Gjoni 3 – Studime Biblike

Gjoni 3:1  Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.

Kush jane farisenjte?

Grupimi fetar qe besonte ne

  • jeten pas vdekjes
  • engjejt dhe ringjalljen prej se vdekurish
  • moralismi
  • te jetuarit e nje jete te kujdesshme per te dhene

Gjoni 3:2  Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: “Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të”.

Disa pika te rendesishme ketu:

  • E takoi Jezusin naten. Pse? Dy aresye jane me te mundshme: 1) Ai donte nje kohe personale me Jezusin dhe gjate dites Ai ishte i rrethuar me turma dhe dishepuj. 2)Sepse nuk ishte ende gati te dilte publikisht si pelqyes i Jezusit, ai kishte ende pyetje te paqarta. Sigurisht qe nuk kishte ardhur epr te bere ndonje perkushtim si pagezimi-sepse ne ate kohe nuk konsiderohej pagezimi i bere naten. Sot ka njerez te sinqerte qe jane ne pozicionin e Nikodemit. Dine pamjaftueshmerisht per Jezusin dhe nuk jane ende ne pozicion publik. Duhet te kuptojme shenjat qe secili jep ne “erresire”.
  • Jezusi e priti, pavaresisht se shumica e sherbeses se tij eshte bere diten. Naten ai ishte ne lutje, apo duke u kthyer nga sherbesa por nuk tregohet nese ai bente takime naten.
  • Rabbi dhe Mesues (didaskalos). Rabbi nenkupton titullin mesues i gjerave hyjnore, por atehere ka qene e mundshme qe dikush te quhej Rabbi, por te mos ishte mesues. Nikodemi e thekson qe ai dhe te tjere e konsideronin mesues.
  • I ardhur nga Perendia. Eshte e mundshme qe dikush te jete mesues por pa shenja te dukshme qe eshte i derguar me mesazh nga Perendia.
  • Shenjat jane nje tregues i te mbinatyrshmes. Ka shenja qe vijne nga Perendia dhe te tjera qe jane te dyshimta dhe kane nevoje te testohen. Jo cdo gje e mbinatyrore eshte nga Perendia. Gabimi qe bejne shume njerez eshte qe perpiqen te analizojne gjera shpirterore me mjete joshpirterore.

Gjoni 3:3  Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”.

Ne te vertete –eshte fjala “amen”, pra “e sigurt”. Kur perdoret dy here ne ambjentet judaike, tregon qe eshte 100% e sigurt pa pike dyshimi. Shpesh perdorej si nje lloj betimi.

Jezusi ketu i pergjigjet situates shpirterore te Nikodemit dhe te tjereve sic ai. Nikodemi sigurisht donte te kuptonte punen qe Jezusi kishte ne plan te bente. A do ishte ai Mesia qe do clironte Izraelin? So do e vendoste Ai mbreterine mesianike? Jezusi eshte shume i drejtperdrejte dhe e kap te papergatitur Nikodemin.

Jezusi sjell konceptin e rilindjes dhe pasojat e te qenit i “parilindur”. Ne ate kohe besimtaret ne JHWH ishin judenjte e lindur nga judenjte qe rrethpriteshin ne diten e 8, sic dhe prozelitet. Prozelitet ishin paganet qe vendosnin te besonin ne Perendine e Izraelit, Pra ishin te konvertuar. Dhe si pjese e dukshme e konvertimit te tyre ishte dhe pagezimi me uje per faljen e mekateve. Nje izraelit i lindur i tille nuk e quante te nevojshme pagezimin sepse rrethprerja e bere nga prinderit e tij, nenkuptonte qe ai ishte automatikisht pjese e popullit te Zotit. Jezusi ofroi konceptin e rilindjes, por meqe e vetmja menyre qe Nikodemi dinte ishte te lindesh qe te behesh pjese e popullit te Zotit, ai komenton ne lidhje me te lindurin serisht si femije.

