që përforcojnë njëra-tjetrën.

Thirrja e besimtarëve në punën e tyre mund të afirmohet përmes:

  • predikimit,
  • lutjes publike,
  • ilustrimeve vizuale,
  • grupeve të vogla,
  • bekimeve në fund te takimit,
  • programeve praktike, konferencave apo shërbesave të dërgimit.

5. Ndani dhe festoni historitë

Historitë kanë fuqi. Ato tregojnë se Perëndia është në veprim. Kur një kishë fillon të flasë për Perëndinë që vepron në punë, në zyrë, në shkollë apo në shtëpi, njerëzit fillojnë të ndihen të parë dhe të vlerësuar. Pastori Tom Nelson tregon se, kur kisha e tij filloi ta lidhte adhurimin e së dielës me punën e së hënës, njerëzit i thoshin: “Gjithmonë jam ndjerë si qytetar i dorës së dytë” ose “Faleminderit që na the se puna jonë ka vlerë para Perëndisë.”

6. Rishikoni “kontratën” e kishës

Për disa kisha, integrimi i besimit dhe punës kërkon një ndryshim thelbësor të mënyrës se si e shohin kishën. Kisha nuk është vetëm vend për të marrë kujdes pastoral, por edhe vend për t’u pajisur për thirrjen në botë.

Siç thoshte Dallas Willard: “Kisha është për dishepullizim, dhe dishepullizimi është për botën.”

7. Vlerësoni dhe rregulloni vazhdimisht

Asnjë model nuk i përshtatet çdo kishe. Prandaj, është e domosdoshme të ndalet kohë për të vlerësuar, për të dëgjuar komunitetin dhe për të rregulluar qasjen. Kisha që ka sukses është ajo që mban fort vizionin, por është e gatshme të përshtatet në mënyrën e zbatimit.

Një pyetje për reflektim:

  • Barinj dhe udhëheqës: çfarë ka funksionuar për ju dhe çfarë jo?
  • Besimtarë: si mund t’ju ndihmojë më mirë kisha që ta jetoni thirrjen tuaj në botë?

Dishepullizimi nuk përfundon në derën e takimit te djelës. Ai fillon aty – dhe vazhdon kudo ku Perëndia na ka vendosur.

Si të bëjmë vetë-examinim si të krishterë?

Si të bëjmë vetë-examinim si të krishterë?

Vetë-examinimi është një disiplinë thelbësore shpirtërore për të krishterët, pasi na ndihmon të vlerësojmë zemrat, veprimet dhe marrëdhënien tonë me Perëndinë. Ky proces na ndihmon të rritemi në shenjtëri dhe të përputhemi me vullnetin e Tij. 2 Korintasve 13: 5 thote "Ekzaminoni veten per te pare nese po qendroni ne besim". Ne mund te ftojme dike tjeter te na beje keto pyetje dhe ndoshta mund te vihemi pak me shume ne pergjegjesi, por nese jemi te sinqerte dhe serioze ne mund t’ja bejme vetes keto pyetje, sepse ne fakt jane per te miren tone. Disa hapa për të kryer një vetë-examinim të kuptimtë mund t’i gjeni me poshte:

1. Filloni me lutje

Ftojeni Frymën e Shenjtë të udhëheqë mendimet tuaja. Ne fakt ky nuk eshte vete-ekzaminim por ftese qe Fryma te ndihmoje dhe zbuloje te verteten e brendshme qe ne si njerez ndoshta nuk duam ta degjojme ne kushte joekzaminuese. Kërkoni që Perëndia t’ju zbulojë fusha në jetën tuaj që kanë nevojë për vëmendje, bindje dhe transformim.

  • Psalmi 139:23-24: "Hulumtome, o Perëndi, dhe njihezemrën time; provoje dhe njihi mendimet e mia. Dhe shiko nëse ka ndonjë udhë të keqe dhe më udhëhiq në udhën e përjetshme."

