Besimi që refuzon të tërhiqet

Dhe si doli prej andej, Jezusi u tërhoq në rajonet e Tirit dhe të Sidonit. Dhe ja, një grua kananease nga ata kufij doli dhe i thirri atij duke thënë: “Ki mëshirë për mua, o Zot, Biri i Davidit! Bija ime është demonizuar keqas”. Por ai nuk iu përgjigj me asnjë fjalë. Dhe si erdhën pranë Jezusit dishepujt e tij, e lutnin duke thënë: “Lëshoje atë, sepse po thërret përmbrapa nesh”. Dhe ai, duke u përgjigjur, tha: “Nuk u dërgova askund, përveçse te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit”. Por ajo erdhi dhe binte përmbys para tij duke thënë: “O Zot, më ndihmo!”. Por ai, duke u përgjigjur, tha: “Nuk është mirë që të marrësh bukën e fëmijëve dhe t’ua hedhësh këlyshëve të qenve”. Por ajo tha: “Po, o Zot, se edhe këlyshët e qenve hanë nga thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre”. Atëherë, duke u përgjigjur, Jezusi i tha: “O grua, i madh është besimi yt! Le të të bëhet ashtu siç dëshiron”. Dhe e bija u shërua që nga ai çast. Atëherë, duke u përgjigjur, Jezusi i tha: “O grua, i madh është besimi yt! Le të të bëhet ashtu siç dëshiron”. Dhe e bija u shërua që nga ai çast.” (Ungjilli sipas Mateut 15:21-28 BiblaPRO)

Çfarë na fton të mendojmë kjo histori?

1. Realiteti i pushtimit nga demonët.
Teksti e thotë qartë: vajza ishte “demonizuar keqas”. Bibla nuk e trajton këtë si metaforë, por si një realitet frymor. Në kohën e Jezusit kishte njerëz që ishin nën ndikim të drejtpërdrejtë të demonëve, dhe Jezusi i çlironte ata. Pyetja që lind për ne sot është: si mund të dallojmë kur një problem është thjesht njerëzor (psikologjik, emocional, fizik) dhe kur ka edhe një dimension frymor? Kjo kërkon urtësi, njohje të Shkrimit dhe shumë kujdes. Jo çdo problem është demonik, por Bibla na kujton se bota frymore ekziston dhe nuk duhet injoruar.

2. Kërkesa e dëshpëruar e gruas që nuk u dorëzua.
Kjo grua ishte e dëshpëruar për vajzën e saj. Ajo thërriste, lutej dhe kërkonte mëshirë. Edhe kur u përball me heshtjen e Jezusit dhe me refuzime të njëpasnjëshme, ajo nuk u tërhoq. Besimi i saj nuk ishte një kërkesë e lehtë; ishte një këmbëngulje që vinte nga dashuria për vajzën e saj dhe nga bindja se Jezusi ishte shpresa e vetme.

3. Reagimi i dishepujve.
Dishepujt, si në shumë raste të tjera në Ungjij, nuk tregojnë dhembshurinë e Jezusit. Ata i kërkojnë Jezusit ta largojë gruan, sepse ajo po bërtiste pas tyre. Shqetësimi i tyre kryesor nuk ishte vuajtja e gruas apo e vajzës së saj, por bezdisja që po ndjenin. Sa shpesh edhe ne mund të reagojmë kështu: më shumë të shqetësuar për qetësinë tonë sesa për nevojën e dikujt tjetër.

4. Pse Jezusi duket sikur e refuzon disa herë?
Në pamje të parë, duket sikur Jezusi po e sorrollat këtë grua. Ai hesht, pastaj thotë se është dërguar vetëm te Izraeli, dhe më pas përdor një krahasim të ashpër. Por në të vërtetë Jezusi nuk i thotë asnjëherë një “JO” përfundimtare. Ai e fut në një dialog, duke e shtyrë që të shprehë hapur besimin e saj. Përmes kësaj bisede, besimi i gruas del në pah në mënyrë të jashtëzakonshme. Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë më thellë kur shohim nevojat e njerëzve përreth nesh: ndonjëherë procesi është më i thellë sesa duket në sipërfaqe.

