Sfida e vertete
Dashuri pa kufi
Shpresoj kjo histori e jashtezakonshme e treguar prej Jezusit dhe e regjistruar tek Ungjilli sipes Lukes kapitulli 15, do ju ftoje te mendoje mbi thellesine, gjatesine dhe gjeresine e dashurise se Perendise per secilin prej nesh, te penduar apo jo, te sinqerte apo jo, te bindur apo jo. Vetem kur e perjeton kete dashuri, ke guxim ta thuash publikisht qe nuk krahasohet me tjeter dashuri. Kjo dashuri te fton, te pret, te perqafon por nuk te detyron dhe nuk te shtyn me zor drejt saj.
“Një njeri kishte dy bij. Më i riu i tyre i tha babait: “Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon”. Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë. Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur. Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall. Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat. Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte. Atëherë erdhi në vete dhe tha: “Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria! Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t’i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje; nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu”. U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi. Dhe i biri i tha: “O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt”. Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: “Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë. Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi, sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”. Dhe filluan të bënin një festë të madhe. Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle. Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç’ishte e gjitha kjo. Dhe ai i tha: “U kthye yt vëlla dhe yt atë theri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë”. Kur i dëgjoj këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të hynte. Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: “Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s’kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s’më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi. Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur”. Atëherë i ati i tha: “O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja.
Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”
KUSH THOTË SE PARAJA NUK SJELL LUMTURINË?
Nga: Robert J. Tamasy
Çdo kulturë ka proverbat e saj, fjalë të urta që i kanë rezistuar kohërave e që kanë kaluar nga brezi në brez duke u pranuar si të vërteta. Por jo të gjitha janë të vërteta. Marrim, për shembull, proverbin që përsëritet aq shumë (në Amerikë): “Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por emrat s’kanë ç’më bëjnë.” Në të vërtetë, emrat (e njerëzve), kur është fjala për kujtime të pakëndshme prej tyre, të shkaktojnë shqetësim dhe shpesh dhimbja shpirtërore që sjellin, mund të jetë më jetëgjatë se sa dhimbja fizike që provon kur goditesh nga ndonjë objekt.
Një tjetër proverb me vërtetësi të dyshimtë është ky, “Paraja nuk sjell lumturinë.” Mendohu pak: A nuk ndjehesh i lumturuar kur ta rrisin rrogën në punë? Po kur merr papritur ndonjë çek parash, a nuk përjeton momente lumturie? Po kur ke vendosur të shesësh diçka dhe merr vesh se çmimi i saj në treg është më i lartë nga sa ke menduar, a nuk ndjehesh i lumturuar? Edhe Bibla e pranon se,
“Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por të varfrin e braktis miku i tij…të gjithë janë miq të atij që bën dhurata” .
(Fjalët e Urta 19:4, 6)
Padyshim, nëse do të zgjidhnim para dy mundësive – për të pasur ose mos pasur para – të gjithë do të zgjidhnim mundësinë e parë. Apo jo? Por çështja është se çfarë nënkuptojmë me fjalën “lumturi”?
Vite më parë kam dëgjuar një program në radio që bënte një dallim të shkëlqyer midis lumturisë dhe gëzimit. Lumturia, thuhej aty, ka të bëjë me ngjarje, faktorë të jashtëm që ndikojnë mbi ne në mënyrë pozitive ose negative. Gëzimi, shpjegonte folësi, është një ndjesi e brendshme mirëqenieje, diçka që nuk varet nga çfarë ndodh rreth nesh. Të marrim si shembull rastin kur blejmë një makinë të re. Ky fakt mund të na lumturojë së tepërmi duke filluar nga çasti që ndjejmë aromën karakteristike të makinës së dyqanit dhe prekim aksesorët e saj modernë e deri në çastet kur provojmë emocionet e ngarjes së një makine të re. Megjithatë, nëse dikush në parkim na e godet makinën e na shtrembëron parafangon e saj, lumturia që provuam zhduket menjëherë. Ky lloj lumturimi venitet edhe me kalimin e kohës teksa shohim makinën tonë që fillon e vjetrohet. Pra, paratë mund të blejnë lumturi, por ato nuk mund ta ruajnë atë përgjithmonë.
