A eshte drejtimi i adhurimit nje detyre e gezueshme?

Shërbesa e muzikës në takimet e kishës shpesh shihet si një nga shërbesat më të bukura dhe më të dëshirueshme. Për shumë njerëz, udhëheqja e adhurimit, këndimi, drejtimi i korit apo i bandës muzikore duket si një thirrje e mbushur me gëzim, frymëzim dhe përjetime të thella shpirtërore. Dhe vërtet, ka momente kur kjo thirrje shkëlqen me një bukuri të veçantë. Por realiteti i shërbesës së muzikës është më kompleks: ka ditë gëzimi të thellë dhe ka ditë kur “detyrimi” duket gjithçka përveçse i gëzueshëm.

1. Thirrja e Gëzueshme: Kur muzika bëhet lutje dhe adhurim

Në momentet më të mira, shërbesa e muzikës është një përvojë e thellë adhurimi. Udhëheqësi i adhurimit ndjen se po udhëheq popullin e Perëndisë drejt fronit të Tij. Këngët nuk janë thjesht nota dhe fjalë, por shpallje të së vërtetës biblike, lutje të kënduara dhe dëshmi të besimit. Në këto momente:
  • Bashkesia këndon me zemër të hapur.
  • Prania e Perëndisë ndjehet me fuqishëm.
  • Muzikantët dhe kengetaret ndihen më të bashkuar në një qëllim të shenjtë.
Këto janë çaste kur shërbesa duket vërtet si “parajsa në tokë”, dhe muzikantët e kishës e kuptojnë pse Perëndia e ka lidhur adhurimin me muzikën.

2. Realiteti i vështirë: Kur thirrja ndihet si barrë

Megjithatë, shërbesa e muzikës nuk është gjithmonë romantike. Mund ta them me bindje pas nje periudhe 30 vjecare duke sherbyer ne kete fushe. Ka edhe një dimension të fortë detyre, disipline dhe sakrifice.

a) Presioni dhe Pritshmëritë

Udhëheqësit e muzikës shpesh përballen me pritshmëri të larta:
  • Nga pastori dhe udhëheqja e kishës për cilësi dhe teologji të shëndoshë. Per shumicen e kishave shqiptare baza e gjetjes se kengeve ka qene permes misionareve te pare qe shpesh here perkthyen qofte vete apo permes shqiptareve qe nuk ishin te pajisuar mjaftueshem teologjikisht, por qe dinin anglisht. Dhe jo rralle keto kenge dhe pse te dashura per ne, ndihen sikur u mungon ose rrjedhja e mendimit ose boshlleqe teologjike. Ne 10 vitet e fundit kenget ne kishat shqiptare vijne gati gjithmone nga kenget e suksesshme ne YouTube te kishave anglishtfolese. Nganjehere drejtuesi i adhurimit pelqen nje kenge dhe mendon qe do te jete bekim dhe per kishen, dhe pastori mund te mendoje ndryshe. Nganjehere cilesia mungon per shkak te nivelin profesional te drejtuesve te adhurimit, qe gati gjithmone jane te papaguar per punen qe bejne. Ne disa kisha tradicionale ku kam punuar ketu ne Kanada, drejtuesi i adhurimit ishte muzikant profesionist me aftesi per te lexuar partiturat, per te drejtuar nje kor dhe kur kishte muzikante te tjere, per t’i organizuar ata. Ne kishat shqiptare kjo eshte me e rralle, dhe mund te perdoret kushdo qe ka deshire dhe di sado pak t’i bjere kitares apo organos dhe te kendoje. Kur kjo nuk eshte shume cilesore, atehere ka nje pritje dhe presion per cilesi.
  • Nga bashkesia për stil, volum, dhe repertor që u pëlqen. Kerkesat e njerezve ne kishe per kendimin jane te shumellojshme. Kjo vjen nga faktore si: eksperienca ne kisha te tjera apo preferenca personale. Nganjehere besimtaret presin qe cilesia e muzikes te jete ne nivel te nje kishe te madhe dhe kur kisha aktuale eshte e re, e vogel dhe me pak burime, presioni rritet.
  • Nga vetja për përsosmëri muzikore dhe shpirtërore. Kjo eshte sfida dhe egoja personale dhe profesionale e cdo artisti. Ne jemi ftuar t’i japim me te miren Zotit, dhe me e mira eshte rezultati i me shume se deshires dhe pasionit.
Ky presion mund ta kthejë adhurimin në performancë dhe shërbesën në stres.

