Gjoni 4 – Studime Biblike

Gjoni 4:1-3  Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtë kishin dëgjuar se Jezusi po bënte më shumë dishepuj dhe po pagëzonte më shumë se Gjoni  (ndonëse nuk pagëzonte Jezusi vetë, por dishepujt e tij), e la Judenë dhe shkoi përsëri në Galile.

A keni degjuar per shprehjen “Qente le te lehin, karvani te ece perpara” ?

Pse Jezusi u largua nga Judea? Kush ishte lidhja e informacionit qe moren farisenjte?

Gjoni 4:4  Por duhej të kalonte nëpër Samari.

Judenjte nuk i kishin qejf Samaritanet qe ishin nje race e perzier: Izraelite dhe kombe te tjera. Per nje kohe ata kishin patur idhuj, por tani adhuronin Perendine e Izraelit, ndryshe. Kishin caktuar nje mal per adhurimin e Tij. Judenjte i perbuznin Samaritanet dhe i shmangeshin te kalonin neper krahinen e tyre.

Por Jezusit i DUHEJ te kalonte neper krahine. Dicka do te ndodhte aty.

Gjoni 4:5  Arriti, pra, në një qytet të Samarisë që quhej Sihar, afër tokës që Jakobi i kishte dhënë Jozefit, birit të vet.

Gjoni 4:6  Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë pusit; ishte rreth orës së gjashtë.

Shikoni tregimin me detaje te Gjonit. Emri i qytetit, afer tokes se Jakobit (fakt historik per judenjte e asaj kohe) dhe emri i pusit. Pse duhej te jepeshin keto detaje? Nese Bibla eshte e rregulluar, a nuk do te vendosnin redaktoret te hiqnin pjese qe nuk kishin efekte shpirterore?

Ketu tregohet natyra njerezore e Jezusit – ishte i lodhur. Pse Jezusi ishte me i lodhur se dishepujt e tij? Ishte aq i lodhur sa qe te gjithe iken per te blere ushqim dhe ai qendroi vetem. Si nuk qendroi te pakten nje dishepull me te? Apo ai e dinte qe do vinte dikush qe do te donte te mos kishte shume njerez rrotull.

Nese Jezusi do te donte kohe te rrinte vetem, nuk do e bente pushimin afer pusit, sepse dihet qe aty vijne njerez.

Gjoni 4:7  Një grua nga Samaria erdhi të nxjerrë ujë. Dhe Jezusi i tha: “Më jep të pi”,

Gjoni 4:8  sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.

Imagjinoni si kane qene kushtet ne ate kohe ku burimi i ujit ishte larg. Disa prej nesh ndoshta ende kane eksperienca personale te mbushurit uje jashte shtepise. Sot ende ne shume vende te botes, uji i paster eshte nje luks qe nuk e kane te gjithe. Sigurisht ne pjesen me te madhe barra e sigurimit te ujit per familjet e kane mbajtur grate dhe vajzat.

Ne kulturen e asaj kohe dhe ende sot ne kultura te ndryshme jo perendimore, ka dallim ne veshjet e grave dhe vajzave. Ketu tregohet qe vizualisht dukej qe ishte nje grua dhe jo nje vajze e pamartuar.

Jezusi hapi i pari biseden me gruan. Ajo qe ndoshta ne na duket shume normale, zere se po flisnin per motin apo per qeverine, Jezusi ne fakt thyen nje barriere te shumefishte: Sociale, gjinore dhe fetare.

Sociale-Samaritanet nuk perziheshim me judenjte dhe anasjelltas. Samaritanet ishin nje komb me nje race te perzier te judenjve dhe kombeve te tjera qe ishin sjelle nga pushtimi Sirian. Keta me kalimin e kohes kishin lene praktikat idhujtare por kishin krijuar nje lloj tjeter adhurimi te Perendise. Kur Judenjte zakonsiht u duhj te shkonin ne Galile, ata kalonin Jordanin dy here , i binin me gjate vetem e vetem qe te mos kalonin neper Samari.

Gjinore-Jezusi eshte lideri fetar i vetem i cili u dha gjinise femerore nje status tjeter. Kete mund ta shikosh neper gjithe ungjijte, qe ai nuk diskriminoi sic ishte zakon ne shoqerine e asaj kohe. Ne kete rast ishte ai qe hapi biseden me nje grua dhe kerkoi dicka jo te lehte-kerkoi te pije uje nga ena e nje samaritaneje.

Fetare – Samaritanet dhe Judenjte ishin te ndare ne menyren e adhurimit, ne biseden e mevonshme te Jezusit me gruan ai ve ne dukje qe po vjen koha kur adhurimi nuk do te behet as ne menyren e judenjve dhe as ate te Samaritaneve.

Gjoni 4:9  Por gruaja samaritane i tha: “Po qysh, ti që je Jude kërkon të pish prej meje, që jam një grua samaritane?” (Sepse Judenjtë nuk shoqërohen me Samaritanët).

