Drejtuesit qe Sherbejne
Skuadra drejtuese/sherbyese eshte ne formim e siper. Secili po ben ate qe ka mundesi te beje.
Ne besojme qe Jezusi tha tek Mateu 23:1-11 Atëherë Jezusi u foli turmave dhe dishepujve të vet, duke thënë: "Skribët dhe farisenjtë ulen mbi katedrën e Moisiut. Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t'ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë. Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht. Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t'u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre. Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga, si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit. Por ju mos lejoni që t'ju quajnë mesues, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër. Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej. As mos lejoni që t'ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti. Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.
Ne besojme qe drejtuesit e kishes nuk kane titull por funksion. Fjala me e pershtatshme do te ishte SHERBETORE, por nuk eshte nje fjale e perdorshme ne fjalorin e perditshem.
Ne besojme qe ata qe drejtojne bashkesine e besimtareve, e bejne kete me shembull ne rradhe te pare, duke qene te paret ne sherbim te tjereve, duke bere ate qe nje besimtar tjeter nuk e ben ende.
Sebashku me pastorin, kisha drejtohet nga keshilli i kishes qe eshte zgjedhur me votat e besimtareve. Ne Keshillin e Kishes jane: Erlind Hasko, Almir Bujari dhe Sokol Zhilla.
ENDRIT MULLISI
PASTOR
Endriti eshte perpjekur qe me 2012 te organizoje punen me shqiptaret ne Kanada. Pasi mbaroi universitetin e Tiranes per Kimi Ushqimore dhe me pas shkollen e Bibles "Fjala e Jetes" ai sherbeu ne kishen e Elbasanit per disa vjet. Ai eshte i martuar prej 24 vjetesh dhe ka nje vajze ne universitet dhe nje djale ne kopesht. Ai ka filluar studimet Master of Divinity ne Tyndale Seminary me fokus ne ndertimin e kishes ne qytete te medha. Ai eshte i certifikuar te ndihmoje ciftet si ne periudhen e njohjes dhe permes sfidave qe kalon cdo cift. Merret me muzike, shkrime dhe kopshtari.
SOKOL ZHILLA
Logjistika dhe Financat
Sokoli eshte nje nga besimtaret e rinj te kishes ne Toronto. Zoti ka derguar njerez qe prej 18 vitesh ne jeten e tij derisa ai i dorezohet vullnetit te Perendise. Ai ka mbaruar Universitetin e Tiranes per Kimi dhe punon sot ne nje institucion shteteror. Eshte i martuar me dy femije ne shkolle te mesme dhe sefundmi ka biresuar dhe nje qenush. Sokoli eshte i gatshem per te ndihmuar ne cdo gje qe del e nevojshme per te bere.
Ti mund te jesh ketu
DREJTUES/E E SHERBESES SE LUTJES
Ne pritje te personit qe do te degjoje thirrjen e Zotit per te ndermarre drejtimin e kesaj sherbese me shume domethenie ne punen e Zotit permes kishes.
ERLIND HASKO
PREDIKUES & SHERBESA E BURRAVE
Erlindi ka ardhur sefundmi ne Kanada me familjen e tij me dy femije te vegjel. Pasi ka mbaruar universitetin ai eshte perfshire ne kishembjellje per disa vite dhe ka pastoruar nje kishe ne nje lagje te Tiranes. Ka perfunduar "Certificate program in Expository Preaching" ne Southeastern Europe Theological Seminary. Ai eshte predikues i mire dhe me zemer per te ndihmuar njerezit.
Ti mund te jesh ketu!
MESUES/KOORDINATOR I SHERBESES SE FEMIJEVE
Ne pritje per personin e duhur qe do mesoje brezin e ri me te vertetat biblike ne takimet e kishes. Po ashtu personi do te ndihmoje prinderit sesi t'i mesojne femijet e tyre ne shtepi per Perendine. Kontakto nese ndjen thirrjen e Zotit ne kete drejtim.