Devotshmeria si cilesi ne zvogelim

Psalmi 12:1 “Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve.”
 
Sa e sikletshme eshte kur e bejme kete lutje! Eshte nje lutje dhe rrefim deshperimi qe e ka bere Davidi dhe mund ta beje kushdo prej nesh kur kerkon te beje gjene e duhur dhe shikon qe rreth teje bejne ate qe duket e lehte, e perfitueshme, por jo e vertete.
Psalmisti ne vazhdimin e ketij psalmi flet per buzet genjeshtare, (Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar), por dhe per fjalet e pastra te Zotit (Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë).
Jezusi thote qe cfare ka njeriu ne shpirt, do nxjerre nga goja. Kur fjalet e pastra te Perendise banojne ne shpirt, atehere njeriu thote te verteten.
A mund te jete nje besimtar buzeperdredhur? Pra flet si te verteten dhe te genjeshtren? Bibla thote JO. Nje besimtar nuk mund te thote normalisht si te verteten dhe genjeshtren, sepse ne eshte duke genjyer qellimisht diku, do te genjeje pa kuptuar dhe aty ku nuk kishte ne plan.
Beje zemren te paster, dhe do te thuash te verteten ne cdo situate.
Ne kete periudhe Adventi, pritjeje ndoshta eshte mire te mendojme se kujt i ngjajme me shume: psalmistit apo atyre per te cilet psalmisti ankohet?

A ke nevoje per ndihme apo shpetim?

A ke nevoje per “shpetim” apo “ndihme’?
Kam qene duke menduar qe dje lidhur me kete teme e cila eshte e nderthurur si ne gjuhen praktike, financiare dhe teologjike.
Ne anglisht shprehjet perkatese jane “rescue” dhe “help” dhe nganjehere per ne qe i perdorim edhe ne te menduar te dyja gjuhet sikur na ndihmojne te jemi me te qarte.
 
Ne ate qe une arrij te kuptoj eshte: “shpetim/rescue” ndodh ne raste kur individi apo grup individesh nuk shohin rrugezgjidhje tjeter pervec se nje ndihme jashte tyre, t’i nxjerre nga situata. Ne raste shpetimi, puna qe duhet te beje personi qe shpetohet eshte minimale krahasuar me punen qe kryen pala shpetuese. Si psh: afganet qe duan te largohen nga Afganistani, u duhej te shkonin ne aeroport, por nese nuk merren me avion ata mbesin ne vend. Nje person qe ka rene ne grope dhe i eshte zgjatur dora per shpetim, u duhet te zgjasin doren e tyre apo te kapin litarin e shpetimit dhe te mbahen fort pas tij.
 
Ndersa ne rastin e te ndihmuarit roli i personit qe ndihmohet rritet dhe behet kryesori ne daljen nga situata. Psh te larguarin afgane qe duan te kalojne kufirin tokesor u duhet te udhetojne dhe ta kalojne vete kufirin-ndihma eshte qe lejohen te kalojne. Dikujt qe i hidhet litari per te dale jashte nga gropa, u duhet te perdorin gjithe aftesite per t’u ngjitur, sepse litari eshte thjesht i fiksuar diku, por nuk te terheq.
 
Ndersa programe sociale krijohen per t’u ardhur ne ndihme nevojtareve, une shikoj te dyja menyrat e ndihmes dhe shpetimit, here te ndeerthurura dhe here dukshmerisht te vecuara. Emigranteve te rinj u ofrohen mundesi te caktuara per t’u pergatitur per tregun e punes, por i mbetet atyre ne dore per ta perdorur mundesine. Te tjere nevojtareve u jeper nje cek mujor duke supozuar qe keta jane te paafte ta fitojne te ardhuren e tyre duke punuar. Shpesh behen lloj-lloj manovrash ketu, qe per ate qe i ben jane te justifikueshme/pranueshme por per te tjeret jo.
 
