A jemi ne te perulur?

Cdo besimtar kristian ka dhe duhet te kete yll polar te jetes se tij Jezusin dhe mundohet ti ngjaje sa te mundet atij. Jezusii megjithse ishte i barabarte me Zotin perseri erdhi ne toke ne menyren me modeste te mundeshme dhe kur u rrit dhe filloi sherbesen hoqi dore nga privilegjet legjitime qe i takonin. Kulmi i peruljes se tij arriti me bindjen ndaj te Atit per t’u kryqezuar per mekatet tona ne mes te dy krimineleve. Kur kujtojme kete standart shume te larte te peruljes se Jezusit ne reflektojme rreth vetes, atyre qe na rrethojne dhe atyre qe na drejtojne.

Ne ditet e sotme nje lider model qe frymezon te tjeret quhet Sherbyes Lider (Servant Leader). Une mendoj qe Jezusi ishte personifikimi i nje lideri te tille qe ndryshoi ne menyre revolucionare konceptin mbi Krijuesin, boten, dashurine dhe moralin. Ndermjet te tjerash perulja eshte nje nga karakteristikat me dalluese te Jezusit.

Po ne si besimtare deri ku mund te shkojme ne peruljen tone?

A ka rrezik te keqkuptohemi nga bota si te dobet?

A eshte perulja dobesi apo fuqi?

Ketyre pyetjeve mund ti pergjigjemi secili sipas eksperiences personale dhe njohjes dhe besimit ne Fjalen e Shenjte. Ne jeten e perditeshme njerezit qe nuk jane besimtare jane te prirur t’a konsiderojne peruljen si dobesi. Megjithate mendoj qe ka raste miqsh qe te njohin mire dhe e dine qe nuk je i dobet pasi e ke deshmuar me prova. Kam pershtypjen qe ata cuditen me qasjen e nje besimtari ne nje situate te caktuar. Ata vertet mund te befasohen kur ju pergjigjesh me perulesi dhe respekt nderhyrjeve te tyre gjykuese dhe sfiduese. Perulesia tek ne ka limite njerezore dhe menyra me e mire do te ishte te evitojme kontaktin me njerez me energji negative dhe me egoizem te theksuar. Me e mira do te ishte qe ne te influenconim dhe t’i ndihmonim njerez te tille nese jane te gatshem dhe e mirepresin ndihmen tone. Ata mund te mos jene te gatshem ne rrugetimin e tyre dhe ne nuk duhet te dekurajohemi. Megjithate ne duhet duam te tjeret dhe te mundohemi t’i ndihmojme. Por ne te njejten kohe te ruajme veten dhe te bejme kujdes kur ndajme me dike shembuj nga jeta jone. Nese ata jane te gatshem qe te degjojne nje keshille a nje bekim nga ne besimtaret, ata do te kuptojne nevojen e tyre per driten dhe fjalen e Zotit. Ka raste kur dikush eshte ne erresire dhe nderkohe qe mendon se jemi ne. Ne kete rast mirkuptimi eshte shume i veshtire. Sepse po t’i pergjigjesh atij me te njejten monedhe do te thote qe do te shkosh dhe vete ne errresire. Kjo eshte menyra me e keqe e qasjes te cilen duhet ta evitojme sa me shume. Aishtaini thoshte per nje rast te tille “Njerezit e dobet hakmerren, te fortet falin dhe inteligjentet injorojne”. Falja eshte cliruese dhe me e mira eshte kur ja ben te ditur personit qe e ke falur. Kjo eshte nje lloj perulje e cila demonstron menaxhim te egoizmit dhe nje besim te pandalur tek Zoti. Ka raste qe personi qe ne falim nuk e meriton faljen tone. Po ne te njejten kohe ne meritojme te jemi te lire. Dhe qe te fitojme lirine duhet te falim. Kjo eshte menyra qe ka mundesi qe te clirohemi nga veshtiresite dhe te vazhdojme te qete jeten pasi kjo eshte dhe nje kerkese e Jezusit per ne tokesoret. Ne kete rast ne demonstrojme vertet forcen e nje besimtari qe ben ndryshim ne komunitet. Pra, ne kete menyre duke qene te perulur dhe duke falur ne demostrojme ne te njejten kohe fuqi mbinjerezore. Kjo pasi fuqise sone ne kete rast i shtohet dhe ajo e Jesusit.

Kur besimi eshte ne muret e kishes!