Gruaja e shpreh cudine e saj me ze, ndoshta do  te ishte e zakonshme qe gruaja te mos nxirrte ze por thjesht te ofronte ujin qe ju kerkua, ndoshta me sy poshte.

Gjoni 4:10  Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: “Më jep të pi!”, ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë”.

Menjehere ketu Jezusi tregon aresyen pse ai qendroi vetem tek pusi dhe pse i kerkoi uje asaj. Ai donte t’i jepte asaj nje mundesi qe Ai do qe t’ia jape te gjitheve.

Dy koncepte qe Jezusi ofron ketu: Dhurata e Perendise dhe idetiteti i Jezusit.

Edhe sot njerezit kane probleme me te dyja konceptet dhe kjo perfshin shume te krishtere.

Dhurata e Perendise. Rom 5:15  thote: “Mirëpo hiri nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, i teproi për shumë të tjerë.”

Sot ende njerezit luftojne me konceptin e asaj qe eshte falas dhe asaj qe duhet te fitohet. Ende sot njerezit perpiqen qe ti afrohen Perendise me veprat e tyre te mira dhe kur jane te pranuar permes Jezusit perpiqen qe te ofrojne veprat e mira si nje lloj mirenGjonijeje per shpetimin. Pavaresisht se kjo eshte e kuptueshme sipas sistemit qe ne jetojme, nuk eshte sipas sitemit te mbreterise se Perendise. Dashuria e Perendise eshte aq ekstravagante, saqe nga njera ane tregon sesa te prishur ne jemi dhe nga ana tjeter na tregon sesi sakrifica e Jezusit eshte e mjaftueshme qe ne te jemi te pranuar perpara Perendise-thjesht duke besuar ne Ate dhe ate qe Ai beri.

Idetiteti i Jezusit.  Kush eshte ky njeri? Dishepujt e tij edhe pse ndonjen me te per nje kohe te gjate ende kishin problem te dallonin se kush ai ishte ne te vertete, prandaj te mos cuditemi kur ne mund te kemi te njejton problem.

Jezusi po i thote gruas (dhe neve) qe une e di paditurine tende dhe po te ofroj informacion qe do te beje ty te kerkosh gjene e duhur personit te duhur. Nje gje me ben pershtypje ketu qe Jezusi nuk i jep te gjitha gjerat gati personave. Kutoni Bartimeun e verber-Jezusi e pyet “Cfare do qe te bej per ty?” pastaj tek kapitulli tjeter do te shohim qe pyet te paralizuarin tek pellgu i Bethesdes “A deshiron te sherohesh?” . Parimi i Zotit qe ai derdh uje vec mbi token e etur, vlen gjithmone. Dhe ai nuk do qe ne te jemi te varur tek ai qe ai te plotesoje nevojat tona praktike, por a do qe te na terheqe vemendjen per nevojat me te thella qe ne kemi, te cilat ndoshta nuk jemi ne dijeni.

Eshte OK te jesh i paditur, ne te gjithe jemi ne rrugetim per te mesuar.

Eshte PROBLEM te jesh i paditur me dashje.

Jezusi po ofron nje dere tjeter informacioni.

Gjoni 4:11  Gruaja i tha: “Zot, ti nuk ke as kovë për të nxjerrë dhe pusi është i thellë; nga e ke, pra, atë ujë të gjallë?

Gruaja e ben pyetjen e pare bazuar tek nevoja e saj, tek ajo qe shikonte dhe tek ajo mendoi se Jezusi po thoshte. Ai i kujtoi Jezusit se ai nuk kishte ca gjera qe ajo tashme i kishte, si psh kova. Ajo i tregoi Jezusit qe pusi ishte i thelle, pra veshtire te marresh uje pa patur koven njerezore.

Gjoni 4:12  Vallë je më i madh se Jakobi, ati ynë, qe na dha këtë pus dhe piu prej tij ai vetë, bijtë e tij dhe bagëtitë e tij?”.

Ketu ajo ben nje pyetje interesante. Pasi ben pyetjen e pare ne lidhje me koven dhe thellesine e pusit, me shume mundesi Jezusi nuk i pergjigjet. Keshtu qe ajo shkon drejt nje teme tjeter. Ajo ben nje krahasim interesant me themeluesin e pusit, te atij qe e germoi pusin dhe qe i kishte dhene emrin- Jakobi. Jakobi nuk ishte person i zakonshem. Ishte patriarku i trete pas Abrahamit dhe Isakut-gjushit dhe babait te tij. Ai ishte babai i Jozefit dhe 11 vellezerve te tij dhe shpesh ishte konsideruar si babai i Izraelit, 12 djemte e tij, do percaktonin 12 fiset e Izraelit si komb. Pra samaritanja pa emer, e ve ne krahasim burrin e panGjoniur, me simbolin e Izraeliteve dhe ndoshta dhe te Samaritaneve. Me nje fare menyre ajo po i thote, nese ti nuk je me i madh se Jakobi, nuk ja vlen te hapesh bisede, mos ngri shpresat tek nje person si puna ime qe eshte lodhur me dhenie shprese te paqendrueshme.

