Duke ndjekur Yllin
Para dy ditesh u lajmerua qe do te dale serisht “Ylli i Bethlehemit” ne hapesiren qiellore. Te them te drejten nuk di sesa persona ishin te interesuar per ta pare kete gje sepse ne fakt eshte shume personale dhe asksuh nuk mund te thote me saktesi kur nuk dime se cfare njerezit mendojne dhe bejne. Por sigurisht shfaqja e ketij ylli, i ben shume te mendojne mbi historine e nje ylli qe eshte shenuar ne librin e shenjte. Nje yll levizes qe drejtoi disa njerez te mencur te vinin ne Bethlehem dhe te gjenin te persalindurin Mbret. Historia e ketyre dijetareve do mbetet pjeserisht e pakuptueshme per pjesen me te madhe te njerezve qe ndoshta do mjaftohen me ate qe ose ka ndodhur ose jo-dhe jeta vazhdon. Por per te tjere qe kerkojne shenja ne qiell e ne toke, per ata qe kerkojne te kuptojne me shume mbi jeten dhe qellimin e saj, cfare ka ndodhur me keta dijetare te mencur eshte e rendesishme. Them te mencur sepse ata nuk erdhen duarbosh ne audience e nje mbreti. Erdhen me dhurata per mbretin e porsalindur. Te ben te mendosh se nga ka ardhur historia e dhuratave te Krishtlindjes. Vecse ndryshimi ishte qe dhuratat e dijetareve ishin per mbretin, ndersa tonat ja bejme njerezve te dashur, atyre qe ndoshta na i bene vjet ose e dime qe do te na i bejne edhe kete vit 😊.
Keta dijetare nuk u “perplasen” aksidentalisht me kete yll, por ishin ne kerkim te asaj qe do te ndodhte. Sic nje miku im thote shpesh “arrita te kuptoj shenjat” dhe keta dijetare arriten te lidhin shenjat qe i profetizuari Mbret i Judenjve por qe do te ishte bekim per te gjithe kombet erdhi. Erdhi foshnja e shenjte dhe disa e pane, te tjere e njohen, te tjere u shqetesuan, ca u terbuan. Te sinqertet dijetare nuk mund te mashtroheshin per here te dyte nga i babezituri per pushtet, Mbreti Herod dhe e lane me gisht ne goje. Sot ndersa Krisht-Lindjen si feste e presin shume ne forma te ndryshme, une ftoj secilin te reflektoje dhe te gjeje veten ne nje prej personazheve te historise. A do ishe ti nje dijetar ne kerkim te yllit, apo nje Herod qe do te zhduke cdo yll qe i kercenon shkelqimin e asaj qe zoteron? A do te ishe ti nje Mari qe do te thoshte “Ja ku jam sherbetorja jote, u befte me mua sipas fjales tende” apo nje fetar qe i pelqen te vazhdoje nje tradite te trasheguar pa e ditur as aresyen dhe as thelbin? A do te ishe ti nje bari i thjeshte qe do te ngazellonte nje lajm i papritur nga te panjohur apo nje hotelexhi qe ende nuk ka dhome te lire sot per Mbretin qe do te linde? A do te ishe ti nje Jozef qe do t’i besonte nje endrre apo nje Simeon qe pret ne lutje ardhjen e Mesias? Eshte mire qe te pakten nje here ne vit, secili te mendoje te gjeje rolin e vet ne dramen hyjnore – persa kohe jemi ende ne “enderr” mund te zgjedhim te ndryshojme rolet, sepse kur gjithcka behet e dukshme do te mbetemi me rolin qe zgjodhem. Uroj qe ta gjeni yllin e mengjesit, pa ardhe ende dielli.
Nuk dimë çfarë të bëjmë, por sytë tona janë drejtuar te ti
Kjo eshte fjalia permbyllese e lutjes se mbretit te Judes kur ai dhe populli moren vesh qe tre ushtri ishin bashkuar per t’i sulmuar. ( 2 Kronikave 20: 12)
Ky ishte nje mbret qe nuk kishte frike nga lufta, kishte ushtare, ishte i pergatitur, por nga ana tjeter ishte i ndergjegjshem per friken qe e kish zene per shkak te epersise qe kishin kundershtaret.
Ky mbret, Jehozafati, konsiderohet si nje nga mbreterit e mire, qe bene ate qe ishte e duhur ne syte e Zotit. Ky ishte mbret qe kishte besim te Zoti dhe po e tregon kur po lutet.