5. “I madh është besimi yt.”
Jezusi e shpall publikisht madhështinë e besimit të saj. A e tha këtë për gruan apo për dishepujt? Ai vetë e dinte tashmë sa besim kishte ajo. Ndoshta kjo ishte edhe një mësim për dishepujt që po e shikonin gjithë këtë skenë: një grua jo-izraelite po tregonte një besim që ata vetë shpesh nuk e kishin.

6. Shërimi i menjëhershëm.
Teksti përfundon me një fjali të fuqishme: vajza u shërua në atë moment. Kur Jezusi jep fjalën e Tij dhe vendos diçka, pengesat nuk kanë më fuqi të qëndrojnë. Autoriteti i Tij është i menjëhershëm dhe i plotë.

Mendoni për këto gjëra — dhe Krishti ju ndriçoftë.

Litar dysh apo tresh?

Ndersa 50% e martesave, (nuk po perfshij dashurickat, fejesat apo lidhjet e pa zyrtarizuara) perfundojne ne ndarje – nuk kerkon zgjuarsi te madhe te besh pyetjen e madhe: “Pse?”Sociologet, teologet,psikologet, bankieret, etj etj do te dalin me nje pergjigje qe patjeter eshte faktor i asaj qe ndikon ne ndarjen e dy personave qe fillojne nje bashkeudhetim kryesisht nga dashuria. Si mundet pra te kemi nje marredhenie te qendrueshme, kur edhe dashuria nuk mjaftoka? Apo mos ka me shume se nje nivel dashurie dhe shumica ngelin ne klasen e pare te shkolles se dashurise?Une po jap kendveshtrimin tim. Marredheniet nuk ecin perpara kur individet kane ne qender te botes se tyre vetveten. Vizioni i tyre per jeten jane vetvetja dhe te tjeret rrotull i sherbejne vizionit individual. Dje po lexoja nje artikull lidhur me ciftet qe ishin divorcuar dhe ende jetonin ne te njejten shtepi sepse i kishte kapur situata me COVID. Nje cift kishte mbi 15 vjet martuar me 2 femije dhe me cuditi ajo qe gruaja tha mbi aresyen e kerkimit te divorcit. Burri kishte vendosur te ndryshonte karriere, nga mesues ne fushen e muzikes. Ajo nuk mund ta ndiqte ate ne enderrat e tij dhe kishte kerkuar divorc. Pa ditur detaje te tjera, (sepse cdo ndarje fillon me keputjen e disa fijeve ne fillim por ndarja eshte e padukshme, sepse ende ka 2-3 fije qe e mbajne lidhjen) m’u duk absurde qe te kerkosh divorc sepse bashkeshorti po kerkon te arrije nje enderr te tij. Nganjehere detaje sic ndryshimi i profesionit mund te beje qe te keputet fija mbajtese. Disa mund ta quajne kete gje si te drejte individuale, dhe padyshim eshte nje e drejte, por dashuria per tjetrin ben qe te besosh dhe te inkurajosh enderrat e personait qe po ben udhetimin. Pergjegjesia per te bashkejetuar me dike qe nuk i permbush gjithe pritjet e tua, eshte komplekse. Te gjithe kemi nje ego, nje deshire per te arritur diku, dicka. Kam degjuar histori ketu ne emigracion kur cifti i sapo ardhur vendos qe burri te punoje ne pune ndertimi dhe gruaja te shkollohet. Kur gruaja arrin te gjeje nje pune “zyre” dhe burri vazhdon te kthehet i lodhur nga oret e sterzgjatura, duke harruar qe ndoshta nuk duhet te punoje aq fort sa ne fillim, bashkeshortja ka gjetur hobi dhe deshira per te shijuar jeten ku burri nuk eshte i perfshire. Keto lidhje nuk perfundojne ne divorce patjeter, por kjo martese i ka keputur shume fije dhe kushedi se kush eshte fija me e forte qe e mban. A e ke pyetur ndonjehere veten se cfare e mban te forte lidhjen tuaj? Ne Bibel eshte nje varg qe te ben te mendosh: “Nje litar tresh nuk keputet lehte”. Idea eshte nje ne nje martese duhet perfshire i treti-Perendia per ta bere martesen e qendrueshme. Kur secili prej partnereve eshte i lidhur me Perendine dhe tjetrin, lidhja behet me e forte, kur keputet marredhenia me partnerin, marredhenia me Perendine te ndihmon per te mos u keputur menjehere. Dashuria eshte nje ngjites i jashtezakonshem dhe mungesa e dashurise ne cift ben qe litaret te keputen. Dashuria per tjetrin mund te thahet nese nuk ujitet, nese nuk ka kujdes, nese vijne ndikime te jashtme qe nuk i jepet vemendje. Por nese Perendia eshte i perfshire ne cift-sa me shpejt, me mire-atehere edhe sikur nje prej partnereve ta mbaje marredhenien me Perendine te forte, mundesia e prishjes se lidhjes eshte shume here me e vogel. Sigurisht nuk po flas per rastet ku dhuna dhe elemente te ngjashem jane te perfshire, por ne rastet kur ftohtesia dhe mosmarreveshje, nuk arrijne te sqarohen ne kohe. Ne kohe. Cdo gje qe behet ne kohen e duhur eshte destinuar te jete e suksesshme. Mos prit te prishet gjithcka, duke mbyllur syte kur ti sheh shenja brenda vetes ose tek partneri/ja dhe nuk do qe te mendosh qe jane problematike. Keshillohu me njerez te besueshem qe japin keshillla sipas Fjales se Perendise. Ndoshta eshte koha ta rilexosh Biblen dhe te forcosh litarin tend me Perendine. Mos prit krizen por parapriti asaj. Ler dashurine e Perendise te pastroje nga egoizmi dhe te zhvilloje enderra dhe plane te shendetshme ku ti nuk ke nevoje te sakrifikosh njerezit e dashur. Mendo per kete sot

