Besim per te falur

Besim per te falur – Predikim ne 22 janar 2017

Jezusi tha tek Mateu 6 ndersa po i mesonte dishepujt e tij te luteshin:

12  Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.

13  Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen”.

14  Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t’jua falë edhe juve;

15  por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t’ua falë juve gabimet tuaja.

 

Ndersa te Marku 11 e thote ndryshe:

25  Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t’ju falë mëkatet tuaja.

26  Por në se ju nuk falni, as Ati juaj, që është në qiejt, nuk do t’jua falë mëkatet tuaja”.

 

Ndersa kane diskutuar mes tyre ne lidhje me faljen Pjetri e pyet Jezusin sic eshte regjistruar ne Kapitullin 18 te Mateut

21  Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: “Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?”.

22  Jezusi i tha: “Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë.

Tek ungjilli qe shkroi Luka doktori na tregon dicka tjeter:

Luka 6:37  Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni dhe nuk do të dënoheni; falni dhe do të jeni të falur.

 

Luk 17:3  Kini kujdes veten tuaj! Në se yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe në se pendohet, fale. 4  Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet te ti duke thënë: “Pendohem”, fale”. 5  Atëherë apostujt i thanë Zotit: “Na e shto besimin“. 6  Dhe Zoti tha: “Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do të mund t’i thonit këtij mani: “Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det”, dhe ai do t’ju bindej.

 

A e dini qe dishepujt e tij i kerkuan qe Jezusi t’i rrise besimin pasi ai u tha qe te falnin te njejtin person edhe nese ben 7 here ne dite mekat ndaj teje.

A do te thote qe ne bejme sikur s’ka ndodhur gje me personat qe na kane bere keq neve, direct apo indirect? JO.

Rom 12:18-21  Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit. Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: “Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti”. “Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur”. Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.

 

Kush eshte aresyeja qe Ai thote qe duhet te falim:

  • Tregojme qe i ngjajme Perendise, nese shpallim qe jemi femije te Tij
  • Mosfalja na pengon nga bekimet e Zotit, sepse mosfalja eshte te mos lejosh Perendine te fale dike qe te ka lenduar ty.
  • Mosfalja eshte fara e hakmarrjes dhe kur ne marrim ne dore denimin nuk lejojme Perendine e drejte te jape denimin sic duhet. Bibla thote qe hakmarrja i perket Zotit dhe pervec se ne rastet ku jemi ne detyra ku denimi eshte pjese e detyres, ne duhet te perpiqemi te mos bejme hakmarrje personale.
  • Mosfalja tregon qe mekati qe ka kryer dikush ndaj nesh eshte me i madh se mekati qe ne kemi kryer ndaj Zotit.

 

Ne kryq, ne moment te veshtire, ku bile Jezusi tha “pse me ke braktisur” ai nderhyn per ata qe e dorezuan per denim dhe ata qe e kryqezuan:

Luk 23:34  Dhe Jezusi tha: “O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë”.

 

Pasi dikush eshte penduar per mekatin Pali inkurajon kishen ta fale dhe ta pranoje serisht ne mes tyre:

2 Korintasve 2:5  Edhe në qoftë se dikush ka shkaktuar trishtim, s’më ka hidhëruar vetëm mua, por deri diku, pa e tepruar, ju të gjithë. 6  Mjaft është për atë njeri ndëshkimi që iu bë nga shumica, 7  por tani, përkundrazi, ju duhet më tepër ta falni atë dhe ta ngushlloni, që ai njeri të mos gëlltitet nga trishtimi i tepërt. 8  Prandaj ju lutem t’i shfaqni dashuri,

 

SHEMBUJ

Nelson Mandela pas 20 vitesh ne burg afrikano-jugor thote ne nje fjalim:  “Ne duhet te falim njeri-tjetrin, sepse kur kemi ndermend te falim, sherojme nje pjese te dhimbjes, por kur falim ne sherohemi plotesisht” (1990)

Corrie Ten Boom.

Amish. 2 Tetor 2006 Nuk kishin kaluar shume ore nga masakra ne shkolle ku nje burre vrau 5 vajza te vogla, kur anetare te komunitetit te krishtere Amish ne Nickel Mines, Pensilvania shkuan qe te ngushellojne te vene e vrasesit dhe t’i ofrojne mbeshtetje emocionale.

 

Po e mbyll me nje pjese nga letra qe Pali u shkroi besimtareve ne Efes: (kapitulli 4)

1  Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët,

2  me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,

3  duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.

4  Éshtë një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.

5  Éshtë një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i vetëm,

6  një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve, që është përmbi të gjithë, në mes të të gjithëve dhe në ju të gjithë.

7  Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit.

8  Për ç’ka Shkrimi thotë: “Kur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve”.

9  Tani kjo: “Ai u ngjit”, ç’do të thotë tjetër përveç se ai më parë edhe kishte zbritur në pjesët më të ulta të dheut?

10  Ai që zbriti është po ai që edhe u ngjit përmbi të gjithë qiejt, për të përmbushur të gjitha gjërat.

11  Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues,

12  për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,

13  derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit,

14  që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit,

15  por, duke thënë të vërtetën me dashuri, të rritemi në çdo gjë drejt atij që është kreu, Krishti.

16  Prej të cilit gjithë trupi, i lidhur mirë dhe i bashkuar, me anë të kontributit që jep çdo gjymtyrë dhe sipas forcës së çdo pjese të veçantë, shkakton rritjen e trupit, për ndërtimin e vetes së tij në dashuri.

17  Këtë, pra, po dëshmoj në Zotin: të mos ecni më si po ecin ende johebrenjtë e tjerë, në kotësinë e mendjes së tyre,

18  të errësuar në mendje, të shkëputur nga jeta e Perëndisë, për shkak të padijes që është në ta dhe ngurtësimit të zemrës së tyre.

19  Ata, duke u bërë të pandjeshëm, e dhanë veten në shthurje, duke kryer çdo papastërti me lakmi të pangopur.

20  Por ju nuk e keni njohur kështu Krishtin,

21  në qoftë se e keni dëgjuar atë dhe keni qënë të mësuar në të sipas së vërtetës që është në Jezusin,

22  që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës,

23  dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj

24  dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.

25  Prandaj, duke e lënë mënjanë gënjeshtrën, secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrë, njeri me tjetrin.

26  Zemërohuni dhe mos mëkatoni; dielli të mos perëndojë mbi inatin tuaj;

27  dhe mos i jepni vend djallit.

28  Ai që vidhte, le të mos vjedhë më, por më tepër të mundohet duke bërë ndonjë punë të mirë me duart e veta, që të ketë t’i japë diçka atij që ka nevojë.

29  Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.

30  Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë të Perëndisë, me të cilin u vulosët për ditën e shpengimit.

31  Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.

32  Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.

0 Comments

lere me poshte komentin tend