Kjo pikturë shpreh atë që ka ndodhur vazhdimisht kur osmanllinjtë pushtuan territore të krishterë dhe kishat që nuk i shkatërruan i kthyen në xhami ose objekte të tjera. Muralet me mesazhet dhe simbolet e krishtera u fshinë. Në atë kohë kur njerëzit ishin të palexuar dhe vareshin nga ajo që i thonin priftërinjtë, shkatërrimi i objekteve të tilla ishte shumë i dëmshëm sepse shpesh ishte pika e kontaktit të tyre me Perëndinë. Prishja e ndërtesave të kishave apo referencave të tjera biblike, sëbashku me presionin në drejtimin financiar dhe social, i bënë gjithmonë e më shumë shqiptarë të perandorisë osmane të largoheshin nga rrënjët e tyre fetare.

Po sot, çfarë presioni mund të bëjë shqiptarët t’i kenë të zhveshur muret e jetës së tyre nga elementet hyjnore?

Po ata që i janë kthyer adhurimit të Zotit në godinat e shenjta, ç’do të bëjnë kur vajtja në këto godina nuk do jetë e mundur apo e lehtë?

Çfarë po bëjnë sot besimtarët që COVID nuk i lejon të shkojnë tek ndërtesa e shenjtë?

Ndërsa vëzhgoj kalimtarë dhe shoferë që kalojnë afër shtëpisë sime që gjendet pranë një objekti të tillë fetar dhe jo rrallë arrij të kap në të qindat e sekondës, që bëjnë kryqin ndërsa kalojnë shpejtazi afër. Është një kujtesë e mirë e simbolit më të rëndësishmë të krishtërimit. Po a mjafton që ta mbajë një person të gjallë shpirtërisht, bërja e një kryqi afër ndërtesës së kishës? Apo lutja përpara një ikone në shtëpi?

Më kujtohet në Shqipëri sa herë shihja shoferë që përpara makinës mbanin librin e shenjtë të fesë së tyre, duke harruar që nuk ishte kartoni i librit ai që ju jepte atyre mbarësi, por fjalët brenda librit.

Justifikimi kryesore që kam dëgjuar këto 25 vjet si i krishterë mbi apatinë e individëve ndaj mësimeve të krishtera ishte që “Enveri i shkatërroi kishat e xhamiat dhe ne u rritëm pa Zot”. 

Imagjino të shkosh në një vend ku nuk ka patur shkollë dhe justifikimi të mos ndërtohet shkolla e re, të jetë që për 40 vjet ky vend nuk ka patur shkollë dhe ne jemi rritur pa mësues.

Pas 91′ misionarë dhe misione të cdo kahu erdhën në Shqipëri: arabë, italianë, grekë dhe protestantë nga dhjetra kombe (anglezë, gjermanë, amerikanë, kanadezë, hollandezë, italianë, brazilianë, etj etj). Unë i përkas grupit të katërt dhe jam fryt i atyre misionarëve që punuan me mish e shpirt me njerëz që erdhën nga xhungla mendjeshplarë ish-komuniste.

Por mentaliteti anti-teist shikonte tek shumë misionarë vetëm një gjë: ndërhyrjen e vendeve nga vinin në punët e brendshme të Shqipërisë. Koncepti i spiunëve nuk kishte dalë ende nga mendja jonë. Kur unë u bëra predikues, numri i atyre që mbështetën vendimin tim ishte gati ZERO. (Krejt ndryshe kur këtë gjë merrnin vesh njerëzit në Kanada – kishin zakonisht respekt për njerëzit e kishës. Jo më kot jemi 2 shekuj diferencë në mentalitet). Me kalimin e viteve nuk ishin të paktë ata që e lidhnin punën time për kishën veç me një arësye: të japin rrogë të mirë. Mendja anti-teiste nuk shikonte dot përtej hundës së vet materialiste.

Si përfundim, dua të ftoj cdo lexues të konsiderojë të njohë Perëndinë përtej afreskeve të mureve të kishave dhe të lejojë që piktura më e bukur të gdhendet në shpirtin e vet. Atë nuk ka asnjë qeveri dhe asnjë barbarizëm që mund të fshijë.

C’ne Jezusi me grate?

Ndersa kujtuam javen qe shkoi Ringjalljen e Krishtit prej se vdekuri dhe fillimin e nje epoke te re ne fushen e besimit dhe marredhenies me Perendine, nuk mund te leme pa vene ne dukje nje detaj interesant. Ky detaj ndoshta nuk na ben pershtypje ne qe jetojme ne Kanada por ende i ben pershtypje disa shoqerive ku pabarazia gjinore eshte ende ne fuqi.

