Lutje te fresket nga Psalmi 91

Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit. Unë i them Zotit: “Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj”. Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse. Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore. Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën, as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë. Duke qenë se ke thënë: “O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t’i afrohet çadrës sate. Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua. Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim. Ai do të më kërkojë dhe unë do t’i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj. Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t’i tregoj shpëtimin tim. (Pjese te marra nga Psalmi 91)

Ju ftoj te lutemi bashke: “I dashur Perendi, te falenderoj per pranine Tuaj me ne, te falenderoj qe ti je streha jone. Frika qe ndjejme ne kete kohe, eshte e prekshme. Duket ne mendimet dhe veprimet tona. Shpesh duam te sfidojme idene qe mund te semuremi ne kete kohe dhe duam te thyjme dhe rregullat qe na jane vene nga qeverisjet lokale. Here te tjera ndjehemi me te sigurte kur nuk jemi ne kontakt me askend.  Nuk dime me siguri jo vetem te ardhmen por dhe ate qe duhet te bejme per ne dhe per familjaret tane. Ka raste qe na duket sikur lutjet tona nuk shkojne pertej tavanit, por ja jemi serisht duke u lutur. Kuptojme ne kete kohe sesa delikate jemi si qenie njerezore, pavaresisht se vazhdimisht mburremi me pikat tona te forta. Ne ndihmo te vijme ne vete dhe te gjejme vendin tone ne kete situate. Te jemi mirenjohes per kedo qe perpiqet nga deshira apo pozicioni i punes per te siguruar sherimin e te semureve, menaxhimin e kesaj situate dhe per te qetesuar mendjet e frikesuara. Ti je paqja e vertete, ne jemi vec reflektimi yt i dobet. Na ndihmo qe ne kete kohe jo vetem te shikojme drejt Teje, por te kthehemi drejt teje, te ecim drejt Teje. Na nxirr nga kjo situate pa u demtuar. Te deklarojme sot si keshtjellen tone ku ne gjejme sot mbrotje dhe paqe. Ne Emer te Jezusit. Amen!

C’ne Jezusi me grate?

Ndersa kujtuam javen qe shkoi Ringjalljen e Krishtit prej se vdekuri dhe fillimin e nje epoke te re ne fushen e besimit dhe marredhenies me Perendine, nuk mund te leme pa vene ne dukje nje detaj interesant. Ky detaj ndoshta nuk na ben pershtypje ne qe jetojme ne Kanada por ende i ben pershtypje disa shoqerive ku pabarazia gjinore eshte ende ne fuqi.

Personi i pare qe e pa Jezusin te ringjallur ishte Maria Magdalena. E sigurt eshte qe kishte qene nje individ me pasuri-sepse ishte e para ne listen e grave qe ndihmuan financiarisht skuadren apostolike te Jezusit. E sigurt eshte qe Jezusi e kishte cliruar ate prej 7 demonesh. Nuk eshte e sigurt nese kjo Mari eshte Morta e Lazarit dhe Martes.

Maria ishte e para qe vajti te dielen ne mengjes tek varri dhe ishte e para qe u surprizua me gurin e varrit te levizur nga hyrja. Ishte e para qe vajti dhe i tha apostujve burra ate qe kishte pare. Ishte e para qe Jezusi ju shfaq.

Problemi ishte qe deshmia e nje femre nuk ishte shume e besueshme ne ate shoqeri. Ajo qe na ben te mendojme eshte qe pse Jezusi qellimisht zgjodhi t’u shfaqet njerezve jo ne nivele te rendesishme: se pari zgjodhi si apostuj peshkatare e me pas vendos t’i shfaqet nje gruaje. Pali thote qe Krishti zgjodhi te dobtet e kesaj bote per te sfiduar te fortet, te pamesuarit e kesaj bote per te sfiduar te diturit. Krishti me zgjedhjen e deshmitares kryesore te nje gruaje si Maria, solli nje perspektive ndryshe dhe nje revolucion social qe ende ka efekt ne shoqerite e sotshme.

A eshte dicka ne Shkrimet e Shenjta qe sfidon realitetin tend shoqeror?

