MOS IA JEP PERLAT DERRAVE!

Jo rralle Jezusi gjate mesazheve te tij tha gjera te veshtira per t’u kuptuar dhe njera prej tyre eshte tek Mateu 7:6Mos ia hidh perlat derrave”. Pak me pare ai thote “mos u jep gjera te shenjta qenve”. Te dy simbolet e derrit dhe qenve tregojne ate qe kthehet tek te vjellat. tek plehrat dhe nuk arrin te vleresoje as te shenjten dhe as te cmuaren. Pak me lart Jezusi flet nje mesazh shume te forte lidhur me hipokritet dhe mosgjykimin. Kjo e fundit eshte bere kaq e perdorur sa po keqperdoret ne nje menyre te tille sa veshtireson cdo lloj korrigjimi, sepse pergjigja shpesh eshte e tille: “Kush je ti qe me gjykon mua!?”

A mund te mendojme qe perlat dhe e shenjta eshte e njejta gje? Ndoshta eshte mesazhi i shenjte i Perendise qe Jezusi predikoi dhe ia dha nxenesve te tij te vazhdojne t’ia thone kujtdo. A do te jemi te suksesshem me cilindo? Jo. Jezusi thote qe kur nuk e presin mire mesazhin, atehere shkundni pluhurin e atij qyteti apo fshati nga kembet dhe me nje fare menyre i thoni: “Ju dolem borxhit”.

Nga ana tjeter e dime qe dashuria e Perendise nuk heq dore duke i ofruar shanse mekatareve.

Pra, kush jemi ne qe te behemi gjykates dhe te vendosim qe te mos i predikojme me nje grupi njerezish nese na refuzojne heren e pare?

A nuk na thote Jezusi qe te mos gjykojme dhe te mos shikojme pamjen e jashtme?

Pse duhet te shkundim pluhurin drejt njerezve qe i njohim kur refuzojne Jezusin?

A nuk duhet te vazhdojme dhe te tregojme dashuri dhe te presim per nje mundesi tjeter per te folur me ta? Patjeter qe po. Por do te kete raste kur do te duhet te besh pjesen qe eshte me e veshtire. Dhe kjo nuk eshte gjykim por dallim.

Zoti po na meson sesi te behemi te zgjuar dhe te bejme sic thoshte pastor Tomori: “Mos harxho kohen me kedo por shko tek ai qe eshte i uritur per Zotin”

Pra, pavaresisht se Ai na ka thirrur te shkojme si delet mes ujqerve, ai na thote qe te jemi te paster si pellumbat dhe te mencur si gjarperinjte. Ne nuk jemi thirrur te jemi budallenj per gjerat qe jane te dukshme. Ketu kerkohet dallim dhe jo gjykim, kur nje person apo grup njerezish tregojne qe nuk duan te degjojne per Jezusin. Kush eshte fati i tyre? Zoti e di, nese do te kete nje dite tjeter qe ata do te degjojne, por Perendia nuk do luftoje gjithmone me njeriun duke kerkuar qe ta ktheje nga rruga e gabuar. Ne nje moment te caktuar ai do i thote cdo krenari dhe te pabinduri “u befte vullneti yt”. Perendia nuk con njerez ne ferr me zor, njerezit zgjedhin te jetojne pa Zotin dhe ferri eshte vendi ku drita dhe Zoti nuk eshte.

Zgjidh Zotin sa nuk eshte vone.

Nuk me pelqen vellai!

A ju ka ndodhur te degjoni histori ku marredheniet midis familjareve nuk shkojne mire? Une jam rritur ne ambjente te tilla ku mospelqimet, zenkat dhe mosfaljet ishin te zakonshme. Jo te pakta kane qene rastet kur degjojme ne TV raste kur vellezer kane vrare njeri-tjetrin, ne dukje per nje cope gardh. Vella-vrasja eshte nje ngjarje aq e vjeter sa dhe njerezimi vete. Historia biblike per familjen e pare njerezore, eshte e mbushur me tragjedi, ku vrasja e pare pa dyshim eshte e paharrueshme. Djali i pare i Adamit dhe Eves, vret vellain me te vogel. Ndersa lexojme me kujdes shkrimet duket qe vrasja nuk ishte nje produkt i nje zenke ne nxehje e siper, por i nje urrejtje vellazerore qe kishte filluar si mospelqim dhe ishte trashur.

A ishte e mundshme te shmangej vrasja? PO. Perendia i thote Kainit, te kete kujdes se deshira per te bere te keqen po i rrinte tek dera e zemres. Duket qe Kaini nuk ka qene i kujdesshem. Ndersa ne mund te gjykojme gabimin e Kainit, a mund te mendojme qe ne nje moment te caktuar ne mund te gjendemi ne nje fushe-beteje te ngjashme, kur mund te jemi ose Kaini ose Abeli.

U bene shume vjet duke sherbyer ne kishe dhe kjo me ka dhene mundesi te degjoj rrefime, histori dhe biseda ku me kujton shpesh kete histori te lashte qe na rikujton sot te bejme kujdes. Nuk jane te pakta rastet kur nje besimtar tregon qe nuk i pelqen nje besimtar tjeter per shkak te dickaje qe ka pare, degjuar apo nje konflikti. Shumica shkojne deri aty sa qe hedhin pyetjen:

” A eshte besimtar filani?”

Te njejtet njerez bazuar ne rrefimet e tyre me japim pershtypjen qe jeten e vet nuk e kane kushedi se me te shenjte apo jane me shume “besimtare” se personi tjeter. Por ata nuk e shohin ose sic Jezusi thote fare mire: “kane qe tra ne sy te vet, saqe cdo qime ne syte e tjetrit i duket tra”.

A duhet te mbyllim syte kur shohim dike qe rrefen Jezusin, duke thene apo bere gjera qe ne i dime qe jane gabim? JO.

A duhet te fillojme e krahasohemi qe ata jane me pak besimtare sesa ne? JO

A duhet ta perflasim nje besimtar tjeter duke treguar problemt e tij/saj? JO

Jo rralle ajo qe mund te bezdise dike nuk eshte mekatshmeria e personit tjeter, por lendimi qe mund t’i kete dhene tjetrit. Pra, me nje fjale: “mua nuk me bezdis mekatshmeria jote, derisa ajo nuk pret jeten time”

Nese do te me duhet te zgjidhja si vellazeri biblike vetem ata qe nuk kane asnje problem, ndoshta me mire do te rrija vetem. Nga ana tjeter eshte e mundshme qe mekatet e dikujt tjeter jane te padukshme per drejtuesit e kishes, por menyra sesi ato sillen ne drite duhet te ndjeke parimin biblik te Mateut 18: 15 -17

Por në qoftë se vëllai yt ka mëkatuar kundër teje, shko dhe qortoje vetëm për vetëm; në qoftë se të dëgjon, ti e fitove vëllanë tënd; por në qoftë se nuk të dëgjon, merr me vete edhe një ose dy vetë, që çdo fjalë të vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve.Në se pastaj refuzon t’i dëgjojë, thuaja kishës; dhe në qoftë se refuzon edhe ta dëgjojë kishën, le të jetë për ty si pagan ose tagrambledhës

Thashethemet jane shkaterruese. Ato mund te kete elemente te verteta, por perderise ofrohen ne nje menyre prapashpine, kane elemente negative qe behen pjese e lajmit. Toni i mesazhit behet pjese e mesazhit dhe thashethemexhiu mund te behet fajtor edhe nese mendon qe po ben nje pune te mire duke ekspozuar mekatet e dikujt tjeter.

Si mund te shmanget kjo? Se pari, gjithsekush qe ka deshiren per te treguar dicka per dike tjeter le te kaloje nje kohe ne lutje per personin tjeter. Duke e sjellur personin ne lutje i kerkohet Perendise ta ndihmoje “mekatarin” te vije ne vete. E ndihmon po ashtu te lenduarin te jete me i qarte ne lendimin e vet dhe te fale personin tjeter per cfaredo mekati qe ka bere ndaj tij. Se dyti, pasi e ben hapin e pare, nese ka marrdhenie qofte siperfaqesore me personin tjeter duhet t’i tregoje qe veprimi qe eshte bere eshte i mekatshme dhe e kishte lenduar. Kjo eshte me e lehte per t’u bere kur personi e ka kaluar kete gje ne lutje me pare.

Se treti nese mekati eshte i perseritshem apo personi qe e ka bere nuk pranon qe ka bere faj, le t’i kerkohesh qe ceshtja te shkoje tek nje person a me shume – te mirebesuar nga te dy palet per ta sjellur ceshtjen.

Nese keto dy hapa behen mire, shumicen e rasteve nuk ka fare nevoje te sillet perpara asamblese se besimtareve. Por kur keto hapa nuk behen atehere ndodhin thashethemet qe jane vella-vrasese dhe vrasin me shume se cdo gje tjeter ne marredheniet midis besimtareve dhe ulin kredibilitetin e tyre perpara jo-besimtareve. Kjo e dyta mund te ndodhe kur besimtare qe nuk i zbatojne ato qe shkrova me siper, nuk e kane fare problem ta diskretitojne personin ne fjale perpara jobesimtareve qe i ka per shoqeri. Pra, demi mund te behet shumepalesh, ndersa mund te shmangej nese ndjekim udhezimet biblike.

Nese nuk te pelqen vellau dhe motra jote, kerkoji ndihme Zotit ta pranosh ashtu sic Zoti te ka pranuar dhe ty.

C’ne Jezusi me grate?