Personi i pare qe e pa Jezusin te ringjallur ishte Maria Magdalena. E sigurt eshte qe kishte qene nje individ me pasuri-sepse ishte e para ne listen e grave qe ndihmuan financiarisht skuadren apostolike te Jezusit. E sigurt eshte qe Jezusi e kishte cliruar ate prej 7 demonesh. Nuk eshte e sigurt nese kjo Mari eshte Morta e Lazarit dhe Martes.

Maria ishte e para qe vajti te dielen ne mengjes tek varri dhe ishte e para qe u surprizua me gurin e varrit te levizur nga hyrja. Ishte e para qe vajti dhe i tha apostujve burra ate qe kishte pare. Ishte e para qe Jezusi ju shfaq.

Problemi ishte qe deshmia e nje femre nuk ishte shume e besueshme ne ate shoqeri. Ajo qe na ben te mendojme eshte qe pse Jezusi qellimisht zgjodhi t’u shfaqet njerezve jo ne nivele te rendesishme: se pari zgjodhi si apostuj peshkatare e me pas vendos t’i shfaqet nje gruaje. Pali thote qe Krishti zgjodhi te dobtet e kesaj bote per te sfiduar te fortet, te pamesuarit e kesaj bote per te sfiduar te diturit. Krishti me zgjedhjen e deshmitares kryesore te nje gruaje si Maria, solli nje perspektive ndryshe dhe nje revolucion social qe ende ka efekt ne shoqerite e sotshme.

A eshte dicka ne Shkrimet e Shenjta qe sfidon realitetin tend shoqeror?

Te ruajme bashkesine

Le të lexojmë se c’na thotë Hebrenjve 10: 24-39

Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.(v.24-25)

Bashkesia jone me Perendine nuk duhet te kthehet ne nje bashkesi egoiste. Ne duhet te kemi bashkesi me te krishtere te tjere ne nje bashkesi lokale. Sic na thote ky shkrim disa besimtare te lekundshem e kishin vecuar veten nga bashkesia me kishen. Na duhet t’i japim rendesi theksimit qe na jepet ne kete varg: ajo cfare japim ne bashkesi dhe jo ajo qe marrim. Besnikeria ne pjesemarrje ne takime te kishes inkurajon te tjeret dhe i nxit ata per te dhene dashuri dhe per te bere punera te mira.

Nje nga motivimet kryesore per besnikeri eshte ardhja e shpejte e Jezus Krishtit. Ne fakt vendi tjeter ku permendet fjala “mbledhurit bashke (v.25) eshte tek Letra e dyte drejtuar Thesalonikasve 2:1 ku tema eshte bashkimi me Krishtin ne ardhjen e Tij.

Tre virtytet kryesore te krishtera paraqiten ne kete pjese te Hebrenjve qe lexuam me lart: besimi (v.22), shpresa (v.23) dhe dashuria (v.24). Keto virtyte jane fryti i bashkesise sone me Perendine ne shenjteroren e Tij.

Reflektim:

  1. Cfare jane perfitimet kryesore qe ti merr nga pjesemarrja ne nje grup ku adhurohet Perendia?
  2. Cfare jep ti si pjese e atij grupi?

Meshari i Gjon Buzukut

Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare.Per autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ç’baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit. “u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku” Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së Mbishkodrës, mendohet të ketë qënë nga Kraja.Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.Më 1740 atë e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, që ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gëzim për këtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe.Libri mendohet te jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip.Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot. Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane.Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit.Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Eshtë kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s’mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar.Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar.Kjo ndoshta, është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në dy kopje, të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.


Historia e shkrimit te vepres

Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.
Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është “Meshari” i Gjon Buzukut (1555).
Vepren e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtë kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.

Studime e botime mbi vepren

“Meshari i Gjon Buzukut” (1555) , Tiranë 1968.
Ky eshte botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.Namik Resuli, “Il Messale di Giovanni Buzuku, Vaticano – 1958”, eshte po ashtu botimi i plotë dhe me transkriptim.

Permbajtja e vepres

Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur “Meshar”
Eshtë shkruar në shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin.
Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:


“… Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë…Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë…”

(… Ne vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t’u punuar në gjuhën tonë.)

Ne kohën e protestantizmit në Europë – kërkesa kryesore e kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.

