Ne jemi dakort me Beselidhjen e Lozanes dhe Deklaraten e Besimit te Vellazerise Ungjillore Shqiptare.

Rrenjet tona jane ne kerkimin e sinqerte per Perendine. Ne vijme nga rruge te ndryshme te kerkimit te Zotit por kemi mesuar qe diversiteti ne nje ambjent dashurie eshte bekim.

Ne besojme ne nje Perendi qe eshte i vetem dhe triun.

Ne besojme ne Perendine qe krijoi qiellin, token dhe planetet rreth nesh. Ai krijoi gjerat qe ne i shohim dhe i ndjejme.

Ne besojme qe Perendia eshte Dashuri, i Shenjte, i Drejte, i Meshirshem, i Dhembshur

Ne besojme qe Perendia eshte Gjykatesi i cdo qenie te gjalle dhe nje dite gjithe njerezimi do te dale perpara Tij dhe do te jape llogari per gjithcka qe ka bere dhe menduar.

Ne besojme qe Perendia shpeton, sheron, cliron, bekon, ndryshon,

Ne besojme qe Perendia i ka folur dhe i flet njerezve te cdo gjuhe dhe kombi, por rruga e vetme per te shkuar tek Perendia eshte VETEM permes Jezus Krishtit.

Ne besojme ne Jezus Krishtin i cili eshte Perendia i ardhur ne mes te njerezve si njeri, i lindur nga nje e virgjer. Ai pa bere asnje mekat u dorezua te ndeshkohej per mekatet e njerezimit. Vdekja ne kryq, varrimi ne varrin e te pasurve, ringjallja dhe ngritja ne qiell eshte deshmuar nga ata qe nga frikacake u bene deshmitare deri ne vdekje. Sot permes Bibles dhe materialeve te tjera historike arrijme te besojme qe vertet Zoti u foli njerezve balle per balle dhe nje pjese e asaj qe Ai tha ne ate kohe eshte regjistruar ne Dhjaten e Re.