Ec ne drite
1 Gjoni 1:7 “po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.” Kjo eshte nje te vertetat e mesuara dhe praktikuar gjysme ne komunitete te ndryshme te krishtera. Meqenese ecja jone ne drite eshte e padukshme per komunitetin por e reflektuar ne komunitet, mund te themi me siguri qe lakmusi i te ecurit ne drite eshte bashkesia biblike me bashkebesimtaret e tjere. Kjo nuk do te thote qe keta persona nuk mekatojne, por keta persona nuk e fshehin mekatin e tyre, duke mos u hequr sikur gjithcka eshte ne rregull. Cfare ndodh jo rralle eshte qe kur mekati nuk merret seriozisht ne driten e Zotit, personi perpiqet te fshihet nga te tjeret. Dhe me te drejte, sepse te tjeret nese jane nen drejtimin e frymes se shenjte mund te dallojne qe nje bashkebesimtar po ecen ne mekat.
Por cfare po na inkurajon ketu apostulli Gjon-ai qe e quante veten si te dashur prej Jezusit -eshte qe te mos hiqemi ato qe nuk jemi.
1-Ec ne drite. Shmangju pra erresires te cdo lloj forme. Kush ecen ne erresire ne nje moment apo tjeter do te filloje te beje veprat e erresires. Pra, te dy faktoret jane te rendesishem: Kush ecen ne erresire fillon te beje vepra te erresires, dhe kur ben vepra te erresires, do shtyhet te shkoje drejt erresires.
2-Ec ne driten e ndershmerise me vetveten. Mos bej pakt me asnje lloj mekati sepse ai do te mbaje deren hapur per te tjere qe te vijne me pas. Mos e genje veten si thote Apostulli Gjon ne kete leter, sepse njeriu njihet nga veprat jo nga deklaratat apo nga deshirat.
Ndersa i ekspozohemi drites, gjaku i Krishtit na pastron nga CDO mekat. Pra, ne testohemi nese vertet besojme qe Krishti na fal mekatet e perseritura, ato qe i quajme te turpshme apo te neveritshme dhe ato qe te perjashtojne nga bashkesia me njerezit e tjere. Gjoni po na thote qe nese ecim ne drite, pa hile, pa rrena por ne te vertete, Krishti na fal nga cdo mekat. Pike.
Shenja e bashkesise me te besimtaret e vertete eshte vula e dukshme e dikujt qe ka vendosur te ece ne drite.
Si po ecen ti sot?