I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t’u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë.
Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim.
Ai shkruan në pasthenie:
“..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë ( me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë..”.


Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara.
Në “Meshar” gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të botës:

“Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut.”

Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me vete. Gjuha e veprës e ka bazën në të folmen e Shqipërisë Verilindore.

Vepra e Buzukut, ne rrafshin poetik dhe estetik

Gjon Buzuku eshte pa dyshim nje nga koloset e kultures shqiptare. Ai eshte nismetari i madh. Emri i pare i Bibliotekes se Gjuhes Shqipe. Kryevepra buzukiane eshte kompedium linguistik me vlera te pazevendesueshme jo vetem ne rrafshin e shqipes se kultivuar, por dhe ne rrafshin me te gjere te albanogjise e te studimeve krahasimtare ballkanike. Skematika filologjike e tekstit te Buzukut ka rendesi te shumefishte, polivalente. Eshte pike referuese dhe pertej kufijve te percaktuar filologjike. Per ne ka rendesi qe Buzuku te konceptohet shume me teper nga c’eshte paraqitur nga skema e tekseve shkollore apo nga studiuesit qe te ndikuar nga koncepte politizuese e idologjizuese nuk kane pare pertej gjethes pyllin. Ne 1582, u be reformimi i kalendarit, u zevendesua kalendari julian me ate gregorian. Ky reformim llogariti 10 dite me pak ne baze te nje analize kalendarike me te sakte. Kjo do te thote se kemi nje zhvendosje te datave kur Buzuku nisi dhe mbaroi librin e tij. Sic dihet, ne Pasthenie, Buzuku shprehet se e nisi vepren me 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Kalendari gregorian mbas 1582 korrigjon perfundimisht keto limite dhe ne duhet te themi, sic e vuri per here te pare ne dukje prof. Dh. Shuteriqi se Buzuku e nisi librin e tij per ta shkruar me 10 mars 1554 dhe e mbaroi me 24 dhjetor 1554. Data e botimit te librit behet nje vit me e hershme.Ne do te percaktojme ne kete shkrim nje teze studimore qe i jep vlera Buzukut edhe si shkrimtar e krijues i mirefillte. Natyrisht qe Buzuku eshte perkthyes i madh. Edhe perkthyesi duke respektuar ekuacionet e gjuheve, ne te cilat ai realizon konvertimet gjuhesore ka megjithate nje liri krijimi, sidomos ne ndertimin e struktures sintaksore apo edhe ne zgjedhjen e pershtatshme leksikore. Por, te shtrosh tezen se Buzuku ishte me teper se kaq do te thote ta vleresosh ate me teper se sa roli i perkthyesit. Nje studim me i kujdesshem i librit te Buzukut na ben te mundur te gjejme ne tekst shume elemente te rinj dhe konkretisht edhe fragmente proze apo dhe poetike, origjinale.

Lexoni tekst te Buzukut ne Shqipen e asaj kohe

Lexoni me shume librin e Zeqirja Nezirit -Meshari i Buzukut te cilin mund ta shkarkoni.

Pse prinderit duhet t’i marrin femijet e tyre ne kishe?

Para disa vitesh kam bere bisede me nje te afermin tim lidhur me menyren sesi do te rriteshin femijet tane qe kishin gati te njejten moshe. Vajza ime qe e vogel ka shkuar ne takimet e kishes ku shkoja sebashku me gruan. Kur ishte ende disa jave ne e perkushtuam me lutje perpara Zotit. I dhuruam qe ne fillimin Biblen Time te Pare – nje variant i thjeshtezuar i bibles per femije te vegjel, gje qe vajza e hapte dhe bente sikur e lexonte, duke na kopjuar ne.

I afermi im me tha qe nuk donte t’i shtynte femijet e tij ne nje jete fetare, ata mund ta zgjidhnin vete me vone kete gje. Pra, dy perspektiva ishin ne diskutim, nese duhet t’ia ofrojme jeten e krishtere femijeve apo t’i leme ne dore te tyre. Me lejoni t’ju jap nje detaj qe i afermi im nuk eshte person qe shkon ne kishe dhe ende nuk eshte i sigurte per ekzistencen e Perendise.

