Para dy ditesh u lajmerua qe do te dale serisht “Ylli i Bethlehemit” ne hapesiren qiellore. Te them te drejten nuk di sesa persona ishin te interesuar per ta pare kete gje sepse ne fakt eshte shume personale dhe asksuh  nuk mund te thote me saktesi kur nuk dime se cfare njerezit mendojne dhe bejne. Por sigurisht shfaqja e ketij ylli, i ben shume te mendojne mbi historine e nje ylli qe eshte shenuar ne librin e shenjte. Nje yll levizes qe drejtoi disa njerez te mencur te vinin ne Bethlehem dhe te gjenin te persalindurin Mbret. Historia e ketyre dijetareve do mbetet pjeserisht e pakuptueshme per pjesen me te madhe te njerezve qe ndoshta do mjaftohen me ate qe ose ka ndodhur ose jo-dhe jeta vazhdon. Por per te tjere qe kerkojne shenja ne qiell e ne toke, per ata qe kerkojne te kuptojne me shume mbi jeten dhe qellimin e saj, cfare ka ndodhur me keta dijetare te mencur eshte e rendesishme. Them te mencur sepse ata nuk erdhen duarbosh ne audience e nje mbreti. Erdhen me dhurata per mbretin e porsalindur. Te ben te mendosh se nga ka ardhur historia e dhuratave te Krishtlindjes. Vecse ndryshimi ishte qe dhuratat e dijetareve ishin per mbretin, ndersa tonat ja bejme njerezve te dashur, atyre qe ndoshta na i bene vjet ose e dime qe do te na i bejne edhe kete vit 😊.

Keta dijetare nuk u “perplasen” aksidentalisht me kete yll, por ishin ne kerkim te asaj qe do te ndodhte. Sic nje miku im thote shpesh “arrita te kuptoj shenjat” dhe keta dijetare arriten te lidhin shenjat qe i profetizuari Mbret i Judenjve por qe do te ishte bekim per te gjithe kombet erdhi. Erdhi foshnja e shenjte dhe disa e pane, te tjere e njohen, te tjere u shqetesuan, ca u terbuan. Te sinqertet dijetare nuk mund te mashtroheshin per here te dyte nga i babezituri per pushtet, Mbreti Herod dhe e lane me gisht ne goje. Sot ndersa Krisht-Lindjen si feste e presin shume ne forma te ndryshme, une ftoj secilin te reflektoje dhe te gjeje veten ne nje prej personazheve te historise. A do ishe ti nje dijetar ne kerkim te yllit, apo nje Herod qe do te zhduke cdo yll qe i kercenon shkelqimin e asaj qe zoteron? A do te ishe ti nje Mari qe do te thoshte “Ja ku jam sherbetorja jote, u befte me mua sipas fjales tende” apo nje fetar qe i pelqen te vazhdoje nje tradite te trasheguar pa e ditur as aresyen dhe as thelbin? A do te ishe ti nje bari i thjeshte qe do te ngazellonte nje lajm i papritur nga te panjohur apo nje hotelexhi qe ende nuk ka dhome te lire sot per Mbretin qe do te linde? A do te ishe ti nje Jozef qe do t’i besonte nje endrre apo nje Simeon qe pret ne lutje ardhjen e Mesias? Eshte mire qe te pakten nje here ne vit, secili te mendoje te gjeje rolin e vet ne dramen hyjnore – persa kohe jemi ende ne “enderr” mund te zgjedhim te ndryshojme rolet, sepse kur gjithcka behet e dukshme do te mbetemi me rolin qe zgjodhem. Uroj qe ta gjeni yllin e mengjesit, pa ardhe ende dielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Categories