Nganjehere ne papjekurine tone, ne mund te mendojme qe perderisa une kam besim, asgje nuk me pengon. Kjo deklarate eshte e bukur kur behet te djelave nga podiumi apo ne studimet biblike, por realiteti eshte i tille qe betejat fitohen me dicka me shume se deklaratat.
Ajo qe dua te them ketu eshte qe pavaresisht se Mbreti ishte besimtar, kishte ushtri, dinte te luftonte, prape se prape ai i kerkoi Perendise per ndihme. Ai kerkoi sic paraardhesi i tij, Solomoni – per urtesi. Te marresh vendimet e duhura kerkon shume urtesi dhe kushdo qe ka marre vendime ne jeten e tij, do kuptoje pergjegjesine e vendimeve kur jetet e te tjereve jane ne duart e tua.
Mbreti u perul duke bere nje deklarate: “Nuk dime cfare te bejme” – pra “nuk kemi Zot asnje plan per te arritur fitoren”. Ky mbret ashtu sic duhet te jemi dhe ne, nuk e shikonte luften si dicka qe duhet bere, pa pergjegjesi nese humb apo fiton. Nganjehere ne mund t’ia veshim vullnetit te Zotit, ate qe varej nga ne: qofte pergatitja, pertacia, nenvleftesimi, apo mungesa te ndryshme. Ketu mbreti po kerkon fitore mbi armiqte, jo thjesht nje beteje me nder. Kjo duhet te na motivoje ne, duke ditur qe Perendia do qe te na jape fitore.
Nuk dime cfare te bejme – eshte nje dorezim. Dhe te dorezohesh perpara Zotit eshte gjeja e duhur kur nuk di se cfare te besh. Kjo eshte shenja e perulesise.
Krenaret perkundrazi edhe kur nuk e dine se cfare duhet te bejne, prane bejne dicka, sepse nuk mund ta pranojne qe nuk dine se cfare te bejne.
Syte i kemi drejtuar nga ty. – Kjo eshte me shume sesa deshperim, nuk eshte vec, “nuk dime se cfare te bejme”. Tregon qe ata besonin qe Perendia kishte rrugezgjidhje per ta. Dhe historia tregon qe Perendia kishte rrugezgjidhje dhe u dha nje fitore ne nje menyre te paimagjinueshme. Ju ftoj ta lexoni gjithe kapitullin.
Nese sot apo ne nje nga ditet ne vijim do te ndjeheni sikur nuk dini cfare te beni, thuaja Zotit. Ai ka rrugezgjidhje. Sille situaten perpara Tij dhe prano qe nuk ke ide fitimtare. Dhe lejo qe Perendia te pergjigjet ne menyra te ndryshme. AI mund te flase direkt ty, permes dikujt tjeter, apo duke lexuar qofte nje pjese biblike apo nje material tjeter. Enderrat dhe vizionet jane specialiteti hyjnor-mundet Perendia te drejton permes tyre. Femijet e Perendise nuk jane supozuar te enden pa urtesi dhe duke marre vendime kuturu. Ai do e drejtoje popullin e Tij.
Ne Budapest – UNË JAM RRUGA, E VËRTETA E JETA
Ky artikull eshte shkruar nga nje miku im Prof. Dr. Musa Ahmeti i cili sebashku me gruan Etleven jetojne prej vitesh ne Budapest. Jane te dy specialiste te studimeve mesjetare. Artikulli i meposhtem eshte botuar separi ne Gazeten Dielli. Po e rivendos ketu sepse ka informacion me vlere dhe nje perjetim i vecante.
Budapesti është një nga metropolet më të bukura të Europës. Është shumë i veçantë me arkitekturën perandorake mesjetare dhe atë bashkëkohore, me një popullsi të civilizuar me kulturë të lartë dhe shumë miqsore, e cila shquhet për traditën e solidaritetit dhe respektimin rigoroz të ligjit. Qyteti frymon lirshëm me Danubin që e ndan përmes, me urat e bukura që lidhin dy brigjet, dy jetët, të lashtën me bashkëkohoren.Nuk e kishim menduar ndonjëherë që këtë qytet me një mori turistësh, me një gumëzhimë e lëvizje njëzet-e-katër-orëshe ta shikonim të boshatisur: pa lëvizje, pa njerëz, pa turistë, pa studentë e nxënës, pa qytetarë e mysafirë nga të katër anët e botës. Edhe kjo ndodhi! Ndodhi atëherë kur më së paku pritej. Lajmet për përhapjen e një Pandemie në shkallë botërore, në Hungari, në përgjithësi, dhe në Budapest, në veçanti, u pritën me dyshime derisa “kurba” filloi të pushtojë qytete e shtete. Qeveria hungareze mori masa të menjëhershme. Filloi aplikimi i lëvizjeve të kufizuara, gjë e pamenduar ndonjëherë, kujdesi i shtuar dhe përfundimisht mbyllja. Qyteti nuk frymonte më me gjallërinë e mëparshme. Rrugët e bukura, që shkëlqejnë nga pastërtia mbetën bosh! Nuk kishte as edhe një njeri të vetëm, përveçpolicisë. Banorët e Budapestit, filluan të zbatojnë me përpikmëri dhe korrektësi tërë udhëzimet qeveritare. Mbyllja në apartamente, shtëpi e vende të tjera u menduan se do ishin për një kohë të shkurtër, të përkohshme. Nxënës e studentë, punëtorë e bujqër, turistë, mysafirë etj, u mbyllën me një qetësi të admirueshme duke u kujdesur për shëndetin e tyre fillimisht dhe të tjerëve pastaj.