Gjoni 4:13  Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje,

Gjoni 4:14  por kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme”.

Jezusi ketu flet per efektet kohore qe te jep uji tokesor dhe uji hyjnor.

Sot jane me shumice njerezit qe jetojne per te punuar dhe punojne per te fituar, dhe fitojne per ti shpenzuar, dhe shpenzojne qe te ndjehen te plotesuar dhe te ngopur. Zoti ketu po thote qe cfaredo qe ti do te arrish te besh nuk do ta ngope shpirtin tend ne menyre qe te jesh i ngopur.

Jezusi ketu thekson per ujin qe Ai jep. Ne kohen tone sic dhe atehere njerezit shkonin tek diksuh qe ishte i vecante per te “shuar” etjen. Gruaja kujtoi Jakobin i cili kishte hapur kete pus per vete per familjen dhe pasardhesit e tij. Sot kemi njerez qe Zoti i ka bekuar per te qene freski, bekim per te tjere, POR keta njerez nuk mund ta zevendesojne rolin etjeshues te Perendise. Jezusi tha” Ejani tek une ju qe jeni te lodhur dhe une do t’ju jap shplodhje”

Per cfare uji po flet Jezusi ketu???

Premtimi i mrekullueshem qe Zoti ben ne fund eshte qe uji qe une te jap do te behet burim uji. Per cfare perdoret burimi i ujit? Per te dhene uje, per tua shperndare te tjereve. Ka te tjere qe duan nga burimi i Zotit dhe ai do te perdore ata qe kane pire tashme nga burimi i tij.

Cfare ofron Zoti me ujin e tij? Paqen, te ndjerit te plotesuar, largimin nga grindja me vetveten, paqja me te tjeret, falje e marre dhe e dhene, gezimin e brendshem, etj

Gjoni 4:15  Gruaja i tha: “Zot, më jep këtë ujë, që unë të mos kem më etje dhe të mos vij këtu të nxjerr ujë!”.

Pse gruaja nuk donte te vinte me ketu? Gruaja erdhi te mbushe uje ne kohen e vapes sepse kur Jezusi vajti ishte vec kjo grua. Normalisht grate shkojne ne grup, aq me teper ne nje pus larg qytetit. Kjo grua me qellim nuk shkonte me grate e tjera dhe kete do ta shohim me vone pse?

Gjoni 4:16  Jezusi i tha: “Shko thirre burrin tënd dhe eja këtu”.

Gjoni 4:17  Gruaja u përgjigj dhe i tha: “Unë nuk kam burrë”. Jezusi i tha: “Mirë the: “Nuk kam burrë”,

Gjoni 4:18  sepse ti kishe pesë burra dhe ky që ke tani nuk është burri yt; për këtë ke thënë të vërtetën!”.

Ketu Jezusi perdor aftesine qe ka per te ditur mbi jeten e njerezve per t’i terhequr vemendjen ne nje dimension tjeter. Ai nuk i thote qe une te nGjoni ty, por i kerkon qe te takoje burrin e saj. Gruaja i thote gjysmen e se vertetes-ate qe ne bejme sa here qe jemi ne situata te veshtira.

Por Jezusi per t’i treguar qe dinte me shume se ajo qe personi tha, konfirmoi qe vertet ajo skishte burre, kishte patur 5 burra dhe tani bashkejetonte.

Jezusi ketu shfaq nje nga karakteristikat e Perendise-i gjithdijshmi. Megjithese ai di shume gjera per ne nuk na i nxjerr te palarat ne mes te njerezve sepse e di qe jemi njerez me te meta.

POR nganjehere mosreagimi i Perendise ne kohen qe ne mendojme, na ben te mendojme qe Perendia nuk e di ose nuk e vret mendjen. Sa here ne kemi pare padrejtesi dhe deshirojme qe Perendia te vendose drejtesine.

Ajo qe ne nuk arrijme te shikojme eshte qe asnje nuk eshte i drejte Rom 3:9-10  E çfarë pra? A kemi ne ndonjë epërsi? Aspak! E kemi treguar në fakt që më përpara se si Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat, siç është shkruar: “Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.

Kur ne kerkojme drejtesine e Perendise duhet te kerkojme separi meshiren e Perendise. Ata qe kerkojne drejtesine tek te tjeret shpesh jane te vetdrejte ne jeten e tyre dhe harrojne sesa te pameshirshem mund te jene ndaj te tjereve.

Gjoni 4:19  Gruaja i tha: “Zot, po shoh se ti je një profet.

Ketu gruaja ndryshon qendrimin mbi identitetin e Jezusit. Ajo beson qe ai ishte profet, dikush qe flet dhe degjon nga Perendia. Fjala “Zot” nuk nenkupton qe ajo po i thoshte Jezusit “ti je Perendia” por duke thene Zot ajo po nderonte pozicionin social te Tij.

Gjoni 4:20  Etërit tanë adhuronin mbi këtë mal, dhe ju thoni se në Jeruzalem është vendi ku duhet të adhurojmë”.