Gjoni 3:4  Nikodemi i tha: “Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?”.

Ketu shohim qe Nikodemi dhe te gjithe ne gabojme te kuptojme gjerat frymore me informacion njerezor. Koncepti i rimisherimit ndoshta nuk ka qene i padegjuar ne ate kohe, por koncepti i rilindjen ndersa personi eshte ende gjalle ishte komplet informacion i ri.

Cfare bejme ne kur degjojme nje informacion te ri?

Nikodemi duket sikur tallet sepse ai permend rastin e vet qe eshte plak dhe te rilinde permes nenes se tij qe eshte ende me plake. Lindja natyrore eshte e nGjoniur prej te gjitheve qe jetojne ne mes te njerezve. Njerezit lindin njerez dhe qe nga momenti kur lindin ata fillojne rrugen e plakjes. Ofrimi i nje rilindjeje eshte ngazellyes ne koncept por i pakapshem per mendjen njerezore.

Eshte mire te pyesesh Perendine sesi mund te ndodhe kjo. Kujto Marine qe pyet engjellin Gabriel.

Gjoni 3:5  Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.

Ketu Jezusi jep pak me shume detaje. Se pari prek konceptin e hyrjes ne mbreteri. Me pare ai permend “nuk mund ta shohe”. ketu thote qe “nuk mund te hyje”.

Te lindesh nga uji nenkupton te kesh ardhur si njeri permes ujerave te nenes tende. Uji eshte koncept tokesor. Kujtoni qe tek Zanafilla 1 thuhet qe Fryma levizte mbi ujerat. Uji eshte nga poshte dhe Fryma eshte nga lart.

Judenjte sic te krishtere te sotshem shpesh zevendesojne punen e nevojshme te Frymes me veprat e dukshme njerezore si psh: pagezimi, veprat e mira, lutjet etj.

DUHET qe Fryme e Shenjte te kete punuar ne shpirtin e njeriut qe njeriu te ndricohet. Njeriu nuk arrin ta marre ndricimin vetem me veprat dhe kerkimin personal, pra sipas Jezusit njeriu ka nevoje per Frymen e Shenjte qe te ndricohet dhe nuk mund te vetndricohet .

Gjoni 3:6  Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë.

Kjo thenie eshte e jashtezakonshme. Cdo gje riprodhon nga lloji i vet. Pergjigje e pyetjes se Nikodemit – si mund te futem serisht tek barku i nenes sime. POR dhe nese kjo do te jete e mundshme nuk eshte e mjaftueshme. Perendia eshte i shenjte, Perendia eshte Fryme dhe cfare del nga Perendia eshte frymore dhe eshte e shenjte.

Mish – “sarx” (gr) ka kuptimin trupi pa shpirtin dhe frymen. Nenkupton ate qe eshte e jashtme.

Fryma –“pneuma” –(gr) ka kuptimin rrjedhe ajri,

Gjoni 3:7  Mos u mrrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri”.

Mos u cudit. Mos e kundershto si koncept. Mos te duket e jashtezakonshme si koncept.

Jezusi ketu perserit prerazi – duhet te lindni serisht. Kete ja thote nje personi qe ne stardartet e asaj kohe edhe sot do te kualifikohej si nje person i denje per te shkuar ne pranine e Zotit dhe per t’u quajtur i Perendise.

Eshte e mundshme qe dikush shkon tek Jezusi per pergjigje dhe nuk pranon ate qe Ai i thote.

Gjoni 3:8  Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma”.

Ky eshte nje krahasim i mrekullueshem. Jo rralle ne ballafaqohemi me fakte qe nuk i kuptojme plotesisht nuk arrijme t’i shohim me sensoret qe zakonisht jemi mesuar t’i shohim gjerat dhe kemi problem perbrenda.