SHQIPTARËT NË BUDAPEST
Ne, një familje shqiptare, e ndodhur mu në zemër të Budapestit (në sheshin e Bazilikës), e përjetuam boshllëkun e pamenduar ndonjëherë, mjaft rëndë. Të mësuar me lëvizje të shumta, me punë në shkollë, universitet dhe angazhime të tjera ditore publike e zyrtare, u ndodhëm të befasuar. Komunikimi me shqiptarët që jetojnë në Budapest e Hungari, ishte vetëm me celularë! (Në Hungari jetojnë rreth tri mijë shqiptarë. Pjesa dërmuese janë bukëpjekës nga Kosova, disa familje nga Shqipëria, një numër i vogël nga Maqendonia dhe Lugina e Preshevës. Në këtë numër nuk janë llogaritur edhe rreth 350 studentë nga trojet shqiptare në të gjitha nivelet e studimeve të cilët janë krenaria jonë). Nga dita e parë e deri me sot, për fat të mirë, sipas informatave që ne kemi, nuk kemi asnjë të infektuar, e as të vdekur në komunitetin shqiptar në Hungari.Nga dritarja e apartamentit shikonim (duke filluar që nga 11 marsi) ardhjen e pranverës! Lulet e gjethet që zbukuronin rrugët dhe Sheshin e Lirisë që e kemi afër. Kjo ishte pakuptueshme për ne, si lulet, gjethet, bari dhe aromat e mrekullueshme pranverore të mos i shijonim dot. Ti shikonim, por mos t’i preknim, mos t’i ndjenim? Fëmijët filluan mësimin në platformën shkollore “Online” ashtu si edhe Etleva. Ne, me Etlevën, për të “vrarë kohën” iu kthyem mesjetës. Kjo sikur na bënte të shikojmë Budapestin nga një prespektivë tjetër, të rëndë, të zymtë dhe shumë krenar.
Nuk po kontrollonim kohën, nuk po pajtoheshim me mbylljen brenda apartamentit, por duke parë të tjerët, fqinjët, kolegët, mjekët… policët, e mbanim veten, me shpresë se neser do kemi një “lajm të mirë” që kjo “ëndërr e keqe dhe e papritur” iku. Ditët po iknin njëra pas tjerës, filluan numërimet e të infektuarve, të të shëruarve dhe të vdekurve! (Gjej rastin të shënoj informacionet zyrtate për Hungarinë rreth Pandemisë COVID 19: në karantinë: 8.805 persona, të infektuar: 4.027; të shëruar: 2355 dhe të vdekur: 551). Edhepse vetëm 250 metra larg Universitetit, apo 375 metra larg Danubit, ne filluam të lëshonim imagjinatën tonë, se si ishin apo dukeshin ato… dhe të tjerat, sheshet, rrugët, klubet, parqet, shkollat, këndet e lojërave, palestrat e shumta sportive, llixhat e mrekullueshme me ujin e tyre kurues, metrotë, dyqanet, restorantet… Na dukej sikur nuk kishim qenë ndonjëherë…
LIRIA PAS MBYLLJES
Dhe pas 64 ditësh mbyllje (më duket fjalë e rëndë izolim total) filluam të frymonim! Dalja e parë, ishte e çuditshme! Nuk po mësoheshim me dritën e fortë të diellit, me ajrin që të përkëdhelte me dashuri, sikur dëshironte të largonte tërë ato ditë zymtësi apartamenti. Çuditërisht, bashkëqytetarët ishin tërë me maska, me doreza, me syze (një modë e re do thoshte Hana)… uleshin në distancë, mbanin radhë kudo dhe kishin fituar një durim të pabesueshëm… Kjo na bëri shumë përshtypje. Kishim afër furrtarët hasjanë, miq e shokë të Argit. Na kishte marrë malli për ta, për Kamerin, Dinin e vëllëzërit e tjerë, të cilët gatuanin sipas porosisë për ne dhe të tjerët. Ishin të palodhshëm, të dashur dhe shumë korrektë.