C’ne Jezusi me grate?

Ndersa kujtuam javen qe shkoi Ringjalljen e Krishtit prej se vdekuri dhe fillimin e nje epoke te re ne fushen e besimit dhe marredhenies me Perendine, nuk mund te leme pa vene ne dukje nje detaj interesant. Ky detaj ndoshta nuk na ben pershtypje ne qe jetojme ne Kanada por ende i ben pershtypje disa shoqerive ku pabarazia gjinore eshte ende ne fuqi.

Personi i pare qe e pa Jezusin te ringjallur ishte Maria Magdalena. E sigurt eshte qe kishte qene nje individ me pasuri-sepse ishte e para ne listen e grave qe ndihmuan financiarisht skuadren apostolike te Jezusit. E sigurt eshte qe Jezusi e kishte cliruar ate prej 7 demonesh. Nuk eshte e sigurt nese kjo Mari eshte Morta e Lazarit dhe Martes.

Maria ishte e para qe vajti te dielen ne mengjes tek varri dhe ishte e para qe u surprizua me gurin e varrit te levizur nga hyrja. Ishte e para qe vajti dhe i tha apostujve burra ate qe kishte pare. Ishte e para qe Jezusi ju shfaq.

Problemi ishte qe deshmia e nje femre nuk ishte shume e besueshme ne ate shoqeri. Ajo qe na ben te mendojme eshte qe pse Jezusi qellimisht zgjodhi t’u shfaqet njerezve jo ne nivele te rendesishme: se pari zgjodhi si apostuj peshkatare e me pas vendos t’i shfaqet nje gruaje. Pali thote qe Krishti zgjodhi te dobtet e kesaj bote per te sfiduar te fortet, te pamesuarit e kesaj bote per te sfiduar te diturit. Krishti me zgjedhjen e deshmitares kryesore te nje gruaje si Maria, solli nje perspektive ndryshe dhe nje revolucion social qe ende ka efekt ne shoqerite e sotshme.

A eshte dicka ne Shkrimet e Shenjta qe sfidon realitetin tend shoqeror?