Perfocon konceptin qe analizimi i gjerave frymore me mjete tokesore nuk eshte i dobishem. Vec te jep ndjenjen qe ka dicka or nuk arrin ta shpjegosh dot. Jezusi me vone thote qe Fryma e Shenjte ne frymen tone therret Abba, Ate. Kete nuk e ben ne menyre te mesueshme, por eshte nje perjetim frymor qe fryma jote e kupton por mendja ka nevoje te pershtatet me realitetin e ri.

Gjoni 3:9  Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: “Si mund të ndodhin këto gjëra?”.

Gjoni 3:10  Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?

Jezusi i pergjigjet pyetjes se Nikodemit me nje pyetje tjeter. Nje pyetje qe nenkupton sfide, mendim te thelle. Me nje fare menyre sikur po thote: “nese nuk di kete gje, cfare po u meson njerezve”. Ne cdo fushe ka nje informacion fillestar, themelor mbi te cilin ne ndertojme pjesen tjeter. Ne matematike duhet te mesosh nje here numrat dhe lidhjen midis tyre dhe me pas te arrish te kuptosh dhe shpjegosh teoremat. Ne muzike eke nevoje te mesosh notat perpara se te fillosh te lexosh apo shkruash muzike.

Te pyesim veten: A kemi kuptuar gjerat themelore te besimit te krishtere perpara se te themelohemi ne te? A e dime se kujt po i besojme perpara se te jemi ndjekes te Jezusit?

Kur behen pyetje te tilla jane te veshtira dhe sfiduese dhe ne kemi dy lloj reagimesh: 1) Po , ke te drejte une i kam kuptuar ndryshe po jam gati te ndryshoj kendveshtrim. 2) kush je ti qe me thua qe nuk po i bejme gjerat sic duhet, ne kemi bere te njejten gje brez pas brezi dhe une do vazhdoj traditen e prinderve.

Gjoni 3:11  Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë.

Ne kulturen judaike por dhe ate te sotshmen ne varemi shume nga ajo qe te tjeret kane deshmuar qe kane pare dhe degjuar. Kjo nuk perdoret vetem ne situatat ne gjyq por dhe kur vendosim ne gjyqin njerezor veprimet qe ndodhin rreth nesh.

Te pyesim veten: Ajo qe ne dime per te vertete a eshte e verifikuar, A jane deshmitaret te besueshem? Nese ne bejme kete gje per nevojat tona tokesore (sic gjetja e brokerit te duhur per kredi financiare, gjetjen e real estate te duhur qe te ndihmoje ne shtepine e duhur, gjetjen e keshilltarit te duhur kur ke nevoje per keshille martesore apo shkolles se pershtatshme per femijen tend APO llojin e ushqimeve qe jane ne treg) a nuk eshte e aresyeshme te investigojme njesoj dhe per gjerat shpirterore?

Jezusi shpesh kishte veshtiresi te pranohej sepse Ai thonte gjera qe ishin te nje niveli tjeter kuptimi ose nxirrte ne pah hipokrizite e mirembuluara nga fetaret e asaj kohe. Shpesh njerezit thonin per Jezusin se ai fliste me autoritet (dinte cfare thoshte) dhe jo si mesuesit e asaj kohe.

Njerezit kane gjetur menyra te ndryshme/mekanizma per t’ju pershtatur edhe mesazheve. Nuk eshte e pazakonte qe njerezit kur sfidohen nga lloji i mesazhit ne nje kishe, shkojne ne nje kishe tjeter ku nuk sfidohen ne ate pike qe nuk dorezohen. Per dike qe ja jetuar per pak kohe rreth ambjenteve kishtare do te kuptoje qe jo cdo predikues predikon per cdo gje ne bibel, sidomos per tema qe jane sfiduese per nje grup, kohe apo kulture te caktuar.

Nuk eshte e lehte te thuash te verteten ne nje kulture qe genjeshtren e kane zbukuruar me ngjyrat e ylberit.

Gjoni 3:12  Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?

