Ne besojmë në një Perëndi, Ati i gjithëpushtetshëm, Krijuesi i qiellit dhe i tokës, dhe i të gjitha gjërave të dukshme dhe të padukshme.
Dhe në një Zot Jezu Krisht, Biri i vetëmlindur i Perëndisë, lindur nga i Ati përpara gjithë epokave, Perëndi prej Perëndie, Dritë prej Drite, Perëndi i vërtetë prej Perëndie të vërtetë, i lindur jo i bërë, i të njëjtës substancë me Atin; përmes të Cilit u bënë të gjitha gjërat; i Cili, për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti nga qielli dhe u bë mish nga Fryma e Shenjtë dhe virgjëresha Mari dhe u bë njeri; gjithashtu u kryqëzua për ne nën Pontc Pilatin; vuajti dhe u varros; dhe në ditën e tretë u ngjall përsëri, sipas Shkrimeve; dhe u ngjit në qiell, ku është ulur në të djathtë të Atit; dhe do të vijë sërish, në lavdi, të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit; Mbretëria e të Cilit nuk do të ketë fund.
Dhe në Frymën e Shenjtë, Zotin dhe Jetëdhënësin; i Cili buron nga Ati dhe Biri; i Cili bashkë me Atin dhe Birin është i adhuruar dhe i përlëvduar; i Cili foli me anë të profetëve.
Ne besojmë në një Kishë të shenjtë, universale dhe apostolike; ne njohim një pagëzim për faljen e mëkateve; ne presim ringjalljen e të vdekurve dhe jetën në botën që do të vijë.