Ketu tregon qe gruaja donte te hapte nje argument teologjik mbi ate se kush kishte te drejte: Samaritanet qe adhuronin ne malin Gerizim apo Judenjte ne malin Horeb. Nje nga argumentat kundra njeri-tjeterit ishte vendi i adhurimit.

Sot ka grupe te krishtera qe merren me “vogelsira” ne menyrat sepse nuk kane kuptuar parimin.

Gjoni 4:21  Jezusi i tha: “O grua, më beso: vjen ora që as mbi këtë mal as në Jeruzalem nuk do të adhuroni Atin.

Jezusi pavaresisht se konfirmon ate qe aktualisht ndoshta ne adhurimin e dy popujve, fillon dhe flet per te ardhmen. Fillon te tregoje qellimi dhe perqendrimi per te adhuruar Perendine, nuk do te jete VENDI. Jezusi solli konceptin qe kishte qene nga fillimi dhe sot e gjen ne menyra te ndryshme spiritualizmi. Zoti eshte kudo dhe mund te adhurohet kudo.

Aresyeja qe Perendia ne fillim i kerkoi njerezve te perqendronin adhurimin e tyre ne nje vend te caktuar ishte per ta terhequr vemendjen tek menyra sistematike qe Perendia kerkon te adhurohet.

Gabimi qe sot njerezit bejne eshte sepse i perzierje teorite e tyre si psh: duke degjuar qe Zoti eshte i mire dhe i dashur (nga krishterimi)  ata krijojne nje ide qe fol me Perendine ku te duash, si te duash, sikur e ke shokun e femijerise, pa respekt te thelle dhe pa frike se mos dicka qe ti ben sistematiksiht eshte e papranueshme apo e lendon Perendine. Me nje fare menyre qe Perendia DUHET te me pranoje mua keshtu sic jam. Pra Perendia duhet te jete si njeri nga ne, qe te kemi bashkesi me njerei-tjeterin pa mur ndares. Pra mekati ne fakt ose nuk ekzisotn ose nuk eshte aq problematik sic na e bejne disa.

Gjoni 4:22  Ju adhuroni atë që s’e njihni; ne adhurojmë atë që nGjoniim; sepse shpëtimi vjen nga Judenjtë.

Ketu Jezusi prek nje koncept shume te rendesishem -> “ju adhuroni ate qe nuk e njihni”. Ky nuk eshte sugjerim, por konfirmim i nje fakti qe vete Perendia i ardhur ne mish po u thote njerezve. Une e di qe ju keni nje qenrim adhurimi nga Krijuesit, por ne fakt ju nuk e NJIHNI KRIJUESIN.

WOW. Pra Jezusi na prezanton te pakten dy menyre te jetuarit ne adhurim: te adhurosh ate qe e njeh dhe te adhurosh ate qe nuk e njeh.

Nje nga gjerat qe Jezusi prezantoi me ardhjen e tij ishte qe Perendia nuk duhet te jete me i larget per ju. Filipit i thote me vine “kush me ka pare mua , ka pare Atin”. Jezusi e beri Perendine shume me te nGjoniur dhe me te thjeshte per ta kuptuar. Eshte sikur nje material me fjale, dikush e shpjegon me grafike, me ze dhe me intonacion. Tregimi nuk eshte me nje dimensional, por kthehet ne nje objekt tre dimensional.

A deshiron ti ta nGjoniesh Perendine ne menyre 3 dimensionale? A je ti i uritur per te kerkuar nGjonijen e Perendise?

“Shpetimi vjen nga Judenjte”-ketu tregohet sovraniteti i Perendise. Perendia caktoi Abrahamin qe permes tij te formohej nje komb i vecante, permes te cilit Perendia do shfaqte planin e tij. Secili brez ka arritur te shpalose nje pjese te planit te Perendise. Ne kohen tone ne arrijme te shohim shume me qarte, por kemi ende per te kuptuar.

Populli i Izraelit eshte ende populli i vecante i Perendise. Nese arrin te degjosh lajmet do shikosh qe nje nga burimet e lajmeve nderkombetoare ka qene gjithmone ngjarjet ne Izrael. Eshte i qellimshem grupimi i kombeve dhe njerezve kundra Izraelit.

Gjoni 4:23  Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.

Gjoni 4:24  Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t’a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën”.

Serisht Krishti thekson me mbiemrin “te vertete” –ne kete rast “adhurues”.

Ketu Jezusi po thote qe ata qe jane adhurues te vertete, jane te “lidhur” me Perendine. Ata e dine se cfare i pelqen Perendise dhe e adhurojne ne nje menyre qe i pelqen Atij.

Adhurim ne fryme dhe ne te verteten. Ndalojme pak ketu. Adhurim me zemer, adhurim i sinqerte, adhurim personal por i drejtuar nga Fryma e Shenjte qe eshte brenda personit te rilindur. Ketu i kthehemi asaj qe diskutuam tek studimi i kapitullit 3. Lindja serisht. A mund ta adhuroje Perendine sipas kerkesave te tij nje person i parilindur?

