Rreth Nesh

Jemi nje grup shqipfolesish ne Kanada qe e duam Perendine dhe kemi deshire te ndajme ate qe dime, qe kemi perjetuar me te tjere qe kane deshire te ngjashme me ne.

Kryesisht jemi brezi i pare qe kemi ardhur nga Shqiperia dhe po organizohemi te shohim ne ekzistence nje kishe shqipfolese qe do i sherbeje perparesisht shqipfolesve ne Kanada dhe pertej.

Nese deshiron te kontaktosh me ne, dergo nje email ne info@kishashqiptare.ca ose ne facebook.

Vizioni Yne

Cdo shqipfoles te degjoje ungjillin ne menyren qe e kupton dhe te ftohet ne nje udhetim te njohjes se Perendise permes Shkrimit te Shenjte, eksperiencave personale dhe jetes komunitare me bashkeudhetaret.

Parime dhe Vlera

Cdo njeri eshte krijuar ne imazhin e Krijuesit ~ Imago Dei, pavaresisht se duket si nje pasqyre e thyer.

Ne respektojme dhe mbrojme jeten e secilit qe nga ngjizja dhe deri ne frymen e fundit, duke lene Krijuesin te jete filluesi dhe mbaruesi i seciles.

Ne nuk kemi dallime racore sepse shohim vec nje race-njerezore. Pavaresisht se ne jemi kishe, kryesisht shqipfolese, nuk tregon eksluzivitetin shqiptar, por fokusin qe kjo kishe ka ne kete sezon te jetes te saj.

Ne nuk kemi dallime gjinore, sepse shohim Krishtin ne kedo qe eshte dishepull i Tij. Pavaresisht roleve qe burrat dhe grate kane ne familje dhe ne shoqeri, ne perpiqemi te shohim kedo sic Perendia e shikon, e vlereson, e therret dhe e vajos per te bere sherbesen ne kishe.

Ne nuk kemi dallime krahinore, prejardhjeje fetare, apo social-ekonomike.

Misioni Yne

Te predikojme te Verteten sic na eshte zbuluar ne Shkrimet e Shenjta separi tek shqipfolesit, dhe kudo ku Perendia na drejton. Te bejme dishepuj te Krishtit dhe te ndertojme komunitete te besimit te krishtere kudo ku ka shqiptare.

Kredoja-Cfare Besojme?

Si te Krishtere ne besojme qe Perendia ka zbuluar vullnetin e Tij permes profeteve dhe apostujve te tij qe kane transmetuar ate qe kane degjuar te tjereve. Ne besojme qe Bibla, Testamenti i Ri dhe i Vjeter eshte mjaftueshem per te zbuluar karakterin, vullnetin dhe planin e Perendise per krijesen. Ne besojme qe permes Jezus Krishtit eshte transmetuar qarte dashuria e Perendise qe therret cdo njeri ne pendim dhe besim ne Jezus Krishtit si rruga e vetme per te shkuar tek Perendia.

Ne shpallim sebashku me te krishteret e pare:

Kredon e Apostujve

Kredoja e Nikeas

Kredoja e Chalcedonit

Kredoja Athanasiane

Besimtaret e Krishtere mund te lexojne Katekizmin e Westminsterit i cili permbledh shume qarte ate qe nje i krishtere protestant/ungjillor duhet te besoje dhe praktikoje.

Katekizmi i shkurter i Westminsterit

Pak Histori:

Filloi me nje ide ne mendjen e Endritit dhe Zhanetes qe sapo kishin ardhur ne Toronto. Me pas permes kontakteve hyjnore u krijua nje grup i vogel besimtaresh qe filluan te mblidheshin ne shtepi, kafe dhe zyrtarisht me tetor 2012 filluan takimet javore ne ndertesen e kishes Westminster Presbyterian Church (East York). Nga grupi fillestar qe ende jane sot ne mesin tone jane Miri dhe Migena, Elvisi dhe Juli, Markoni, dhe Ardiani. Me vone ndersa grupi eshte rritur e zvogeluar here pas here, vendose t'i beje takimet ne ndertesen e Leaside Bible Chapel me qellim per te qene me afer dy komuniteteve shqiptare, atij ne East York dhe ne Marlee. Pas nje kohe te veshtire, me keshillen e disa mentoreve, Endriti vendosi qe ta mbyllte punen me shqiptaret ne Dhjetor 2018. Kur COVID19 kaploi globin dhe shumica e shqiptareve besimtare nuk ishin te stabilizuar ne kisha lokale anglishtfolese, ne pranveren e 2020 filloi nje studim i bibles online i cili u rrit ne numer dhe cilesi. Pjesetare te ketij grupi javor vendosen qe te luten nje here ne jave te shtunave dhe duket qe hiri i Zotit rigjalleroi deshiren per te rifilluar sherbesat ne shqip. nderkohe Endriti kishte filluar te pastoroje ne Downsview Presbyterian Church qe u tregua e gatshme per te mbeshtetur sherbesen me shqiptaret. Takimi i pare, me kufizime per shkak te COVIDit u be per Pashken 2021 dhe deri ne qershor te 2023 besimtaret shqiptare u mblodhen ne ndertesen e  kishes te djelen e pare te cdo muaji.

Qe nga shtator 2023 takimet mujore tani mbahen ne ndertesen e kishes baptiste rumune ne 36 Broadlands Blvd, te djelen e pare te cdo muaji, por dhe takime te vecanta festive. Perdoret salla ne basement dhe hyrja eshte nga ana e parkingut.

Praktikisht shumica e takimeve te kishes behet online, si studimet javore te merkurave ne oren 8pm por dhe lutjet te shtunave ne mengjes ne oren 9am. Kjo ka ndihmuar qe pjesetare te kishes qe jetojne larg te vijne ne takime te tilla.

Skuadra Aktuale

Skuadra e sherbimit eshte ne ndertim e siper me hirin e Zotit, por duke klikuar me poshte mund te lexoni pak mbi ata qe kane marre pergjegjesi ne organizimin dhe drejtimin e sherbesave te kishes shqiptare.

A MENDON TE BEHESH DHE TI PJESE E HISTORISE SE KISHES SHQIPTARE?