Ne besojme qe Jezusi tha tek Mateu 23:1-11 Atëherë Jezusi u foli turmave dhe dishepujve të vet, duke thënë: “Skribët dhe farisenjtë ulen mbi katedrën e Moisiut. Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t’ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë. Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht. Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t’u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre. Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga, si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit. Por ju mos lejoni që t’ju quajnë mesues, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër. Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej. As mos lejoni që t’ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti. Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.

Ne besojme qe drejtuesit e kishes nuk kane titull por funksion. Fjala me e pershtatshme do te ishte SHERBETORE, por nuk eshte nje fjale e perdorshme ne fjalorin e perditshem.

Ne besojme qe ata qe drejtojne bashkesine e besimtareve, e bejne kete me shembull ne rradhe te pare, duke qene te paret ne sherbim te tjereve, duke bere ate qe nje besimtar tjeter nuk e ben ende.

Kisha drejtohet nga Endrit dhe Zhaneta Mullisi qe jane inisiatoret e fillimit te kishes shqiptare ne Toronto. Elvis Prifti eshte ne ngarkim te logjistikes dhe financave. Almir Bujari drejton sherbesen e muzikes.

Nese ti ndjen ne zemren tende te perfshihesh duke bere dicka per sherbesat e kishes, kontakto me Endritin.

Elvis Prifti

Elvisi eshte nje sherbetor besnik qe ka vene aftesite dhe kohen e tij ne sherbim te kishes.

Almir Bujari

Almiri qe ne fillim te bashkesise ka qene nje bekim duke drejtuar adhurimin me kitare dhe here pas here duke i rene violines.