Kur Jezusi thote qe adhurimi nuk do behet ne kete mal apo ne ate mal, me nje fare menyre po prek dy ceshtje:

Perendia nuk eshte ne nje vend te shenjte te perhershem, nuk eshte adhurim static qe mund te behet njesoj ne menyre te perseritur. Ashtu si ne nje marredhenie dypaleshe nuk mund t’i afrohesh pales tjeter me thenie te mesuara permendesh dhe ne te njejten qoshe te dhomes, kur personi tjeter eshte ne dhomen tjeter. Kjo tregon nje mungese sensitiviteti me realitetin shpirteror dhe ekzistencen e Perendise. Perendia eshte i kudogjendur me pranine e Tij dhe menyra sesi na terheq drejt vetes eshte shume personale. Nuk ka asnje te keqe te lutesh ne nje ved te caktuar-si dhomeza jote personale ku ti je ne qetesi, por motivi i zemres nuk eshte ne vendin qe ke caktuar ti, por thjesht ne hapesiren personale qe ti i jep perendise ne menyre sistematike.

 

Gjoni 4:25  Gruaja i tha: “Unë e di se do të vijë Mesia, që e quajnë Krisht; kur të ketë ardhur, ai do të na kumtojë çdo gjë”.

Sa e rendesishme eshte kur njerezit e dine fjalen profetike. Kane informacion mbi te verteten. Ne kohen tone njerezit jane shume me te informuar ne SASI, krahasuar me breza te tjere perpara nesh. POR a kane ato informacion mbi Lajmin e Mire, mbi fjalet Profetike? Praktikisht informacioni ne lidhje me gjerat e Perendise shpesh eshte dhene i gabuar, kur krahasohet me informacionin e duhur. Por shpesh njerezit nuk e dine, deri ne momentin kur u ofrohet informacion i sakte dhe atehere ata bejne vete krahasimin. Zoti ka thene qe ne kohet e lashta: “Kush do shkoje ne emrin tim, te tregoje lajmet e mia”. Here pas here njerezit i thone Zotit: “Ja ku jam Zot, me dergo mua”.

Mesia/Krisht – do te thote i Vajosuri i Perendise ne Heb dhe Greq.

Gjoni 4:26  Jezusi i tha: “Unë jam, ai që po të flet!”

Jo gjithmone Jezusi u tregon njerezve se kush ai eshte, por ne kete rast, Ai i thote gruas-Une jam Mesia. Pse? Une mendoj qe Perendia i di zemrat e secilit dhe di se cfare duhet te degjojne ne kohe te caktuar.

Nese dikush do te na vije ne kete kohe dhe te na thote “Une jam Mesia”.  Cfare do te bejme?

Ata qe e njohin Mesian, jane ata qe pergatiten per ardhjen e Tij. Te tjeret kane shume mundesi te mashtrohen nga shenjat, fjalet e bukura dhe premtimet e bera sipas oreksit te degjuesve.

Gjoni 4:27  Në këtë moment erdhën dishepujt e tij dhe u mrekulluan që po fliste me një grua; por asnjë nuk i tha: “Çfarë do?” ose: “Pse po flet me të?”.

Nuk dime nese Jezusi me gruan kane biseduar dicka tjeter, por Gjoni nuk regjistron detaje te tjera, pervec se ketyre. Por duke marre parasysh kohen qe dishepujt kane patur per te shkuar ne qytet dhe per t’u kthyer pasi kane blere ushqime, mjafton te besh disa faqe dialog. Pse nuk jane te regjistruara te gjitha? Vete Gjoni thote ne fund te ungjillit te tij qe nese do te shkruheshin te gjitha qe Jezusi tha e beri nuk do te mjaftonin librat e botes.

Ketu tregohet sesa e jashtezakonshme eshte qe Jezusi po fliste me nje grua, dishepujt e tij u cuditen pavaresisht se nuk guxuan t’i bejne pyetje. Sepse e dinin qe gjithcka qe Jezusi bente, e bente per nje qellim te caktuar.

Gjoni 4:28  Atëherë gruaja e la kovën e saj dhe u kthye në qytet dhe u tha njerëzve:

Gjoni 4:29  “Ejani të shikoni një njeri që më ka thënë gjithçka kam bërë; vallë mos është ky Krishti?”.

Biseda qe Jezusi beri me gruan, mjaftoi per te qe te kishte siguri qe Jezusi ishte i jashtezakonshem. Nje grua qe vinte te mbushte uje ne orarin e vapes vetem qe te mos perplasej me te tjeret, tani nuk pati turp te tregonte ate qe i ndodhi asaj.

Ajo e la koven-e la punen qe kishte dore. Ajo kishte nje lajm te rendesishem dhe kova me uje do ta ngadalesonte. Ajo nuk e dinte nese Jezusi do te rrinte gjate, keshtu qe i duhej te nxitonte qe te gjithe te dinin qe ai ishte afer qytetit.