Ndersa kujtuam javen qe shkoi Ringjalljen e Krishtit prej se vdekuri dhe fillimin e nje epoke te re ne fushen e besimit dhe marredhenies me Perendine, nuk mund te leme pa vene ne dukje nje detaj interesant. Ky detaj ndoshta nuk na ben pershtypje ne qe jetojme ne Kanada por ende i ben pershtypje disa shoqerive ku pabarazia gjinore eshte ende ne fuqi.

Personi i pare qe e pa Jezusin te ringjallur ishte Maria Magdalena. E sigurt eshte qe kishte qene nje individ me pasuri-sepse ishte e para ne listen e grave qe ndihmuan financiarisht skuadren apostolike te Jezusit. E sigurt eshte qe Jezusi e kishte cliruar ate prej 7 demonesh. Nuk eshte e sigurt nese kjo Mari eshte Morta e Lazarit dhe Martes.

Maria ishte e para qe vajti te dielen ne mengjes tek varri dhe ishte e para qe u surprizua me gurin e varrit te levizur nga hyrja. Ishte e para qe vajti dhe i tha apostujve burra ate qe kishte pare. Ishte e para qe Jezusi ju shfaq.

Problemi ishte qe deshmia e nje femre nuk ishte shume e besueshme ne ate shoqeri. Ajo qe na ben te mendojme eshte qe pse Jezusi qellimisht zgjodhi t’u shfaqet njerezve jo ne nivele te rendesishme: se pari zgjodhi si apostuj peshkatare e me pas vendos t’i shfaqet nje gruaje. Pali thote qe Krishti zgjodhi te dobtet e kesaj bote per te sfiduar te fortet, te pamesuarit e kesaj bote per te sfiduar te diturit. Krishti me zgjedhjen e deshmitares kryesore te nje gruaje si Maria, solli nje perspektive ndryshe dhe nje revolucion social qe ende ka efekt ne shoqerite e sotshme.

A eshte dicka ne Shkrimet e Shenjta qe sfidon realitetin tend shoqeror?

Te ruajme bashkesine

Le të lexojmë se c’na thotë Hebrenjve 10: 24-39

Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.(v.24-25)

Bashkesia jone me Perendine nuk duhet te kthehet ne nje bashkesi egoiste. Ne duhet te kemi bashkesi me te krishtere te tjere ne nje bashkesi lokale. Sic na thote ky shkrim disa besimtare te lekundshem e kishin vecuar veten nga bashkesia me kishen. Na duhet t’i japim rendesi theksimit qe na jepet ne kete varg: ajo cfare japim ne bashkesi dhe jo ajo qe marrim. Besnikeria ne pjesemarrje ne takime te kishes inkurajon te tjeret dhe i nxit ata per te dhene dashuri dhe per te bere punera te mira.

Nje nga motivimet kryesore per besnikeri eshte ardhja e shpejte e Jezus Krishtit. Ne fakt vendi tjeter ku permendet fjala “mbledhurit bashke (v.25) eshte tek Letra e dyte drejtuar Thesalonikasve 2:1 ku tema eshte bashkimi me Krishtin ne ardhjen e Tij.

Tre virtytet kryesore te krishtera paraqiten ne kete pjese te Hebrenjve qe lexuam me lart: besimi (v.22), shpresa (v.23) dhe dashuria (v.24). Keto virtyte jane fryti i bashkesise sone me Perendine ne shenjteroren e Tij.

Reflektim:

  1. Cfare jane perfitimet kryesore qe ti merr nga pjesemarrja ne nje grup ku adhurohet Perendia?
  2. Cfare jep ti si pjese e atij grupi?

Meshari i Gjon Buzukut

Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare.Per autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ç’baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit. “u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku” Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së Mbishkodrës, mendohet të ketë qënë nga Kraja.Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.Më 1740 atë e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, që ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gëzim për këtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe.Libri mendohet te jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip.Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot. Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane.Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit.Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Eshtë kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s’mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar.Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar.Kjo ndoshta, është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në dy kopje, të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.


Historia e shkrimit te vepres

Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.
Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është “Meshari” i Gjon Buzukut (1555).
Vepren e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtë kjo koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.

Studime e botime mbi vepren

“Meshari i Gjon Buzukut” (1555) , Tiranë 1968.
Ky eshte botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.Namik Resuli, “Il Messale di Giovanni Buzuku, Vaticano – 1958”, eshte po ashtu botimi i plotë dhe me transkriptim.

Permbajtja e vepres

Libri ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur “Meshar”
Eshtë shkruar në shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin.
Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:


“… Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë…Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë…”

(… Ne vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin 1555, në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e vështirë për t’u punuar në gjuhën tonë.)

Ne kohën e protestantizmit në Europë – kërkesa kryesore e kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.

I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t’u krijuar mundësi besimtarëve katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë.
Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai mundohet të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim.
Ai shkruan në pasthenie:
“..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë ( me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë..”.


Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara.
Në “Meshar” gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të botës:

“Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut.”

Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me vete. Gjuha e veprës e ka bazën në të folmen e Shqipërisë Verilindore.

Vepra e Buzukut, ne rrafshin poetik dhe estetik

Gjon Buzuku eshte pa dyshim nje nga koloset e kultures shqiptare. Ai eshte nismetari i madh. Emri i pare i Bibliotekes se Gjuhes Shqipe. Kryevepra buzukiane eshte kompedium linguistik me vlera te pazevendesueshme jo vetem ne rrafshin e shqipes se kultivuar, por dhe ne rrafshin me te gjere te albanogjise e te studimeve krahasimtare ballkanike. Skematika filologjike e tekstit te Buzukut ka rendesi te shumefishte, polivalente. Eshte pike referuese dhe pertej kufijve te percaktuar filologjike. Per ne ka rendesi qe Buzuku te konceptohet shume me teper nga c’eshte paraqitur nga skema e tekseve shkollore apo nga studiuesit qe te ndikuar nga koncepte politizuese e idologjizuese nuk kane pare pertej gjethes pyllin. Ne 1582, u be reformimi i kalendarit, u zevendesua kalendari julian me ate gregorian. Ky reformim llogariti 10 dite me pak ne baze te nje analize kalendarike me te sakte. Kjo do te thote se kemi nje zhvendosje te datave kur Buzuku nisi dhe mbaroi librin e tij. Sic dihet, ne Pasthenie, Buzuku shprehet se e nisi vepren me 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Kalendari gregorian mbas 1582 korrigjon perfundimisht keto limite dhe ne duhet te themi, sic e vuri per here te pare ne dukje prof. Dh. Shuteriqi se Buzuku e nisi librin e tij per ta shkruar me 10 mars 1554 dhe e mbaroi me 24 dhjetor 1554. Data e botimit te librit behet nje vit me e hershme.Ne do te percaktojme ne kete shkrim nje teze studimore qe i jep vlera Buzukut edhe si shkrimtar e krijues i mirefillte. Natyrisht qe Buzuku eshte perkthyes i madh. Edhe perkthyesi duke respektuar ekuacionet e gjuheve, ne te cilat ai realizon konvertimet gjuhesore ka megjithate nje liri krijimi, sidomos ne ndertimin e struktures sintaksore apo edhe ne zgjedhjen e pershtatshme leksikore. Por, te shtrosh tezen se Buzuku ishte me teper se kaq do te thote ta vleresosh ate me teper se sa roli i perkthyesit. Nje studim me i kujdesshem i librit te Buzukut na ben te mundur te gjejme ne tekst shume elemente te rinj dhe konkretisht edhe fragmente proze apo dhe poetike, origjinale.

Lexoni tekst te Buzukut ne Shqipen e asaj kohe

Lexoni me shume librin e Zeqirja Nezirit -Meshari i Buzukut te cilin mund ta shkarkoni.

Ateisti qe nuk ka lexuar Biblen

Sa here me ka ndodhur qe kam takuar njerez qe nuk besojne tek ekzistenca e Perendise, dhe jane shume te bindur qe Bibla nuk eshte fjala e Zotit. Por nuk e kane lexuar asnjehere. Kur bisedon thelle me to shikon qe bindja e tyre e thelle vjen nga disa dokumentare qe kane pare ne TV. Shpesh i kam thene “PO ato dokumentaret e tjere qe flasin per ekzistencen e Perendise i ke pare?” sigurisht qe po, por nuk kishin qene aq bindes, sesa te paret.

Ne kete moment qe une po shkruaj kete artikul, shtepia ime nuk eshte plotesisht ne rregull. Kemi hyre ne shtepi te re. Ende kemi gjera te panxjerra nga kutite. Ustallaret po punojne dhe e kane shtuar rremujen. shpesh nuk di ku jane gjerat qe dua. Kur kerkoj per dicka syte e mi kalojne dhjetera objekte ne sekonde, por une nuk i jap vemendje, sepse po kerkoj per dicka tjeter.

Une besoj qe ne duhet te jemi shume te kujdesshem per te kerkuar fakte dhe prova qe vertetojne apo konfirmojne te verteten. Opinioni im eshte qe te rralle jane njerezit qe lexojne nje liber qe flet per ceshtje te perjetesise dhe religjionit, pa nje pale syze paragjykuese. Kjo vlen dhe per te krishteret. Jo rralle ndodh qe predikuesit ne nje menyre apo tjeter thone qe njerezit nuk kane nevoje te binden nga ndonje menyre apo liber tjeter mbi te verteten, nese Bibla nuk e bind. Kjo eshte pjeserisht e vertete dhe relative. Them relative, sepse secili prej nesh i afrohet kerkimit te vertetes me nje qellim kryesor. Shpesh ky qellim nuk behet publik. Personalisht besoj qe e verteta nuk ka nevoje te mbrohet, por te prezantohet, ajo mbron vetveten.