Para shume vitesh me kujtohet qe ne Elbasan, nje pjese e lypesve vinin tek dera e kishes me shprese per te marre dicka me shume. Pa gjykuar problemin dhe aresyen pse ishin aty, vura re qe kishte dy lloj grup-njerezish, ata qe donin te shpetoheshin per ate dite dhe ata qe donin te ndihmoheshin per te dale nga situata. Kisha u dhe nje grupi te tyre nje kuti me banane per ta shitur ne menyre qe te perdornin fitimin per nevojat e tyre. Nuk arrin te behesh pasanik apo te dalesh nga varferia me nje kuti babane, por ishte dicka, nje litar i hedhur per ndihme dhe nje ftese per te menduar sesi te perdoresh ate qe ke dhe jo te ankohesh per ate qe nuk ke.
Sigurisht qe kishte histori te ndryshme se c’ndodhte me ate kuti babane. Nganjehere ajo qe shitej perdorej e gjitha ate dite per ate nevoje qe ishte me urgjente nga personi apo familja. Nganjehere nje pjese e tyre perdorej thjesht per ushqim. Por nje grua nuk do ta harroj. Ajo vendosi qe te ishte ndryshe: ndau fitimin nga cmimi origjinal i nje kutie banane. Me fitimin e dites se pare ajo bleu nje shishe vaj per gatim dhe me pjesen kryesore te lekeve bleu kutine e bananeve per diten e dyte. keshtu cdo dite ajo beri te njejten gje.
 
Kjo grua kishte nevoje per ndihme, jo thjesht per shpetim. Te tjeret ishin dorezuar ndoshta duke fajesuar brezin, familjen, fatin e keq, pasaniket, padrejtesine, vetveten ndoshta dhe Zotin.
 
Meqe jemi tek Zoti. Krishterimi ofron nje teologji ku Zoti ofrohet edhe si Shpetimtar dhe si Ndihmues. Ka situata ku njeriu vertet ka nevoje per Shpetim. Psh, falja e mekateve personale nuk arrin do te shlyhet me vepra te mira te bera diten, javen apo muajin tjeter. Nuk arrin dot njeriu te fitoje pike te mjaftueshme shpengimi, sepse ne paditurine dhe rebelimin e zemres se vet, do vazhdoje te beje dicka tjeret te papranuar nga Hyji i Shenjte. Sakrificat me kafshe te sjellura ne nje kohe te meparshme i mesuan njerezve (qe donin te mesonin), qe ekziston mundesia qe dikush tjeter (ne kete rast gjaku i nje kafshe) te perdorej si justifikim dhe zevendesim te perkohshem shfajesues. GJithashtu po keta njerez kuptuan qe sakrifica te tilla ishin siperfaqesore dhe nuk mund te zgjidhnin problemin ne rrenje-ne brendesine e njeriut. Prandaj, kur Jezusi u manifestua ne ate krahine te panjohur te Galilese dhe me vone u kryqezua si kurban, ishte i qarte ne mendjen e te vemendshme qe dicka e jashtezakonshme mund te ishte duke ndodhur. Nese Jezusi ishte ne te vertete ai qe po deklaronte, i ardhur prej perjetesise, per t’u bere nje zevendesues perfect per te justifikuar dhe shlyer mekatet e njerezimit, atehere ky do ishte lajm i mire per ata qe ishin te varur tek sakrificat siperfaqesore me kafshe dhe sende materiale. Ata qe kishin nevoje te shpetoheshin nga natyre e tyre qe i shtynte normalisht te benin ate qe Perendia e quan te papranueshme.
Kete rast une e quaj Shpetim, sepse pavaresiht deshires pozitive dhe ngulmimit njerezor per t’u bere me i mire, arrin deri ne nje fare niveli. Dhe kjo jo me informacion te kuptuar ne xhungel, por informacion i ardhur permes njerezve qe degjuan mesazhin hyjnore. Pra dhe kjo miresi qe njerezit perpiqen te arrijne ne menyre te pavaruar e bejne duke kerkuar direkt ose indirekt NDIHME nga burimet hyjnore nga ku vijne percaktimet e asaj qe eshte e mire dhe e keqe, e duhur dhe e gabuar.
Pra une kam arritur ne perfundimin qe ne menyre qe dikush te jete ne rregull me Perendine, ka nevoje te shpetohet, sigurisht duke bere pjesen e vet- te zgjase doren ndersa e terheqin lart.
 
