Pyetje e thelle e bere jo nga dosido. Pilati biles pyeti Jezusin perpara se te vendoste denimin e tij me vdekje. Sa vete do te deshironin ta dinin pergjigjen, por sa te tjere as nuk guxojne ta bejne pyetjen.

Mendoj qe ka dy grupe kryesore njerezish: Ata qe kane frike nga e verteta dhe ata qe besojne qe e verteta eshte gjithmone ne anen e tyre.

Te dy grupet jane te rrezikshme, sidomos grupi i dyte. Keshtu qe dhe turmat e njerezve i afrohen liderve qe veprojne si keto dy filozofi. Te paret jetojne sikur nuk ka asnje te vertete – te hame dhe te pime se nuk jemi me shume se kafshe te evoluara. Te dytet jetojne sikur jane vete Zoti.

Kur e cuan Jezusin per ekzekutim, Pilati perfaqeson grupin e pare, i rrezikshem por i parashikueshem. Drejtuesit fetare perfaqesojne grupin e dyte, qe nuk arrijne te shikojne qe ka nje rruge tjeter pervec rruges se tyre.

E Krishti ne mes te kesaj lufte te padukshme tha: “Kush e kerkon te verteten i degjon fjalet e mia”

Sa fjale qe qarkullojne sot, sa fjale qarkulluan dje e te tjera dite me rradhe. Sa prej tyre jane te verteta? Kush e di. Askush nuk merr persiper te verifikoje 100 %. Mjafton te beje buje, mjafton te jete “Breaking news”. Sot ende ne jetojme ne kohen qe degjojme te verteten qe na pelqen ta degjojme.

Sa e veshtire eshte te kerkosh te verteten. Se brenda nesh eshte nje konflikt, ku e mira eshte e perzier me te keqen, sa qe e mira na duket sikur eshte e keqe dhe e keqja sikur duhet perdorur per te arritur rezultate te mira.

Sa e veshtire te pranosh qe te jesh gabim. Prandaj, pendimi eshte nje veti qe na mungon si shoqeri. Nuk po flas per ato deklaratat publike te bera nga politikane apo njerez publike qe gjasme i vjen keq per ndonje “gabim” te kapur mat.

Eshte veshtire te pranosh qe armiku yt mund te kete te drejte ne disa pika dhe perkrahesi yt mund te jete gabim ne pika te tjera.

Sa veshtire te jesh vetvetja ne nje kohe kur turmat percaktojne mendimin publik. Tha dikush: “Kryqezojeni” dhe turma gjakatare, iu bashkua me kor makaber. Turme qe do gjak. Turme qe ne momentin qe humb respektin per drejtuesit e vet, eshte gati t’i haje te gjalle, duke harruar qe ata jane qepur nga i njejti stof.

Sa veshtire te pranosh qe je i verber. Sidomos kur e quan veten drejtues. Sepse mjafton qe dikush degjon fjalimet e tua. Dikush te duartroket. Euforia te ngre te piedestalin qe ndoshta ne nje dite te zymte kthehet ne gijotinen tende. Ata qe te duartrokiten, qe te thirren si Shpetimtar, tashme kerkojne kryqezimin tend.

Kerkimi per te verteten do te coje cdo trim ne shtigje qe te tkurrin shpirtin. Lum kush fiton kur perballohet me veten ne pasqyren e se vertetes. Lum kush nuk zhytet ne llymin e keqardhjes por merr fuqi ringjalljese me nje identitet te ri.

A e kupton qe rroba jote e grisur nuk ka nevoje per arna te reja?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Categories