10 Arsye pse nuk lahem!

1. Mua më detyronin me zor të lahesha që fëmijë.

2. Njerëzit që lahen janë hipokritë; ata mendojnë se janë më të pastër se të tjerët.

3. Ka kaq shumë lloje sapunësh, dhe s’e vendos dot cili është më i miri.

4. Dikur lahesha, por u mërzita dhe s’e bëj më.

5. Lahem vetëm në raste të rralla si Pashka dhe Krishtlindja.

6. Asnjë nga shokët e mi nuk lahet.

7. Do të filloj të lahem kur të plakem dhe të jem më pis.

8. Jam shumë i zënë, s’gjej dot kohë.

9. Banja ime s’është kurrë e ngrohtë sa duhet në dimër, dhe as e freskët në verë.

10. Njerëzve që shesin sapunin, iu interesojnë vetëm lekët e mia.

Këto janë gjithashtu të njëjtat arsye përse njerëzit nuk shkojnë në kishë, nuk luten dhe refuzojnë të bëjnë vullnetin e Perëndisë.



Cfare do te besh per Pashke?

Cfare do te besh per Pashke me tha nje miku im? E pashe ne sy dhe te dy buzeqeshem ndryshe.
E shohim ndryshe Pashken te dy, pavaresisht se i urojme njeri-tjeterit “Gezuar Pashken”. Une e shoh si nje perkujtim shpirteror dhe ai si nje mundesi per te ngrene mish qengji me familjare dhe miq.
Po degjoja dje ne radio dhe gjithe problemi qe i kishte zene komentatoret ishte se cfare te benin me Easter Bunny. E thone qe njerezit nuk jane besimtare 🙂 

Jane qe c’ke me te. Besojne dhe praktikojne gjithcka qe u pershtatet dhe cdo gje qe u sherben atyre. zoter te vegjel qe e therrasin Zotin e madh vec ne raste termetesh dhe virusesh.
Miq, nese Pashka per ju eshte vec nje dreke e kaluar me ata qe i do, do ju ftoj te lexoni nje nga tregimet e ungjijve per te kuptuar origjinen. Te pakten mos vdisni injorante. Me izolimin e shumices neper shtepi, nuk pi uje as justifikimi qe nuk kam kohe 🙂

Sot eshte e premte. Ca e quajne te zeze e ca te mire. Te dyja kane kuptimin e vet. Ne nje te premte te ngjashme shekuj me pare, dikush qe lindi, jetoi dhe veproi si askush tjeter (historikisht) beri ate qe nuk e kish bere askush tjeter. U vetsakrifikua per ata qe nuk e donin. Atehere ca qane dhe ca u cliruan. Ca e donin dhe ca i prishte pune. Pyetja eshte “A duhej te vdiste Krishti?”
Ne te gjitha religjionet na ofrohet idea qe njeriu prish balancat me Krijuesin dhe perpiqet t’i rregulloje. Askush nuk kundershton keto ide sepse secili prej nesh e di (bazuar tek ai ligj moral qe biem dakort qe ekziston) qe e ka prishur balancen. Ajo qe shume kane veshtiresi te pajtohen me mua eshte “mekati im nuk eshte aq i keq”.
Shumica e njerezve qe njoh e kane qejf dhuraten. Nese do e kuptojne dhuraten e Perendise dhe pse ne nje pakete te lyer me gjak, nuk do ta refuzojne. Ketu duket dituria: A do te na mbaje neve si komb krenaria te refuzojme dhe ndihmen e Perendise – ne menyren qe Ai e ka paketuar?
Kur kemi paqe me Perendine, do kemi paqe me veten dhe me njeri-tjetrin.
Secili prej nesh ka per te dhene llogari nje dite. Nuk di nese justifikimet qe i themi njeri-tjetrit pijne uje perpara Gjykatesit suprem dhe te gjithedijshem.
Miq, ndersa frika e virusit ka kapluar shumicen e botes, me lejoni ta mbyll kete mesazh: Mos ki frike vdekjen nga virusi, ki frike te vdesesh pa u pajtuar me Perendine.

Cfare eshte e Verteta?