Nderkohe pasi dikush shpetohet, tashme ka nevoje te ndihmohet duke u edukuar per te gjitha burimet e mundshme per t’u perdorur per te kaluar situata te veshtira. Sigurisht, here pas here si dele pa tru ne bejme gabime qe na detyrojne te therrasim per shpetim, por kjo nuk duhet te jete metoda jone e vetme: shpetohu dhe bej ate qe duket ty me mire derisa te biesh ne grope me koke dhe te kerkosh prape per skuader shpetimi. Presupozohet qe me ndihmen e informacionit te dhene prej se larti dhe atyre qe jane ne te njejten rruge si ty, ti mund te marresh vendime me te mira dhe me rezultate me te mira.
 
Cfare mendon ti lidhur me kete? A ke ndogje shembul per ta mbeshtetur apo sfiduar ate qe une shkrova? Te mirepres!

Sfida e vertete

Te sfidohesh dhe te lejosh te tjeret te sfidojne eshte nje cilesi sa e vleresuar dhe e pakendshme. Sfidohen kampionet e boksit, sfidohen bizneset tradicionale me ato bashkekohore, sfidohet traditat, menyrat e te jetuarit, konceptet. Sfidohet besimi, shtyllat ku mbahet dhe ushqimi qe e ben te gjalle. Sfidohet dashuria me nje dashuri me te madhe, me te vertete, me te sinqerte, me sakrifikuese. Dhe apostulli Pal ndersa deklaroi vargjet qe po citoj me poshte i tregoi bashkeudhetareve te tij qe te mos ndjeheshin te vetkenaqur me vetpercaktimin e asaj qe ishin dhe qe benin. Ja thote njerezve qe kishin bere shume, kishin perjetuar shume dhe kishin shume dhunti. I informon per nje nivel tjeter te jetuarit dhe nderkohe i fton sfidueshem te hipin ne anijen tjeter te dashurise. Ju ftoj t’i lexoni sikur i keni pare per here te pare keto vargje dhe te lejoni ujin e fresket te hyje neper damaret e shpirtit e te jape jete duke pastruar blozen e grumbulluar nga nxehtesia e dashurive te tjera. Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë. Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë! Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligshtohet kurrë. (1 Korintasve 13: 1-8)

Ec ne drite

1 Gjoni 1:7po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.” Kjo eshte nje te vertetat e mesuara dhe praktikuar gjysme ne komunitete te ndryshme te krishtera. Meqenese ecja jone ne drite eshte e padukshme per komunitetin por e reflektuar ne komunitet, mund te themi me siguri qe lakmusi i te ecurit ne drite eshte bashkesia biblike me bashkebesimtaret e tjere. Kjo nuk do te thote qe keta persona nuk mekatojne, por keta persona nuk e fshehin mekatin e tyre, duke mos u hequr sikur gjithcka eshte ne rregull. Cfare ndodh jo rralle eshte qe kur mekati nuk merret seriozisht ne driten e Zotit, personi perpiqet te fshihet nga te tjeret. Dhe me te drejte, sepse te tjeret nese jane nen drejtimin e frymes se shenjte mund te dallojne qe nje bashkebesimtar po ecen ne mekat.
Por cfare po na inkurajon ketu apostulli Gjon-ai qe e quante veten si te dashur prej Jezusit -eshte qe te mos hiqemi ato qe nuk jemi.
1-Ec ne drite. Shmangju pra erresires te cdo lloj forme. Kush ecen ne erresire ne nje moment apo tjeter do te filloje te beje veprat e erresires. Pra, te dy faktoret jane te rendesishem: Kush ecen ne erresire fillon te beje vepra te erresires, dhe kur ben vepra te erresires, do shtyhet te shkoje drejt erresires.
2-Ec ne driten e ndershmerise me vetveten. Mos bej pakt me asnje lloj mekati sepse ai do te mbaje deren hapur per te tjere qe te vijne me pas. Mos e genje veten si thote Apostulli Gjon ne kete leter, sepse njeriu njihet nga veprat jo nga deklaratat apo nga deshirat.
Ndersa i ekspozohemi drites, gjaku i Krishtit na pastron nga CDO mekat. Pra, ne testohemi nese vertet besojme qe Krishti na fal mekatet e perseritura, ato qe i quajme te turpshme apo te neveritshme dhe ato qe te perjashtojne nga bashkesia me njerezit e tjere. Gjoni po na thote qe nese ecim ne drite, pa hile, pa rrena por ne te vertete, Krishti na fal nga cdo mekat. Pike.
Shenja e bashkesise me te besimtaret e vertete eshte vula e dukshme e dikujt qe ka vendosur te ece ne drite.
Si po ecen ti sot?

