Sherbesa e Burrave

Takimet e burrave te kishes nuk jane ne dite te caktuara. Perpiqemi te takohemi cdo muaj.

Disa here jemi mbledhur ne nje qender lutjeje ku kemi kaluar nje fundjave sebashku, ne miqesi, lutje, diskutime deri naten vone dhe duke luajtur sebashku.

Disa here jemi takuar per te ngrene mengjes sebashku ne fundjave apo duke rrekellyer nje birre te ftohte mbremjeve te nxehta. Here duke luajtur bilardo dhe here duke bere biseda me pasion.

A do te vish dhe ti? Na co nje email ne kisha.shqiptare@gmail.com

Nje mesazh nga Pastori:

Pershendetje!

Ky mesazh eshte per burrat dhe djemte, por nese ndodh qe ti qe po e degjon je gruaja e nje burri, nena e nje djali, apo motra e nje vellai, mund te gezohesh me kete qe po ndaj dhe ta ndash kete mesazh me pjesen mashkullore te jetes tende qe ti e do shume.

Burrat per Burrat

Pse?

  1. Nuk hapemi kollaj per ate qe ndodh brenda nesh?
  2. Kemi nevoje te na degjoje dikush qe nuk eshte nena, gruaja, motra apo kolegja e punes
  3. Si burra ne e kuptojme me mire njeri-tjetrin ne disa sfida te perbashketa
  4. Sukseset apo perpjekjet positive te dikujt mund te jene frymezuese per dike tjeter
  5. Kemi tendencen te ecim midis ekstremeve dhe ne disa raste vendimet tona jane fatale per ne

dhe per te tjere.

  1. Jetojme ne nje shoqeri ku te qenurit mashkullor nuk shikohet si dicka positive, prandaj shpesh detyrohemi ose te behemi me femerore ose te reagojme ekstremisht gabim gje qe i ben te tjeret te perforcojne idene qe meshkujt kane nevoje te kufizojne menyren e te shprehurit dhe vepruarit ne menyre mashkullore.

Gjate gjithe kohes sime si adult dhe sidomos perfshirjes me shoqerine civile, kam degjuar vetem per shoqata dhe grupime ku grate dhe vajzat jane ne focus. Dhe dua te them qe ata ne pergjithesi kane bere nje pune te mire.

Por, nuk degjon per nje organizim per burra dhe djem, thua qe ne nuk kemi nevoje te ndergjegjesohemi, te rritemi te shendetshem si meshkuj, te flasim per problemet tona te brendshme.

Shume prej nesh kane degjuar shprehjen "burrat nuk qajne" dhe te gjithe e dime qe burrat qajne dhe duhet te ndihen OK me kete gje.

Te kujtojme vetem nje fakt qe shumica e vetvrasjeve behen nga meshkujt, jo rralle duke i marre jeten dikujt tjeter perpara. Te kujtojme qe shumica e personave qe vuajne denim me burgim jane meshkujt. Shumica e atyre qe fillojne emigrimin individual duke kaluar permes kushteve shume te veshtira jane meshkuj-male, gomone, te fshehur ne vendet me pak te imagjinueshme per te kaluar kufirin ilegalisht. Marrja persiper e rreziqeve te tilla eshte shume me e larte tek meshkujt sesa tek femrat.

Gjithe ky presion psikologjik shkarkohet, jo rralle ne vendin, kohen, menyren dhe personave te gabuar.  Sa here degjoj per nje burre qe vetvritet, dhe secili pas kesaj thote: "po c’pati ai? Ai dukej mire, nuk ankohej" me ben akoma me shume te mendoj per kete lloj mine me sahat qe si pa kuptuar pret te plase diku tjeter? Kush e ka rradhen? A do te jete dikush qe e njoh? Si do t’ja fal vetes qe nuk arrita ta kuptoj stresin qe kishte i njohuri im?

Per kete aresye, kam menduar prej kohesh sesi mund te formojme nje grup me nje mission te vetem: Burrat te mos jene vetem ne momentet e tyre te veshtira.

Une shpresoj qe ndersa jap kete mesazh ka disa burra dhe djem qe i kane menduar keto gjera sic une. Juve desha t’ju ftoj qe te kemi disa biseda per te pare se cfare mund te bejme sebashku me mire ne menyre qe te gjithe te jemi individe me te qarte me vetveten, bashkeshorte dhe baballare me te pelqyeshem dhe pranuar ne familjet tona, kontribues me te efektshem ne shoqerine ku jetojme.

Ju ftoj te me shkruani e te fillojme te bejme dicka sebashku: Burrat per Burrat.