b) Konfliktet dhe shijet muzikore

Muzika është e lidhur fort me kulturën dhe emocionet personale. Në kishë, kjo shpesh sjell tensione:
  • Këngë tradicionale apo këngë moderne.
  • Kenge ritmike per 20 vjecaret apo kenge per moshat e medha.
  • Himnore te vjetra teologjikisht të thella apo këngë të thjeshta dhe emocionale.
Udhëheqësi i muzikës gjendet mes këtyre botëve dhe duhet të bëjë zgjedhje pastorale, jo vetëm artistike.

c) Lodhja dhe rutina

Provat e shumta, shërbesat javore dhe aktivitetet speciale – të gjitha këto mund ta kthejnë muzikantin e kishës në një “punëtor shërbese” që rrallëherë ka kohë për adhurim personal. Kur muzika bëhet vetëm detyrë, gëzimi mund të zbehet.

3. Teologjia e detyrës së gëzueshme

Bibla na mëson se shërbesa nuk është gjithmonë emocionale, por gjithmonë e shenjtë. Apostulli Pal flet për shërbimin si një “sakrificë të gjallë” (Romakëve 12:1). Kjo do të thotë se edhe kur nuk ndjejmë gëzim, ne vazhdojmë për shkak të besnikërisë ndaj Perëndisë. Në këtë kuptim, shërbesa e muzikës është:
  • Thirrje – një dhuratë dhe privilegj.
  • Detyrë – një përgjegjësi dhe disiplinë.
  • Formim shpirtëror – një proces shenjtërimi për vetë muzikantin.
Gëzimi i vërtetë nuk vjen gjithmonë nga emocionet, por nga bindja se po shërbejmë Perëndinë dhe njerëzit.

4. Dinamika midis gëzimit dhe detyrës

Shërbesa e muzikës jeton në tensionin midis këtyre dy realiteteve:
  • Gëzim karizmatik dhe disiplinë pastorale.
  • Krijimtari artistike dhe përgjegjësi teologjike.
  • Ndjenjë personale dhe shërbim ndaj trupit të Krishtit.
Një udhëheqës i pjekur i adhurimit mëson ta pranojë këtë tension dhe ta shohë si pjesë të thirrjes së Perëndisë.