Gëzimi, përkundrazi, mund të ruhet edhe në çaste dhimbjeje, humbjeje, ose fatkeqësish të mëdha. Sepse ai ka të bëjë me ndjenjën e plotësimit të brendshëm shpirtëror dhe nuk cënohet nga rrethana të jashtme. Prandaj është më e saktë të theksojmë se paraja mund ta blejë lumturinë, por ajo nuk mund të blejë gëzimin.
Edhe Bibla flet për këtë: Syno për gjërat e duhura. Paraja është e dobishme, por ajo ka limitet e veta. Ajo s’ka vlerë kur vijmë në fundin e jetës tonë. Në atë pikë, ajo që ka rëndësi është vetëm trashëgimia që lëmë pas, reflektimi mbi atë se si e jetuam jetën dhe çfarë ndikimi lamë në këtë botë.
“Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja”
(Fjalët e Urta 11:4)
Fokusohu në gjërat që zgjasin në kohë. Një tjetër proverb thotë: “Kollaj vjen, kollaj ikën (nga kjo jetë mbi tokë)” Pra, a është mençuri që t’ia përkushtojmë gjithë kohën dhe energjitë tona sigurimit të pasurive që mund t’i humbasim aq lehtë e shpejtë?
“Mos u lodh për t’u pasuruar…Sa të hapësh e të mbyllësh sytë pasuria do të bëjë krahë e do të fluturojë drejt qiellit si shqiponjë.
(Fjalët e Urta 23:4-5)
Grumbullo pasurinë e vërtetë. Nëse kuptimin e jetës tonë e gjejmë tek gëzimi në kuptimin e plotësimit shpirtëror, pak rëndësi ka nëse kemi shumë para apo hiç fare.
“Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë ku i brejnë tenja dhe ndryshku dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin. Përkundrazi, mblidhni për vete thesare në qiell ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë e nuk vjedhin”
(Mateu 6:19-20)
Krenaria: A eshte gjithmone e keqe?
Kush jane dy shprehjet qe i kam degjuar me shume?
“Jam krenar per ty” dhe “Jam krenar qe jam shqiptar”
Bibla nderkohe na flet qe te jemi ne alert lidhur me krenarine. Meqenese fjalet sherojne dhe vrasin, sqarojne dhe turbullojne, do perpiqem te sqaroj dallimin midis dy lloj krenarive. Po, jane dy lloj krenarish, nga njera te shmangesh dhe tjetren ta inkurajosh.
Po flas separi per te dyten qe ka me pak nevoje per sqarim.
Kur i thua femijeve, te afermve, miqve “jam krenar per ty/ju” dhe shprehen ne forme mirenjohjeje dhe inkurajimi eshte shume positive. Kur gruaja ime u diplomua me rezultate te shkelqyera ndersa kishte vec 4 vite ne Kanada dhe e filloi te mesoje anglishten prej zeros, une isha krenar per arritjet e saj. Te njejten gje sa here qe vajza ime sillte rezultate te mira ne shkolle apo ne arritjet e saj. Une kam qene krenar per arritjet e saj. Kjo lloj krenarie perkthehet edhe si nje lloj vleresimi per punen, perkushtimin e tjetrit. Puna eshte e mire dhe eshte nje detyre qe Perendia ja ka dhene njeriut qe nga fillimi, perpara se te mekatonte. Te punosh dhe te besh gjerat e duhura nen udhezimet e Perendise dhe per lavdine e Perendise eshte gje e mire dhe duhet jo vetem aprovuar por dhe vleresuar. Jo rralle prinderit mund ta kalojne pa dashje ate qe quhet krenari per arritjet duke kaluar ne mburrje. Jo ben qe jo rralle te degjosh deklarata krenare krahasuese, qe femijet shqiptare jane me te miret e shkolles aty ku jane ne diaspore. Jo rralle certifikata inkurajuese qe u jepen femijeve ketu ne Kanada nga shkolla, lexohen ne Shqiperi se arritje te jashtezakonshme shkencore dhe fryhet “krenaria” qe raca jone eshte race e zgjuar.
