Rreth Nesh

Jemi nje grup shqipfolesish ne Kanada qe e duam Perendine dhe kemi deshire te ndajme ate qe dime, qe kemi perjetuar me te tjere qe kane deshire te ngjashme me ne.

Kryesisht jemi brezi i pare qe kemi ardhur nga Shqiperia dhe po organizohemi te shohim ne ekzistence nje kishe shqipfolese qe do i sherbeje perparesisht shqipfolesve ne Kanada dhe pertej.

Nese deshiron te kontaktosh me ne, dergo nje email ne info@kishashqiptare.ca ose ne facebook.

Vizioni Yne

Cdo shqipfoles te degjoje ungjillin ne menyren qe e kupton dhe te ftohet ne nje udhetim te njohjes se Perendise permes Shkrimit te Shenjte, eksperiencave personale dhe jetes komunitare me bashkeudhetaret.

Parime dhe Vlera

Cdo njeri eshte krijuar ne imazhin e Krijuesit ~ Imago Dei, pavaresisht se duket si nje pasqyre e thyer.

Ne respektojme dhe mbrojme jeten e secilit qe nga ngjizja dhe deri ne frymen e fundit, duke lene Krijuesin te jete filluesi dhe mbaruesi i seciles.

Ne nuk kemi dallime racore sepse shohim vec nje race-njerezore. Pavaresisht se ne jemi kishe, kryesisht shqipfolese, nuk tregon eksluzivitetin shqiptar, por fokusin qe kjo kishe ka ne kete sezon te jetes te saj.

Ne nuk kemi dallime gjinore, sepse shohim Krishtin ne kedo qe eshte dishepull i Tij. Pavaresisht roleve qe burrat dhe grate kane ne familje dhe ne shoqeri, ne perpiqemi te shohim kedo sic Perendia e shikon, e vlereson, e therret dhe e vajos per te bere sherbesen ne kishe.

Ne nuk kemi dallime krahinore, prejardhjeje fetare, apo social-ekonomike.

Misioni Yne

Te predikojme te Verteten sic na eshte zbuluar ne Shkrimet e Shenjta separi tek shqipfolesit, dhe kudo ku Perendia na drejton. Te bejme dishepuj te Krishtit dhe te ndertojme komunitete te besimit te krishtere kudo ku ka shqiptare.

Kredoja-Cfare Besojme?

Si te Krishtere ne besojme qe Perendia ka zbuluar vullnetin e Tij permes profeteve dhe apostujve te tij qe kane transmetuar ate qe kane degjuar te tjereve. Ne besojme qe Bibla, Testamenti i Ri dhe i Vjeter eshte mjaftueshem per te zbuluar karakterin, vullnetin dhe planin e Perendise per krijesen. Ne besojme qe permes Jezus Krishtit eshte transmetuar qarte dashuria e Perendise qe therret cdo njeri ne pendim dhe besim ne Jezus Krishtit si rruga e vetme per te shkuar tek Perendia.

Ne shpallim sebashku me te krishteret e pare:

Kredon e Apostujve

Kredoja e Nikeas

Kredoja e Chalcedonit

Kredoja Athanasiane

Besimtaret e Krishtere mund te lexojne Katekizmin e Westminsterit i cili permbledh shume qarte ate qe nje i krishtere protestant/ungjillor duhet te besoje dhe praktikoje.

Katekizmi i shkurter i Westminsterit

Pak Histori:

Kjo vepër filloi si një ide në zemrën dhe mendjen e Endritit dhe Zhanetës, menjëherë pas mbërritjes së tyre në Toronto. Përmes asaj që ata e përjetuan si drejtime dhe lidhje hyjnore, u formua një grup i vogël besimtarësh shqiptarë që filluan të mblidheshin në shtëpi dhe ambiente publike. Në tetor të vitit 2012, këto takime u formalizuan me mbledhje javore në ambientet e kishës Westminster Presbyterian Church (East York).

Nga grupi fillestar, që vazhdojnë të jenë ende pjesë e komunitetit tonë, janë Elvisi, Juli dhe Markoni. Me kalimin e kohës, ndërsa grupi është rritur dhe zvogëluar në periudha të ndryshme, takimet u zhvendosën në ambientet e Leaside Bible Chapel, me qëllimin për t’u afruar më shumë me dy komunitetet kryesore shqiptare në Toronto: East York dhe Marlee.

Pas një periudhe të vështirë dhe me këshillën e disa mentorëve shpirtërorë, në dhjetor të vitit 2018 u mor vendimi për të ndalur përkohësisht shërbesën me shqiptarët. Megjithatë, gjatë pandemisë COVID-19, kur shumë besimtarë shqiptarë nuk ishin ende të integruar në kisha lokale anglishtfolëse, në pranverën e vitit 2020 filloi një studim biblik online. Ky shërbim u rrit si në numër ashtu edhe në thellësi shpirtërore.

Në të njëjtën kohë, ardhja në Toronto e disa besimtarëve të pjekur shpirtërisht nga Shqipëria ndikoi ndjeshëm dhe pozitivisht në riorganizimin e shërbesës. Pjesëtarët e këtij grupi filluan të mblidheshin rregullisht për lutje çdo të shtunë, dhe në mënyrë të natyrshme u rigjallërua dëshira për rifillimin e shërbesave në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, Endriti filloi shërbesën pastorale në Downsview Presbyterian Church, e cila u tregua e gatshme dhe e hapur për të mbështetur shërbesën me komunitetin shqiptar. Takimi i parë publik u mbajt për Pashkën e vitit 2021, me kufizime për shkak të pandemisë. Deri në qershor të vitit 2023, besimtarët shqiptarë u mblodhën rregullisht në ambientet e kishës, çdo të diel të parë të muajit.

Që nga shtatori i vitit 2023, takimet mujore mbahen në ambientet e Kishës Baptiste Rumune, në adresën 36 Broadlands Blvd, çdo të diel të parë të muajit, si dhe në takime të veçanta festive. Përdoret salla në katin e poshtëm (basement), me hyrje nga ana e parkingut.

Aktualisht, shumica e aktiviteteve të kishës zhvillohen online. Këtu përfshihen studimet biblike javore të mërkurave në orën 20:00, lutjet e së shtunës në mëngjes në orën 09:00 dhe lutjet e së enjtes në mbrëmje. Kjo formë shërbese ka mundësuar pjesëmarrjen e besimtarëve që jetojnë larg Torontos, përfshirë ata në Otawa, Alberta, si dhe herë pas here besimtarë nga Shtetet e Bashkuara. Paralelisht, gratë dhe burrat mblidhen periodikisht në takime mujore të veçanta.

Së fundmi, besimtarët shqiptarë në Otawa kanë filluar të mblidhen çdo javë nëpër shtëpi për studime biblike, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zgjerimin dhe forcimin e komunitetit tonë.

Skuadra Aktuale

Skuadra e sherbimit eshte ne ndertim e siper me hirin e Zotit, por duke klikuar me poshte mund te lexoni pak mbi ata qe kane marre pergjegjesi ne organizimin dhe drejtimin e sherbesave te kishes shqiptare.

A MENDON TE BEHESH DHE TI PJESE E HISTORISE SE KISHES SHQIPTARE?