Gruas ju desh nje shenje konfirmuese, Jezusi i tha qe kishte qene e martuar 5 here. I zbuloi nje sekret te sajin. Kjo sic duket mjaftoi per nje shpirt te etur, per t’u bere deshmitare e asaj qe pa dhe degjoi.

Gjoni 4:30  Dolën, pra, nga qyteti dhe erdhën tek ai.

Ngulmimi i gruas duhet te kete qene i tille qe ka bere njerezit te dalin nga qyteti per te pare se kush eshte ky burre.  Nganjehere ne duhet te shkojme tek njerezit dhe nganjehere duhet te presesh qe njerezit te vijne tek ti.

Gjoni 4:31  Ndërkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thënë: “Mësues, ha”.

Ky moment te besh te mendosh qe Jezusi nuk po hante ushqim me te tjeret. Pasi ushqimi iu ofrua te gjithe dishepujve, duket qe Jezusi nuk po hante aq sa qe dishepujt po i luteshin qete hante. Eshte e kuptueshme ne kulturen shqiptare qe ne nje ambjent ku te gjithe hane, nese dikush nuk ha, te tjeret “ta bezdisin” duke e pyetur “pse nuk ha?”

Nuk e dime aresyen pse Jezusi nuk po hante ne ate moment, por dime pergjigjen qe ai u dha atyre.

Gjoni 4:32  Por ai u tha atyre: “Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s’e njihni”.

Ketu prape Jezusi hedh nje “bombe” me nje informacion qe atyre i duket i cuditshem. Ai posedon nje lloj ushqimi qe ata nuk e “njihnin”.

A eshte e mundshme qe te dish per Jezusin dhe gjerat qe ai ben dhe te kuptosh qe nuk di gjithcka?

Gjoni 4:33  Prandaj dishepujt i thonin njëri-tjetrit: “Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?“. Dishepujt si gjithmone (ashtu sic dhe ne) jane shume praktike ne analizen e problemeve. Jezusi ndoshta ishte i ngrene dhe dikush i solli ushqim ndersa ata ishin ne qytet. Praktike mund te shikohet dhe “tokesore”. Aresyeja qe them tokesore eshte sepse Jezusi i pergjigjet me nje kontekst tjeter.

Gjoni 4:34  Jezusi u tha atyre: “Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.

Ndersa dishepujt ndiqnin Jezusin dhe ishin te mahnitur me ate qe Ai bente, ata mendonin sic cdo njeri-rrotull tyre—te kishin per te ngrene ne cdo vakt. Pra te preokupuar me gjerat tokesore ata nuk kishin vend te ushqeheshin me mendime hyjnore.  Ushqimi i tyre ishte vec per barkun.

Sot bota eshte e mbushur me dishepuj te tille. Jane ata qe e ndjekin Jezusin persa gjithcka eshte me kembe ne toke-me te dyja kembet. Cdo vakt ata mendojne per ushqimin dhe ketu Jezusi nuk ve ne dukje qe te mos mendojme per te ngrene per vete dhe per ata e na jane mirebesuar, POR te mos jete e vetmja gje qe mendojme.

Tundimi i pare qe Jezusi kaloi ne shkretetire ishte te bente guret BUKE. Te perdorte fuqine dhe vajosjen qe Perendia i kishte dhene per perfitim personal. Per t’i rene shkurt.

Pra sfida nuk ishte nese duhet te hante apo jo, por menyra permes se ciles do te merrte ushqimin.

Ketu Jezusi thote qe gjeja me e rendesishme per mua eshte te bej vullnetin e Perendise, te tjerat jane dytesore. Ai priste qe qyteti te vinte ta takonte pas deshmise se gruas. Ndoshta ajo i ka thene qe po iki ti them njerezve te mi qe dhe ata te takojne ty-mos harro qe ajo e la pocen e ujit, jo sepse harroi, por sepse do te kthehej prape.

Gjoni 4:35  A nuk thoni ju se ka edhe katër muaj dhe vjen korrja? Ja, unë po ju them: Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen.

Gjoni 4:36  Korrësi e merr shpërblimin dhe mbledh frytin për jetën e përjetshme, që mbjellësi dhe korrësi të gëzohen sëbashku.

Gjoni 4:37  Sepse në këtë vërtetohet e thëna: “Një mbjell e tjetri korr”.

Gjoni 4:38  Unë ju dërgova të korrni atë për të cilin ju nuk u munduat; të tjerët u munduan dhe ju hytë në mundimin e tyre”.

A nuk po thote Zoti ne kete pasazh qe koha per te marre fryte eshte me e afert sesa ju mendoni? Ndersa thote ngrini syte, ka mundesi qe syte jane ulur poshte apo shohin vec rreth vetes. AI po thote shikoni pertej vetvetes dhe shikoni sesa fryt eshte jashte gardhit tuaj.