Pamë Danubin nga Ura e Luanëve. Ishte i qetë. Nuk kishte as edhe një anije, varkë apo motoskaf! Nuk e kishim parë asnjëherë më parë të tillë… Buzë tij, qëndronte hijerëndë “Ura e Luanëve,” “Akademia Hungareze” dhe “Kisha e Shën Anës” të ndërtuara nga filantropë e biznesmenë shqiptarë, dy të parat nga familja e mirënjohur Sina dhe e treta (kisha e Shën Anës nga prifti shqiptar Gjergj Vladani). Rrugës, edhepse ishin hequr masat e ndalimit të lëvizjeve, nuk kishte lëvizje, turistë, qytetarë…. Jo vetëm në rrugë e kudo përreth, por edhe në shpirt ndjehemi bosh tha Ina me humorin e saj të hollë.
OPTIMIZËM: UNË JAM RRUGA, E VËRTETA E JETA
U ndalëm para Bazilikës, nga ku shihnim dritaret e apartamentit tonë, duke shikuar mbishkrimin ballor: “Ego sum via veritas et vita. /Unë jam rruga, e vërteta e jeta“ e ndjemë se sa të afërt kishim qenë me Zotin. Tërë kohës, me përkushtim e dëshirë kishim lexuar librat e shenjtë të kohës, por edhe të mesjetës. Dokumentet, dorëshkrimet, inkunabulat, librat antikuarë, të cilët mbushin raftet e bibliotekës sonë. Lexuam edhe mënxyra nga e kaluara që më parë, na dukeshin si përralla. Tani që i përjetuam vetë, besimi në Zotin, në të vërtetën, në shpirtin e shenjtë u bë diçka e kapshme, e afërt dhe e dashur thënë më mirë e pandashme në jetën tonë të mbetur për ta jetuar.Gjatë tërë kohës, prej më shumë se dy muaj (saktë 64 ditë), frika e vdekjes ishte e pranishme te shumica e atyre me të cilët bisedonim. Një frikë nga ajo që nuk kemi qenë të mirë, nuk kemi bërë vepra të mira, nuk kemi respektuar dhe nderuar tjetrin sa duhet, nuk kemi besuar sa duhet në Zotin, po na gërryente nga brenda. Qetësia e vetme ishin librat e shenjtë.
BASHKË GJITHNJË E MË TË FORTË
Jeta, dëshira për të jetuar, u bë një nga qëllimet parësore, duke bërë çfarëdo që na jepte rasti për të mundur të keqen. Solidarizimi, bashkëpunimi, adhurimi u bënë gjëra të përditshme. Ne filluam të kuptojmë dhe shikojmë botën me një sy tjetër. Kjo gjë, sot na bën të ndjehemi, shumë më të përgjegjshëm për besimin, për Zotin, për të vërteten, duke ndjerë se bashkarisht mund të ngadhnjejmë mbi të keqen. I gëzohem qëndrimit të mrekullueshëm të Inës, Argit e Hanës, të cilët me sjellje shembullore na ndihmuan të përballoljmë më lehtë çdo gjë, dhembje, mërzi, dashuri, pritshmëri…
Sot, shikon më pak lëvizje se një vit më parë; shikon bashkëqytetarë që me durim presin radhën në dyqan, në klub, në metro, në bus… kudo:një ves ky i ri i sjelljes së njerëzve i imponuar nga e keqja, që po duket se po bëhet përditshëri.Nga këtu ne ndjekim zhvillimet në Shqipëri e Kosovë e gjetiu. U gëzuam kur morëm informacion se me datën 15 qershor mund të udhëtohet me avion në Tiranë e Prishtinë. Ndjejmë mall, për familjarët, të dashurit tanë, kolegët e punës, stafin, gjuhën… për çdo gjë.
Jeta ka filluar t’i kthehet normalitetit, ngadalë, por me hapa të sigurtë. Rrugët, sheshet, klubet, bibliotekat, arkivat, universitetet, shkollat, muzetë, llixhat… kanë filluar të hapën ose po bëhen gati të hapen.Sjellja e bashkëqytetarëve budapestas është e mrekullueshme! Kemi ndryshuar të gjithë. Ndjejmë përgjegjësi për tjetrin, kuptojmë më mirë hallexhiun, respektojmë më shumë veten dhe ligjin… të gjitha këto, për hir të një të ardhmeje të bukur, të ndritshtme, për hir të jetës!