Pra dikush qe thote qe Zoti nuk ekziston, ka shume mundesi qe nuk i ka bere mire detyrat e shtepise. Nuk ka kerkuar gjithe materialet e nevojshme, por ka marre citime qe i interesojne. Thelle mendoj qe nje ateist nuk deshiron qe te ekzistoje nje Perendi qe t’i thote se cfare eshte e drejte per te bere dhe qe t’i kerkoje llogari ne fund. Pra nuk eshte se nuk ka fakte, por nuk ka nje deshire per te gjetur faktet. Eshte si puna e hajdutit qe nuk eshte ne kerkim te policit.

Kur u bera besimtar me shume se 20 vjet me pare, kam thene me vete: “pse o Zot ma zbulove veten, kur isha kaq i ri. doja te beja pak me shume qejf dhe ndoshta kur te kaloja te dyzetat mund te filloja te besoja.” Cfare doja te thoje me kete ishte qe per mu ate besoj, do te thote qe me ndalohet te bej disa gjera qe doja ti beja.Pike! Pra kisha interes per t’i shpetuar ferrit pas vdekjes, por mendoja qe jeta si besimtar do me kufizonte nje jete si te ma donte qejfi. Vite me vone, deshirova qe te isha bere besimtar ende me i ri, sepse isha ndotur goxha gjate viteve te para te jetes.

Bibla eshte nje liber me shume informacione, disa duket te cuditshme, disa te ofendojne, por duhet pare si nje pershkrim i 40 personave qe ka shkruar per nje pjese te historise, ku Perendia ka vene gjurmet e dukshme. Tek libri i Romakeve Rom 1:19-20 Pali shkruan “ meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.”

Eshte e vertete! Nese shikon me sy te lire dhe analizon pa paragjykime do kuptosh qe ka krijues, Ai i ka bere gjurmet e tij te dukshme, qe askush te mos thote : “nuk e dija, nuk e kuptova”  me vone Pali shkruan tek Romakeve 1:21-31  “Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë, dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve. Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre, që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen. Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre. Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme, duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi, mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve, të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.”

Njerezit vendosen te mos e njohin ne zemrat e tyre Perendine, dhe ai lejoi qe Mashtruesi te punoje me ta dhe ata t’i dorezohen cdo vepre te painciuar nga Perendia.

Perendia eshte i drejte, i jep secilit ate qe kerkon. Miku im, mos u bej i paditur me dashje, sepse padituria nuk eshte justifikim i pranueshem perpara gjykatesit. Lexoje Biblen me nje sy tjeter, lexoje me mundesine qe eshte e vertete per ate qe deklaron qe eshte. Ji i sinqerte me shpirtin tend, te pakten nje here. Mund te besh nje lutje te tille: “Zot nese eshte e vertete qe ti vertet ekziston, te lutem me hap syte te shoh gjurmet qe ti ke lene ne mesin tone, ne kete brez”.

Koncepti për Perëndinë në Islam dhe Krishterim

Fatkeqësisht, denoncimi që i bën Kurani doktrinës së Trinisë duket se bazohet në një keqkuptim të rëndë të kësaj doktrine. Së pari, të japim pak kontekstin historik të kësaj. Deklaratat e hershme të besimit të krishterë e përqasën gjuhën e të folurit për Marinë si nëna e Zotit, sepse ajo lindi Jezus Krishtin. Për ata që nuk e njohin mirë teologjinë e etërve të hershëm të kishës, një shprehje e tillë, “Nëna e Zotit”, doemos do të shkaktojë keqkuptime. Por ajo që etërit e kishës donin të thoshin me këtë shprehje ishte se personi të Cilin Maria e lindi në trajtë njerëzore është një person hyjnor. Por Maria nuk solli në jetë natyrën hyjnore të Krishtit. Megjithatë, ajo mund të quhet “Nëna e Zotit”, pasi Krishti, të Cilin ajo e solli në jetë në trajtën e Tij njerëzore, ishte person hyjnor.

Ligjerata eshte dhene nga Dr.William Lane Craig nje nga intelektualet e shquar te kesaj fushe.

A ekziston feja e vërtetë?

Nga Dallas M. Roark, Dr.Sci

Për të qenë domethënës diskutimi rreth një religjioni të vërtetë, do të duhej të kishte një pike fillestare objektive. Në një mënyrë ajo do të duhej të shkonte paralelisht me ndonjë metodë shkencore. Nuk mund të fillohet me ndonjë element të caktuar. Pika fillestare duhet të jetë e tillë që të gjithë njerëzit të mund ta kenë dhe pranojnë. Nuk mund të burojë nga pikëpamja e një libri të shenjtë të veçantë. Është e padobishme për të krishterin t’ia citoj Biblën një myslimani apo budisti kur njëri apo të dy e mohojnë Biblën si autoritative. Nëse do të merremi me pyetjen e religjionit të vërtetë ne duhet të fillojmë para se librat të përdoren. Nuk mund të nisemi me supozimin se një religjion është më i mirë se tjetri. Ravi Zakarias ka thënë që është me e mundshme që të gjitha religjionet janë të pavërteta se sa të jenë të gjitha ato të vërteta. Ka kontradikta të shumta në mes të sistemeve religjioze. Në periudhën e korrektësisë politike duket që është e sjellshme për të thënë që religjionet janë mjaft të njëjta dhe që të gjitha e kanë një synim në mendje. Vetëm njerëzit që nuk e dinë për çfarë po bëhet fjalë janë të prirur të thonë këtë.

Blez Paskali (Blaise Pascal), shkencëtar francez dhe një gjeni religjioz i shekullit të shtatëmbëdhjetë, propozoi një pikënisje për diskutimin e çështjes së religjionit të vërtetë që mund të vlej për të gjithë njerëzit.

Paskali u përpoq të parashtronte propozime të caktuara të bazuara pjesërisht në observim dhe pjesërisht në arsye, që do ta ndihmonin një person të zbulonte religjionin e vërtetë nëse ekzistonte. Ndonëse Paskali nuk arriti asnjëherë ta mbaronte veprën e tij, mendimet e tij të fragmentuara (Pensées) konsiderohen ndër klasikët e literaturës botërore. Qasja e Paskalit ka një veçori të përbashkët për të gjithë njerëzit: çdo njëri mund të shikoj, observoj dhe tërheq konkluzione nga pozita që është. Është me të vërtetë një metodë induktive. 1 Paskali qëndroi prapa asaj që nëse një religjion do të ishte i vërtetë, do të duhej të ofronte përgjigje adekuate dhe të kënaqshme ndaj kritereve të mëposhtme.

1. Religjioni i vërtetë predikon fshehjen (padukshmërinë) e Perëndisë: është majft e qartë që nëse Perëndia ekziston, ai nuk perceptohet me anë të perceptimeve senzorike. Perëndia nuk është një objekt i cili është analizuar në laborator. Nëse Perëndia ekziston, ai ekziston në një gjendje apo formë të fshehtë; sepse ne nuk mund ta shohim atë. Në lidhje me këtë, Paskali shkroi, “Perëndia pra është i fshehur dhe çdo religjion që nuk e pohon që Perëndia është i fshehur nuk është i vërtetë dhe çdo religjion që nuk e ofron arsyen rreth kësaj, nuk është instruktiv.” 2 Fshehja (padukshmëria) e Perëndisë apo për ta përdorur fjalën latine, Deus absconditus, është pikënisja themelore për dialogun mes traditave religjioze.  

Kjo është një e vërtetë e përbashkët në të cilën të gjithë mund të pajtohen. Myslimanët, budistët, hindusët, krishterët, hebrenjtë dhe kushdo tjetër, nuk mund ta shohin Perëndisë. Mund të ndalemi te zbatimet.

Në zbatimin e këtij principi, njeriu mund të filloj me sistemin religjioz panteist. Një definicion i përhapur i panteizmit është “të gjitha gjërat apo qeniet janë forma, atribute apo paraqitje të një realiteti të vetëm të Qenies; që këtu natyra dhe Perëndia besohen të jenë identike.” 3

 Njeriu si vrojtues nuk mund të konkludoj nga ekzaminimi i tij i realitetit që natyra dhe Perëndia janë identike. Për të qenë panteist, njeriu duhet sjellur ndonjë gjë nga vrojtimi; domethënë, besimin që Perëndia dhe Natyra janë një. Ai nuk do ta fitoj këtë vetëm nga natyra. Panteizmi i zbatuar në ekzistencën e Perëndisë nënkupton që njeriu është pjesë e esencës hyjnore. Njeriu është një shkëndijë e hyjnores. Por sërish, kjo nuk është diçka që ne e dimë nga vrojtimi, nga shikimi, prekja apo vetë-njohja. Kjo mund të jetë perversiteti më trashanik i vetënjohjes. E tëra që shqisat mund të pohojnë janë dy alternativa: Perëndia është i fshehur (nuk duket), apo nuk është i fshehur (duket)! 4

Pantezimi është i rrezikshëm sepse njeriu udhëhiqet për të pasur një pikëpamje tejet optimistike lidhur me natyrën e tij. Panteizmi zihet në përpjekjet për të sqaruar të keqen larg personit apo si një iluzion, apo si një mendim fals, përndryshe logjikisht do të fajësohej Perëndia sepse Perëndia është çdo gjë dhe e keqja do të ishte pjesë e natyrës së tij. Kremer (Kraemer) akuzon që rezultatet e panteizmit sikurse në pjesë të konsideruar të hinduizmit është “që Perëndia apo hyjnorja nuk kane ekzistuar kurrë në të vërtetë.” 5  E vetmja gjë që njeriu në të vërtetë përjeton është ndërgjegjja njerëzore e cila konsiderohet si mirazh në rastin më të mirë. Por paradoksalisht, ato religjione që e identifikojnë njeriun me Perëndinë në disa forma panteiste janë ato që qëndrojnë në neveri të mishërimit (inkarnimit) të vërtetë, në të cilën Perëndia merr trupin njerëzor.6

Në një mënyrë tjetër, ky princip i Paskalit shihet në mësimet klasike të Budas dhe Konfuçies siç edhe i dimë ato. Asnjëri prej këtyre themeluesve nuk ishte i interesuar rreth diskutimit të ekzistencës së Perëndisë. Për të gjitha qëllimet praktike, Gaudama dhe Konfuçie qenë jo-teistë. Më vonë, jo vetëm që themeluesit u hyjnizuan apo u lartësuan në perëndi, por edhe perëndi të tjerë qenë shtuar. Gaudama nuk mund të thuhet që ka pranuar një “zbulesë hyjnore.” Ajo çfarë ndodhi ishte që ai e kuptoi të vërtetën themelore rreth natyrës së vuajtjes , arsyen për këtë dhe mundësinë e ikjes prej saj. Është një ndriçim rreth mënyrës së lumturisë nëse dikush e vështron lumturinë si ikje nga dëshira. Sidoqoftë, është vënë re që madje edhe dëshira për t’a larguar vetën nga një dëshirë është dëshirë.