2. Ekzaminoni marrëdhënien tuaj me Perëndinë

Reflektoni mbi ecjen tuaj me Krishtin. Pyetni veten:

  • A kaloj kohë të rregullt në lutje, lexim të Biblës dhe adhurim?E deshiroj kete gje?
  • A kërkoj sinqerisht vullnetin e Perëndisë mbi vullnetin tim?
  • A ka fusha ku jam bërë i ftohtë apo larg Perëndisë?
  • A kam besim te Perëndia në të gjitha rrethanat, apo mbaj veten sikontrollor?

3. Vlerësoni bindjen tuaj ndaj Fjalës së Perëndisë

Shikoni se si jeta juaj përputhet me mësimet e Shkrimit:

  • A po jetoj në bindje ndaj urdhërimeve të Perëndisë?
  • A ka mëkate specifike që duhet të rrëfej dhe të braktis?
  • A e dua Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen time? (Mateu 22:37)
  • A shmang sjelljet mëkatare si gënjeshtra, thashethemet, lakmia apo krenaria?
  • A ndjek shenjtërinë në mendimet dhe veprimet e mia?

4. Vlerësoni marrëdhëniet tuaja me të tjerët

Krishterimi thekson dashurinë për të tjerët. Reflektoni mbi ndërveprimet tuaja me familjen, miqtë dhe të tjerët:

  • A mbaj mëri, hidhërim ose mosfalje?
  • A i trajtoj të tjerët me mirësjellje, durim dhe përulësi?
  • A e ndaj dashurinë e Krishtit përmes fjalëve dhe veprimeve të mia?
  • A praktikoj pajtimin dhe përpiqem të jetoj në paqe me të tjerët? (Romakëve 12:18)

5. Reflektoni mbi përdorimin e kohës, talenteve dhe burimeve tuaja

Perëndia na thërret të jemi kujdestarë të asaj që Ai na ka dhënë. Pyesni veten:

  • A e përdor kohën time me mençuri për të nderuar Perëndinë?
  • A shërbej në kishë apo ndihmoj ata që kanë nevojë?
  • A jam bujar me burimet e mia, duke dhuruar me gëzim për të mbështetur veprën e Perëndisë?
  • A janë prioritetet e mia të përqendruara në gjëra të përjetshme apo të përkohshme?

6. Kontrolloni gjendjen e zemrës tuaj

Ekzaminoni motivet dhe dëshirat tuaja të brendshme:

  • A luftoj me krenarinë, smirën apo ambicien egoiste?
  • A kërkoj vlerësimin dhe aprovimin e të tjerëve mbi atë të Perëndisë?
  • A po rritem në frytet e Frymës: dashuri, gëzim, paqe, durim, mirësjellje, mirësi, besnikëri, butësi dhe vetëkontroll? (Galatasve 5:22-23)

7. Shikoni se ku keni hapesire per rritje

Vetë-examinimi nuk është vetëm për të identifikuar gabimet, por edhe për të njohur fusha ku mund të rriteni. Pyesni veten:

  • Cilët disiplina shpirtërore mund të përmirësoj (p.sh., lutjen, agjërimin, meditimin mbi Shkrimin)?
  • Si mund të thelloj marrëdhënien time me Perëndinë?
  • Si mund të shërbej më besnikërisht të tjerëve?

8. Rrëfeni dhe Pendohuni

Nëse Fryma e Shenjtë ju bind për mëkat, rrëfejani atë Perëndisë. Pendohuni duke u larguar nga mëkati dhe duke u angazhuar për bindje. Besoni premtimin e Perëndisë për falje:

  • 1 Gjonit 1:9: "Nëse i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë për të na falur mëkatet dhe për të na pastruar nga çdo paudhësi."

9. Rinovoni angazhimet tuaja

Pas reflektimit mbi jetën tuaj, rinovoni angazhimin tuaj ndaj Perëndisë. Vendosni qëllime specifike dhe të zbatueshme për t’u rritur në besim, bindje dhe dashuri. Kërkoni forcë dhe mençuri nga Perëndia për t’i ndjekur ato.