Kur besimi eshte ne muret e kishes!
Kjo pikturë shpreh atë që ka ndodhur vazhdimisht kur osmanllinjtë pushtuan territore të krishterë dhe kishat që nuk i shkatërruan i kthyen në xhami ose objekte të tjera. Muralet me mesazhet dhe simbolet e krishtera u fshinë. Në atë kohë kur njerëzit ishin të palexuar dhe vareshin nga ajo që i thonin priftërinjtë, shkatërrimi i objekteve të tilla ishte shumë i dëmshëm sepse shpesh ishte pika e kontaktit të tyre me Perëndinë. Prishja e ndërtesave të kishave apo referencave të tjera biblike, sëbashku me presionin në drejtimin financiar dhe social, i bënë gjithmonë e më shumë shqiptarë të perandorisë osmane të largoheshin nga rrënjët e tyre fetare.
Po sot, çfarë presioni mund të bëjë shqiptarët t’i kenë të zhveshur muret e jetës së tyre nga elementet hyjnore?
Po ata që i janë kthyer adhurimit të Zotit në godinat e shenjta, ç’do të bëjnë kur vajtja në këto godina nuk do jetë e mundur apo e lehtë?
Çfarë po bëjnë sot besimtarët që COVID nuk i lejon të shkojnë tek ndërtesa e shenjtë?
Ndërsa vëzhgoj kalimtarë dhe shoferë që kalojnë afër shtëpisë sime që gjendet pranë një objekti të tillë fetar dhe jo rrallë arrij të kap në të qindat e sekondës, që bëjnë kryqin ndërsa kalojnë shpejtazi afër. Është një kujtesë e mirë e simbolit më të rëndësishmë të krishtërimit. Po a mjafton që ta mbajë një person të gjallë shpirtërisht, bërja e një kryqi afër ndërtesës së kishës? Apo lutja përpara një ikone në shtëpi?
Më kujtohet në Shqipëri sa herë shihja shoferë që përpara makinës mbanin librin e shenjtë të fesë së tyre, duke harruar që nuk ishte kartoni i librit ai që ju jepte atyre mbarësi, por fjalët brenda librit.
Justifikimi kryesore që kam dëgjuar këto 25 vjet si i krishterë mbi apatinë e individëve ndaj mësimeve të krishtera ishte që “Enveri i shkatërroi kishat e xhamiat dhe ne u rritëm pa Zot”.
Imagjino të shkosh në një vend ku nuk ka patur shkollë dhe justifikimi të mos ndërtohet shkolla e re, të jetë që për 40 vjet ky vend nuk ka patur shkollë dhe ne jemi rritur pa mësues.
Pas 91′ misionarë dhe misione të cdo kahu erdhën në Shqipëri: arabë, italianë, grekë dhe protestantë nga dhjetra kombe (anglezë, gjermanë, amerikanë, kanadezë, hollandezë, italianë, brazilianë, etj etj). Unë i përkas grupit të katërt dhe jam fryt i atyre misionarëve që punuan me mish e shpirt me njerëz që erdhën nga xhungla mendjeshplarë ish-komuniste.
Por mentaliteti anti-teist shikonte tek shumë misionarë vetëm një gjë: ndërhyrjen e vendeve nga vinin në punët e brendshme të Shqipërisë. Koncepti i spiunëve nuk kishte dalë ende nga mendja jonë. Kur unë u bëra predikues, numri i atyre që mbështetën vendimin tim ishte gati ZERO. (Krejt ndryshe kur këtë gjë merrnin vesh njerëzit në Kanada – kishin zakonisht respekt për njerëzit e kishës. Jo më kot jemi 2 shekuj diferencë në mentalitet). Me kalimin e viteve nuk ishin të paktë ata që e lidhnin punën time për kishën veç me një arësye: të japin rrogë të mirë. Mendja anti-teiste nuk shikonte dot përtej hundës së vet materialiste.
Si përfundim, dua të ftoj cdo lexues të konsiderojë të njohë Perëndinë përtej afreskeve të mureve të kishave dhe të lejojë që piktura më e bukur të gdhendet në shpirtin e vet. Atë nuk ka asnjë qeveri dhe asnjë barbarizëm që mund të fshijë.
9 MESIME NGA EUNUKU DHE FILIPI
VEPRAT E APOSTUJVE 8:26-35
Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: “Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë.” Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar. Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia. Dhe Fryma i tha Filipit: “Afrohu dhe arrije atë karrocë!.” Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: “A e kupton atë që lexon?” Ai tha: “E si do të mundja, po s’pata një që të më udhëzojë?.” Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij. Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: “Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet. Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka.” Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: “Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?” Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.