5. Rruga drejt një shërbese të shëndetshme muzikore

Për ta mbajtur shërbesën e muzikës si “detyrë të gëzueshme”, disa parime janë thelbësore:
  1. Adhurimi personal jashtë skenës – muzikanti duhet të jetë adhurues ne jeten private para se të jetë udhëheqës te djelen. Kjo eshte testuese kur personi ka eksperience, dhe kalon me pak kohe ne praktike personale por dhe rritje shpirterore
  2. Formim teologjik – kuptimi i teksteve dhe doktrinës që këndohet është thelbësor. Nuk mjafton te perkthesh nje kenge nga anglishtja, por duhen gjetur fjalet qe jo vetem krijojne vazhdimesi me temen qe krijuesi i kenges ka patur ne plan, por dhe ta beje kengen te kuptueshme per degjuesit te cilet ftohen ta kendojne
  3. Komunitet dhe disiplinë ne grup – sherbesa e muzikes është shërbesë komunitare, jo individuale. Nje kishe adhuruese nxjerr ne pah nje grup te mire adhurimi. Nje grup i mire adhurimi, nuk mjafton per ta ndezur nje kishe te ftohte. Te dyja rriten paralelesht dhe duhet te mbajne njera-tjetren. Kisha adhuruese, sjell ne pah persona te rinj qe i bashkohen grupit te adhurimit. Kur kisha nuk eshte adhuruese, kjo do te reflektohet tek sasia dhe cilesia e grupit te adhurimit.
  4. Pushim dhe ritëm i shëndetshëm – pushimi është akt besimi ndaj Perëndisë. Shabati vlen dhe per muzikantet e kishes. Ka nevoje per te pushuar, si fizikisht por dhe menderisht dhe shpirterisht. Kjo duhet te vije natyrshem dhe ne menyre te planifikuar qe te shmangen pushimet ne kohe krizash.
  5. Përulësi – skena është vend shërbimi, jo lavdie personale. Nese do te shohim grupmoshat ne fusha te sherbeses, do te shohim qe grupi i adhurimit ka moshen me te re. DHe bashke me moshen vjen dhe pergjegjesia. Nese disa besimtare jane gati te sherbejne ne kishe sepse i sherbejne Zotit, ka te tjete qe duke dale para te tjereve e shohin si nje menyre per te patur nje fare rendesie ne ate komunitet. Pas predikuesve, muzikantet dhe kengetaret jane personat me te dukshem, dhe me te tunduar per te performuar dhe mos qene te perulur. Kjo mund te shmanget duke mos i vendosur kengetaret dhe muzikantet ne pamje ballore apo sic eshte bere e modes sot, duke i vendosur dritat mbi ta, si ne koncertet e botes. Ne disa kisha me tradicionale kori qendron anash dhe nuk shikon drejt salles me njerez. Kjo ndodh shpesh dhe me drejtues te muzikes qe jane pianiste te cilet e vendosin pianon ne nje vend jo shume te dukshem. Kjo eshte bere metoda ime me e preferuar sepse shmang nje tendence per t’u dukur ne syte e njerezve.
Si perfundim, a është shërbesa e muzikës një detyrë e gëzueshme? Po – por jo gjithmonë në mënyrën që imagjinojmë. Gëzimi i saj nuk varet vetëm nga ndjenjat, por nga kuptimi i thellë se muzika është një mjet për t’i shërbyer Perëndisë dhe për ta ndërtuar kishën e Tij. Në fund, udhëheqësi i muzikës që vazhdon besnikërisht, edhe në ditët kur gëzimi mungon, shpesh zbulon një gëzim më të thellë dhe më të qëndrueshëm: gëzimin e bindjes, të thirrjes së përmbushur dhe të shërbesës që ka vlerë të përjetshme.

Kendo nje kenge te re

Sot do fokusohemi mbi rendesine e kendimit te kengeve te reja. Te gjithe degjojne muzike, jo te gjithe kendojne dhe ca me pak kendojne bukur.