Pyetje e thelle e bere jo nga dosido. Pilati biles pyeti Jezusin perpara se te vendoste denimin e tij me vdekje. Sa vete do te deshironin ta dinin pergjigjen, por sa te tjere as nuk guxojne ta bejne pyetjen.

Mendoj qe ka dy grupe kryesore njerezish: Ata qe kane frike nga e verteta dhe ata qe besojne qe e verteta eshte gjithmone ne anen e tyre.

Te dy grupet jane te rrezikshme, sidomos grupi i dyte. Keshtu qe dhe turmat e njerezve i afrohen liderve qe veprojne si keto dy filozofi. Te paret jetojne sikur nuk ka asnje te vertete – te hame dhe te pime se nuk jemi me shume se kafshe te evoluara. Te dytet jetojne sikur jane vete Zoti.

Kur e cuan Jezusin per ekzekutim, Pilati perfaqeson grupin e pare, i rrezikshem por i parashikueshem. Drejtuesit fetare perfaqesojne grupin e dyte, qe nuk arrijne te shikojne qe ka nje rruge tjeter pervec rruges se tyre.

E Krishti ne mes te kesaj lufte te padukshme tha: “Kush e kerkon te verteten i degjon fjalet e mia”

Sa fjale qe qarkullojne sot, sa fjale qarkulluan dje e te tjera dite me rradhe. Sa prej tyre jane te verteta? Kush e di. Askush nuk merr persiper te verifikoje 100 %. Mjafton te beje buje, mjafton te jete “Breaking news”. Sot ende ne jetojme ne kohen qe degjojme te verteten qe na pelqen ta degjojme.

Sa e veshtire eshte te kerkosh te verteten. Se brenda nesh eshte nje konflikt, ku e mira eshte e perzier me te keqen, sa qe e mira na duket sikur eshte e keqe dhe e keqja sikur duhet perdorur per te arritur rezultate te mira.

Sa e veshtire te pranosh qe te jesh gabim. Prandaj, pendimi eshte nje veti qe na mungon si shoqeri. Nuk po flas per ato deklaratat publike te bera nga politikane apo njerez publike qe gjasme i vjen keq per ndonje “gabim” te kapur mat.

Eshte veshtire te pranosh qe armiku yt mund te kete te drejte ne disa pika dhe perkrahesi yt mund te jete gabim ne pika te tjera.

Sa veshtire te jesh vetvetja ne nje kohe kur turmat percaktojne mendimin publik. Tha dikush: “Kryqezojeni” dhe turma gjakatare, iu bashkua me kor makaber. Turme qe do gjak. Turme qe ne momentin qe humb respektin per drejtuesit e vet, eshte gati t’i haje te gjalle, duke harruar qe ata jane qepur nga i njejti stof.

Sa veshtire te pranosh qe je i verber. Sidomos kur e quan veten drejtues. Sepse mjafton qe dikush degjon fjalimet e tua. Dikush te duartroket. Euforia te ngre te piedestalin qe ndoshta ne nje dite te zymte kthehet ne gijotinen tende. Ata qe te duartrokiten, qe te thirren si Shpetimtar, tashme kerkojne kryqezimin tend.

Kerkimi per te verteten do te coje cdo trim ne shtigje qe te tkurrin shpirtin. Lum kush fiton kur perballohet me veten ne pasqyren e se vertetes. Lum kush nuk zhytet ne llymin e keqardhjes por merr fuqi ringjalljese me nje identitet te ri.

A e kupton qe rroba jote e grisur nuk ka nevoje per arna te reja?

Si te mbrohemi nga frika?

Cfare duhet te bejme ne nje situate te tille ku Covid19 po vret njerez dhe sigurine e milionave te tjereve?

Bibla na flet per situata te tjera shume te veshtira ku njerezimi ka kaluar dhe Zoti u ka folur njerezve ne ate kohe me fjale qe na flasin edhe ne sot.

Isaia 41:10 Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.

Besimi dhe frika vijne nga fjalet, nga ajo qe ne degjojme. Sot te gjitha lajmet flasin vazhdimisht sa individe jane infektuar, sa kane vdekur, sa eshte inflacioni, sa vende pune po mbyllen.