9 vargje qe kane 9 mesazhe brenda:
1- Engjejt kane komunikuar me njerezit dhe i kane dhene udhezime (kujtoni Jozefin, Marien, Apostullin Pjeter, Apostullin Gjon) Nese kane komunkuan ne te kaluaren mund te komunikojne dhe sot. Ceshtja eshte qe besimtaret duhet te mesojne te dallojne zerin e Zotit nga zeri i te ligut nese u flet nje qenie supernatyrore.
2-Filip Ungjilltari ishte ne mes te nje zgjimi frymeror ne Samari dhe ai ishte fillestari. Ne mes te kesaj ZOti kishte nje plan tjeter. Ai duhet te linte punen e filluar per te shkuar ne nje rruge te shkrete. Filipi u bind sepse puna ishte e Zotit dhe Zoti ishte ai qe drejtonte sherbyesit e tij se ku duhet te shkonin dhe ku duhet te sherbenin. Per Filipin nuk kishte rendesi lloji i sherbeses, por se ne emer te kujt po sherbente. Ai cdo gje e bente per Jezusin dhe Jezusi e dinte se kush duhet te degjonte mesazhin e Tij.
3- Nuk ka rastesi ne punen per Zotin. Ndersa ne mund te cuditemi me “koincidencen” ajo qe do te na duhet te mendojme eshte se cfare do te ndodhte nese Filipi kishte bindje te vonuar – shkonte tek ajo rruge te nesermen. Bindja eshte me e rendesishme sesa sakrificat dhe rrebelimi eshte me i rrezikshem se magjia.
4-Eunuku po kthehej nga pelegrinazhi ne Jeruzalem. Ai ishte nje i konvertuar ne judaizem dhe kerkonte Zotin me shpirt. Por ishte nje besimtar i klasit te dyte sepse nuk kishte lindur Izraelit dhe nuk vinte nga gjak Izraeliti. Perendia shikon se kush po e kerkon Ate me sinqeritet, pa marre parasysh se ne cilin grup fetar ben pjese. Ne menyren e vet Perendia u shfaqet atyre qe e kerkojne Ate me gjithe zemer dhe i drejton drejt Vetes. Eshte shume e rrale te drejtosh dike qe nuk eshte i orientuar drejt Zotit, ashtu sic gati e pamundur te drejtosh nje anije qe ka ndaluar ne port.
5-Eunuku ishte njeri i pasur. Ai ishte ministri financave per mbretereshen dhe ky nuk ishte pozicion 4 vjecar sic i shohim sot rendom keto ministra. Nese ai e bente punen mire, mbreteresha do e mbante derisa ishte gjalle. AI kishte pasuri materiale, por ishte ne kerkim te pasurise shpirterore. Ai nuk llogariste koston e rruges per te shkuar dhe adhuruar Perendine ne Jeruzalem. Ndoshta kishte shume izraelite qe e kishin shtepine ne Jeruzalem, por nuk kishin zell per Perendine. Sot ka besimtare qe kane nje liste justifikimesh pse nuk udhetojne dot larg per te shkuar ne takime biblike apo pse nuk shpenzojne financa per te adhuruar Perendine.
6-Eunuku kur po kthehej per ne shtepi nuk ishte me pak besimtar. Ai nuk po mendonte qe e mbaroi adetin, sakrificen dhe pelegrinazhin dhe mezi te priste te kthehej ne jeten qe ta jetonte sic kishte qejf. Ai ende po lexonte fjalet e profeteve. Ai ishte i uritur per Zotin dhe vizita ne tempull nuk e shoi urine e Tij per Perendine, ai donte te kuptonte se cfare kuptimi kishin profecite e profeteve.
7-Eunuku ishte i perulur sepse sapo Filipi e pyeti nese e kuptonte ate qe po lexonte, ai pranoi qe megjithese po perpiqej ai nuk po e kuptonte dot. Jo rralle ne gjendemi ne situata te tilla, ku nuk arrijme te kuptojme sic duhet dhe kur dikush na ofron mundesi per ta shpjeguar, aty testohemi. A mund te pronojme nje interpretim nga kushdo? Eunuku nuk e pyeti Filipin mbi kredencialet fetare, por e ftoi qe t’i jepte shpjegimin e tij. Eunuku ishte zemerhapur dhe ne duhet e jemi te tille e te pranojme te degjojme dhe nga ata qe jane ndryshe nga ne.