Duke ndjekur Yllin

Para dy ditesh u lajmerua qe do te dale serisht “Ylli i Bethlehemit” ne hapesiren qiellore. Te them te drejten nuk di sesa persona ishin te interesuar per ta pare kete gje sepse ne fakt eshte shume personale dhe asksuh  nuk mund te thote me saktesi kur nuk dime se cfare njerezit mendojne dhe bejne. Por sigurisht shfaqja e ketij ylli, i ben shume te mendojne mbi historine e nje ylli qe eshte shenuar ne librin e shenjte. Nje yll levizes qe drejtoi disa njerez te mencur te vinin ne Bethlehem dhe te gjenin te persalindurin Mbret. Historia e ketyre dijetareve do mbetet pjeserisht e pakuptueshme per pjesen me te madhe te njerezve qe ndoshta do mjaftohen me ate qe ose ka ndodhur ose jo-dhe jeta vazhdon. Por per te tjere qe kerkojne shenja ne qiell e ne toke, per ata qe kerkojne te kuptojne me shume mbi jeten dhe qellimin e saj, cfare ka ndodhur me keta dijetare te mencur eshte e rendesishme. Them te mencur sepse ata nuk erdhen duarbosh ne audience e nje mbreti. Erdhen me dhurata per mbretin e porsalindur. Te ben te mendosh se nga ka ardhur historia e dhuratave te Krishtlindjes. Vecse ndryshimi ishte qe dhuratat e dijetareve ishin per mbretin, ndersa tonat ja bejme njerezve te dashur, atyre qe ndoshta na i bene vjet ose e dime qe do te na i bejne edhe kete vit 😊.

Keta dijetare nuk u “perplasen” aksidentalisht me kete yll, por ishin ne kerkim te asaj qe do te ndodhte. Sic nje miku im thote shpesh “arrita te kuptoj shenjat” dhe keta dijetare arriten te lidhin shenjat qe i profetizuari Mbret i Judenjve por qe do te ishte bekim per te gjithe kombet erdhi. Erdhi foshnja e shenjte dhe disa e pane, te tjere e njohen, te tjere u shqetesuan, ca u terbuan. Te sinqertet dijetare nuk mund te mashtroheshin per here te dyte nga i babezituri per pushtet, Mbreti Herod dhe e lane me gisht ne goje. Sot ndersa Krisht-Lindjen si feste e presin shume ne forma te ndryshme, une ftoj secilin te reflektoje dhe te gjeje veten ne nje prej personazheve te historise. A do ishe ti nje dijetar ne kerkim te yllit, apo nje Herod qe do te zhduke cdo yll qe i kercenon shkelqimin e asaj qe zoteron? A do te ishe ti nje Mari qe do te thoshte “Ja ku jam sherbetorja jote, u befte me mua sipas fjales tende” apo nje fetar qe i pelqen te vazhdoje nje tradite te trasheguar pa e ditur as aresyen dhe as thelbin? A do te ishe ti nje bari i thjeshte qe do te ngazellonte nje lajm i papritur nga te panjohur apo nje hotelexhi qe ende nuk ka dhome te lire sot per Mbretin qe do te linde? A do te ishe ti nje Jozef qe do t’i besonte nje endrre apo nje Simeon qe pret ne lutje ardhjen e Mesias? Eshte mire qe te pakten nje here ne vit, secili te mendoje te gjeje rolin e vet ne dramen hyjnore – persa kohe jemi ende ne “enderr” mund te zgjedhim te ndryshojme rolet, sepse kur gjithcka behet e dukshme do te mbetemi me rolin qe zgjodhem. Uroj qe ta gjeni yllin e mengjesit, pa ardhe ende dielli.

Mbushuni me Fryme

Luka 1:39-44  Dhe në ato ditë Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim në krahinën malore, në një qytet të Judesë, dhe hyri në shtëpinë e Zakarias e përshëndeti Elizabetën. Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë, dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: “Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd. Dhe përse po më ndodh kjo, që nëna e Zotit tim të vijë tek unë? Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga gëzimi kërceu në barkun tim.

