A eshte drejtimi i adhurimit nje detyre e gezueshme?

Shërbesa e muzikës në takimet e kishës shpesh shihet si një nga shërbesat më të bukura dhe më të dëshirueshme. Për shumë njerëz, udhëheqja e adhurimit, këndimi, drejtimi i korit apo i bandës muzikore duket si një thirrje e mbushur me gëzim, frymëzim dhe përjetime të thella shpirtërore. Dhe vërtet, ka momente kur kjo thirrje shkëlqen me një bukuri të veçantë. Por realiteti i shërbesës së muzikës është më kompleks: ka ditë gëzimi të thellë dhe ka ditë kur “detyrimi” duket gjithçka përveçse i gëzueshëm.

1. Thirrja e Gëzueshme: Kur muzika bëhet lutje dhe adhurim

Në momentet më të mira, shërbesa e muzikës është një përvojë e thellë adhurimi. Udhëheqësi i adhurimit ndjen se po udhëheq popullin e Perëndisë drejt fronit të Tij. Këngët nuk janë thjesht nota dhe fjalë, por shpallje të së vërtetës biblike, lutje të kënduara dhe dëshmi të besimit. Në këto momente:
  • Bashkesia këndon me zemër të hapur.
  • Prania e Perëndisë ndjehet me fuqishëm.
  • Muzikantët dhe kengetaret ndihen më të bashkuar në një qëllim të shenjtë.
Këto janë çaste kur shërbesa duket vërtet si “parajsa në tokë”, dhe muzikantët e kishës e kuptojnë pse Perëndia e ka lidhur adhurimin me muzikën.

2. Realiteti i vështirë: Kur thirrja ndihet si barrë

Megjithatë, shërbesa e muzikës nuk është gjithmonë romantike. Mund ta them me bindje pas nje periudhe 30 vjecare duke sherbyer ne kete fushe. Ka edhe një dimension të fortë detyre, disipline dhe sakrifice.

a) Presioni dhe Pritshmëritë

Udhëheqësit e muzikës shpesh përballen me pritshmëri të larta:
  • Nga pastori dhe udhëheqja e kishës për cilësi dhe teologji të shëndoshë. Per shumicen e kishave shqiptare baza e gjetjes se kengeve ka qene permes misionareve te pare qe shpesh here perkthyen qofte vete apo permes shqiptareve qe nuk ishin te pajisuar mjaftueshem teologjikisht, por qe dinin anglisht. Dhe jo rralle keto kenge dhe pse te dashura per ne, ndihen sikur u mungon ose rrjedhja e mendimit ose boshlleqe teologjike. Ne 10 vitet e fundit kenget ne kishat shqiptare vijne gati gjithmone nga kenget e suksesshme ne YouTube te kishave anglishtfolese. Nganjehere drejtuesi i adhurimit pelqen nje kenge dhe mendon qe do te jete bekim dhe per kishen, dhe pastori mund te mendoje ndryshe. Nganjehere cilesia mungon per shkak te nivelin profesional te drejtuesve te adhurimit, qe gati gjithmone jane te papaguar per punen qe bejne. Ne disa kisha tradicionale ku kam punuar ketu ne Kanada, drejtuesi i adhurimit ishte muzikant profesionist me aftesi per te lexuar partiturat, per te drejtuar nje kor dhe kur kishte muzikante te tjere, per t’i organizuar ata. Ne kishat shqiptare kjo eshte me e rralle, dhe mund te perdoret kushdo qe ka deshire dhe di sado pak t’i bjere kitares apo organos dhe te kendoje. Kur kjo nuk eshte shume cilesore, atehere ka nje pritje dhe presion per cilesi.
  • Nga bashkesia për stil, volum, dhe repertor që u pëlqen. Kerkesat e njerezve ne kishe per kendimin jane te shumellojshme. Kjo vjen nga faktore si: eksperienca ne kisha te tjera apo preferenca personale. Nganjehere besimtaret presin qe cilesia e muzikes te jete ne nivel te nje kishe te madhe dhe kur kisha aktuale eshte e re, e vogel dhe me pak burime, presioni rritet.
  • Nga vetja për përsosmëri muzikore dhe shpirtërore. Kjo eshte sfida dhe egoja personale dhe profesionale e cdo artisti. Ne jemi ftuar t’i japim me te miren Zotit, dhe me e mira eshte rezultati i me shume se deshires dhe pasionit.
Ky presion mund ta kthejë adhurimin në performancë dhe shërbesën në stres.