8-Eunuku pranon qe jo cdo gje ne bibel kuptohet nga leximi personal, ka nevoje per mesues. Bibla thote qarte ne vende te ndryshme qe Zoti cakton mesues per popullin per te mesuar dhe interpretuar Fjalen e Shenjte. Sot ne kohen kur kemi shume mundesi per ta patur Fjalen e Zotin ne menyre personale – Bible ne Shtepi, bibel ne celular, predikime ne kompjuter-mund te behemi krenare dhe te heqim dore nga te mbledhurit sebashku me besimtare te tjere duke menduar qe nje marredhenie personale me Zotin eshte e vetmja qe ka rendesi dhe eshte e mjaftueshme. Perkundrazi Bibla flet gjithe kohen per bashkesine e besimtareve, aty ndodh jeta ne Zotin dhe aty rriten dhe zhvillohen dishepujt e Jezusit. Ai qe di me shume shume meson ate qe di me pak dhe kjo ndodh fare mire ne komunitetin e besimit.
9-Filipi i predikoi Krishtin. I gjithe testamenti i vjeter te con tek Krishti Jezus, I vajosur, Mesia, ai qe pritej te vinte. Kur ne predikojme Krishtin atehere te gjitha mesazhet e tjera behen dytesore dhe duhet te vihen ne rradhe pas Krishtit. Sot gabimisht degjojme mesazhe te perziera me ligjin e Moisiut, letrat e Palit dhe predikimit e Jezusit. Ne kohen tone ne predikojme Krishtin-ai qe lindi nga e virgjera, jetoi pa mekat, u denua padrejtesisht por u gjykua ne vendin tone, vdiq si fajtor por Perendia e ringjalli prej sevdekurish sepse nuk kishte faj personal ne emrin e Tij. Ai u ngrit serisht ne qiell ku kishte qene por tani, si perfaqesues i races njerezore te shpenguar. Kete predikojme ne, jo rregulla, jo ligje, por Krishtin.
Sa e bukur eshte Bibla, sa shume mesojme kur lexojne nen drejtimin e Frymes se Shenjte, por po ashtu ndersa degjojme te tjeret qe shpjegojne Biblen. Sot shkoni ne nje takim ku flitet Fjala e Perendise dhe meje kete nje zakon te perjavshem-jo nga detyrimi por nga kenaqesia.
Meshari i Gjon Buzukut
Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare.Per autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ç’baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigje të plotë. Ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet, e mësojmë vetëm nga parathënia e librit dhe gjuha e tekstit. “u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku” Gjon Buzuku ishte një prift katolik i Malësisë së Mbishkodrës, mendohet të ketë qënë nga Kraja.Që nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.Më 1740 atë e zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, që ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gëzim për këtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe.Libri mendohet te jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip.Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot. Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane.Me 1968, gjuhëtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprës së Buzukut të shoqëruar me studimin për gjuhën dhe meritat e autorit.Ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Eshtë kjo fatkeqësi apo fatmirësi, s’mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qënë ne listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar.Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo që është e gjymtuar.Kjo ndoshta, është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në dy kopje, të fshehura e të harruara që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit. Kopja që gjendet me sa duket ka qënë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket, e kanë pasur nëpër duar.
Historia
e shkrimit te vepres
Veprat në gjuhën
shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta.
Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është
“Meshari” i Gjon Buzukut (1555).
Vepren e filloi më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtë kjo koha që
punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj, nuk del e qartë.
Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e
vështira të pushtimit osman, kulturë që në humanistët u përfaqësua me vepra
kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua
më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. në gjuhën shqipe.
Studime e botime mbi vepren
“Meshari i
Gjon Buzukut” (1555) , Tiranë 1968.
Ky eshte botimi i plotë i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i
transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.Namik Resuli,
“Il Messale di Giovanni Buzuku, Vaticano – 1958”, eshte po ashtu botimi i
plotë dhe me transkriptim.
Permbajtja e vepres
Libri ka 188 faqe,
i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos
pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe
as vendin e botimit etj
Permban Librin e Orëve dhe Librin e Meshës, prandaj dhe është quajtur
“Meshar”
Eshtë shkruar në shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të
Shqipërisë Veriore e Perëndimore.Për disa tinguj të shqipes si: q, gj, th, dh,
z, x, etj; që nuk i përkasin gjuhes latine, autori përdor pesë shkronja që kanë
përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Këtë alfabet do ta përdorin
edhe autorë pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare.
Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesë që lexohen e rilexohen vetëm prej
klerikëve në shërbesat kishtare, përkthim i një libri latinisht i shkruar me
alfabetin latin.