10. Përfundoni me mirënjohje

Mbylleni vetë-examinimin tuaj duke falënderuar Perëndinë për hirin, faljen dhe besnikërinë e Tij. Lëvdoni Atë për veprën që po bën në jetën tuaj dhe për mundësinë për t’u afruar më shumë me Të.

Këshilla për një vetë-examinim të frytshëm

  • Bëjeni rregullisht: Vetë-examinimi është më i efektshëm kur bëhet rregullisht, jo vetëm gjatë krizave apo stinëve të veçanta (p.sh., Kreshmës).
  • Përdorni Shkrimin: Lëreni Biblën të udhëheqë reflektimet tuaja, pasi ajo është standardi përfundimtar për të vlerësuar jetën tuaj.
  • Jini të sinqertë: Shmangni justifikimin apo minimizimin e mëkateve. Jini të sinqertë me veten dhe Perëndinë.
  • Kërkoni llogaridhenie: Ndani reflektimet tuaja me një mik të krishterë të besuar, mentor ose pastor për të marrë inkurajim dhe mbështetje.

Vetë-examinimi nuk ka të bëjë me ndjenjën e fajit apo kërkimin e përsosmërisë; ka të bëjë me rritjen në ngjashmërinë me Krishtin përmes hirit të Perëndisë. Lëreni këtë proces t’ju çojë në një intimitet më të thellë me Zotin, një kuptim më të qartë të qëllimit tuaj dhe një ndjenjë të ripërtërirë të gëzimit në udhëtimin tuaj të besimit.

Kete artikull mund ta perdorni per vete apo te tjere. Si të bëjmë vetëekzaminim

Si mund të qëndrojmë në shtegun hyjnor në udhëtimin tonë të besimit?

Dita e trete Ne duhet te piqemi dhe te aftesohemi per te dalluar frymërat,te jemi të vëmendshëm ndaj frymërave të ndryshme që na tërheqin në një drejtim ose në një tjetër. Cfare metodash konkrete mund te perdorim për të na ndihmuar t’u përgjigjemi nxitjeve të frymës së Zotit në jetën tonë dhe t’u rezistojmë lëvizjeve të frymës së rreme? Ne te njejten kohe, na duhet te forcojme miqësinë tonë me Jezusin. Një përbërës i rëndësishëm qe duhet te kemi parasysh është lutja ndersa lexojme dhe kujtojme elemente nga jeta e Jezusit dhe kërkimi i hirit për ta njohur më nga afër, për ta dashur më me përkushtim dhe për ta ndjekur Atë më plotësisht. Tekste të sugjeruara:
  • Selanikasve 5:14-22
  • Psalmi 34
  • Luka 10:29-37
  • Mateu 6:19-21
Pika për meditim: Medito për lëvizjet e frymës së Zotit dhe të frymës së rreme në jetën tënde dhe për miqësitë që të ndihmojnë të qëndrosh në shtegun drejt Perëndisë ose te largohesh prej ketij shtegu. Si përpiqet fryma e rreme t’ju mashtrojë në mënyra tinëzare dhe tinëzare? Ku e sheh më qartë frymën e Zotit në jetë? Si po i përgjigjesh? Si po e thelloni miqësinë me Jezuin? Cilët janë miqtë me besim që të frymëzojnë dhe të ndihmojnë të qëndrosh në shtegun drejt Perëndisë? Medito për miqtë e Jezuit në Ungjij, për shembuj nga historia e kishes, për miqtë e për familjen.

Pse ecim në këtë rrugë të veçantë dhe jo në një tjetër?