b) Konfliktet dhe shijet muzikore

Muzika është e lidhur fort me kulturën dhe emocionet personale. Në kishë, kjo shpesh sjell tensione:
  • Këngë tradicionale apo këngë moderne.
  • Kenge ritmike per 20 vjecaret apo kenge per moshat e medha.
  • Himnore te vjetra teologjikisht të thella apo këngë të thjeshta dhe emocionale.
Udhëheqësi i muzikës gjendet mes këtyre botëve dhe duhet të bëjë zgjedhje pastorale, jo vetëm artistike.

c) Lodhja dhe rutina

Provat e shumta, shërbesat javore dhe aktivitetet speciale – të gjitha këto mund ta kthejnë muzikantin e kishës në një “punëtor shërbese” që rrallëherë ka kohë për adhurim personal. Kur muzika bëhet vetëm detyrë, gëzimi mund të zbehet.

3. Teologjia e detyrës së gëzueshme

Bibla na mëson se shërbesa nuk është gjithmonë emocionale, por gjithmonë e shenjtë. Apostulli Pal flet për shërbimin si një “sakrificë të gjallë” (Romakëve 12:1). Kjo do të thotë se edhe kur nuk ndjejmë gëzim, ne vazhdojmë për shkak të besnikërisë ndaj Perëndisë. Në këtë kuptim, shërbesa e muzikës është:
  • Thirrje – një dhuratë dhe privilegj.
  • Detyrë – një përgjegjësi dhe disiplinë.
  • Formim shpirtëror – një proces shenjtërimi për vetë muzikantin.
Gëzimi i vërtetë nuk vjen gjithmonë nga emocionet, por nga bindja se po shërbejmë Perëndinë dhe njerëzit.

4. Dinamika midis gëzimit dhe detyrës

Shërbesa e muzikës jeton në tensionin midis këtyre dy realiteteve:
  • Gëzim karizmatik dhe disiplinë pastorale.
  • Krijimtari artistike dhe përgjegjësi teologjike.
  • Ndjenjë personale dhe shërbim ndaj trupit të Krishtit.
Një udhëheqës i pjekur i adhurimit mëson ta pranojë këtë tension dhe ta shohë si pjesë të thirrjes së Perëndisë.

5. Rruga drejt një shërbese të shëndetshme muzikore

Për ta mbajtur shërbesën e muzikës si “detyrë të gëzueshme”, disa parime janë thelbësore:
  1. Adhurimi personal jashtë skenës – muzikanti duhet të jetë adhurues ne jeten private para se të jetë udhëheqës te djelen. Kjo eshte testuese kur personi ka eksperience, dhe kalon me pak kohe ne praktike personale por dhe rritje shpirterore
  2. Formim teologjik – kuptimi i teksteve dhe doktrinës që këndohet është thelbësor. Nuk mjafton te perkthesh nje kenge nga anglishtja, por duhen gjetur fjalet qe jo vetem krijojne vazhdimesi me temen qe krijuesi i kenges ka patur ne plan, por dhe ta beje kengen te kuptueshme per degjuesit te cilet ftohen ta kendojne
  3. Komunitet dhe disiplinë ne grup – sherbesa e muzikes është shërbesë komunitare, jo individuale. Nje kishe adhuruese nxjerr ne pah nje grup te mire adhurimi. Nje grup i mire adhurimi, nuk mjafton per ta ndezur nje kishe te ftohte. Te dyja rriten paralelesht dhe duhet te mbajne njera-tjetren. Kisha adhuruese, sjell ne pah persona te rinj qe i bashkohen grupit te adhurimit. Kur kisha nuk eshte adhuruese, kjo do te reflektohet tek sasia dhe cilesia e grupit te adhurimit.
  4. Pushim dhe ritëm i shëndetshëm – pushimi është akt besimi ndaj Perëndisë. Shabati vlen dhe per muzikantet e kishes. Ka nevoje per te pushuar, si fizikisht por dhe menderisht dhe shpirterisht. Kjo duhet te vije natyrshem dhe ne menyre te planifikuar qe te shmangen pushimet ne kohe krizash.
  5. Përulësi – skena është vend shërbimi, jo lavdie personale. Nese do te shohim grupmoshat ne fusha te sherbeses, do te shohim qe grupi i adhurimit ka moshen me te re. DHe bashke me moshen vjen dhe pergjegjesia. Nese disa besimtare jane gati te sherbejne ne kishe sepse i sherbejne Zotit, ka te tjete qe duke dale para te tjereve e shohin si nje menyre per te patur nje fare rendesie ne ate komunitet. Pas predikuesve, muzikantet dhe kengetaret jane personat me te dukshem, dhe me te tunduar per te performuar dhe mos qene te perulur. Kjo mund te shmanget duke mos i vendosur kengetaret dhe muzikantet ne pamje ballore apo sic eshte bere e modes sot, duke i vendosur dritat mbi ta, si ne koncertet e botes. Ne disa kisha me tradicionale kori qendron anash dhe nuk shikon drejt salles me njerez. Kjo ndodh shpesh dhe me drejtues te muzikes qe jane pianiste te cilet e vendosin pianon ne nje vend jo shume te dukshem. Kjo eshte bere metoda ime me e preferuar sepse shmang nje tendence per t’u dukur ne syte e njerezve.
Si perfundim, a është shërbesa e muzikës një detyrë e gëzueshme? Po – por jo gjithmonë në mënyrën që imagjinojmë. Gëzimi i saj nuk varet vetëm nga ndjenjat, por nga kuptimi i thellë se muzika është një mjet për t’i shërbyer Perëndisë dhe për ta ndërtuar kishën e Tij. Në fund, udhëheqësi i muzikës që vazhdon besnikërisht, edhe në ditët kur gëzimi mungon, shpesh zbulon një gëzim më të thellë dhe më të qëndrueshëm: gëzimin e bindjes, të thirrjes së përmbushur dhe të shërbesës që ka vlerë të përjetshme.