Krenaria e pare eshte ajo qe Bibla flet kundra. Fillon me konceptin kur gjithcka rrotullohet rreth nesh apo asaj qe e quajme tonen, qofte dhe identiteti.
Krenari e keqe eshte ndjenja e superioritetit lidhur me rendesine, meritat, dinjitetin, sjelljet -krahasuar me te tjere. Shpesh kjo vjen nga nje frike dhe pasiguri e pashprehur te identitetit qofte te hedhur poshte nga te tjere me dashje apo te pavleresuar sic deshirohet.
Kur individi ka ne qender jo Perendine por vetveten, atehere pret qe objekti i adhurimit te jete i perkryer – dhe kur perkryerja nuk eshte tek idhulli qe kemi krijuar atehere ne i japim vlera dhe shkelqim qe nuk e meriton, qofte duke e ngritur ate ne qiell ose duke u perpjekur te hedhesh me poshte te tjeret dhe arritjet e tyre.
Bibla ka shume vende ku permendet krenaria si gje e keqe:
Disa citime nga Fjalet e Urta
“Sytë krenarë dhe një zemër kryelartë, që janë llamba e të pabesëve, janë mëkat” Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar. (21:4,24)
“Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar. Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare”. (16:5,18 )
“Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave”. (13:10 )
“Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur”. (8:13 )
“Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë”. (11:2 )
A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të. (26:12)
Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua. (27:2)
Psalmi 10:2-13 pershkruan me detaje se c’mund te beje dikush qe eshte krenar:
“I pabesi me kryelartësinë e tij ndjek me dhunë të mjerin; ata do të kapen nga vetë kurthet që ata kanë kurdisur, sepse i pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të tij, bekon grabitqarin dhe përbuz Zotin. I pabesi, me arrogancën e fytyrës së tij, nuk e kërkon Zotin; tërë mendimet e tij janë: "Perëndia nuk ekziston". Rrugët e tij lulëzojnë në çdo kohë; gjykimet e tua për të janë shumë të larta, larg kuptimit të tyre nga ana e tij; ai përqesh gjithë armiqtë e tij. Ai thotë në zemër të tij: "Mua askush nuk më tund dot kurrë; nuk do të më ndodhë kurrë ndonjë e keqe". Goja e tij është plot mallkime, hile dhe mashtrime; nën gjuhën e tij ka ligësi dhe paudhësi. Ai rri në pritë në fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta; sytë e tij përgjojnë fatkeqin. Ai rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkën e tij; rri në pritë për të kapur të mjerin; ai e rrëmben të mjerin duke e tërhequr në rrjetën e tij. Ai rri i strukur dhe i mbledhur, dhe fatzinjtë mposhten para forcës së tij. Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë". Çohu, o Zot; o Perëndi, ngre dorën tënde; mos i harro të mjerët. Pse i pabesi përçmon Perëndinë? Ai thotë në zemër të tij: "Ti nuk do t'i kërkosh llogari".”
Apostulli Pal i paralajmeron te krishteret qe te ruhen nga krenaria qe vjen ne forma te ndryshme:
“Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokët. Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë”. (1 Korintasve 10:11-12)
“Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet. Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin”. (Galatasve 6:3-4)
Apostulli Jakob, gjysme-vellai i Jezusit nga nena nuk mbahej me te madh qe kishte lidhje gjaku me Jezusin por flet kundra krenarise:
"Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve". Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju! Afrohuni te Perëndia dhe ai do t'ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje! Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim. Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t'ju lartësojë! Mos flisni keq për njeri tjetrin, vëllezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës”. (Jakobi 4: 6b-11)
Shikoni ketu sesi Jakobi e vendos krenarine ne veprim ne jeten e perditshme: dikush qe mendon qe di me shume dhe eshte me i mire se te tjeret dhe flet keq per te tjeret, kalon deri ne nivelin qe eshte ne gjendje te gjykoje. Krenaria nuk eshte nje shkalle e vetme, por eshte nje sere shkallesh qe fillojne me te paren – mosperulja e brendshme ndaj Perendise dhe ligjit te Tij.
