Deri kur?
Eshte veshtire te dallosh virtytet e mira dhe perparesite kur njeriu eshte shume i zene me alament pergjegjesish.
Pse duhet qe te ndodhin fatkeqesi apo te vijne lajme qe parashikojne sfida ne menyre qe perparesite te riformatohen?
Me kane thene njerez qe gjate kohes se koronavirusit njerez po behen me shume besimtare.
Me pare do e pranoja me deshire dhe gezim deklarata te tilla, por tani jam shume skeptik duke marre parasysh kontekstin.
Kur njerezit thone besimtare, nenkuptojne besimtare ne Zotin e vetem, Krijuesin e gjithckaje. Ka te tjere, qe nenkuptojne besimtare te krishtere.
Njerezit nuk behen besimtare brenda dites apo javes. Ndoshta guxojne te pohojne me goje ate qe kane besuar por nuk i kane dhene rendesine e duhur. Kur syte “hapen” dhe kupton qe perparesite duhet ri-vendosur sipas rradhes.
Rralle kam takuar nje shqiptar qe thone qe nuk ka Zot. Pak jane ata qe thone: “nuk dua te besoj qe ka Zot”. Te tjeret besojne, ca nga modeli i dale boje “zoti para une prapa” apo ” te gjithe me zotin jemi”, e te tjere me shume pak njohuri teologjike.
Zoti i therret njerezit te afrohen tek Krijuesi dhe te ecin sipas rruges se tij. Jo me dhune dhe force, por duke ofruar argumenta te mjaftueshme qe kushdo qe sinqerisht kerkon te verteten hyjnore – e gjen.
Miq, akoma jeni te zene te mendoni per gjera hyjnore?
Dhe sa dollare apo euro do ju duhet akoma, qe te ndaloni dhe te mendoni per veten tuaj – se ndoshta deri tani po mendoni se cfare te tjeret duan prej teje?
A mos duhet te ndertohet nje kishe ne cdo hyrje rruge qe te mos ecesh me shume se 2 minuta ne kembe ne menyre qe te kesh deshire te shkosh aty ku flitet Fjala hyjnore?
Nje dite justifikimet do te mbarojne dhe ajo qe mbetet eshte vetvetja lakuriq. Asnje gjethe fiku apo lutje te mesuar nga dikush tjeter nuk do te mbuloje dot njollat e jetes egoiste mekatare.
Zeri i Kurbanit te persosur te Perendise ende jehon ndersa degjojme: “Fali, se nuk e dine se cfare po bejne!” Kur jehona e ketij zeri te mbaroje dhe te mbyllen te gjitha seansat degjimore ku fajtoret te mund te kerkojne falje dhe heqjen e denimit hyjnor, atehere nuk mbetet gje tjeter pervec se te degjohen bubullima timpanshpuese: “Largohuni prej meje se nuk ju njoh, ju te gjithe qe keni bere paudhesi”.
Miq, uroj qe ne kete kohe, perparesite e jetes suaj te qartesohen dhe te largoheni nga ecja neper gardh, perpara se t’ju shqyhen kembet. Askush nuk mund t’i sherbej dhe Zotit dhe deshires per t’u bere dikushi pa Perendine. Lutem per ju!