Perendia ka dhene mjaftueshme material per tu qene i besueshem. Ne jeten e perditshme ne arrijme te shohim doren e Zotit. Sigurisht qe nuk kuptojme PSE-te, por Jezusi po thote qe ne nuk do arrijme te besojme PSE-te nese nuk arrijme te pranojme faktet e dukshme.

Shpesh argumentat kundra besimit nuk bazohen ne aresyet e dukshme, por ne aresyet morale. Si psh: Njerezit thote qe nese do kishte Zot, atehere pse ka probleme ende ne bote. Duke nenkuptuar qe Zoti ne menyre automatike zgjidh gjithe problemet e njerit apo duke thene qe Zoti nese ekziston duhet te jete i mire, dhe nuk duhet te lejoje qe te keqijat te ndodhin. Shpesh kur ne bejme pyetje te tipit: “si mund te ndodhe kjo?” nuk pyesim por themi “kjo nuk mund te ndodhe dhe ti nuk ke argument te me mbushesh mendjen ndryshe”. Pra me nje fare menyre eshte nje lloj monologu ku personi ne dukje i interesuar per te komunikuar dhe degjuar nje mesazh, ben edhe pyetjen dhe pergjigjen vete.

Gjoni 3:13  Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.

Ketu Jezusi zbulon pjeserisht qe dikush ka zbritur nga qielli-vendbanimi i Perendise. Dikush ka mundesi te na tregoje gjera qe nuk arrijme t’i kuptojme ose t’i dime dot nga kendveshtrimi njerezor.

Kur u pergatita per te ardhur ne Kananda, une pyeta njerez qe kane qene ose jetojne ne Kanada. Deshmia e tyre personale qarteson informacionin zyrtar qe une mund te degjoj apo lexoj neper burime te ndryshme qe nuk kane marredhenie direkte me mua. Informacioni qe eshte i ngurte, permes deshmise se njerezve behet i gjalle.

Ketu shprehet nje lloj eksluziviteti. Askush???? Ne testamentin e Vjeter kemi te pakten dy raste kur na jepet pershtypja qe njerezit kane shkuar lart: Enoku dhe Profeti Elijah. Te mos permendim historine e Llazarit dhe pasanikut, ku Abrahami e priti Llazarin.

Bibla ka 583 referenca mbi QIELLIN, 256 prej tyre ne T.R.

  • Per cilin qiell po flet Jezusi?
  • A ka me shume se nje nivel i qiellit?
  • Ku shkojne njerezit pasi largohen nga kjo jete?
  • A jane te verteta historite qe degjojme mbi njerez qe perjetojne momente jashte trupit ne nje dimension tjeter?

Ne kemi nevoje te luftojme me keto pyetje dhe te gjejme pergjigje.

Gjoni 3:14  Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,15  që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

Ketu Jezusi sjell referencen nga Testamenti i Vjeter. Hebrenjte thone qe gjerat ne TV jane si hije e atyre qe ndodhin ne TR. Dikush tha qe ajo qe ne TR thuhet me nje varg, ne TV shpesh lidhet me nje ngjarje te ilustruar.

Perendia udhezoi Moisiun te vendose nje gjarper bronxi ne nje dru dhe ta vendose ne mes te kampit izraelit. Kjo ndohi ne nje moment ku kerdia po ndodhte ne popullin e Izraelit nga gjarperinjte. 23,000 vdiqen. Pse Perendia nuk i mbrojti? Sepse Perendia ishte mbrotja e tyre deri ne momentin kur ata ecnin sipas udhezimeve te Tij, ishin populli i Tij. Kur ata mekatuan gjykimi ishte i LIGJSHEM DHE ISHTE MASIV.

Shpetimi ishte: gjarpri prej bronxi. Ata nuk duhet te benin asgje pervec se te shikonin drejt gjarperit. Ketu falja ishte 100 % falas dhe pranohej me besim duke vepruar.

Gjoni 3:16  Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

 

0 Comments

lere me poshte komentin tend