Sa lajme na mjaftojne qe duhet te degjojme? Ndersa ne s’duhet te rrime si struci me koken ne rere, duhet te ruhemi qe te mos e mbajme koken vetem ne drejtimin me lajme jo inkurajuese.

Na duhet te disiplinojme veten te mos degjojme lajme gjate gjithe kohes dhe te mos rrime shume ne median sociale, qe te shmangim riperseritjen e asaj qe degjojme nga ekrani ne ato qe mendojme dhe flasim.

Na duhet kohe te reflektojme dhe mundesisht te degjojme ndonje fjale prej Perendise per kete situate. Perendia pavaresisht se mund te nderhyje ne kete situate (eshte dicka qe nuk eshte ne doren tone), cfare ne kemi nevoje eshte qe te nderhyje ne jeten tona. Mbreteria e Perendise vepron aty ku Perendia nderohet. Perendia mund te na ndryshoje ne, dhe ne mund te ndryshojme situatat. Ndersa stafet mjekesore, brenda aftesive dhe njohurive te tyre perpiqen te bejne maksimumin ne drejtimin pozitiv, ne te njejten menyre dhe ne qe besojme ne Krishtin na duhet te bejme maksimumin ne baze te asaj qe jemi thirrur te bejme.

Por fuqia dhe fokusi yne do te varen shume nga motivacioni i brendshem:1) nxitur nga frika per te ardhmen apo 2) nga besimi qe ne Perendine e ardhmja jone eshte ne duar te sigurta.

Ndoshta frika eshte duke prekur gjera te rendesishme ne jeten tone dhe ne duhet te pyesim veten se cfare eshte perparesi ne ate qe bejme dhe kemi. Nese jeta jone eshte ngarkuar me gjera te panevojshme per udhetimin, atehere me dashjen tone ose nga halli mund te ndodhe qe keto te humbasin rruges.

Kjo eshte nje kohe prove, nuk eshte prova e madhe qe do te vije mbi njerzimin, por edhe kjo prove eshte e dhimbshme, sepse afer shpirtit tone jane ngjitur shume elemente qe nuk duhet te jene aq afer.

Zoti Jezus ki meshire per ne mekataret dhe fali fajet tona dhe te bashkekombasve tane. Na cliro nga frika dhe na meso sesi te besojme Ty ne keto kohe te veshtira. Amen!

Mos ki frikë

Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. 2Timoteut 1:7

Apostulli Pal këtu inkurajon Timoteun, i cili ishte i ri jo vetëm në moshë por dhe në eksperiencë. Pali i kujton nxënësit të tij të mos dorëzohet sepse tundimi që i vjen atij në mëndje nuk është nga Perëndia. Një varg më lart ai i rikujton që Timoteu ekzistonte për një qëllim të caktuar, për të bërë gjëra të caktuara, ai kishte dhunti të caktuara nga Perëndia.

Cfarë kishte ndodhur? Timoteu kishte frikë. Frika që po e ndalonte atë të funksiononte sic duhet. Duket që njerëzit që kishte rrotull nuk po e ndihmonin. Duhej që Pali nga burgu i largët ta inkurajonte.

Eshtë për të reflektuar. Si mundet që një i burgosur dhe i dënuar me vdekje po i thotë nxënësit të tij që të mos ketë frikë. A kishte frikë Pali? Besoj që sic cdo njeri ka patur momente frike, por nuk po jetonte në frikë. Dhe ai kishte të drejtë ta inkurajonte dhe nxiste dhe qortonte nxënësin e tij dhe t’i rikujtonte që Perëndia nuk ja kishte dhënë atë fryme frike.

Miq, nëse ne besojmë që për cdo gjë të mirë dhe të keqe Perëndia është fajtori, nuk kemi gjë në terezi. Apostulli Pal që e njihte Perëndinë më mirë se nxënësi i tij, i rikujton që shpirti i frikës nuk ishte nga Perëndia. Perëndia nuk vepron me frikë. Perëndia nuk i frikëson njerëzit. Perëndia i paralajmëron mëkatarët për atë që i pret nëse nuk janë pajtuar me të, por nuk i shtyp me frikë. Frika vjen nga satanai.