Modeli i agjerimit te Danielit

Javen qe vjen besimtaret jane ftuar te luten dhe agjerojne per nje jave. Qellimi eshte per te fokusuar veten ndersa 2022 fillon. Kjo jave eshte nje ndalese ku besimtari reflekton mbi ate qe shkoi, pendohet per cdo gje qe e kupton nuk eshte bere ne vullnetin e Perendise dhe perpiqet te kuptoje se cfare Perendia kerkon qe besimtari individualisht dhe ne grup duhet te beje. Agjerimi eshte sugjeruar nga Perendia, jo si nje mjet per te ndryshuar Perendine, por per ten a ndryshuar ne. Agjerimi nuk eshte nje menyre per t’i kerkuar Perendise favore te vecanta dhe absolutisht nuk duhet te behet per t’u mburrur mbi pershpirtshmerine tone. Agjerimi na sjell ne nje perjetim ku ne dorezojme ato deshira dhe plane qe jane te frymezuara nga mishi dhe jo nga fryma dhe ne te njejten kohe duke hapur zemren per ate qe Zoti do te na flase per vete dhe per te tjere. Agjerimi sipas Danielit eshte perdorur shume nga besimtaret dhe kishat sin je metode per te filluar vitin, pergjate Kreshmes apo ne situata te ngjashme. Kjo menyre agjerimi fton me shume besimtare te fillojne te disiplinojne veten, pa u frikesuar nga ajo qe kane degjuar per agjerimet e tjera ku ne shumicen e rasteve besimtari ka pire vec uje. Nje nga lehtesirat qe ofron kjo menyre agjerimi eshte mundesia per te vazhduar detyrimet ditore ne shtepi apo pune, ndersa je ne kete sezon agjerimi. Agjerime te tjera shpesh kerkojne jo vetem me teper kohe por te ftojne te besh me pak aktivitete fizike qe e lodhin me shume dike qe nuk eshte duke ngrene. Agjerimi sipas Danielit eshte nje agjerim i pjesshem, prad isa ushqime vazhdojne te perdoren, ndersa te tjera jo. Shpesh ky lloj agjerimi behet per 21 dite, duke ndjekur ate qe bere Danieli, por ky agjerim funksionon mire si discipline dhe per agjerime me afate me te shkurtera kohore. Ky lloj agjerimi permendet ne bible kryesisht ne dy pjese te librit te Danielit: “  “Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë..”( Danieli 1:12) “Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi për tri javë të plota.  Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nuk futa në gojën time as mish as verë dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javë të plota. (Danieli 10: 2-3) Pra, mbi te gjitha, agjerimi eshte nje discipline shpirterore ku ndjekesit e Jezusit mund t’i afrohen me shume Perendise dhe ta fokusojne vemendjen e tyre drejt Perendise dhe rrugeve te Tij. Ne kulturen e sotshme qe na ofron modelin e te qenurit gjithmone te zene dhe te shperqendruar, te hysh ne kete experience agjerimi eshte sikur te shtypesh butonin “ndalo dhe prit” dhe te hysh ne pushimin qe Krishti ofron. Ne keto momente eshte me e lehte te degjosh ate zerin e qete te Frymes se Shenjte ndersa te zbulon te vertetat e Perendise, dhe drejtim si per individin dhe per kishen. Me kete metode agjerimi, ju mund te shijoni ushqim por ne nje menyre me te thjeshte, duke i thene vetes qe do kujdesesh edhe per shpirtin dhe jo vec per nevojat e trupit. Nje metode e tille ndihmon ne balancimin e kontrollit te deshirave trupore qe perfshin dhe te ushqyerit.       Cfare ushqimesh perfshihen ne diete pergjate agjerimit te Danielit?
  • Te gjithe llojet e frutave dhe perimeve, dritherave dhe farave.
  • Vajrat si ulliri, canola,fara rrushi, kikiriku dhe sesam.
  • Pije: uje dhe caj pa kafeine.
  • Te tjera: Tofu, produkte te sojes, uthulla, kripa, piperi dhe seasonings
  Cfare ushqimesh duhen shmangur?
  • Te gjithe llojet e mishrave, te produkteve te qumeshtit, dhe vezet.
  • Te gjithe embelsuesit..
  • Buka e bere me maja dhe produkte tjera te bera me miell.
  • Ushqime te procesuara dhe qe kane preservues artificiale.
  • Ushqimet e fergura si chips, french fries
  • Ushqimet me yndure te shtuar si margarine, dhe dhjamra te ndryshem
  • Pije qe perfshijne: kafen, caj me kafeine, pije me gaz, pije energjike dhe me alkool.
  Perdorimi i medias, TV dhe telefonave:
  • Zvogelo ne maksimum shikimin e TV, pervec asaj qe eshte thelbesore ose kur je i detyruar te vendosesh programe per femijet. Nga praktika eshte me e lehte ta heqesh fare sidomos kur ke probleme me disiplinimin ne kete drejtim.
  • Mos shiko filma apo te luash lojra ne kompjuter.
  • Perfshirja online (kompjuter apo cellular) te jete vec per aresye pune apo shkolle.
Zoti ju ndihmofte ndersa beni kete perkushtim!  