Keni degjuar histone e atij plakur qe po mbillte ullinj. Nipi e pyeti pse mbjell ullinj, kur ndoshta nuk do te jetonte gjate per te provuar frytet e tij. Plaku i tha qe une hengra nga ullinjte qe ka mbjellur gjyshi dhe ti do hash nga ullinjte qe po mbjell une. Pavaresisht se gezimin e merr ai qe e korr produktin, Jezusi thote qe dhe mbjellesi gezohet po ashtu. Ndersa Jezusi e dha veten ne kryq per mekatet tona Ai ishte si nje mbjelles qe e dinte qe fara qe po mbillte do te kishte shume te korra dhe u gezua dhe ne mes te vuajtjes se Kryqit. Pergjigjesia jone eshte qe te korrim dhe te mbjellim. Ka situata qe do te jemi me shume mbjelles dhe kerkon durim dhe besim duke qene vizionare per te ardhmen qe nuk duket me sy te lire. Cfare po perjetonin dishepujt e Jezusit ishte fryt i punes shekullore te shume te tjereve qe kishin bere me pare! Nese ti sot perjeton dicka te mire ne jeten tende, ne familjen tende apo rreth teje, PATJETER nuk ka qene rastesi. Diku, dikush ka mbjellur miresi ne menyre qe miresia te korret.

Nqs ne duam te shohim familjet tona dhe komunitetin tone te banoje ne planin e Perendise, dikush duhet te mbjelle, dikush duhet te ujise dhe dikush duhet te korre.

Gjoni 4:39  Dhe shumë Samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: “Ai më tregoi gjithçka kam bërë”.

Gjoni 4:40  Por kur Samaritanët erdhën tek ai, e lutën të qëndrojë me ta; dhe ai ndenji aty dy ditë.

Gjoni 4:41  Dhe shumë më tepër njerëz besuan për shkak të fjalës së tij.

Gjoni 4:42  Dhe ata i thoshnin gruas: “S’është më vetëm për shkak të fjalëve të tua që besojmë, por sepse ne vetë e kemi dëgjuar dhe dimë se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës”.

Ketu tregon dy shtresa besimi: besim tek fjalet e gruas dhe besim nga takimi personal me Jezusin. Shpesh ndodh e njejta gje ne jetet e secilit prej nesh. Perpara se te takojme personalisht Jezusin, ne e shohim Jezusin real ne jeten e dikusjt tjeter.

Ata qe u preken nga deshmia e gruas, shkuan ta shohin vete se kush ishte ky Jezus.  Zemra e tyre ishte e hapur, ata ishin ne kerkim-dolen nga qyteti me fjalen e gruas qe ndoshta nuk kishte kredibilitet moral ne qytet. Ka shume mundesi qe pasioni qe ajo grua ka treguar per takimin me Jezusin i ka bere kureshtare banoret e qytetit.

Kjo te ben te rimendosh, nese a kam une pasion ne jeten time per Jezusin ne menyre te tille qe njerezit te behen te uritur per ta njohur Ate.

Ka dhe nje element tjeter ketu: shikohet qe predikimi i gruas ishte i mjaftueshem per te terhequr vemendjen por qe banoret te bindeshin se kush ishte Jezusi ne te vertete, kishin nevoje per nje takim personal me te. Une mund te jap pak uje nga uji qe mora, por nese je i etur ti ke nevoje te shkosh vete tek burimi, nuk eshte detyra ime te sjell gjithmone uje per ty.

Kjo eshte nje deklarate e dikujt qe beson: “Une besoj qe Jezusi eshte Krishti, Shpetimtari i botes”.  A ke bere ti kete rrefim? Se pari ne zemren tende dhe me pas publikisht? Nese ende jo, sot eshte nje dite e pershtatshme ta rrefesh Ate publikisht- se kush eshte Ai per ty.

Gjoni 4:43  Pra, si kaluan ato dy ditë, ai u nis prej andej dhe shkoi në Galile,

Gjoni 4:44  sepse vetë Jezusi dëshmoi se një profet nuk nderohet në vendlindjen e vet.

Jezusi vajti aty ku e dinte qe nuk do e nderonin sic ne vende te tjera. Ku eshte vendi qe eshte me i veshtire per ty te marresh nderim? Ne pjesen me te madhe – ne familje. Pse? sepse ata te njohin me mire ne detaje dhe preferojne te marrin mend nga dikush qe nuk ia dine historine me dhembe e dhemballe. Eshte veshtire kur te duhet t’i japesh “mend” dikujt qe mund te jete prindi yt, ose ne nje moshe me te madhe ose dikush qe di ca nga “gabimet” e tua. Kur Jezusi u dha urdherimin per te ndare ungjillin, Ai u tha filloni ne Jeruzalem e me pas ne Jude, Samari dhe ne cdo skaj te botes. Nganjehere eshte me e lehte te fillosh “ne cdo skaj te botes” aty ku nuk te njeh njeri. Por Zoti na therret te jemi deshmitare ne ambjentet qe na nGjoniim.

Gjoni 4:45  Pra, kur arriti në Galile, Galileasit e pritën, sepse kishin parë të gjitha ato që kishte bërë në Jeruzalem gjatë festës, sepse edhe ata kishin shkuar për festë.