Nëse beson që ka Zot, duhet të besosh që ka dhe satana. Nëse nuk beson njerin, harro ekzistencën e tjetrit.

Nëse frika vjen nga Satanai, cfarë vjen nga Perëndia?

Për atë që e ka pranuar Perëndinë në shpirt, ka pranuar frymën e forcës, dashurisë dhe mendje-kthjelltësisë.

Kur ne ndjehemi të dobët dhe frika na thotë që ke për t’u rrëzuar, Zoti thotë unë jam forca jote.

Kur ne ndjehemi sikur nuk na do njeri, Zoti thotë që unë të dua me dashuri të përjetshme.

Kur ne shohim që nuk jemi të qartë në vendimet tona, Zoti na thotë që na jep një mëndje të kthjellët.

Sigurohu që je në anën e Perëndisë dhe refuzo frikën të jetë shoqëruesja jote në këtë periudhë me lajme të këqija dhe përgjatë gjithë jetës tënde.

Te ruajme bashkesine

Le të lexojmë se c’na thotë Hebrenjve 10: 24-39

Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.(v.24-25)

Bashkesia jone me Perendine nuk duhet te kthehet ne nje bashkesi egoiste. Ne duhet te kemi bashkesi me te krishtere te tjere ne nje bashkesi lokale. Sic na thote ky shkrim disa besimtare te lekundshem e kishin vecuar veten nga bashkesia me kishen. Na duhet t’i japim rendesi theksimit qe na jepet ne kete varg: ajo cfare japim ne bashkesi dhe jo ajo qe marrim. Besnikeria ne pjesemarrje ne takime te kishes inkurajon te tjeret dhe i nxit ata per te dhene dashuri dhe per te bere punera te mira.

Nje nga motivimet kryesore per besnikeri eshte ardhja e shpejte e Jezus Krishtit. Ne fakt vendi tjeter ku permendet fjala “mbledhurit bashke (v.25) eshte tek Letra e dyte drejtuar Thesalonikasve 2:1 ku tema eshte bashkimi me Krishtin ne ardhjen e Tij.

Tre virtytet kryesore te krishtera paraqiten ne kete pjese te Hebrenjve qe lexuam me lart: besimi (v.22), shpresa (v.23) dhe dashuria (v.24). Keto virtyte jane fryti i bashkesise sone me Perendine ne shenjteroren e Tij.

Reflektim:

  1. Cfare jane perfitimet kryesore qe ti merr nga pjesemarrja ne nje grup ku adhurohet Perendia?
  2. Cfare jep ti si pjese e atij grupi?

Rrefimi i sinqerte

Javen qe kalova predikova ne nje kishe dhe dikush me coi nje mesazh shume interesant. Pasi me beri prezantimin dhe vleresimin per mesazhin tim, me permendi qe kishin disa te perbashketa: 1) te lindur te dy ne vende ish-komuniste, 2) te rritur ne familje ateiste, 3) kemi mbaruar universtitetin ne te njejten dege.

Me pas me shkroi: “Ndoshta une jam i vetmi jo i krishtere ne ate salle, por jam shume i hapur te mesoj prej teje”

U preka nga perulesia e ketij djali te ri qe nga jashte ishte i kompletuar: fizik per t’u pasur zili, i zgjuar, me edukim universitar. Por dhe i perulur. Ai pranoi qe nuk ishte ende besimtar, por ishte i hapur per te degjuar dhe mesuar. Kjo lloj perulje eshte kaq e rralle sa vendosa ta ndaj me ju ne kete postim.

Krishti ka premtuar qe kushdo qe e kerkon me gjithe zemer do ta gjeje te verteten. Une lutem qe ky djale sic dhe shume te tjere ta gjejne te verteten qe eshte ne Jezusin. Te ftoj dhe ty lexues, per te reflektuar dhe pyetur veten, nese ti je pjese e besimtareve te Krishtit apo je ne procesin qe je duke mesuar per te marre nje vendim te sigurt dhe jetendryshues.