Tek letra e Filipianeve apostulli Pal u kujton besimtareve:
“Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten. Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve. Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin, i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit. Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë”. (Filipianeve 2:3-11)
Kapitulli i dashurise, 1 Korintasve 13 na meson qe dashuria nuk krekoset. Pra nese dikush krekoset perpara te tjereve nuk tregon se po e ben nga dashuria, por nga aresyet qe i permendem me siper.
Ne fund le te kujtojme se cfare profetizoi Isaiah se cfare do te ndodhe ne diten e gjykimit te Zotit. Krenaria serisht shikohet si elementi me i rrezikshem qe njerezit do te mbajne deri ne diten e gjykimit.
“Vështrimi krenar i njeriut do të ulet dhe krenaria e vdekatarëve do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë. Sepse dita e Zotit të ushtrive do të vijë kundër çdo gjëje krenare dhe kryelartë dhe kundër çdo gjëje që ngrihet, për ta ulur, kundër gjithë kedrave të Libanit, të lartë dhe të ngritur, dhe kundër të gjitha lisave të Bashanit, kundër të gjitha maleve të larta dhe kodrave të larta; kundër çdo kulle shumë të lartë dhe kundër çdo muri të fortifikuar, kundër gjithë anijeve të Tarshishit dhe kundër të gjitha gjërave të këndshme. Kryelartësia e njeriut do të ulet dhe krenaria e njerëzve të shquar do të përulet; vetëm Zoti do të lartësohet atë ditë. Idhujt do të hiqen plotësisht. Njerëzit do të hyjnë në shpellat e shkëmbinjve dhe në guvat e tokës përpara tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet”. (Isaiah 2:11-19)
Ne nje artikull tjeter do te shkruaj sesi vjen krenaria, por me sa u permend me siper besoj eshte e mjaftueshme te na vendose ne pozicion analizimi per te pare dhe rene dakort qe krenaria eshte nje pozicionim i brendshem i nje individi qe e shpreh me sjellje, me fjale, me vepra. Tek Perendia nuk ka krenari te tille ziliqare prandaj dhe besimtaret e vertete duhet ta identifikojne krenarine e keqe ne jeten e tyre dhe te ecin me perulesi perpara Perendise dhe njerezve.
Nuk dimë çfarë të bëjmë, por sytë tona janë drejtuar te ti
Kjo eshte fjalia permbyllese e lutjes se mbretit te Judes kur ai dhe populli moren vesh qe tre ushtri ishin bashkuar per t’i sulmuar. ( 2 Kronikave 20: 12)
Ky ishte nje mbret qe nuk kishte frike nga lufta, kishte ushtare, ishte i pergatitur, por nga ana tjeter ishte i ndergjegjshem per friken qe e kish zene per shkak te epersise qe kishin kundershtaret.
Ky mbret, Jehozafati, konsiderohet si nje nga mbreterit e mire, qe bene ate qe ishte e duhur ne syte e Zotit. Ky ishte mbret qe kishte besim te Zoti dhe po e tregon kur po lutet.
Nganjehere ne papjekurine tone, ne mund te mendojme qe perderisa une kam besim, asgje nuk me pengon. Kjo deklarate eshte e bukur kur behet te djelave nga podiumi apo ne studimet biblike, por realiteti eshte i tille qe betejat fitohen me dicka me shume se deklaratat.
Ajo qe dua te them ketu eshte qe pavaresisht se Mbreti ishte besimtar, kishte ushtri, dinte te luftonte, prape se prape ai i kerkoi Perendise per ndihme. Ai kerkoi sic paraardhesi i tij, Solomoni – per urtesi. Te marresh vendimet e duhura kerkon shume urtesi dhe kushdo qe ka marre vendime ne jeten e tij, do kuptoje pergjegjesine e vendimeve kur jetet e te tjereve jane ne duart e tua.