Maria sapo kishte marre lajmerimin engjellor qe ajo do te ishte “e virgjera qe do te sillte ne toke Shpetimtarin”. Brenda disa ditesh ajo u nis te takoje Elisabeten. Engjelli i kishte thene, si nje lloj shenje konfirmuese per te besuar ate qe Zoti i kishte premtuar asaj, qe Elisabeta ishte shtatzene ne muajin e gjashte, pavaresisht se kishte qene shterpe gjithe jeten dhe ishte ne moshe te thyer.

Shohim qe Maria nderkohe kishte mbetur shtatzene me Jezusin, sepse femija ne bark te Elisabetes kerceu kur zeri i Maries u degjua. Sigurisht Elisabeta nuk do e kishte kuptuar qellimin e kercimit te bebit, nese nuk do te ishte mbushur ne ate moment me Fryme te Shenjte dhe te profetizonte.

Ju ftoj te mendoni mbi “mbushjen me Frymen e Shenjte”. Nese dikush mbushet atehere nenkupton qe ka qene i zbrazet ose qe Fryma merr kontroll. Sido ta interpretojme kete pjese, na fton te shohim rendesine te qenurit te mbushur me Fryme, sic apostulli Pal u thote Efesianeve (Kap 5 v18). Nese apostulli po u thote besimtareve te mbushen me Fryme do te thote qe eshte nje ngjarje qe duhet te ndodhe here pas here. Mbushja me fryme nuk ka te beje me vulosjen e besimtarit me Frymen e Shenjte kur fillon te besoje. Bibla flet per disa eventimente qe kane ndodhur ne jeten e besimtareve ne Bibel dhe duhet te jemi te kujdesshem te mos i njesojme ne nje eveniment. Bibla flet per “pagezimin ne Fryme”, “mbushur me Fryme”, “drejtuar nga Fryma”, “paralajmeruar nga Fryma”.

Nderkohe sot po shohim vec te mbushurin me Fryme. Lexoni per me shume studim ne kete teme vargjet e meposhtme:

Veprat 2:4; 4:8,31; 7:55; 9:17; 13:9,52;

Luka 1:67, Eksodi 31:3

Pjesa me praktike qe nje besimtar te mund te mbushet me Fryme eshte ne bashkesi me besimtare te tjere “duke i folur njeritjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu KrishtEfesianeve 5:19-20

Pyesni veten, a ju ndodh te ndiheni te mbushur me fryme pas takimeve me bashkebesimtaret e tjere?

Nese, ndiheni te zbrazur ne fryme ndoshta pervec moskalimit te kohes personale me Zotin ne Bibel dhe ne lutje, ju mungon bashkesia me ata qe therrasin Zotin me zemer te paster. Mendo per kete!

A te eshte bere e merzitshme kisha?

Ndersa shkruaj kete postim kujtoj dhjetra biseda qe kam bere me njerez te ndryshem dhe qindra te tjera qe i kam degjuar te tjeret te shprehen. Ndoshta fjala “e merzitshme” nuk eshte perdorur gjithmone ne cdo bisede te tille por thelbi eshte i njejte.

Zakonisht ka dalur si teme kur dikush qe deklaron qe eshte besimtar dhe ndjekes i Jezus Krishtit, nuk eshte as ne dashuri dhe as ne marredhenie me kishen e Tij. Nuk eshte e rastit qe per shumicen, kisha nenkupton takimin e kishes te dielave keshtu qe per hir te faktit kisha si familje dhe kisha ne aktivitetin liturgjik nderthuren.

Here me vjen keq per ta dhe jam perpjekur t’i ndihmoj separi duke u perpjekur te degjoj aresyet e verteta pas “merzitjes”. Here te tjera ballafaqohem me nje lloj narzicizmi religjioz qe nuk eshte i pakte ne ditet tona dhe aq me teper neper rrethet e krishtera, ku i eshte dhene shume fokus te drejtave personale dhe deshirave personale te panderthurura me te mirat dhe bekimet e te tjereve.

