Gabimi i te pasurit

Te jetosh per ca kohe ne Ameriken e Veriut dhe papritur fillon te shikosh gjerat ndryshe. Shtepi te medha, makina te medha, shtepi pushimi ne pyll, ne fshat apo bregdet. Here 2-3 makina ne shtepi apo nje varke. Nje nga gjerat qe nuk ndalon asnjehere eshte blerja e materialeve te ndertimit. Here kontraktoret dhe here pronaret jane gjithmone duke rinovuar, zgjeruar, investuar.

Jezusi tregoi nje here historine e dikujt qe po i shkonte biznesi mbare. Ai burre tha me vete: “Sa po me ecin gjerat mbare! Une e di se cfare do bej: do ndertoj nje hambar edhe me te madh se ky qe kam qe te pergatitem per pension dhe hopa, do bej qejf pastaj”. Krishti tha qe ai nuk e dinte qe ata nate do i merrej shpirti dhe ai nuk do te arrinte as te ndertonte hambarin e madh dhe as te shijonte punen e vet.

Na ben te reflektojme ky pasazh. A eshte keq te punosh fort dhe te jesh i suksesshem? Absolutisht jo. Zoti na kerkon te jemi punetore dhe te punojme fort dhe me ndershmeri. Por ky njeri si mijera te tjere qe takoj shpesh, ne planet e tyre per te ardhem nuk mendojne vecse per kendeveshtrimin material. Nuk mendojne per femijet e tyre. Nuk mendojne per te tjeret. Nuk mendojne qe ndoshta pasurimi i tyre eshte per te bekuar te tjere jo aq fatlume.

Pasuria eshte nje lak sepse teston zemrat e njerezve. Persa kohe njerezit jane te varfer askush nuk e kuptoj zemren e individit. Shenjat duket kur rritet puna dhe si per pasoje te ardhurat financiare. Cfare ben me ate qe te eshte dhene, ben dallimin midis atyre qe kane mendjen e Zotit dhe te tjereve. Te atyre qe jetojne vec per jeten ketu ne toke dhe per ata qe jetojne ne toke me perspektive hyjnore.

Mos u be si ai i pasuri!

Cfare do te besh per Pashke?

Cfare do te besh per Pashke me tha nje miku im? E pashe ne sy dhe te dy buzeqeshem ndryshe.
E shohim ndryshe Pashken te dy, pavaresisht se i urojme njeri-tjeterit “Gezuar Pashken”. Une e shoh si nje perkujtim shpirteror dhe ai si nje mundesi per te ngrene mish qengji me familjare dhe miq.
Po degjoja dje ne radio dhe gjithe problemi qe i kishte zene komentatoret ishte se cfare te benin me Easter Bunny. E thone qe njerezit nuk jane besimtare 🙂 

Jane qe c’ke me te. Besojne dhe praktikojne gjithcka qe u pershtatet dhe cdo gje qe u sherben atyre. zoter te vegjel qe e therrasin Zotin e madh vec ne raste termetesh dhe virusesh.
Miq, nese Pashka per ju eshte vec nje dreke e kaluar me ata qe i do, do ju ftoj te lexoni nje nga tregimet e ungjijve per te kuptuar origjinen. Te pakten mos vdisni injorante. Me izolimin e shumices neper shtepi, nuk pi uje as justifikimi qe nuk kam kohe 🙂

Sot eshte e premte. Ca e quajne te zeze e ca te mire. Te dyja kane kuptimin e vet. Ne nje te premte te ngjashme shekuj me pare, dikush qe lindi, jetoi dhe veproi si askush tjeter (historikisht) beri ate qe nuk e kish bere askush tjeter. U vetsakrifikua per ata qe nuk e donin. Atehere ca qane dhe ca u cliruan. Ca e donin dhe ca i prishte pune. Pyetja eshte “A duhej te vdiste Krishti?”
Ne te gjitha religjionet na ofrohet idea qe njeriu prish balancat me Krijuesin dhe perpiqet t’i rregulloje. Askush nuk kundershton keto ide sepse secili prej nesh e di (bazuar tek ai ligj moral qe biem dakort qe ekziston) qe e ka prishur balancen. Ajo qe shume kane veshtiresi te pajtohen me mua eshte “mekati im nuk eshte aq i keq”.
Shumica e njerezve qe njoh e kane qejf dhuraten. Nese do e kuptojne dhuraten e Perendise dhe pse ne nje pakete te lyer me gjak, nuk do ta refuzojne. Ketu duket dituria: A do te na mbaje neve si komb krenaria te refuzojme dhe ndihmen e Perendise – ne menyren qe Ai e ka paketuar?
Kur kemi paqe me Perendine, do kemi paqe me veten dhe me njeri-tjetrin.
Secili prej nesh ka per te dhene llogari nje dite. Nuk di nese justifikimet qe i themi njeri-tjetrit pijne uje perpara Gjykatesit suprem dhe te gjithedijshem.
Miq, ndersa frika e virusit ka kapluar shumicen e botes, me lejoni ta mbyll kete mesazh: Mos ki frike vdekjen nga virusi, ki frike te vdesesh pa u pajtuar me Perendine.

Cfare eshte e Verteta?

Pyetje e thelle e bere jo nga dosido. Pilati biles pyeti Jezusin perpara se te vendoste denimin e tij me vdekje. Sa vete do te deshironin ta dinin pergjigjen, por sa te tjere as nuk guxojne ta bejne pyetjen.

Mendoj qe ka dy grupe kryesore njerezish: Ata qe kane frike nga e verteta dhe ata qe besojne qe e verteta eshte gjithmone ne anen e tyre.