Mbreti u perul duke bere nje deklarate: “Nuk dime cfare te bejme” – pra “nuk kemi Zot asnje plan per te arritur fitoren”. Ky mbret ashtu sic duhet te jemi dhe ne, nuk e shikonte luften si dicka qe duhet bere, pa pergjegjesi nese humb apo fiton. Nganjehere ne mund t’ia veshim vullnetit te Zotit, ate qe varej nga ne: qofte pergatitja, pertacia, nenvleftesimi, apo mungesa te ndryshme. Ketu mbreti po kerkon fitore mbi armiqte, jo thjesht nje beteje me nder. Kjo duhet te na motivoje ne, duke ditur qe Perendia do qe te na jape fitore.
Nuk dime cfare te bejme – eshte nje dorezim. Dhe te dorezohesh perpara Zotit eshte gjeja e duhur kur nuk di se cfare te besh. Kjo eshte shenja e perulesise.
Krenaret perkundrazi edhe kur nuk e dine se cfare duhet te bejne, prane bejne dicka, sepse nuk mund ta pranojne qe nuk dine se cfare te bejne.
Syte i kemi drejtuar nga ty. – Kjo eshte me shume sesa deshperim, nuk eshte vec, “nuk dime se cfare te bejme”. Tregon qe ata besonin qe Perendia kishte rrugezgjidhje per ta. Dhe historia tregon qe Perendia kishte rrugezgjidhje dhe u dha nje fitore ne nje menyre te paimagjinueshme. Ju ftoj ta lexoni gjithe kapitullin.
Nese sot apo ne nje nga ditet ne vijim do te ndjeheni sikur nuk dini cfare te beni, thuaja Zotit. Ai ka rrugezgjidhje. Sille situaten perpara Tij dhe prano qe nuk ke ide fitimtare. Dhe lejo qe Perendia te pergjigjet ne menyra te ndryshme. AI mund te flase direkt ty, permes dikujt tjeter, apo duke lexuar qofte nje pjese biblike apo nje material tjeter. Enderrat dhe vizionet jane specialiteti hyjnor-mundet Perendia te drejton permes tyre. Femijet e Perendise nuk jane supozuar te enden pa urtesi dhe duke marre vendime kuturu. Ai do e drejtoje popullin e Tij.
PRIVILEGJI DHE PERGJEGJESIA E PERDORIMIT TE FJALEVE
Në fillim Perëndia krijoi materien, atë që ne shohim dhe atë që ka prodhuar atë që ne shohim. E krijoi me anë të Logos-Fjalës- një fuqie të jashtëzakonshme dhe inteligjente. Sot ne ende shohim përmes ADN së njeriut dhe qënieve të tjera sesa kompleksë jemi krijuar. Mrekulli që nga krijimi dhe shumimi i milingonave, qukapikut por dhe balenave.
Kur krijoi njeriun i dha dicka që ne nuk e kuptuam si dhuratë të mrekullueshme. I dha fjalën. Në Bibël shohim që njeriut ju dha detyra të emërtonte kafshët. Po si mund të emërtojë kafshët nëse nuk flet dot? Kush e mësoi njeriun të flasë? I njëjti që i dha gojën.
E cfarë na është thënë që të bëjmë me fjalët tona?
Në varësi si kujt i shërbejmë, varet sesi i përdorim fjalët. Fjalët sado të thjeshta apo inteligjente, janë si enë uji që mbushen dhe shpërndajnë mesazhin nga pusi apo rrjedha e ujit ku janë nxjerrë.
Nga i njëjti burim s’mund të dalë edhe ujë i ëmbël dhe ujë i hidhur.
Fjalët shërojnë dhe fjalët vrasin.
Fjalët janë më të mprehta se shpata dhe japin një dhimbje më të gjatë sesa shuplaka. Sa herë që bëja gabime kur isha i vogël, nuk duroja dot të qëndroja përpara babit dhe të dëgjoja “predikimin e tij”. Më mirë thoja, më jep një shuplakë syve sesa një fjalim.