Konfuçie mësoi asgjë më tepër se një formë të vjetër të humanizmit. Ai deklaroi që “zhytja në studimet e mbinatyrores është gjëja më e dëmshme.” 7  Në një stil të vërtetë humanist, Konfuçie e “sqaroi të keqen si egoizëm njerëzor, iluzion dhe paaftësi. Kur një nxënës e pyeti atë rreth vdekjes dhe përkushtimit ndaj shpirtrave, ai u përgjigj, “Përderisa nuk ke mësuar t’u shërbesh njerëzve, si mund t’u shërbesh shpirtrave?… Përderisa nuk di për të gjallët, si mund të dish për të vdekurit?” 8

Ironia qëndron në faktin se edhe Gaudama dhe Konfuçie, të cilët pak kishin folur nëse ekzistonte Perëndia apo jo, u shpallën të jenë perëndi nga ndjekësit e tyre të mëvonshëm.

Në rastin e Islamit, hyjnia është i fshehur (padukshëm) porse nuk gjendet ndonjë sqarim përse është fshehur, e cila lidhet me pikën e dytë të propozimit të Paskalit. Kurani nuk e njeh Perëndinë e shenjtë që e ka fshehur veten për shkak të mëkatshmërisë njerëzore. Islami është një formë moraliste, racionaliste e religjionit duke theksuar veprat e drejtësisë si mënyrë e pranimit para Perëndisë. Kremer thotë që është një “religjion legalistik në të cilën çdo gjë varet në përpjekjet e besimtarit dhe nëse i përmbush kërkesat e Ligjit Hyjnor. Kështu Islami është, në një mënyrë, një religjion i përshkuar nga një formë – paksa një formë e lakuar –  e vetë-çlirimit, vetë-justifikimit dhe vetë-shenjtërimit me një bazë jo të sigurtë dhe të qëndrueshëm në fund.” 9

Fshehja e Perëndisë kërkon të dëshmohet si sqarim apo një koncept radikalisht i ri i Perëndisë. Koncepti rreth Perëndisë nuk guxon të jetë një konstruksion i mendimit njerëzor, sepse njeriu nuk mund të rrëmon atë që është e fshehur sepse fshehja ndërlidhet me Perëndinë. Nëse do të duhej ta dinim arsyen përse Perëndia fshihet (nuk duket) nuk mund të zbulohet nga mendja njerëzore. Përgjigjja duhet të vijë nga Perëndia i fshehur. Kjo mund të jetë e mundshme vetëm me idenë e zbulesës. Mëqenëse budizmi, hinduizmi, konfuçianizmi dhe Taoizmi nuk deklarojnë zbulesë, nuk ka fjalë prej Perëndisë së fshehur. Në rastin e budizmit dhe hinduzimit ka meditim, jo zbulesë.

Ekziston një vend ku arsyeja e fshehjes së Perëndisë zbulohet. Levitiku 11:45 “Sepse unë jam Zoti që ju bëri të dilni nga vendi i Egjiptit, për të qënë Perëndia juaj; jini pra të shenjtë sepse unë jam i shenjtë”. Shenjtëria kërkonte ndarje nga mëkati i paganëve dhe idhujtarëve rreth tyre. Kërkonte pastërti morale personale në jetë dhe kur njerëzit e Izraelit vazhduan të rebeloheshin kundra Perëndisë, ai u tërhoq prej tyre dhe i solli ata në gjykim për mëkatet e tyre. Jeremia shkroi: “Vetë sjellja jote e keqe dhe shmangiet e tua do të të dënojnë. Prano, pra, dhe shiko sa e keqe dhe e hidhur për ty është të braktisësh Zotin, Perëndinë tënd” (2:19) “Paudhësitë tuaja i kanë përmbysur këto gjëra dhe mëkatet tuaja mbajnë larg jush begatinë” (5:25). Një përmbledhje e kësaj përshkruhet tek libri i Romakëve kur Perëndia i la ata të ecnin rrugës së tyre drejt vetë-shkatërrimit.

Koncepti i Deus absconditus (ose Perëndia i fshehur) lidhet ngushtë me arsyen për fshehjen e tij. Për Paskalin shpjegimi i fshehjes së Perëndisë është në mëkatin e njeriut. Aty ku mëkati nuk merret seriozisht, identifikimi i njeriut me hyjnoren bëhet e lehtë. Aty ku mëkati është kërcënues, një veprim i rëndë serioz kundra hyjnores, një veprim etik dhe një devijim etik atëherë nuk është e mundur të identifikohet njeriu me Perëndinë. Ndryshimi cilësor midis Perëndisë dhe njeriut duhet theksuar. Në pjesën më të madhe, traditat fetare të botës dështuan në marrjen seriozisht të konceptit të mëkatit 10 . Bruner deklaron: “Homologu i religjionit johistorik, religjioni pa një ndërmjetësues, është dështim për të dalluar  karakterin radikal të fajit të mëkatit. Është një përpjekje për të krijuar një marrëdhënie me Perëndinë pa marrë parasysh faktin e fajit11.

Në konceptin e Perëndisë së fshehur, nuk mund të konkludohet me anë të observimit se Perëndia është i shenjtë osë Perëndia është dashuri. Ky është një mesazh që duhet të vijë nga Perëndia tek njeriu; nuk ka filluar me njeriun.

“Mesazhi që Perëndia ështe dashuri është diçka krejtësisht e re në botë. Ne e perceptojmë këtë nëse përpiqemi të aplikojmë kwtw qëndrim ndaj hyjnive të religjioneve të ndryshme në botë: Votani është dashuri, Zeusi, Jupiteri, Brahma, Ahura Mazda, Vishnu, Allahu është dashuri. Të gjtha këto kombinime janë krejtësisht të pamundura. Edhe Perëndia i Platonit, që është parimi i të gjithë Mirësisë, nuk është dashuri. Platoni do i ishte përgjigjur thënies ‘Perendia është dashuri’ me një tundje të hutuar të kokës” 12 .

Bruner vazhdon duke thënë se është e mundur të gjesh një Perëndi “dashamirës” në disa nga religjionet e botës, “por fakti që Perëndia është dashuri dhe se dashuria është në thelbin e natyrës së Perëndisë, nuk thuhet askund në mënyre eksplicite dhe ende më pak zbulohet në vetë- nënshtrimin hyjnor. Perëndia i religjionit Bhakti i cili shpesh paralelizohet me besimin e krishterë, është ‘thelbësisht – në lidhjen e tij me botën – krejtësisht i   painteresuar’” 13 .

Si mbyllje të kësaj pjese duhet ta pohojmë fshehtësinë e Perëndisë. Nëse Perëndia është në këtë mënyrë i fshehur, ne duhet të dimë arsyen e kësaj. Kjo do të thotë se nëse duhet të dimë për Perëndinë dhe si Ai është, kjo njohuri nuk do të gjendet në asnjë mënyrë tjetër por vetëm nëse Perendia flet. Për shkak se Perëndia është i fshehur, ne duhet t’i refuzojmë ato qasje ndaj jetës religjioze të cilat barazojnë njeriun me Perëndinë. Nëse Perëndia është i fshehur, arsyeja për fshehjen e tij do të jepet nga Perëndia dhe nuk do të zbulohet nga vetë njeriu. Një pyejte kyçe që paraqitet këtu është kjo: A ka folur Perëndia në një mënyrë të qartë në lidhje me këto gjëra? Kësaj pyejte do i jepet përgjigje më vonë.

2. Religjioni i vërtëtë duhet të shpjegojë mjerimin e njeriut: Paskali ka shkruar : “Që një religjion të jetë i vërtetë, duhet të njohë në thellësi natyrën tonë. Duhet të njohë madhështinë dhe vogëlsinë e saj dhe arsyen e të dyjave”. (Pensées 433). Tek Pensées493, ai shkruan: “Religjioni i vërtetë na i mëson detyrat tona; dobësitë tona; krenarinë tonë dhe epshin sikurse shërimin, përuljen dhe sakrifikimin.” Vëzhgimi i Paskalit mbi natyrën e njeriut është ai që del në pak nga observimi induktiv. Ai shkruajti për njeriun: ” Çfarë novacioni! Çfarë monstrumi, çfarë kaosi, çfarë kundërshtimi, çfarë oguri! Gjykatës i çdo gjëjë, krimb i pamend i tokës; thesar i së vërtetës, një batak i pasigurisë dhe gabimeve; krenar dhe refuzues i universit!” (Pensées 434, fq. 143).