Te dy grupet jane te rrezikshme, sidomos grupi i dyte. Keshtu qe dhe turmat e njerezve i afrohen liderve qe veprojne si keto dy filozofi. Te paret jetojne sikur nuk ka asnje te vertete – te hame dhe te pime se nuk jemi me shume se kafshe te evoluara. Te dytet jetojne sikur jane vete Zoti.

Kur e cuan Jezusin per ekzekutim, Pilati perfaqeson grupin e pare, i rrezikshem por i parashikueshem. Drejtuesit fetare perfaqesojne grupin e dyte, qe nuk arrijne te shikojne qe ka nje rruge tjeter pervec rruges se tyre.

E Krishti ne mes te kesaj lufte te padukshme tha: “Kush e kerkon te verteten i degjon fjalet e mia”

Sa fjale qe qarkullojne sot, sa fjale qarkulluan dje e te tjera dite me rradhe. Sa prej tyre jane te verteta? Kush e di. Askush nuk merr persiper te verifikoje 100 %. Mjafton te beje buje, mjafton te jete “Breaking news”. Sot ende ne jetojme ne kohen qe degjojme te verteten qe na pelqen ta degjojme.

Sa e veshtire eshte te kerkosh te verteten. Se brenda nesh eshte nje konflikt, ku e mira eshte e perzier me te keqen, sa qe e mira na duket sikur eshte e keqe dhe e keqja sikur duhet perdorur per te arritur rezultate te mira.

Sa e veshtire te pranosh qe te jesh gabim. Prandaj, pendimi eshte nje veti qe na mungon si shoqeri. Nuk po flas per ato deklaratat publike te bera nga politikane apo njerez publike qe gjasme i vjen keq per ndonje “gabim” te kapur mat.

Eshte veshtire te pranosh qe armiku yt mund te kete te drejte ne disa pika dhe perkrahesi yt mund te jete gabim ne pika te tjera.

Sa veshtire te jesh vetvetja ne nje kohe kur turmat percaktojne mendimin publik. Tha dikush: “Kryqezojeni” dhe turma gjakatare, iu bashkua me kor makaber. Turme qe do gjak. Turme qe ne momentin qe humb respektin per drejtuesit e vet, eshte gati t’i haje te gjalle, duke harruar qe ata jane qepur nga i njejti stof.

Sa veshtire te pranosh qe je i verber. Sidomos kur e quan veten drejtues. Sepse mjafton qe dikush degjon fjalimet e tua. Dikush te duartroket. Euforia te ngre te piedestalin qe ndoshta ne nje dite te zymte kthehet ne gijotinen tende. Ata qe te duartrokiten, qe te thirren si Shpetimtar, tashme kerkojne kryqezimin tend.

Kerkimi per te verteten do te coje cdo trim ne shtigje qe te tkurrin shpirtin. Lum kush fiton kur perballohet me veten ne pasqyren e se vertetes. Lum kush nuk zhytet ne llymin e keqardhjes por merr fuqi ringjalljese me nje identitet te ri.

A e kupton qe rroba jote e grisur nuk ka nevoje per arna te reja?

Mos ki frikë

Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie. 2Timoteut 1:7

Apostulli Pal këtu inkurajon Timoteun, i cili ishte i ri jo vetëm në moshë por dhe në eksperiencë. Pali i kujton nxënësit të tij të mos dorëzohet sepse tundimi që i vjen atij në mëndje nuk është nga Perëndia. Një varg më lart ai i rikujton që Timoteu ekzistonte për një qëllim të caktuar, për të bërë gjëra të caktuara, ai kishte dhunti të caktuara nga Perëndia.

Cfarë kishte ndodhur? Timoteu kishte frikë. Frika që po e ndalonte atë të funksiononte sic duhet. Duket që njerëzit që kishte rrotull nuk po e ndihmonin. Duhej që Pali nga burgu i largët ta inkurajonte.

Eshtë për të reflektuar. Si mundet që një i burgosur dhe i dënuar me vdekje po i thotë nxënësit të tij që të mos ketë frikë. A kishte frikë Pali? Besoj që sic cdo njeri ka patur momente frike, por nuk po jetonte në frikë. Dhe ai kishte të drejtë ta inkurajonte dhe nxiste dhe qortonte nxënësin e tij dhe t’i rikujtonte që Perëndia nuk ja kishte dhënë atë fryme frike.

Miq, nëse ne besojmë që për cdo gjë të mirë dhe të keqe Perëndia është fajtori, nuk kemi gjë në terezi. Apostulli Pal që e njihte Perëndinë më mirë se nxënësi i tij, i rikujton që shpirti i frikës nuk ishte nga Perëndia. Perëndia nuk vepron me frikë. Perëndia nuk i frikëson njerëzit. Perëndia i paralajmëron mëkatarët për atë që i pret nëse nuk janë pajtuar me të, por nuk i shtyp me frikë. Frika vjen nga satanai.

Nëse beson që ka Zot, duhet të besosh që ka dhe satana. Nëse nuk beson njerin, harro ekzistencën e tjetrit.

Nëse frika vjen nga Satanai, cfarë vjen nga Perëndia?

Për atë që e ka pranuar Perëndinë në shpirt, ka pranuar frymën e forcës, dashurisë dhe mendje-kthjelltësisë.

Kur ne ndjehemi të dobët dhe frika na thotë që ke për t’u rrëzuar, Zoti thotë unë jam forca jote.

Kur ne ndjehemi sikur nuk na do njeri, Zoti thotë që unë të dua me dashuri të përjetshme.

Kur ne shohim që nuk jemi të qartë në vendimet tona, Zoti na thotë që na jep një mëndje të kthjellët.

Sigurohu që je në anën e Perëndisë dhe refuzo frikën të jetë shoqëruesja jote në këtë periudhë me lajme të këqija dhe përgjatë gjithë jetës tënde.