Eshtë e rrezikshme të vendosësh një shpatë në duart e një fëmije sepse mund të dëmtojë veten dhe të tjerë – edhe pa e patur dëmin në mëndje. E njëjta gjë është kur fjala është në duart e njerëzve të papjekur apo të lënduar. Nuk dihet se kë pret.
Në kohën e sotshme më shumë se kurrë na duhet t’i japim rëndësi fjalëve. Fjalët ndërtojnë dhe fjalët shkatërrojnë. Si mund ta dijë njeriu i thjeshtë kur të përdorë fjalë të caktuara drejt njerëzve të caktuar?
Cila është shkolla më e mirë e etikës në një kohë kur cdo fëmijë hap llogari online dhe mund të shpërndajë fjalë? Ju kujtohet 97’ kur shumë vajtën depove të armatimeve për të marrë të paktën një armë? Ca për ta patur në shtëpi e të tjerë për biznes, e të tjerë për të bërë keq.
A duhet të shkruajë cdokush? PO. Patjetër! Eshtë një nga liritë më themelore të njeriut. Fjala nuk duhet lidhur. Por si mundet pra të kemi një shoqëri të civilizuar ku e përdorim fjalën me kujdes dhe për të mirën e përbashkët? Kush pra mundet t’i thotë tjetrit: “Shkruaj kështu apo ashtu?” Një redaktor gazete apo televizioni mundet të kontrollojë atë që i jep rrogën, por shumica e lajmeve që dëgjojmë nuk na vijnë nga gazetarë.
Fjalët duhen vlerësuar, peshuar, matur dhe gjykuar nga FJALA. Besoj që është e drejtë që ideatori i komunikimit njerëzor të mund të ketë të drejtën absolute të vlerësojë se ku e ka vendin secila fjalë që themi. Jo më kot thuhet në librin e shenjtë që secili do të japë llogari për cdo “fjalë të kotë” që ka thënë. Kushdo i thotë tjetrit “budallë” patjetër që nuk do i shpëtojë gjykimit të FJALES.
Të kesh liri të shprehesh dhe të shkruash nuk është njësoj sikur të mos kesh kufij. Dhe Autori i Fjalës, për mendimin tim është Gjykatësi më i përshtatshëm për të vlerësuar atë që themi.
Nëse pra ka një gjyq bazuar tek fjalët që themi, a nuk do të ishte e drejtë që cdo fjalë-folës dhe fjalë-shkrues të dijë rregullat në mënyrë që të orientojë vetveten të flasë sic duhet edhe kur nuk ka një pronar apo një redaktor që t’i tregojë vendin fjalëve të caktuara?
Duke shkuar tek Fjala e Shenjtë, unë ndricohem dhe fjalët e mia ndryshojnë. Duke shkuar tek Fjala e Shenjtë unë vendos të marr frymëzim tek një burim me ujë të mirë që i bën mirë njerëzve. Duke shkuar tek Fjala e Shenjtë unë arrij të kuptoj, të shikoj dhe të shkruaj këtë artikull, duke guxuar të jem një nxitës i një teme që disa do e mirëpresin me kërshëri por shumë ndoshta s’do u pëlqejë. Nëse Fjala e Shenjtë është absolutja, atëherë unë kam vendos që ta njësoj vetveten në mendime dhe në fjalë sa më shumë afër të Shenjtës.
Kemi provuar si komb filozofi dhe fe, parti dhe pushtetarë, kemi bërtitur duam Babën dhe e urrejmë Babën. Ndoshta është koha të rimendojmë se ku e marrim frymëzimin për atë që mendojmë fshehtazi dhe e shprehim publikisht me fjalë.
Zoti na dha fjalën, le ta përdorim sic duhet.
Kur besimi eshte ne muret e kishes!