Historia e njerëzimit jep shumë evidenca se ka diçka që nuk shkon me njeriun. Përse ekzistojnë  luftërat, vrasjet, intrigat, kurthet, urrejtjet, shfrytëzimet dhe lakmia e njeriut? Çfarë shpjegimi mund t’i japim të keqes që njerëzit bëjnë ndaj njëri-tjetrit? Pse ka konflikte në familje, në komunitete, fise dhe kombe? Pse gjërat djallëzore të së kaluarës kalohen tek gjeneratat e reja sikur këto t’u kishin ndodhur atyre? Dikush ka thënë se nëse doktrina e mëkatit origjinal të mos ishte ditur ajo do duhej shpikur. Ka diçka radikalisht të gabuar me racën njerëzore.

Çfarë ndikon më shumë për mjerimin e njeriut? Përgjigjja e Paskalit gjendet në këtë fjalë të shkurtër domethënëse “mëkat“. Ne thamë se mëkati si koncept mungon në pjesën më të madhe të mendimeve religjioze në botë. Dhe nëse nuk jemi të kujdesshëm këtu mund të ngrihen keqkuptime. Në shumë religjone varësisht në orientimin e tyre, mëkati nuk kuptohet sipas termave etik. Mëkati është një pengesë jo etike, ose një mënyrë e gabuar e të menduarit që e mban dikë larg arritjes së bashkimit me shpirtin e botës. Në mendimin hinduist për shembull, mëkati mund të jetë mendim i vazhdueshëm i gabuar mbi egzistencën aktuale të individualitetit. Kjo nuk është etike po çështje e një njohurie të gabuar. Në këtë kuptim mëkati përkufizohet si maya ose iluzion.  Një situatë e ngjashme del në pah në shkencën e krishterë në Amerikë. Mëkati është të menduarit e gabuar.

Duke iu referuar mëkatit sikurse shihet në disa forma të Hinduizmit bhakti, Kremer deklaron: “Mëkati në këto religjione nuk është rezultat i vullnetit të vetë-përqendruar njerëzor dhe të keqdrejtuar i cili kundërshton vullnetin e Perëndisë së shenjtërisë dhe drejtësisë, por një pengesë për arritjen e asaj bashkësie të shpirtit me Ishvara, në të cilën konsiston shpëtimi.” 14

Ndërsa hetohet më thellë në natyrën e vërtetë të shprehjes regjioze, shihet se mëkati në përgjithësi konsiderohet si me të vërtetë i parëndësishëm dhe shumë religjionë janë mjete të “vetë-shpengimit, vetë-justifikimit dhe vetë- shenjtërimit” 15  — koncepte këto që në thelb e injorojnë mëkatin.

Duke ndjekur mendimet e Paskalit, njeriu mund të arrij në konkluzionin se ka vetëm një koncept adekuar për të shpjeguar mjerimin e njeriut përderisa sheh problemet e njeriut, dhe kjo është që mëkati paraqet një rebelim të vullnetshëm kundër Perëndisë së shenjtë. Mëkatshmëria e njeriut ka çuar atë drejt shtrembërimit të adhurimit të tij religjioz. Ai është kthyer nga Krijuesi tek krijesat dhe nderon një lopë ose kafshë të tjera, ndërsa fëmijët e tij vdesin urie nga mungesa e proteinave. Ai ka marrë ushqimin prej fëmijëve të tij që janë duke vdelur për t’i dhënë idhujve që nuk e konsumojnë atë. Kriza e tij nuk është vetëm për shkak të injorancës së tij mbi teknologjinë moderne; religjioni i tij, me përkufizimin e papërshtatshëm duke mos e vënë theksin mbi mëkatin, mund të shpjegojë shumë për mjerimin e tij. Ka shumë religjione të këqia në botë sikursë dhe të mira.

Si mbyllje e kësaj pjese, mund të themi se këto dy sygjerime shkojnë së bashku. Një përkufizim serioz i mëkatit çon te shpjegimi pse Perëndia është i fshehur. Ai qëndron i fshehur në marrëdhënien e tij me njeriun për dy arsye: së pari, ai është i shenjtë dhe natyra e tij është kundra gjthçkaje që lidhet me mëkatin; së dyti, fshehtësia e tij është për mbrojtjen e njeriut. Nëse shenjtëria e Perëndisë do të ishte shfaqur kundra njeriut në mëkatin e tij, ai nuk do të kishte mbijetuar. Hiri dhe dashuria e tij për njeriun siguron arsyen për tërheqjen e tij nga prania e njeriut. Për shkak se ai është i fshehur ne mund të dimë për mëkatin kundër tij me anë të zbulimit të tij ndaj njerëzimit.

3. Religjioni i vërtetë duhet të mësojë se si njeriu mund ta njohë Perëndinë i cili është i fshehur dhe të japë zgjidhje për armiqësimin e njeriut dhe mjerimin: Paskali deklaroi: “Religjioni i vërtetë, atëherë duhet të na mësojë ta adhurojmë vetëm Atë. Por ne e shohim veten tonë të paaftë per të adhuruar atë te cilën nuk e njohim, dhe të duam një objekt tjetër krahas vetes sonë, religjioni që na udhëzon për këto detyra duhet të na udhëzojë gjithashtu edhe për këtë mosaftësi dhe të na tregojë zgjidhjen për këtë. ” (Pensées 489).

Tek Pensées 546, [Paskali] tha: “Ne e njohim Perëndinë vetëm me anë të Jezus Krishtit. Pa këtë ndërmjetësues e gjithë lidhja me Perëndinë largohet: me anë të Jezus Krishtit ne e njohim Perëndinë. …Në të atëherë dhe nëpërmjet Tij, ne e njohim Perëndinë. Pa të dhe pa shkrimin, pa mëkatin origjinal, pa një ndërmjetësues të nevojshëm të premtuar dhe të ardhur, nuk mundemi absolutisht ta dëshmojmë Perëndinë dhe aq më tepër të mësojmë për një doktrinë dhe moral të duhur. … Jezus Krishti është atëherë Perëndia i vërtetë i njeriut. Por ne në të njëjtën kohë e dimë mjerimin tonë, sepse ky Perëndi nuk është tjetër veçse Shpëtimari i mjerimit tonë. Pra ne mund ta njohim Perëndinë mirë duke njohur paudhësitë tona”.

Tek  Pensées 555 ai shkruan “Të gjithë ata të cilët e këkojnë Perëndinë pa Jezus Krishtin, dhe të cilët pushojnë në natyrë, ose nuk gjejnë dritë që mund t’i kënaqë ata ose formojnë një mjet për veten e tyre për të njohur Perëndinë dhe për t’i shërbyer atij pa një ndërmjetësues “.

Ideja kryesore që del në pah këtu është domosdoshmëria e një ndërmjetësuesi. Njerëzit në traditat religjioze të tyre shpesh e injorojnë ekzistencën e Perëndisë ose e kthejnë religjionin në një mënyrë jetese dhe në një arritje njerëzore për të “blerë” Perëndinë ose supozojnë se mund të hyjnë në bashkësi me Perëndinë me anë të disa përvojave mistike të cilat e injorojnë shenjtërinë e Perëndisë. Në të gjitha këto përpjekje për të hyrë në një marrëdhënie me Perëndinë, dy propozimet e para injorohen. Perëndia nuk ka nevojë për veprimtaritë religjioze krenare të njeriut, dhe as nuk bashkohet në eksperienca mistike me njerëz të pandehur mëkatarë. Perëndia që i pranon këto gjëra nuk është një perëndi i shenjtë.

Megjithatë, nëse Perëndia është me të vërtetë i fshehur sikurse është e vertëtë nga observimi dhe përvoja, atëherë është  e pamundur për njeriun ta gjejë atë duke e kërkuar. Perëndia duhet të vijë tek njeriu por Perëndia nuk ka ndonjë arsye themelore për Mishërim. Njeriu në mjerim dhe mëkatin e tij nuk mund të hyjnë në prezencën e Perëndisë së Shenjtë.

Domosdoshmëria e një ndërmjetësuesi është theksuar nga Soren Kiregard (Soren Keiregaard) në fletushkën e tij Fragmentet filozofike (Philosophical Fragments). Ai e tregon ngjarjen e një mbreti që u dashurua me një vajzë të përulur. Ai ishte një mbret i pushtetshëm; çdo komb i frikësohej zemërimit të tij. Por mbreti ishte i merakosur, si gjithë njerëzit kur erdhi koha për të gjetur vajzën e duhur për grua të tij. Mendimi që i erdhi në mendjen e tij prej mbreti qe kjo: A do të ishte ajo në gjendje për të përmbledhur forcë të mjaftueshme për të mos kujtuar ndonjëherë atë që mbreti donte, vetëm për të harruar që ai ishte mbret dhe që ajo ishte një vajzë e përulur? Mbreti ishte i shqetësuar se mos reflektonte ajo në këtë gjë për t’ia marrë më pas lumturinë. Nëse martesa ishte e pabarabartë, bukuria e dashurisë së tyre do të humbiste.

Disa alternativa do të mund t’i supozoheshin mbretit. Së pari, ai do të mund ta ngrihte vajzën në anën e tij për të harruar mosbarazinë. Por do të ekzistonte çdo herë një mendim i mundshëm në zemrën e vajzës që pas të gjithave ajo ishte një njeri i thjeshtë ndërsa ai mbret. Një martesë e tillë do të mund të përmbushej, por dashuria nuk do të mund të mbahej kurrë në bazën e barazisë.

