KUSH ESHTE PLANGPRISHESI?

Perpara se te jesh femije plangprishes, te duhet te jesh pjese e familjes.Te duhet te kesh shijuar miresine e te qenurit ne nje familje.

Jo rralle degjoj shpjegimin e tregimit qe Jezusi dha sikur u referohej te gjithe njerezve qe nuk ecnin me Zotin. Ne fakt u drejtohet atyre qe mund t’i quajme ndjekes se udhes apo besimtare, qe per nje fare kohe vendosen te jetojne te pavarur nga familja e besimit. A jane te lidhura besimi ne Zot dhe pjesemarrja ne familjen e besimit? Une besoj qe PO.

Kur dikush pagezohet ne Zotin ai pagezohet ne familjen e Zotit. Nuk ka mundesi zgjedhje ne kete drejtim. Njesoj sikur nje femije lind nga dashuria e dy prinderve dhe merr vesh qe ka dhe femije te tjere nga prinderit e tij/saj. Ne nuk e zgjedhim dot familjen, por ne zgjedhim te largohemi nga familja sebashku me rregullat dhe pergjegjesite e saj.

Djali plangprishes nuk deshironte te jetonte nen rregullat e babait te vet, duke marre parasysh qe kishte dhe nje vella me te madh-qe nganjehere mund te behet me i rrepte se dhe vete babai. Ai donte te jetonte i pavaruar nga normat, parimet dhe rregullat. Ai nuk donte te mendonte per neser por te shijonte vec te sotshmen. Prandaj ai kerkoi pjese nga pasuria e babait perpara kohe qe te shijonte te sotshmen-pa punuar, pa pergjegjesi- te shkoje sa te shkoje.

A nuk ndodh sot here pas here kjo? Njerez qe i pelqen koncepti i marredhenies me Perendine dhe thone publikisht qe besojne. Por pastaj per aresye te ndryshme duan te marrin vec bekimet e kesaj marredhenie dhe te largohen per te bere ate qe u duket atyre e aresyeshme? Ata largohen nga njerezit qe jane kujdesur per ta shpirterisht, dhe nga familja qe priste kontributin e tyre dhe vendosin qe ta bejne jeten e krishtere vetem.

Nje i krishtere qe largohet nga familja e besimit, praktikisht largohet dhe nga Zoti, sepse Zoti Jezus e ka thene qarte se ai erdhi per te patur nje marredhenie me nusen e tij tokesore-dhe kjo nuse nuk eshte asnje besimtar individualisht, por eshte eshte Kisha. Nje i krishtere plangprishes, largohet kryesisht nga familja e besimit kur ai mendon qe eshte mire dhe s’ka nevoje per te tjere, jo ne moment te veshtire kur ai ka nevoje per te tjere.

Por e verteta eshte qe kohet e veshtira do te vijne per te gjithe, dhe i krishteri plangprishes do mendoje kohet e bukura qe kishte kaluar me familjen e paperkryer te besimit dhe do e krahasoje me jeten e vet individualiste. Te gjithe e mendojne kete! Ndryshimi eshte qe disa e ulin krenarin e tyre dhe pendohen, ndersa te tjere e hane krenarine me buken e perditshme dhe urojne qe ta kalojne veshtiresine vetem. 

Sot mik dhe mikeshe, nese je larg Zotit, afrohu me familjen e Tij. Do e kuptosh ndryshimin.