Për ilustrim po sjellim një pjese nga kjo vepër:
“… Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët
1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem,
u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta
trajtojnë ndë e mirë…Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma
e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë…”
(… Ne vitin 1554 njëzet ditë të marsit e fillova dhe e mbarova në vitin 1555,
në dhjetor 5 ditë. E në se, për fat, do të kem gabuar kund më ndonjë vend, unë
dua, ku të jetë gabimi, ai që të jetë më i ditur se unë, atë gabim e lus ta
ndreq. Sepse nuk çuditem në paça gabuar, duke qenë kjo vepër e parë e fort e
vështirë për t’u punuar në gjuhën tonë.)
Ne kohën e protestantizmit në Europë – kërkesa kryesore e
kesaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhen amtare.
I ndikuar nga idetë e kësaj lëvizje, Buzuku për t’u krijuar mundësi besimtarëve
katolikë shqiptarë të merrnin drejpërdrejt në gjuhen amtare shkrimin e shenjtë.
Puna e tij nuk shërbente vetëm për degjimin e kuptimin e përmbajtjeve te disa ceremonive
fetare por edhe pikënisje për shkrimin e gjuhës. Me veprën e tij ai mundohet të
afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë
letrare, por edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e
popullit shqiptar për çlirim e përparim.
Ai shkruan në pasthenie:
“..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha
jonë nukë kish gjo të të ndigluom ( që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë,
nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me
zbritunë ( me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë..”.
Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të
cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecën edhe më
përpara.
Në “Meshar” gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet ne asnje meshar të
botës:
“Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të
lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut.”
Vepra është dëshmi e një tradite të mëparshme shkrimi të shqipes kishtare,
traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi Shqipëria e kanë marrë me
vete. Gjuha e veprës e ka bazën në të folmen e Shqipërisë Verilindore.
Vepra e Buzukut, ne rrafshin poetik dhe estetik
Gjon Buzuku eshte pa dyshim nje nga koloset e kultures shqiptare. Ai eshte nismetari i madh. Emri i pare i Bibliotekes se Gjuhes Shqipe. Kryevepra buzukiane eshte kompedium linguistik me vlera te pazevendesueshme jo vetem ne rrafshin e shqipes se kultivuar, por dhe ne rrafshin me te gjere te albanogjise e te studimeve krahasimtare ballkanike. Skematika filologjike e tekstit te Buzukut ka rendesi te shumefishte, polivalente. Eshte pike referuese dhe pertej kufijve te percaktuar filologjike. Per ne ka rendesi qe Buzuku te konceptohet shume me teper nga c’eshte paraqitur nga skema e tekseve shkollore apo nga studiuesit qe te ndikuar nga koncepte politizuese e idologjizuese nuk kane pare pertej gjethes pyllin. Ne 1582, u be reformimi i kalendarit, u zevendesua kalendari julian me ate gregorian. Ky reformim llogariti 10 dite me pak ne baze te nje analize kalendarike me te sakte. Kjo do te thote se kemi nje zhvendosje te datave kur Buzuku nisi dhe mbaroi librin e tij. Sic dihet, ne Pasthenie, Buzuku shprehet se e nisi vepren me 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Kalendari gregorian mbas 1582 korrigjon perfundimisht keto limite dhe ne duhet te themi, sic e vuri per here te pare ne dukje prof. Dh. Shuteriqi se Buzuku e nisi librin e tij per ta shkruar me 10 mars 1554 dhe e mbaroi me 24 dhjetor 1554. Data e botimit te librit behet nje vit me e hershme.Ne do te percaktojme ne kete shkrim nje teze studimore qe i jep vlera Buzukut edhe si shkrimtar e krijues i mirefillte. Natyrisht qe Buzuku eshte perkthyes i madh. Edhe perkthyesi duke respektuar ekuacionet e gjuheve, ne te cilat ai realizon konvertimet gjuhesore ka megjithate nje liri krijimi, sidomos ne ndertimin e struktures sintaksore apo edhe ne zgjedhjen e pershtatshme leksikore. Por, te shtrosh tezen se Buzuku ishte me teper se kaq do te thote ta vleresosh ate me teper se sa roli i perkthyesit. Nje studim me i kujdesshem i librit te Buzukut na ben te mundur te gjejme ne tekst shume elemente te rinj dhe konkretisht edhe fragmente proze apo dhe poetike, origjinale.
Lexoni tekst te Buzukut ne Shqipen e asaj kohe
Lexoni me shume librin e Zeqirja Nezirit -Meshari i Buzukut te cilin mund ta shkarkoni.