 Së dyti, si një alternativë, dikush do të mund të supozonte që mbreti do të duhej t’ia zbulonte vetën asaj me tërë madhështinë e tij, shkëlqesinë dhe lavdinë ndërsa ajo do duhej të biente në adhurim ndaj tij dhe ta përulte veten nga fakti që një nder i madh i është dhuruar asaj. Ndaj kësaj mbreti padyshim do të kërkonte ekzekutimin e personit që e supozonte duke e konsideruar këtë si tradhti të madhe ndaj të dashurës së tij. Mbreti nuk do të mund të futej në një marrëdhënie të tillë. E tillë ishte dilema e mbretit. (Ka shumë kultura religjioze sot në të cilën njerëzit detyrohen për nënshtrim. Një adhurim i tillë i detyruar është një ofendim ndaj qenies që adhurohet.)

Zgjidhja vjen me alternativën e tretë. Mbreti do të duhej të zbriste dhe të dorëzonte fronin e tij në këtë mënyrë për t’u bërë njeri i thjeshtë me qëllim të dashurisë ndaj vajzës dhe për të qenë të barabartë.

Kierkegaard e përdor këtë tregim në raport të Perëndisë me njeriun. Perëndia do të mund ta ngrihte njeriun në prezencën e tij dhe ta shpërfytyronte atë për t’ia mbushur jetën me gëzim të përjetshëm. Por mbreti duke e ditur zemrën njerëzore nuk do ta favorizonte këtë, sepse do të përfundonte vetëm në vetë mashtrim. Ndaj kësaj Soren Kierkegaard thotë, “Askush nuk është tmerrësisht i mashtuar si ai që nuk e dyshon këtë.”16 Në anën tjetër, Perëndia do të mund ta detyronte njeriun për adhurim, “duke i bërë atij ta harroj vetveten apo shfaqjen hyjnore.”17  Një procedurë e tillë nuk do ta kënaqtë njeriun, aq më pak mbretin, “që nuk dëshironte lavdërimin e tij por të nuses.” Kjo është alternativë e pamundur për shkak të shenjtërisë së Perëndisë.

Në lidhje me këtë, Soren Kierkegaard tha, “Jetuan një here njerëz që kishin kuptim të thellë për hyjnoren. Këta njerëz mendonin që asnjë njeri nuk mund ta shihte Perëndinë dhe të jetonte – Kush e zotëron këtë kontraditë të pikëllimit nga ana e Perwndisw: të mos e zbuloj vetën është vdekje e dashurisë, ta zbuloj vetën është vdekje e të dashurve!”18  Shenjtëria e Perëndisë e zbuluar ndaj njeriut mëkatar do të nënkuptonte shkatërrimin e tij. Është për këtë arsye që Perëndia qëndron i fshehur.

Alternativa e tretë për të sjellë pajtim apo bashkim në mes të Perëndisë dhe njeriut është e njëjtë si për mbretin. “Mëqenëse e kemi kuptuar që bashkimi nuk mund të ndodhte me anë të ngritjes së njeriut atëherë duhet përpjeke me anë të zbritjes së Perëndisë. … Në mënyre që bashkimi të mund të ndodh, Perëndia duhet në këtë mënyrë të bëhet i barabartë me një të tillë dhe prandaj Ai do të paraqitet në jetët e të përulurve por të përulurit janë ata që i shërbejnë të tjerëve dhe Perëndia do të paraqitet si rrjedhojë në formën e një shërbëtori.” 19

Në Jezusin ne kemi Perëndinë-njeri që ecë bregut të Galilesë, shëron të sëmurët, ngjall të vdekurit, predikon lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë dhe përfundimisht ngre vetën nga të vdekurit.

Kierkegaard dhe Paskali poashtu e përkhrahin idenë që vetëm Krishterimi ofron një ndërmjetësues. Gaudamo, Konfuçie, Muhamedi, 20  dhe të tjerët nuk pohuan të jenë asgjë më shumë se njerëz me ndriçim religjioz.

Para mbarimit të kësja pjese, duhet t’a adresojmë Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin poashtu. Judaizmi duhet konsideruar si “religjion i vërtetë” deri në momentin e përmbushjes. Profeti i fundit nga Dhiata e Vjetër është Gjon Pagëzori që e thirri Izraelin për marrjen e një vendimi. Me Gjon Pagëzorin, Dhiata e Vjetër e sheh vetën duke u përmbushur. Dhiata e Vjetër flet për ardhjen e Mesisë, me shumë referenca duke filluar nga Zanafilla, Ligji i Përtrirë dhe shumë referenca tjera në librat profetikë. Isaia na jep një imazh shumë grafik të mbretit të ardshëm. E virgjëra do të lindë dhe fëmija do të quhet Emanuel. (7:14). Isaia tek 9:5-7 përshkruan “Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.”

Isaia 11 i ofron një të ardhme të sigurtë mbretërisë së Davidit sikurse një degëz që mbin nga trungu. “Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarësisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit”. Mikea 5:2 na tregon vendlindjen e sunduesit të ardshëm, Betlehemin. Jeremia e shtjellon më gjerësisht shpresën rreth mbretërisë së ardshme në ditët kur mbretëria po rrëzohej në ditët e tij. Ai e deklaroi premtimin e Perëndisë: “Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarësisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit”. Më vonë Perëndia thotë që do të thyej zgjedhën që ju mban në skllavëri dhe “do të zgjedh një mbret nga familja e Davidit.” (30:9).

Ezekieli premton një të ardhme pas gjykimit të tanishëm ku Perëndia thotë, “Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t`i kullosë, shërbëtorin tim David.” (34:23). Në motive të ndryshme ka një numër pasazhesh të tjera tek Isaia që fokusohen tek shërbëtori i Yahves. Më i spikatur është Isaia 52:13 – 53:12 lidhur me shërbëtorin e përvuajtur.

Ka edhe shumë pasazhe të tjera në prapaskenën e Izraelit në ditët e Jezusit në të cilin shpresat qenë evidente për mesinë. Mesia nuk u paraqit vetëm ashtu nga një ajër i rralluar pa asnjë bazë. Dishepujt e hershëm të Jezusit e panë atë duke i përmbushur këto premtime.

Profeti Gjon Pagëzori deklaroi që Jezusi është përmbushja e profecive të vjetra. Është pikëpyetje nëse Judaizmi mund të konsiderohet si vazhdimësi e religjionit të Dhiatës së Vjetër, në veçanti pasi influenca autoritative e Talmudit ka modeluar jetën religjioze post-biblike. Talmudi materializon mënyrën e të menduarit të cilën Jezusi e kritikoi duke thënë që tradita orale e ka zënë vendin e Torës së shkruar.

Islami paraqet një problem të veçantë në referencë ndaj Krishterimit dhe rreth çështjes së të qenit pasardhësi përfundimtar i judaizmit dhe krishterimit. Islami pohon që qëndron në linjën e profetëve dhe zbulesave biblike të judaizmit dhe krishterimit. Por a është kjo e vërtetë? A mund ta barazojmë Allahun me Yahven e Dhiatës së Vjetër? Myslimanët e pohojnë këtë. Por le ta konsiderojmë këtë më poshtë.

E para, kush është Allahu? Kur Muhamedi iu predikoi mekasve, ai nuk u paraqiti një perëndi të ri por proklamoi që njëri prej shumë zotave të tyre, Allahu, ishte më i madhi dhe i vetmi perëndi. Mekasit nuk e akuzuan Muhamedin të predikonte një perëndi tjetër nga atë që ata e njihnin. Ai kërkonte që ata të besonin në një perëndi, jo në shumë siç ishin pranuar më parë. Është ende një polemikë e pazgjidhur në atë që ka dijetarë që flasin për Allahun si perëndinë-hënë siç edhe përfaqësohet nga simboli i gjysmëhënës, simboli i Islamit. Gjysmëhëna gjendet në xhami dhe minare, gjendet në flamurët e kombeve dhe muaji i Ramazanit fillon dhe mbaron me paraqitjen e gjysmëhënës. Vetëm koha mund të na dëshmoj se si do zgjihet kjo polemikë.

Së dyti, myslimanët pohojnë që Dhiata e vjetër dhe e Re janë korruptuar nga të krishterët dhe judenjtë për të kundërshtuar pohimet e myalimanëve që ai ishte profetizuar në Bibël. Kjo është e pabesueshme! Ka shumë dorëshkrime që ekzistojnë para kohës së Muhamedit. Codex Vaticanus, Codex Sinaiticus dhe të tjerë janë para lindjes së Muhamedit. Ka edhe versione të tjera që ekzistuan para ngritjes së Islamit, në gjuhën siriane, sirishten e vjetër, armeniane, etiopike, Peshita dhe Vulgata në gjuhën latine. Është e pakuptimtë që myslimanët argumentojnë rreth Shkrimeve që janë korruptuar nga judenjtë dhe të krishterët. 21

Është interesante që Muhamedi i konsideronte shkrimet si të besueshme në kundërshtim me shkrimtarët myslimanë të mëvonshëm. Muhamedi u kërkoi judenjve t’i kërkonin Dhiatën e Vjetër për të parë nëse emri i tij qe përmendur atëherë. Kurani thotë, “Ai ta zbret librin që është vërtetues i librave të mëparshëm… 22  Nëse Kurani dhe Muhamedi e konsideruar Biblën si të besueshme, atëherë myslimanët kanë një problem. Nëse Kurani ka të drejtë në këtë pikë, atëherë Bibla ka të drejtë poashtu. Nëse Bibla është e korruptuar, ideologjia myslimane nuk mund të jetë në harmoni me Biblën.