Si je me shendet?

Pyeta nje bashkebesimtar sesi ishte me shendet. Dija qe kishte patur dhimbje kohet e fundit dhe u interesova. Pergjigja e tij me beri te reflektoj dhe po shenoj ketu ato qe kam ne zemer te ndaj me ju.

Vellai ne Krisht me tha: “Jam pak me mire. E kam lene ne duart e Perendise. Ai eshte ne procesin e restaurimit. Por une kam nevoje te kaloj me shume kohe me Te, ne meditim dhe lutje. Shpeshhere mendoj mbi menyren sesi lutemi, Zot bekoje jeton tone, familjen tone, biznesin tone…dhe nuk e kuptojme ate qe Zoti thote: I bekuar eshte njeriu qe……(pra ne aktualisht jemi te bekuar, pavaresisht se jemi vegla te thyera). Ne jemi te bekuar sepse Zoti dergoi Krishtin te vdiste per ne ne kryq. A ka bekim me te madh sesa dhurata e shpetimit?”

Nje pergjigje e tille tregon nje reflektim shume te thelle dhe vjen per shkak te intimitetit me Perendine ne Shkrimet e Shenjta dhe kur jemi te sinqerte perpara tij.
Lutjet kerkuese nuk jane te keqija ne vetvete, por tregojne stadin ku ne jemi, cfare shikojme dhe ku e kemi zemren. Te krahasohemi me lutjet e Palit apo te shenjtoreve neper shekuj na ben te reflektojme se ndoshta jemi bere te krishtere sipas modeleve te krishtera materialiste. Te kuptosh qe menyra sesi lutemi ndoshta duhet te ndryshoje, eshte ndryshim pozitiv dhe hapi i pare drejt rruges per t’i ngjare Palit sic ai perpiqej t’i ngjante Krishtit. Pacim hir nga Zoti te ndryshojme.