Une mendoj qe eshte shume normale per nje familje te krishtere t’i prezantoje me Jezusin, kishen, besimin qe ne fillim. Nese besimi eshte pjese normale e prinderve, nuk ka pse te mos jete pjese normale e femijeve. Ky nuk eshte abuzim me femijen. Prinderit e bejne pjese te gjerave qe bejne dhe femijen e tyre. Me lejoni t’u pergjigjem te ashtequajtur prinderve liberale: 1) Nese prinderit marrin pjese ne nje Pride Parade, a i marrin femijet e vet me vete, pa i pyetur nese jam pro apo kunder? 2) Nese prinderit shkojne ne nje koncert per festat e Nentorit, a nuk i marrin femijet me vete, pa i pyetur ata nese duan te jetojne si shqiptare apo si kanadeze kur te rriten? 3) Nese prinderit deshirojne qe femija i tyre te mesoje Frengjisht, a nuk marrin kete vendim zakonisht pa i pyetur femijet e tyre, duke besuar qe po e bejne per te miren e femijes? 4) Nese prinderit gatuajne mish cdo dite dhe ja japin femijes, a nuk e bejne ata pa e pyetur femijen nese do te jete mishngrenes, vegan apo ne mes?

Pra, nje prind i mire do perpiqet t’i jape femijes ate qe beson qe eshte me e mira. Nese besimi ne Krishtin, vajtja ne Kishe dhe zbatimi i mesimeve Biblike eshte i mire per prindin, ai/ajo ne menyre automatike dhe normale do ia ofrojne dhe ngulisin femijeve te tyre. Pra, ta drejtosh femijen drejt nje jete te krishtere, absolutisht nuk mund te shihet si abuzim me te femijet. Eshte shume normale. Femija kur rritet merr vendime qe jo rralle ndeshen me ate qe prindi deshiroi, parashikoi dhe e mesoi femijen. Ne te gjithe jemi deshmitare te kesaj -duke e patur me te lehte ta bejme vete, sesa te na e bejne femijet.

A ka te mira vajtja ne kishe? Patjeter qe po. Me lejo te rradhis disa prej tyre.

1-Nese e besojme qe Fjala e Zotit eshte si nje shpate qe ndan mendimet e zemres dhe te verteten nga genjeshtra, a nuk do te doje qe femijet e tu te rriten me aftesi per te dalluar te miren nga e keqja? A nuk do te krijoje mundesi qe te degjonin sa me shume nga kjo fjale? E ku flitet me shume fjala e Zotit sesa ne takime te kishes? Ajo qe femijet tane degjojne, do ndikoje ne formimin e tyre. Fjalet kane fuqi dhe ndersa media lufton per te marre vemendjen e femijeve tane duke ju ofruar dhe mesazhe qe ne nuk biem dakort, ne duhet gjithashtu te jemi te qellimshem per t’ia ofruar vetes dhe femijeve tane mundesine per te degjuar vazhdimisht Fjalen e Zotit dhe menyrat sesi mund ta veme ne zbatim parimet hyjnore ne jeten tone te perditshme.

2-Nje prind i krishtere shpreson qe femijet e vet kur rriten po ashtu jane pjese aktive e kishes. Kjo fillon me respektin qe i jepet nje dite ne jave ( qe zakonisht eshte e diela) ku nuk behen punet e zakonshme por i jepet fokusi pushimit ne Zotin. Cfare prinderit bejne, femijet zakonisht kopjojne. Nese nje prind merr pjese me deshire ne takimet e kishes, femijet do e kuptojne kete gje dhe kur rriten kane me teper mundesi te jene aktive ne kishe sesa femijet e prinderve qe jane te krishtere vec dy ore te dielave.

3- Miqesia qe femijet e tu do te ndertojne me femije te tjere te krishtere do te kete perfitime. Te gjithe e dime qe “shoqerite e keqija prishin zakonet e mira” apo “me thuaj me ke rri, te them se kush je“. Pjesemarrja e rregullt ne takime te kishes i ofron femijeve te tu nje mundesi per te bere shoqeri me femije te prinderve qe mendojne si ty ne lidhje pa parime etiko-morale te jetes. Hebrenjte 10:25 na inkurajon te mos heqim dore se mbledhuri sebashku si te krishtere. Ne jemi qenie sociale dhe do te ndertojme shoqeri. Nga eksperienca ime si i rritur prej se paku 25 vitesh, mund te them qe shoqerite me te mira i kam me njerez qe jane besimtare. Imagjino sikur nje pjse te ketyre shoqerive t’i kisha qe kur isha femije.