Së treti, karakteri i Muhamedit nuk i ngjason asnjë profeti të Biblës. Shumë preh pohimeve të tij të zbulesës janë vetë shërbyese. Thënia e Muhamedit që myslimanët mund t’i kenë vetëm katër gra ndërkohë që ai mund të ketë cilëndo grua që do është vetë shërbyese. Muhamedi nuk mund të lejonte vetën të ishte i përqeshur dhe kjo është përse ai e çoi në vdekje një grua mekase që shkroi poezi satirike kundër tij. Urdhërimet për t’i vrarë të pafetë, ata që e mohonin atë, e bën Muhamedin njeri të luftës e jo të paqes. Muhamedi i udhëhoqi forcat e tij në rreth 18 beteja dhe planifikoi edhe 38 të tjera. Historia e Islamit duke filluar me Muhamedin është histori lufte, pushtimi, lakmie dhe tiranie. Islami nuk lejon lirinë e shprehjes religjioze. Nuk e kupton apo pranon që adhurimi i imponuar, i detyruar nuk është adhurim aspak. Adhurimi i detyruar nuk do ta kënaqte Yahven absolutisht.

Ne nuk mund të përfundojmë që perëndia i Islamit është i njëjtë me Yahven e Dhiatës së Vjetër që u mishërua në Jezusin e Nazaretit për ta shpenguar njerëzimin. Ky mbarim me Krishtin e eliminon çdo profet tjetër që vjen përfshirë edhe Muhamedin. Letra e Hebrejve e konsideron si të përfunduar fjalën e fundit të Perëndisë, fjalës së tij më të lartë apo përmbushjen e traditës judeo-krishtere. Ndërkohë që ka profetë të përmendur në Dhiatën e Re që ishin në pajtim me ungjillin e krishterë dhe që nuk zëvendësuar zbulesën e Dhiatës së Re apo të kenë pohuar një zbulesë tjetër. (Mateu 23:34; Veprat 11:27-29; 13:2-3; 15:32; 21:9-11; 1 Korintasve 12:28-29; Efesianëve 2:20; 3:5; 4:11, për shembull).

Veçanëshmëria e Krishtit

Duke ndjekur linjën e argumenteve të Paskalit, njeriu mundet të përfundoj që vetëm Krishterimi dhuron përgjigjen më të mirë ndaj tre pyetjeve: Pse është i fshehur Perëndia? Pse njeriu është në mjerim? Si mund ta njoh njeriu Perëndinë? Nëse mund të themi që Jezus Krishti është ndërmjetësues, atëherë janë ca gjëra rreth këtij personi që janë të rëndësishme. Në të gjitha këto ai ishte unik si themelues në krahasim me themeluesit tjerë. 23

Mishërimi është i domosdoshëm për aktin e shpengimit. Përvoja njerëzore ka treguar, kur vështrohet ndershmërisht, që njeriu është i pazoti për të shpenguar veten. Çdo gjë më pak se Perëndia si Shpengues është njëjtë si ta përqeshësh idenë. P.T. Forsith (Forsyth) njëherë tha duke nënvizuar vendin e mishërimit, “Një gjysmë-perëndi nuk mundet të shpengoj atë që u desht tërë Perëndia ta krijoj.” Askund në religjionet tjera të botës që jetojnë nuk ka një pohim nga ana e themeluesit që ai ishte Bir i Perëndisë në sensin unik të fjalës. Ky pohim i ngelet vetem Jezus Krishtit.

Ndonjëherë debatohet që besimi i krishterë është unik në relacion ndaj thënieve madhëshote  të Jezusit. Kjo nuk dëshmon gjë. Është treguar nga Klaud Montefore (Claude Montefiore), dijetarë hebre, që Jezusi tha pak nga ajo që ishte e re dhe ndryshe nga mendimet e judaizmit porse ai fliste me autoritet përkundër rabinëve që e citonin traditën. E vetmja gjë të cilën ai e gjeti të ishte shumë e veçantë ishte figura e Bariut Hyjnor që shkon jashtë në shkretërirë për të kërkuar delen e humbur. Kjo është vetëm një fragment i së vërtetës së veçanshmërisë së besimit të krishterë. Veçanshmëria e Jezusit nuk qëndron në atë që ai tha se kush ishte ai, çfarë bëri ai dhe ku shkoi ai. Themeluesit e religjioneve botore propozuan mënyra të vetë-çlirimit, vetë-shenjtërimit dhe vetë-ndërgjegjësimit. Jezus Krishti në anën tjetër bëri për njeriun atë që njeriu nuk mund ta bëntë për veten. Është pikërisht për këtë arsye që ekzisotn ungjilli, lajmi i mirë dhe është lajm për diçka që ndodhi në Jerusalem në një moment të historisë. Ngjarja që zuri vend ishte shpengimi i njeriut në personin e Jezus Krishtit. Jeta e tij, vdekja dhe ringjallja janë ngjarje shpenguese. Ai vetë e dha jetën e tij si kompenzim për njerëzimin e armiqësuar. Asnjë themelues tjetër i ndonjë religjioni nuk e dha jetën e tij për njerëzimin, për ty dhe mua.

Është vetëm një deklaratë që duhet bërë për sa i përket themeluesve të religjioneve botërore: ata vdiqën dhe u varrosen! Ngjarjet e jetëve të tyre përfundojnë aty. Fjala lidhur me Krishtin dallon. Ai u çua nga varri, u ngjall dhe u ngrit tek Ati. Pa ringjallje njeriu do të mund të konkludonte që Jezusi qe një mësues i madh, mbase Moisiu i dytë por me anë të ringjalljes ai shpallet të jetë Biri i Perëndisë. Rreth kësaj Barti (Barth) thotë:

Njohuria që apostujt e fituan në bazë të ringjalljes së Krishtit, konkluza e së cilës është në ngritjen e Krishtit, është thelbësisht njohuria themelore me anë së cilës pajtimi zuri vend në Jezus Krishtin dhe jo në një ngjarje të zakonshme, dhe që në veprën e tij të hirit të Perëndisë ne kemi të bëjmë me fjalën e plotfuqishmërisë së Perëndisë, një gjë përfundimtare dhe supreme vjen në veprim, prapa së cilit nuk ka realitet tjetër.” 24

Përderisa është e qartë që një person nuk mund të bëhet i krishterë në bazë të një arsye të qartë, besimi i krishterë ofron përgjigje adekuate ndaj pyetjeve të mendjes lidhur me faktet e vëzhgimit dhe ekzistencës. Themeluesi i besimit të krishterë posedon veti unike që nuk mund të dyfishohen apo të gjenden tek themeluesit e religjioneve të tjera. Ne konkludojmë me Paskalin që “njohuria e Perëndisë pa atë të mjerimit të njeriut shkakton krenari. Të njohësh mjerimin e njeriut pa e njohur Perëndinë është dëshpërim. Të njohësh Jezus Krishtin strukturon rrugën e mesme sepse në Të e gjejmë së bashku Perëndinë dhe (përgjigjen ndaj) mjerimin tonë.” (Pensées 526).

Linja e mendimeve të Paskalit thekson rëndësinë e dallimit origjinal të themeluesit të religjionit. Judaizmi talmuidik është aq legaliste sa njeriu mundet vështirë ta kuptoj relacioin me Torën. Budizmi është fragmentuar në dy divizione të mëdha me shumë sub-divizione dhe Budizmi Mahajana ka shumë pak lidhje me thjeshtësinë e ndriçimit të Gaudamos. Në traditën krishtere koncepti i zhvillimit në kishën katolike duket që është larguar nga kisha e hershme siç përshkruhet në Dhiatën e Re. Aty ku individët dhe lëvizjet kanë devijuar nga mënyra e paraqitur në Shkrime, ata qëndrojnë nën kritikën e Themeluesit, Jezus Krishtit. Nuk ka justifikim për zhvillimet larg personit të Jezus Krishtit.

Eskluziviteti i Ungjillit

Propozimi i Paskalit mund të çoj tek konkluzioni që vetëm besimi i krishterë ofron përgjigjet më të mira ndaj përvojës vëzhguesë të njeriut. Në të njëjtën kohë, Dhiata e Re është shkruar me supozimin që zbulesa përfundimtare e Perëndisë ka ndodhur tashmë. Në kontrast me judaizmin dhe Dhiatën e Vjetër, zbulesa e Perëndisë në Birin e tij është deklaruar të jetë manifestimi më i madh i Perëndisë ndaj njeriut (Hebrenjve 1:1-3). Jezus Krishti thuhet të jetë ndërmjetësuesi më i mirë i besëlidhjes se Moisiu (Hebrenjve 9:15), kryeprift më i mirë se Melkizedeku (Hebrenjve 7:1-28) dhe një sakrificë më e mirë se ajo e ofruar nga prifërinjtë levitik (Hebrenjve 8-9). Këto referenca e nënkuptojnë përfundimin e përmbushjes së judaizmit.

Në predikimin e Palit ndaj qytetarve të Athinës, ai e shpalli Krijuesin i cili deri atëherë kishte qenë i panjohur në mes të paganëve. Të gjitha paraqitjet tjera të arit, argjendit dhe bronzit kanë si pasojë të të menduarit korruptues (Veprat 17:29). Predikimi i Palit në Jerusalem ishte me qëllimt që të shpallej që “në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.” (Veprat 4:12). Pikëpamja e Dhiatës së Re është identike në eksluzivititet me atë të Isaisë (45:21-22): “Nuk ka Perëndi tjetër veç meje, një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar; nuk ka asnjë veç meje. Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës. Sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.”

Jo vetëm që ka një pikëpamje ekskluzive në Dhiatën e Re, por religjionet tjera janë “forma” që mohojnë fuqinë e perëndishmërisë. (2 Timoteu 3:5). Krijuesit e religjioneve të reja apo koncepteve religjioze jashtë ungjillit apostolik krahasohen me një gangrenë që hanë mishin e gjallë (2 Timoteut 2: 17). Ndjekësit e këtyre “religjioneve të çuditshme” janë paraljmëruar tek 1 Timoteut 4:1-2. Çdo gjë në kundërshtim me Krishtin është mallkim. (Kolosianëve 2:8; Galatasve 1:8).