Me duhet te pohoj qe jetoj ne nje brez qe eshte krejt ndryshe nga breza te tjere. Nje brez ku individualizmi eshte ne nivelet me te larta. Ne nje brez ku fale teknologjise mund te degjoj ne cdo kohe kenge dhe predikime nga anembane globit. Per dike qe ndoshta perton te dale nga shtepia per nje takim kishe, degjimi i nje predikimi nga celulari eshte jo vetem i thjeshte por gati i pakushtueshem. Ne mund te degjojme falas mesazhe te mirepregatitura nga pastore qe harxhojne ore te tera dhe qe mbeshteten financiarisht nga kisha qe nuk kane lidhje me ne. Degjojme falas kenge adhurimi nga muzikante te nivele te larta te regjistruara ne studio profesionale. Jo pa aresye behet me pak terheqese te shkosh ne nje takim kishe ku predikuesi nuk eshte aq i pergatitur sesa ai ne Youtube dhe muzikantet jo aq te talentuar sa ato ne YouTube.

A vertet eshte bere kisha e merzitshme apo ndoshta kerkohet te shmanget niveli i pergjegjesise dhe llogaridhenia?

A mos ndoshta gabimisht eshte prezantuar kisha vetem si nje vend ku shkohet ne raste kur ke nevoje per ndryshim (je vetem-ke nevoje per miq, je semure-ke nevoje per sherim, ndihesh i dobet-ke nevoje per inkurajim, ndihesh mekatar-ke nevoje per pranim, je ne udhekryq-ke nevoje per keshille, je ngushte financiarisht-ke nevoje per ndihme.) ose per te kaluar nje kohe te mire ne nje ambjent ndryshe nga ai i diteve te javes. Kjo e fundit mund te ngrere pritje qe nuk permbushen gjithmone. Shpesh besimtare shkojne te degjojne te “rejat e fundit” nga kendveshtrimi i pastorit/mesues. Keto te reja duhen paketuar ne nje menyre qe i pershtatet brezit te sotshem: 1) jo shume te gjate, 2) jo te thate, por me ilustrime, 3) qe t’i flase cdo individi ne te njejten kohe, 4) te jete inkurajues dhe jo bezdisesh. Shpesh besimtare shkojne vec per te marre dozen javore shpirterore, pra “degjo nje mesazh dhe ca kenge te bukura”- dhe jo rralle i bashkohen kishave me shume anetare ku nuk eshte e nevojshme te besh shoqeri, ku mund te zgjedhesh ku te ulesh dhe afer kujt te mos ulesh.

Ne nje kishe lokale pritet qe cdo besimtar te jete kontribues me aftesite, dhuntite, financat dhe buzeqeshjen inkurajuese. Mungesa e pjesetareve te kishes jo vec ne takimin e te dieles por ne jeten e kishes, e ben me te veshtire per gjymtyret e tjera te plotesojne detyrat e gjymtyreve joaktive, nderkohe qe duhet te bejne detyrat e tyre.

Nga ana tjeter mungesa e rradhitjes ne kishe zvogelon mundesine e te paturit dike qe ti e ndihmon te rritet dhe dike qe te ndihmon te rritesh. Kjo kerkon vazhdimisht nje ndershmeri ne komunikim qe shkon pertej komunikimit siperfaqesor: “Si je?” ‘Jam mire.” Individualizmi shoqeror ka ndikuar ne individualizmin shpirteror ku jo rralle marredhenia personale me Jezusin, me Fjalen e gjalle dhe Frymen e Shenjte, mund te merret si zevendesues i komunitetit dhe komunikimit ne komunitetin e besimit. Ajo qe eshte me e bezdisshme eshte llogari-dhenia, ose me nje fjale me biblike: “rrefimi i mekateve”.

Bibla thote rrefejini mekatet njeri-tjetrit qe te sheroheni dhe nuk jane te rralla rastet kur ne ia rrefejme mekatet vec Perendise. Dhe kjo ndoshta per aresyen e vetme se rrefimi i mekateve te krijon idene e asaj qe mund te behemi vulnerabel perpara te tjereve dhe na mban te lidhur ne marredhenie qe duam te mbajme jo shume te forta.

A vertet kisha behet e merzitshme?