4- Kisha permes programeve ofron mundesi te jashtezakonshme per femijet. Femijeve pervec se mundesise per te mesuar, u ofrohet mundesia per t’u angazhuar dhe per te qene aktiv: kjo si ne aktivitete te brendshme te kishes apo jashte saj duke ndihmuar ne komunitet. Ne kishe femijeve u jepet mundesia qe t’i zhvillohen aftesite e drejtueshmerise, marrjes se pergjegjesive,por mund te zbuloje aftesi ne kendim, aktrim, kercim qe ndoshta nuk do te dalin shume ne pah, nese nuk do u ofrohet kjo mundesi. Ju besoj qe jeni te informuar qe shume kengetare te njohur e kane filluar karrieren e tyre duke kenduar ne kishe. Eshte i vetmi vend social ku te gjithe kendojne te pakten nje here ne jave.

Cfare mendon ti? A je dakort me keto vezhgime dhe sugjerime? Jeni te mirepritur te komentoni apo te beni pyetje te tjera duke derguar nje email tek info@kishashqiptare.ca.

Ateisti qe nuk ka lexuar Biblen

Sa here me ka ndodhur qe kam takuar njerez qe nuk besojne tek ekzistenca e Perendise, dhe jane shume te bindur qe Bibla nuk eshte fjala e Zotit. Por nuk e kane lexuar asnjehere. Kur bisedon thelle me to shikon qe bindja e tyre e thelle vjen nga disa dokumentare qe kane pare ne TV. Shpesh i kam thene “PO ato dokumentaret e tjere qe flasin per ekzistencen e Perendise i ke pare?” sigurisht qe po, por nuk kishin qene aq bindes, sesa te paret.

Ne kete moment qe une po shkruaj kete artikul, shtepia ime nuk eshte plotesisht ne rregull. Kemi hyre ne shtepi te re. Ende kemi gjera te panxjerra nga kutite. Ustallaret po punojne dhe e kane shtuar rremujen. shpesh nuk di ku jane gjerat qe dua. Kur kerkoj per dicka syte e mi kalojne dhjetera objekte ne sekonde, por une nuk i jap vemendje, sepse po kerkoj per dicka tjeter.

Une besoj qe ne duhet te jemi shume te kujdesshem per te kerkuar fakte dhe prova qe vertetojne apo konfirmojne te verteten. Opinioni im eshte qe te rralle jane njerezit qe lexojne nje liber qe flet per ceshtje te perjetesise dhe religjionit, pa nje pale syze paragjykuese. Kjo vlen dhe per te krishteret. Jo rralle ndodh qe predikuesit ne nje menyre apo tjeter thone qe njerezit nuk kane nevoje te binden nga ndonje menyre apo liber tjeter mbi te verteten, nese Bibla nuk e bind. Kjo eshte pjeserisht e vertete dhe relative. Them relative, sepse secili prej nesh i afrohet kerkimit te vertetes me nje qellim kryesor. Shpesh ky qellim nuk behet publik. Personalisht besoj qe e verteta nuk ka nevoje te mbrohet, por te prezantohet, ajo mbron vetveten.

Pra dikush qe thote qe Zoti nuk ekziston, ka shume mundesi qe nuk i ka bere mire detyrat e shtepise. Nuk ka kerkuar gjithe materialet e nevojshme, por ka marre citime qe i interesojne. Thelle mendoj qe nje ateist nuk deshiron qe te ekzistoje nje Perendi qe t’i thote se cfare eshte e drejte per te bere dhe qe t’i kerkoje llogari ne fund. Pra nuk eshte se nuk ka fakte, por nuk ka nje deshire per te gjetur faktet. Eshte si puna e hajdutit qe nuk eshte ne kerkim te policit.

Kur u bera besimtar me shume se 20 vjet me pare, kam thene me vete: “pse o Zot ma zbulove veten, kur isha kaq i ri. doja te beja pak me shume qejf dhe ndoshta kur te kaloja te dyzetat mund te filloja te besoja.” Cfare doja te thoje me kete ishte qe per mu ate besoj, do te thote qe me ndalohet te bej disa gjera qe doja ti beja.Pike! Pra kisha interes per t’i shpetuar ferrit pas vdekjes, por mendoja qe jeta si besimtar do me kufizonte nje jete si te ma donte qejfi. Vite me vone, deshirova qe te isha bere besimtar ende me i ri, sepse isha ndotur goxha gjate viteve te para te jetes.