Dita e Dyte – Pse ecim në këtë rrugë të veçantë në udhën tonë të besimit dhe jo në një tjetër? Le te meditojme mbi Mishërimin, se si Zoti e shikon botën me dashuri dhe hyn në të. Në mënyrë të ngjashme, Perëndia shikon rremujen e jetës sonë dhe hyn në të. Në jetën tonë gjejmë vazhdimisht dëshmi të Perëndisë që vepron në ne. Medito mbi Thirrjen e Mbretit, mbi thirrjen bindëse të zërit të Jezuit në jetën tonë. Te gjitheve na paraqen dy standarte, qe krijojne thirrjet konkurruese në jetën tonë për «pasuri, nderim dhe krenari» ose për «varfëri, çnderim dhe përulësi». Tekste të sugjeruara: Gjoni 1:35-45 Luka 5:1-11 Mateu 9:9-13 Mateu 4:1-11 Pika për meditim: Medito për aktivitetin e Perëndisë në jetën tënde dhe për zërat e ndryshëm që të thërrasin. Medito për Mishërimin: Si hyn Perëndia në mes te jetës sate? Ku i gjen dëshmitë e Perëndisë në veprim: në heshtjen e lutjes  apo në jetën tënde të përditshme? Thirrja e Mbretit: Përfytyro një udhëheqës të botës dhe pastaj imagjino Jezuin. Cfaredo beje po te therriste nje drejtues i njohur financiar, politik apo strategjik? Ku e dëgjon zërin e Jezuit në jetën tënde? Ne c’drejtim po të thërret Jezusi? Dy pyetje:
  • Kur tundohesh të ndjekësh pasurinë, nderimin dhe krenarinë në një mënyrë jo të shëndetshme?
  • Si po të fton Jezusi të thellohesh në varfëri, çnderim dhe përulësi?

Ec ne drite

1 Gjoni 1:7po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.” Kjo eshte nje te vertetat e mesuara dhe praktikuar gjysme ne komunitete te ndryshme te krishtera. Meqenese ecja jone ne drite eshte e padukshme per komunitetin por e reflektuar ne komunitet, mund te themi me siguri qe lakmusi i te ecurit ne drite eshte bashkesia biblike me bashkebesimtaret e tjere. Kjo nuk do te thote qe keta persona nuk mekatojne, por keta persona nuk e fshehin mekatin e tyre, duke mos u hequr sikur gjithcka eshte ne rregull. Cfare ndodh jo rralle eshte qe kur mekati nuk merret seriozisht ne driten e Zotit, personi perpiqet te fshihet nga te tjeret. Dhe me te drejte, sepse te tjeret nese jane nen drejtimin e frymes se shenjte mund te dallojne qe nje bashkebesimtar po ecen ne mekat.
Por cfare po na inkurajon ketu apostulli Gjon-ai qe e quante veten si te dashur prej Jezusit -eshte qe te mos hiqemi ato qe nuk jemi.
1-Ec ne drite. Shmangju pra erresires te cdo lloj forme. Kush ecen ne erresire ne nje moment apo tjeter do te filloje te beje veprat e erresires. Pra, te dy faktoret jane te rendesishem: Kush ecen ne erresire fillon te beje vepra te erresires, dhe kur ben vepra te erresires, do shtyhet te shkoje drejt erresires.
2-Ec ne driten e ndershmerise me vetveten. Mos bej pakt me asnje lloj mekati sepse ai do te mbaje deren hapur per te tjere qe te vijne me pas. Mos e genje veten si thote Apostulli Gjon ne kete leter, sepse njeriu njihet nga veprat jo nga deklaratat apo nga deshirat.
Ndersa i ekspozohemi drites, gjaku i Krishtit na pastron nga CDO mekat. Pra, ne testohemi nese vertet besojme qe Krishti na fal mekatet e perseritura, ato qe i quajme te turpshme apo te neveritshme dhe ato qe te perjashtojne nga bashkesia me njerezit e tjere. Gjoni po na thote qe nese ecim ne drite, pa hile, pa rrena por ne te vertete, Krishti na fal nga cdo mekat. Pike.
Shenja e bashkesise me te besimtaret e vertete eshte vula e dukshme e dikujt qe ka vendosur te ece ne drite.
Si po ecen ti sot?