Ka raste qe takimet e kishes mund te mos jene shume ngazellyese, une e pranoj kete gje. Por varet se cfare pret! Nese pret nje takim si nje shfaqje ku gjithcka duhet te jete super-class, atehere eshte e mundshme qe te zhgenjehesh. Dhe nuk eshte aspak gabim te kesh pritje kur mbledhesh me besimtare te tjere. Por ndoshta i gjithe ndryshimi eshte tek LLOJI i PRITJES dhe tek lloji i produktit te pritshem perfundimtar.

Nese ne besojme qe sa here qe besimtaret mblidhen bashke ne emer te Krishtit, i Bekuari eshte ne mes te tyre, atehere pritjet duhet te gjejne kenaqesi qe jemi ne prezencen e me Te Lartit. Nese themi qe kisha eshte e merzitshme, ndoshta rrezikojme te themi qe mesazhi qe Fryma ka per ne sot apo kete sezon nuk eshte ajo qe une dua dhe qe me ben te ndjehem mire. A jemi ne te thirrur qe te ndjehemi mire? A jemi thirrur ne qe te ecim me ane te ndjenjave? A nuk jemi thirrur ne qe te ecim me besim dhe jo me ndjenja? Pra ndjenjat tona nuk duhet te jene ato qe drejtojne menyren sesi mendojme, analizojme, peshojme dhe vleresojme. Ka raste qe bisedat me disa njerez mund te duken rutine nese nuk pritet asgje prej tyre, por nese ne marrim pjese ne keto biseda me deshire, kuriozitet dhe perfshirje aktive, gjithmone do te surprizohemi mbi ate qe degjojme dhe mesojme.

Takimet e kishes kane per qellim te transformojne mekatarin ne shenjtor dhe ky proces here eshte i pakendshem dhe here i pasqaruar. Takimet e kishes u sherbejne atyre qe kane vendosur te ndjekin Krishtin, te mesojne disiplina dhe te dalin jashte zones se rehatise qe ndoshta pa e kuptuar e kane vendosur vetveten. Takimet e kishes krijojne hapesira qe bashkebesimtaret t’i sherbejne njeri-tjetrin ne ate qe kane nevoje edhe nese eshte e padukshme apo e pashprehur publikisht.

Transformimi nuk ndodh ne momente por ne udhetime. Ta ndjekesh Jezusin perfshin qe te ecesh me ata qe po e ndjekin Ate. Nese fokusohemi tek gabimet e ndjekesve te tjere edhe mund te dekurajohemi dhe merzitemi, por nese fokusohemi tek Jezusi dhe tek ajo qe ai po ben tek bashkeudhetaret atehere kisha nuk arrin te behet asnjehere e merzitshme.

 

A te skandalizon Jezusi?

Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!

Jezusi sipas Mateu 11:6

Ishte nje moment ku i forti Gjon Pagezori pati dyshime. Ishte koha kur ai ishte ne burg dhe po reflektonte mbi jeten e tij dhe qellimin per te cilin jetoi. (Ai nuk e dinte qe do ekzekutohej se shpejti, por njerez te tille qe sfidonin autoritetet duhej te pergatiteshin edhe per kete). Ai e dinte qe nga fillimi qe ishte paracaktuar te ishte pararendesi i Mesias. Dhe kur thirri popullin te pendohej dhe pagezohej ne Jordan, ai po priste qe Mesia te shfaqej. Surpriza erdhi kur Mesia u shfaq ne personin e Jezusit, kusheririt te Gjonit. Fryma e Shenjte zbriti mbi Jezusin dhe Gjoni e kuptoi qe tashme kusheriri i tij i vogel, ishte ai qe duhej te ngihej me lart dhe ai, Gjoni te sherbente si nje platforme per ngritjen e Mesias. Pak me vone, ai i drejtoi dishepujt e vet te ndiqnin Jezusin. Ai besoi ne Jezusin.

Por sic ndodh me secilin prej nesh, kur degjojme lajme kontradiktore, edhe Gjoni pati dyshime. Megjithese ishte i vecante ne Zotin dhe profet i me te lartit, jetesa ne burg i rrethuar ndoshta me lajme jo shume te verteta, e beri Gjonin te pyese veten “A vertete ishte Jezusi, Mesia i profetizuar”? Patjeter qe Gjonit i kane thene qe Jezusi rrinte me taksidare dhe prostituta, nuk lante duart, prishte Shabatin – dhe meqe nuk pati mundesi te degjonte argumentin e Jezusit, mendoi qe ndoshta jane te verteta.

