Gjurmet e para te te Krishtereve Ungjillore i gjejme ne vitin 1819 kur Shoqeria Biblike Britanike dhe per te Huaj ngarkoi Vangjel Meksin te perktheje Dhjaten e Re ne shqip e cila u botua ne vitin 1827 Ne vitin 1864 kjo Shoqeri ngarkoi Konstandin Kristoforidhin ta riperkthente Dhjaten e Re ne dialektet Geg dhe Tosk, pune e cila perfundoi ne vitin 1884. Nderkohe u financua edhe botimi i “Gramatika” e Kristoforidhit. Ungjilloret shkonin qytet me qytet per te perhapur Bibla por edhe abetare dhe gramatika te gjuhes shqipe. Me 1873 ungjilloret qe erdhen ne Manastir paten ndikim ne jeten e Gjerasim Qiriazit. Ne vitin 1883 Gjerasimi filloi te shperndaje Bibla e te perhape Ungjillin neper Shqiperi. Nderkohe ai zhvillonte sherbesa fetare ne gjuhen Shqipe dhe ne keto sherbesa mblidheshin qindra njerez. Ne 1891 se bashku me te motren Sevastine ai hapi shkollen e pare shqipe per vasha. Ne 14 Nentor 1892, Gjerasim Qiriazi me nje grup atdhetaresh Ungjillore ku nder te tjere vlen te permendim edhe kontributin e atdhetarit Petro Nini Luarasin, themelojne “VELLAZERINE UNGJILLORE”. Synimi i tyre ishte i trefishte: 1) perhapja e Ungjillit ne Shqiperi; 2) botimi i letersise shqipe; 3) hapja dhe drejtimi i shkollave shqipe. Me 1908 Ungjilloret moren pjese aktivisht ne organizimin dhe punimet e Kongresit te Manastirit. Ne mes te persekutimeve, paragjykimeve, ckisherimeve, pengesave nga Porta e Larte, ungjilloret punuan aktivisht jo vetem per perhapjen e mesazhit te Ungjillit por edhe per perhapjen e gjuhes, letersise e shkollave shqipe. Komuniteti i Krishtere Ungjillor vazhdoi te gezonte nje rritje te palekundur dhe ne vitin 1940 krenohej me nje anetaresi prej disa qindra vetesh. Gjate regjimit Komunist ungjilloret pesuan persekutime dhe me ardhjene demokracise kishin mbetur rreth pese burra besimtare nga Kisha e Korces e kohes se paraluftes. Me ardhjen e demokracise ne vitin 1992, VELLAZERIA UNGJILLORE SHQIPTARE rinis veprimtarine e saj, ne vazhdim te punes dhe vepres se te krishtereve shqiptare te shekujve te pare dhe te atdhetareve Ungjillore si Gjerasim Qiriazi, Grigor Cilka, Kristo Dako etj. Ne fillim ungjilloret kane vepruar ne kuadrin ligjor si shoqata dhe qendra deri ne 22 Nentor 2010 ku u njohen ligjerisht si fe zyrtare ne Shqiperi. Kjo ndodhi 118 vjet pas themelimit te VUSH-it.   Sot Komuniteti Ungjillor eshte shtrire permes kishave te veta ne cdo qytet te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise dhe vazhdon te jape kontributin e tij jo vetem ne transformimin shpirteror te Shqiptareve por edhe ne cdo fushe te jetes se vendit. Ky kontribut perkthehet ne hapje shkollash, kopshtesh, kursesh profesionale, shtepi femijesh, azile, qendra shendetesore e klinika, projekte sociale per femije, te varfer, pensioniste, te burgosur etj. Te krishteret ungjillore i gjen ne cdo fushe te jetes se vendit si qytetare dhe shtetas te devotshem e te ndershem. Ata besojne se mesazhi i Ungjillit mund te transformoje pozitivisht jeten e nje individi, te nje familjeje, te nje komuniteti dhe te krejt shqiptareve. Me shperndarjen e popullsise shqiptare neper diasporen boterore, tashme gjen ungjillore aty ku ka dhe Shqiptare. Here te organizuara ne grupe shqipfolese dhe here ne kishat vendase. Ne Ameriken Veriore besimtaret Ungjillore jane bashkuar nen cadren e VUSHAV . Nese jetoni ne nje vend europian dhe do te donit te kontaktonit me nje shqiptar tjeter besimtar, na kontaktoni dhe ndoshta dikush jeton afer jush.