Kjo pikturë shpreh atë që ka ndodhur vazhdimisht kur osmanllinjtë pushtuan territore të krishterë dhe kishat që nuk i shkatërruan i kthyen në xhami ose objekte të tjera. Muralet me mesazhet dhe simbolet e krishtera u fshinë. Në atë kohë kur njerëzit ishin të palexuar dhe vareshin nga ajo që i thonin priftërinjtë, shkatërrimi i objekteve të tilla ishte shumë i dëmshëm sepse shpesh ishte pika e kontaktit të tyre me Perëndinë. Prishja e ndërtesave të kishave apo referencave të tjera biblike, sëbashku me presionin në drejtimin financiar dhe social, i bënë gjithmonë e më shumë shqiptarë të perandorisë osmane të largoheshin nga rrënjët e tyre fetare.
Po sot, çfarë presioni mund të bëjë shqiptarët t’i kenë të zhveshur muret e jetës së tyre nga elementet hyjnore?
Po ata që i janë kthyer adhurimit të Zotit në godinat e shenjta, ç’do të bëjnë kur vajtja në këto godina nuk do jetë e mundur apo e lehtë?
Çfarë po bëjnë sot besimtarët që COVID nuk i lejon të shkojnë tek ndërtesa e shenjtë?
Ndërsa vëzhgoj kalimtarë dhe shoferë që kalojnë afër shtëpisë sime që gjendet pranë një objekti të tillë fetar dhe jo rrallë arrij të kap në të qindat e sekondës, që bëjnë kryqin ndërsa kalojnë shpejtazi afër. Është një kujtesë e mirë e simbolit më të rëndësishmë të krishtërimit. Po a mjafton që ta mbajë një person të gjallë shpirtërisht, bërja e një kryqi afër ndërtesës së kishës? Apo lutja përpara një ikone në shtëpi?
Më kujtohet në Shqipëri sa herë shihja shoferë që përpara makinës mbanin librin e shenjtë të fesë së tyre, duke harruar që nuk ishte kartoni i librit ai që ju jepte atyre mbarësi, por fjalët brenda librit.
Justifikimi kryesore që kam dëgjuar këto 25 vjet si i krishterë mbi apatinë e individëve ndaj mësimeve të krishtera ishte që “Enveri i shkatërroi kishat e xhamiat dhe ne u rritëm pa Zot”.
Imagjino të shkosh në një vend ku nuk ka patur shkollë dhe justifikimi të mos ndërtohet shkolla e re, të jetë që për 40 vjet ky vend nuk ka patur shkollë dhe ne jemi rritur pa mësues.
Pas 91′ misionarë dhe misione të cdo kahu erdhën në Shqipëri: arabë, italianë, grekë dhe protestantë nga dhjetra kombe (anglezë, gjermanë, amerikanë, kanadezë, hollandezë, italianë, brazilianë, etj etj). Unë i përkas grupit të katërt dhe jam fryt i atyre misionarëve që punuan me mish e shpirt me njerëz që erdhën nga xhungla mendjeshplarë ish-komuniste.
Por mentaliteti anti-teist shikonte tek shumë misionarë vetëm një gjë: ndërhyrjen e vendeve nga vinin në punët e brendshme të Shqipërisë. Koncepti i spiunëve nuk kishte dalë ende nga mendja jonë. Kur unë u bëra predikues, numri i atyre që mbështetën vendimin tim ishte gati ZERO. (Krejt ndryshe kur këtë gjë merrnin vesh njerëzit në Kanada – kishin zakonisht respekt për njerëzit e kishës. Jo më kot jemi 2 shekuj diferencë në mentalitet). Me kalimin e viteve nuk ishin të paktë ata që e lidhnin punën time për kishën veç me një arësye: të japin rrogë të mirë. Mendja anti-teiste nuk shikonte dot përtej hundës së vet materialiste.
Si përfundim, dua të ftoj cdo lexues të konsiderojë të njohë Perëndinë përtej afreskeve të mureve të kishave dhe të lejojë që piktura më e bukur të gdhendet në shpirtin e vet. Atë nuk ka asnjë qeveri dhe asnjë barbarizëm që mund të fshijë.