Neper kisha kendohet pavaresisht modelit te kengeve apo llojit te muzikes apo veglave muzikore shoqeruese. Muzika dhe kenga eshte bere pjese e pandare e sherbesave te kishes qe ne kohen e hershme. Ndersa eshte rritur pafundesisht numri i kengeve te krishtera eshte rritur dhe mundesia e zgjedhjes se cfare lloj kenge te pelqen. Ajo qe ka qene normale neper kishat shqiptare eshte perkthimi i kengeve kryesiesht nga gjuha angleze. Ka qene shume bekim por dhe sfide, per perkthyesit. Ne kisha te ndryshme degjoje variante te ndryshme te se njejtes kenge. Filluan nderkohe kenget shqip per Perendine te cilat treguan se po ngrihet nje brez muzikeberesish shqiptare. CD jane prodhuar dhe radiot e krishtera tashme kane dhe kenge shqiptare. Lavdi Zotit per gjithe kete pune te mrekullueshme. Le te shohim se cfare na thote Bibla ne lidhje me kendimin e kengeve te reja: Psalmi 96:1  Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës! Psalmi 33:3  Këndojini një kenge të re, bjerini me mjeshtëri veglës (muzikore)  dhe brohoritni. Psalmi 98:1  Këndojini Zotit një këngë të re sepse ka bërë mrekulli; dora e tij e djathtë dhe krahu i tij i shenjtë i kanë siguruar shpëtimin. Psalmi 149:1  Aleluja. Këndojini Zotit një këngë të re, këndoni lavdinë e tij në kuvendin e shenjtorëve. Isaia 42:10 I këndoni Zotit një kantik të ri, lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që ai përmban, ishujt dhe banorët e tyre. Ndersa me siper ne shohim nje thirrja per te kenduar nje kenge te re, me poshte shohim tek Zbulesa per te shpenguarit qe kenduan nje kenge te re. Zbulesa 5:9-10 Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: “Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb, dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe”. Zbulesa 14:3  Ata këndonin një këngë të ri përpara fronit, përpara katër qenjeve të gjalla dhe përpara pleqve; dhe asnjë nuk mund ta mësonte kantikun përveç të njëqind e dyzet e katër mijëve, që ishin shpenguar nga toka. Me poshte eshte me personale krijimi dhe kendimi i kenges se re: Psalmi 40:3  Ai vuri në gojën time një kenge te re për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t’i besojnë Zotit. Psalmi 144:9  O Perëndi, do të këndoj një kenge te re, do të këndoj lavdet e tua me një harpë me dhjetë tela. Ndersa duket sikur psalmi eshte shkruar per ata qe kane dhurate dhe aftesi per te kenduar dhe kompozuar, duket qe nuk eshte vec aftesi kompozimi. Kenga eshte nje shprehje e gjendjes emocionale te njeriut dhe ne kendojme kengen e dikujt tjeter per situata te tilla. Ka disa kenge qe nuk jane bere per publikun, keshtu qe nuk do te kete vleresim per kengen me te mire, ashtu sic nuk ka vleresim ne propozimet e dashurise midis nje cifti. Shikoje menyren per t’i kenduar Zotit kengen e shpirtit tend, ajo eshte kenga e re qe Ai pret te degjoje prej teje. Para shume vitesh nje grua plake qe nuk dilte nga shtepia, besoi ne Jezusin. Une e vizitoja here pas here dhe si besimtar i ri qe isha, pak a shume i transmetoja ate qe degjoja dhe mesoja ne takimet biblike. Nje dite i solla disa flete me kenge per Zotin, sa u gezua, pavaresisht se une isha i trishtuar qe ajo nuk dilte dot nga shtepia te merrte pjese ne takime si cdo besimtar tjeter. Nje dite e vizitova dhe pyeti si nje femije i vogel, megjithese ajo ishte te pakten 50 vjet me e madhe sesa une: “A merzitet Zoti qe une i kendoj ne mes te nates?” I befasuar ju pergjigja: “Patjeter qe JO. Zoti gezohet kur ti i kendon Atij me gjithe zemren tende”. Ajo nuk e dinte muziken e vertete te kenges, por krijonte muzike ndersa lexonte varjget e printuara te kenges se perkthyer. Ajo ishte halla ime e madhe. Ajo u duk e cuditshme ne syte e farefisit, sepse kishte filluar te besonte ne Zot, ndersa kishte qene “aspak fetarja” e familjes me pare. Ndryshimi i saj per mua duket qarte: ajo lexonte biblen cdo dite dhe i kendonte Zotit ne mes te nates, me kenget e saj. Mik dhe mikesha ime, une dua qe ti te jesh i/e cliruar plotesisht qe t’i kendosh Zotit, cfare zemra jote ka. Sigurisht qe se pari duhet te sigurohesh qe Jezusi eshte ne jeten tende i pari, kjo do beje qe ti t’i kendosh atij sinqerisht kengen tende.

Kendoji pra Zotit nje kenge te re, kengen e shpirtit tend.

nga Endrit Mullisi