Bibla eshte nje liber me shume informacione, disa duket te cuditshme, disa te ofendojne, por duhet pare si nje pershkrim i 40 personave qe ka shkruar per nje pjese te historise, ku Perendia ka vene gjurmet e dukshme. Tek libri i Romakeve Rom 1:19-20 Pali shkruan “ meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.”

Eshte e vertete! Nese shikon me sy te lire dhe analizon pa paragjykime do kuptosh qe ka krijues, Ai i ka bere gjurmet e tij te dukshme, qe askush te mos thote : “nuk e dija, nuk e kuptova”  me vone Pali shkruan tek Romakeve 1:21-31  “Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë, dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve. Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre, që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen. Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre. Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme, duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi, mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve, të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.”

Njerezit vendosen te mos e njohin ne zemrat e tyre Perendine, dhe ai lejoi qe Mashtruesi te punoje me ta dhe ata t’i dorezohen cdo vepre te painciuar nga Perendia.

Perendia eshte i drejte, i jep secilit ate qe kerkon. Miku im, mos u bej i paditur me dashje, sepse padituria nuk eshte justifikim i pranueshem perpara gjykatesit. Lexoje Biblen me nje sy tjeter, lexoje me mundesine qe eshte e vertete per ate qe deklaron qe eshte. Ji i sinqerte me shpirtin tend, te pakten nje here. Mund te besh nje lutje te tille: “Zot nese eshte e vertete qe ti vertet ekziston, te lutem me hap syte te shoh gjurmet qe ti ke lene ne mesin tone, ne kete brez”.

Koncepti për Perëndinë në Islam dhe Krishterim

Fatkeqësisht, denoncimi që i bën Kurani doktrinës së Trinisë duket se bazohet në një keqkuptim të rëndë të kësaj doktrine. Së pari, të japim pak kontekstin historik të kësaj. Deklaratat e hershme të besimit të krishterë e përqasën gjuhën e të folurit për Marinë si nëna e Zotit, sepse ajo lindi Jezus Krishtin. Për ata që nuk e njohin mirë teologjinë e etërve të hershëm të kishës, një shprehje e tillë, “Nëna e Zotit”, doemos do të shkaktojë keqkuptime. Por ajo që etërit e kishës donin të thoshin me këtë shprehje ishte se personi të Cilin Maria e lindi në trajtë njerëzore është një person hyjnor. Por Maria nuk solli në jetë natyrën hyjnore të Krishtit. Megjithatë, ajo mund të quhet “Nëna e Zotit”, pasi Krishti, të Cilin ajo e solli në jetë në trajtën e Tij njerëzore, ishte person hyjnor.

Ligjerata eshte dhene nga Dr.William Lane Craig nje nga intelektualet e shquar te kesaj fushe.

Si na drejton Perendia?

Perendia vepron dhe realizon planin e Tij permes nesh nepermjet menyrave te ndryshme. Le te shohim se cfare na thote Shkrimi i Shenjte lidhur me kete.