Duket qe fjala kishte marre dhene mbi mrekulline e Jezusit ne Kane. A nuk mjaftonte kjo qe njerezit ta besonin? Cfare mrekullie do te ishte ajo qe do te bindte ty plotesisht mbi ate qe Jezusi eshte ne te vertete dhe ta ndjekesh Ate 100% ?

Gjoni 4:46  Jezusi erdhi, pra, përsëri në Kanë të Galilesë, ku e kishte bërë ujin verë. Dhe aty ishte një nëpunës i mbretit, djali i të cilit ishte i sëmurë në Kapernaum.

Gjoni 4:47  Ky, kur dëgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja në Galile, shkoi tek ai dhe iu lut që të zbriste e ta shëronte birin e tij, që ishte gati për vdekje.

Sa te veshtire e kishte ky baba. Ndersa ai punonte ne Kapernaum, e dinte qe djali i tij ishte shume semure, por nuk kishte mundesi te ishte prane tij gjate gjithe kohes. Atij i duhej te punonte dhe te merrej me organizime te ndryshme mbi nevojat e familjes.

Ja ku ishte nje njeri me pozite, por ne nevojen e tij per mrekulli ishte gati per te kerkuar ndihme. A nuk eshte kjo nje shenje perulesie, kur diksuh e shikon qe ka nevoje per ndihme. AI njeri mund te ishte kryetari bashkise per qytetin, por perpara Jezusit ai ishte nevojtar. Djali i tij kishte nevoje pern je mrekulli qe pozita, nGjonijet dhe paraja nuk mund ta ndihmonin. Ai kishte nevoje per nje prekje hyjnore. Nevoja e shtyu ate te shkoje tek Jezusi dhe te kerkoje ndihme me NGULM. Ai baba nuk e kishte pare Jezusin te bente sherime, por kishte marre vesh qe Ai kishte ktheyr ujin ne vere. I mjaftonte ai fakt qe ai te kishte besim qe Jezusi mund te sheronte djalin e tij.

Gjoni 4:48  Atëherë Jezusi i tha: “Po të mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni”.

E drejtperdrejte.  Jezusi kishte ardhur per te afruar zemrat e njerezve tek Perendia. Zoti e di kur ne jemi larg, kur ne vertet e duam Ate, dhe kur nuk besojme. Ketu Ai e adreson direkt problemin. Njerezit nuk besojne, duan te shohin vazhdimisht shenja. AI kishte bere nje shenje ne Kane, por e kuptonte qe njerezit donin shenja vazhdimisht.

Gjoni 4:49  Nëpunësi i mbretit i tha: “Zot, zbrit para se djali im të vdesë”.

Babai ngulmon dhe kerkon ndihme, ende i perulur dhe me shprese. Une kam pare dallim kur kam takuar njerez te deshperuar per ndihme nga Zoti dhe ata qe ishin te deshperuar, por nuk besonin qe Zoti do te bente dicka. Keta te dytet vertet kerkojne lutje, por eshte sic ato kerkesa qe thua, poe hedh nje here zarin ketu, ndoshta del gje.

Gjoni 4:50  Jezusi i tha: “Shko, djali yt jeton!”. Dhe ai njeri i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi. 51  Pikërisht kur ai po zbriste, i dolën përpara shërbëtorët e vet dhe e informuan duke thënë: “Djali yt jeton!”. 52  Dhe ai i pyeti ata në cilën orë u bë më mirë; ata i thanë: “Dje në orën e shtatë e lanë ethet”. 53  Atëherë i ati e kuptoi se ishte pikërisht në atë orë në të cilën Jezusi i kishte thënë: “Djali yt jeton”; dhe besoi ai dhe gjithë shtëpia e tij.

Jezusi beri nje deklarate dhe babai i besoi. Si e kuptojme ne qe i besoi, sepse ai iku drejt shtepise per te pare rezultatin. Ne rruge drejt shtepise qe ishte disa ore, ai baba ka patur mundesi te dyshoje, por Bibla thote qe ai BESOI FJALES SE JEZUSIT. Kjo histori eshte perseritur ne raste te tjera, si psh me oficerin romak qe i kerkoi Jezusit te thonte fjalen dhe sherimi do te ndodhte tek sherbetori i tij. Besimi duhet te mbeshtetet ne nje themel te sigurte.

A jane premtimet e Zotit siguri per ne?

A kemi ne besim ne karakterin e Perendise, ne menyre qe te besojme Fjalen e Tij?

Pasi babai pa sherimin dhe e kuptoi qe nuk ishte rastesi – koha e sherimit perkiste me kohen kur Jezusi i tha: shko djali te eshte sheruar! e gjithe familja besoi.

Gjoni 4:54  Jezusi bëri edhe këtë shenjë të dytë, kur u kthye nga Judeja në Galile.

Gjoni e mbyll kete tregim duke thene qe kjo ishte shenja e dyte e Jezusit ne Galile.

0 Comments

lere me poshte komentin tend