Është shume e dukshme që krishterimi bën pohime ekskluzive për të qenë e vetmja rrugë e vërtetë e njohjes së Perëndisë. Dikujt mund të mos i pëlqejë apo të mos pajtohet, por pohimi është aty. Një person i besimit të krishterë mund të mos e pëlqejë, por ai nuk e ka lirinë e të ndryshuarit për hir të sentimentalizmit. Ne mundemi të mos e pëlqejmë ligjin e gravitetit në raste të caktuara, por ka fakte të sigurta që ne nga natyra nuk mund ta ndryshojmë universin.

Me një qëndrim ekskluziv në njërën anë dhe me pikëpamje religjioze të ndryshme në anën tjetër, çfarë mundet një person të thotë ndaj kësaj? A mund të konkludojmë me Shlejmajer (Schleiermacher) që ka një “esencë të religjionit” e cila është e përbashkët për të gjitha religjionet dhe e cila e manifeston veten në forma të ndryshme? Apo Bruneri (Brunner) ka të drejtë kur thotë, “Është e pamundur për të qenë i krishterë – në sensin e Dhiatës së Re – dhe në të njëtën kohë për të pranuar pikëpamjen që ka një “esencë universale të religjionit” për të cilën krishterimi ka një pjesë predominante. Zbulesa e krishterë dhe këto teori ‘relative’të religjionit janë reciprokisht ekskluzive.” 25


Përktheu: Luka *Artikulli në gjuhën angleze: “Is there a true religjion?” marre nga http://www.answering-islam.org/Authors/Roark/true_religion.htm Shenime:

1 Nëse do të argumentohej se qasja e Paskalit është paragjykuese sepse i takonte traditës krishtere, atëherë do të duhej të kujtohej që këto principe nuk janë produkt i besimit të krishterë. Nëse këto principe janë të vërteta po jo nuk varet nga ajo nëse një person është i krishterë apo jo. Ata merren me fakte që mund të diskutohen në kontekstin e çdo religjioni. Këto janë pyetje që janë të përbashkëta për gjithë njerëzit dhe mund të verifikohen nga përvoja e çdo njeriu.

2 Pascal, Pensees, p. 191.

3 Van Harvey, Handbook of Theological Terms (New York: The Macmillan Co., 1964), fq. 173.

4 Në theksimin e një alternative kaq radikale, duhet bërë një referim ndaj “dëshmive” rreth ekzistencës së Perëndisë. Njohuria që një person mund të fitoj në argumentime është njohuria e bazuar në pjesën më të amdhe në “efektet” e veprimeve të Perëndisë. Nuk është një lloj njohurie që e drejton jetën apo të aludoj që Perëndia mund ta dojë apo shpengoj njeriun. Një studim i dëshmive tradicionale rreth ekzistencës së Perëndisë mund të gjendet tek http://www.emporia.edu/socsci/philos/shp17htm.

5 The Christian Message in a Non-Christian World, fq. 162.

6 Avatari (mishërimi) i hinduizmit është shumë ndryshe nga mishërimi i krishterimit, sepse mishërimi nënkupton që Perëndia mori trup të vërtetë njerëzor. Avatari shtë “personifikim mitologjik i perëndisë i krijuar për qëllime praktike, ndërkohë që hyjnorja e vërtetë është esencë e pastër e paatribuueshme dhe e paveprueshme” (Ibid., fq.370-371).

7 Lionel Giles, The Sayings of Confucius (London: John Murray, 1917), fq. 94.

8 Edward J. Jurji, The Christian Interpretation of Religion (Neë York: The Macmillan Co., 1952), fq. 183.

9 Why Christianity of All Religions?, fq. 105

10 Vini re komentin e Jurji rreth Islamit, që e injoron idenë e një shpenzuesi “kryesisht për shkak se Islami nuk dinte gjë rreth mëkatit origjinal dhe themeluesit dhe interpretuesit e saj ishin të pvëmendshëm ndaj problemit të mëkatit dhe iu shmangën nevojës së shpirtit për falje, Shpëtimtarit personal dhe lutjes si një marrëdhënie e rëndësishme me të Përjetshmin” (fq.256).

11 Emil Brunner, The Christian Doctrine of the Church, Faith and the Consummation, trans. David Cairns dhe T. H. L. Parker (Philadelphia: Ëestminster Press, 1962), fq. 7.

12 Ibid., fq. 200.

13 The Christian Message in a Non-Christian World, fq. 172.

14 Ibid., p. 172

15 Kraemer, Why Christianity of All Religions?, fq. 94

16 Philosophical Fragments, fq. 22

17 Ibid., fq. 22.

18 Ibid., fq. 23.

19 Ibid., p. 24.

20 “Doktrina islamike e Perëndisë nuk njeh ndrmjetësues dhe Kristologjia kuranore ndonëse e respekton Jezusin si njeri dhe të dërguar të Perëndisë dhe si Fjalë dhe Shpirt i Allahut, e mohon Mishërimin duke e paraqitur të kotë qëllimin shpenes të Perëndisë. Në fakt, këtu edhe qëndron ndarja e rrugës në mes Islamit dhe Krishterimit” (Jurji, op. cit., fq. 247).

21 Cf. Abdiyah Akbar Abdul-Haqq, Sharing your Faith with a Muslim, Minneapolis: Bethany Felloëship, 1980, fq. 50-66.

22 3:4 Përkthimi Sherif Ahmetit

23 Op. cit., fq. 126.

24 Op. cit., p. 126.

25 Revelation and Reason, fq. 220.

Nje Bibel ne Shqip per TY

Kisha Ungjillore Shqiptare deshiron qe ata qe besojne dhe ata qe kane interes dhe jane ne kerkim, te keni njohuri mbi fjalen e Zotit te lene brez pas brezi dhe te ruajtur me fanatizem nga besimtaret e pare. Fatmiresisht ne kemi biblen ne gjuhen shqipe qe mund ta lexoni ne momentet tuaja te pershtatshme. Dergo email tek info@kishashqiptare.ca informacionin e meposhtem qe te shohim mundesine per te sjelle nje Bibel ne shtepi. Emri: Adresa: Gjithashtu nese deshironi te degjoni fjalen e Zotin te regjistruar ne Audio apo te lexoni ne tablete, celular apo kompjuter na coni nje mesazh dhe do ju drejtojme tek burimet e duhura. Nese deshironi te degjoni fjalen e Zotin te regjistruar ne Audio apo te lexoni ne tablete, celular apo kompjuter po ju sugjerojme burimet e meposhtme.
  • Instalo ne kompjuter  http://www.e-sword.net/ gjuha e pare automatikisht eshte anglisht, por mund te shkarkosh dhe biblen ne shqip.
  • Ne varesi te mjetit qe perdor YouVersion ofron disa mundesi, ne gjuhe te ndryshme duke ofruar dhe devocione ditore ose varg ditor.
  • Mund te lexosh Biblen online te http://bibla.al/
Psalmi 119:105  Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim. 

Bibla si pikture apo si dritare

Imagjinoni sikur jeni ne nje resort ne mes te maleve dhe gjithcka shikoni jashte eshte jashtezakonisht e bukur. Keni nje dhome te ndricuar dhe ne te gjitha anet fotografi ne korniza te shtrenjta. Ti mrekullohesh sesa bukur fotografe profesioniste kane kapur kendveshtrime te natyres. Ti mahnitesh dhe perpara se te largohesh ben fotografi perpara ketyre fotografive per t’i thene miqve qe ishe ne filan resort. Me pas del ne dritare dhe shikon te njejten resort qe fotografi paraqet bukur ne fotografi, por duket ndryshe. Eshte stine tjeter, por eshte prape bukur. Shikon vargmalet, kurorat e pemeve dhe gjethet te hedhura pa planifikim neper toke ku ka pak nderhyrje nga dora njerezore. Shume bukur. Ti nxjerr aparatin dhe fotografon ate qe sheh syri yt. nuk eshte profesionale si fotografia ne dhome por eshte e bukur dhe ti je krenar qe ke nje aparat te mire fotografik. A mund ta shikojme Biblen sic perjetuam kete dite tek resorti turistik? Sado qe eshte bukur te lexosh se cfare te tjeret thone per Biblen, eshte e pakrahasueshme ajo qe ti shikon vete ne kete liber. Dikush ka thene qe mund te predikosh cfare te duash duke cituar vargje te ndryshme biblike, dhe jashte kontekstit. Bibla eshte nje tregim i asaj qe Zoti ka thene dhe bere, dhe cfare njerezit kane thene dhe bere. Zoti i foli njerezve te pare; Adamit dhe Eves dhe gjithashtu i flet kishes tek apokalipsi kur i thote qe une po vij shpejt. Bibla eshte nje liber i veshtire kur nuk di sesi ta lexosh. Por ndersa njerezit perpiqen te njohin Perendine dhe vullnetin e Tij, bibla na thote qe Jezusi eshte paqyrimi me i mire i Perendise ne mes te njerezve. Ti mund ta lexosh Biblen per te kuptuar Biblen, ose ta lexosh Biblen per te kuptuar Zotin. Eshte sikur te krahasosh vezhgimin e nje fotografie te bukur dhe vezhgimin me sy natyral te asaj qe fotografi do qe te thote. Miku im, mikesha ime, te inkurajoj te lexosh Biblen per te njohur Krijuesin per te cilin Bibla flet. Hape sot dhe lexo se cfare Krijuesi po te flet ty sot.