  1. Permes situatave. Te gjithe e kemi pare veten ne situata te tilla ku pas reflektimeve te mevonshme kemi kuptuar qe nuk ka qene rastesi. Disa prej situatave kane qene te dhimbshme dhe jo rralle e konfuzojme veten dhe te tjeret me planin e Perendise qe te kalojme permes vuajtjesh. Apostulli Pal dhe bashkeudhetari i tij Sila u gjenden ne burg pa ndonje aresye te forte. (Veprat e Apostujve 16) Me vone shohim qe ndersa ata lavderojne Zotin ne burg, burgu tronditet nga nje termet dhe dyert hapen. Nderkohe Zoti kishte hapur dhe zemren e gardianit te burgut per te pranuar ungjillin. Ai dhe familja e tij besojne dhe pagezohen. Te nesermen apostujt largohen duke reflektuar sesi Perendia lejon te shkojme ne situata te tilla duke patur ne mendje njerezit qe do te takojme aty.
  2. Permes urdherimeve. Nje shtet i rregullt behet i tille per shkak te ligjeve te drejta dhe zbatimit te tyre. Ne nje vend qe kerkon te beje vullnetin e Perendise, urdherimet vijne si vijezimet e dukshme ne nje hapesire ku secili ben ate qe i vjen per shkurt dhe per mbare. Kur Perendia thirri popullin e Izraelit te ishte nje popull qe do ekzistonte per lavdine e Perendise dhe nje drite per kombet e tjera, kjo do te vinte permes ndryshimit te veprimeve te tyre dhe mbi te gjitha te menyres se menduarit. 10 urdherimet kryesore dhe te tjera pas ketyre ishin per ta kufizuar por dhe per ta drejtuar popullin e Zotit. Ata qe i binden urdherimeve kane mundesi te perjetojme me shume bekimet dhe miresine e Perendise sesa ata qe nuk i binden. Sigurisht qe miresia e Zotit ben qe te bjere shiu i meshires se Tij mbi te mire dhe te keqinj, por sigurisht per zbatuesit e urdherimeve te Tij shperblimi eshte ndryshe si ne kete jete dhe ne ate te perjetshme.
  3. Permes Frymes se Shenjte qe punon me nje mentalitet te reformuar. Nje mendje e ndricuar merr vendime ndryshe sesa nje mendje e mbushur me krenari, deshira te pashenjteruara, zili apo egoizem. Rom 12 na inkurajon qe ndersa lejojme fjalet e Perendise te banojne ne mendjen tone dhe ne fillojme mendojme si Perendia, ne do te kemi mundesi jo vetem te dallojme te miren nga e keqja por dhe te kuptojme vullnetin e Perkryer te Perendise. Shumica e vendimeve qe marrim nuk mund te sqarohen permes nje aplikimi direkt te urdherimeve ne Bibel. Pra, ne kete rast jemi ne qe marrim vendimet.
  4. Deklarata direkte. Bibla ka raste ku Perendia apo nje engjell i tij urdherojne njerezit te shkojne diku apo te bejne dicka. Pavaresisht se kjo nuk ndodh perdite dhe s’duhet te jete menyra kryesore qe ne marrim orientime, kjo ndodh. Ne kete rast pergjegjesia eshte me e madhe per ate qe merr urdherimin sesa ne rastet kur personi ka nje ide apo nxitje te brendshme per te bere nje gje. Kujtoni ungjilltarin Filip ndersa Zoti e urdheroi te shkoje drejt rruges midis Jeruzalemit dhe Gazes. (Veprat 8). Me vone ndersa Filipi ishte ne ate rruge, Zoti serisht i thote: “Shko dhe arrij ate karrocen perpara teje”. Moisiu mori urdhera nga Perendia disa here, qe nga momenti i pare ne shkurren e zjarrte e deri ne momentin kur do te ndahej nga populli i Izraelit dhe sesi te caktonte zevendesuesin e tij.

Rreziku eshte ne dy drejtime: 1) kur gjithcka qe na pershtatet, vendimet ia atribuojme Perendise. Ne kete rast personi nuk ka problem te beje gjithcka pa e vrare shume ndergjegja. Ky person eshte krenar dhe me vetesiguri te tepruar. 2) kur behet ajo qe eshte me e lehte, qofte sepse dikush tjeter po na thote ta bejme ose na duket rruga me e mire. Shpesh Perendia nuk i therret njerezit e tij ne rruge pa probleme, por ne situata ku vendimmarrja jone (sipas kendveshtrimit te Perendise) do te sjelle ndryshime pozitive.

Ne pergjithesi Perendia bashkevepron me ne, qofte kjo kur na vendos ne situata te paparashikuara apo kur na urdheron te bejme, te themi apo te shkojme diku. Se fundmi ne jemi pergjegjes per ate qe na ndodh neve dhe te tjereve. Dostojevski diku ka thene (po e pergjithesoj) qe ne jemi fajtore per ate qe kemi bere ne dhe ate qe kemi lejuar te tjeret te bejne.

Mendo per kete gje sot!

Endrit Mullisi

Pse eshte e rendesishme te marresh pjese ne nje grup te vogel?

Ne takimet e se dieles formati qe ofrohet nuk krijon shume hapesira per besimtaret te ndertojne miqesi te forta apo te ndajne me shume nga ajo qe po ndodh ne jeten e tyre. Prandaj prej shume vitesh shume kisha ofrojne mundesine qe besimtaret te takohen dhe jashte dites se diel. Dhe kjo eshte shume fleksibel: disa takohen ne pushimin e drekes (per ata qe e kane punen afer), disa takohen ne nje prej shtepive te besimtareve, disa takohen ne kafeteri. Vendi nuk eshte kryesor, por bashkesia qe ndertohet ne  nje grup eshte shume bekim. Kontakto me ne per te marre pjese ne nje grup ekzistues ose per te diskutuar fillimin e nje grupi ku mund te marresh pjese.