Prapeseprape Jezusi, flet ne menyre te jashtezakonshme me nderim dhe respekt per Gjonin. Ai i percjell permes lajmetareve te tij veprat e mira qe po beheshin, si shenja te dashurise se Perendise te manifestuar permes te vajosurit Krisht.

“Lum kush nuk skandalizohet nga une” – e perfundon mesazhin Jezusi.

Te ka ardhur ndonjehere turp per ate qe kane bere prinderit, mesuesit e tu te nderuar apo qofte drejtues te tu morale dhe shpirtetore? A ka dashur te distancohesh per te treguar qe nuk je si ata?

Une mund te them nje eksperience timen te permbledhur. Une u bera i krishtere ne nje kishe karizmatike. Ne te ishte normale te predikohej mbi dhuntite e Frymes se Shenjte dhe te inkurajoheshin besimtaret te aktivizonin keto dhunti, si ne sherbesen e perbashket dhe ne jeten e perditshme. Sigurisht ajo qe i bente kishat e tjera te mos ishin rehat apo me keq, te sulmonin ate qe ne besonim dhe praktikonim, ishte e folura ne gjuhe te tjera. Si besimtar i ri, i pagezuar ne Frymen e Shenjte dhe qe flisja ne gjuhe te tjera, nuk arrija ta kuptoja pse kishte kaq shume kundershtim. Ne takime ku kishte perzierje besimtaresh apo pastoresh nga kisha te ndryshme, ne ishim te kujdesshem dhe per te respektuar diferencat me te tjeret, nuk luteshim ne gjuhe ne pranine e te tjereve. Per disa kjo quhej sikur neve na vinte turp. Por per mua ishte mencuri: ne kishen e Perendise uniteti i dashurise eshte me i cmueshem sesa preferencat personale.

Vitet kaluan dhe sigurisht duke lexuar dhe reflektuar dhe duke pare eksperiencat e te tjereve, dhe praktika ime lidhur me praktikimin e dhuntive frymore ndryshoi. Duke qene tashme me i rrethuar me besimtare qe nuk besonin dhe praktikonin “charismata”, u mesova te jetoj nga jashte si nje prej tyre, por ne jeten time personale te praktikoja ate qe une e dija ishte si biblike dhe e vertete ne jeten time. Por nuk kane qene te pakta rastet kur ne pranine time, kalimthi apo me gjate jane kritikuar apo tallur karizmatiket-sigurisht duke vene ne pah, disa elemente te keqkuptuara te manifestuara nga individe qe nuk duhen marre si shembull sublim. Aty kam patur nje sfide: “A me vjen turp mua qe te them, une jam si ata?”. Une nuk pata turp aspak dhe here i vetmi ne nje ambjent si skeptik dhe te paditur, kam treguar qe ekziston nje menyre me biblike per manifestimin e dhuntive frymore pertej keqperdorimit dhe ndalimit te tyre.

Ka raste kur lexoj shkrimet e shenjta dhe permes historive te veshtira per t’u kaperdire ne realitetin e bute qe sot jetojme ne boten perendimore, apo permes deklaratave dhe urdherimeve qe nuk jane te mirepritura ne jeten tone te perditshme, pyes veten: “A kam turp une te deklaroj qe une besoj qe Bibla tregon zemren dhe mendjen e Perendise edhe kur kjo bie ndesh me realitetin qe njerezit rreth meje duan ta krijojne dhe jetojne?” Pergjigja prape mbetet JO. Une nuk kam turp dhe nuk skandalizohem edhe kur shkrimet e shenjta me sfidojne mua apo brezin tim.

Une nuk kam turp te quaj veten si ndjekes i Jezusit dhe kur te tjere ne emrin e Jezusit bejne ate qe mua me vjen turp ose nuk bie dakort.

Une e quaj nder qe jam bir i Perendise dhe Jezusi me konsideron si vella te vogel. Po ti?

Dashuri pa kufi

Shpresoj kjo histori e jashtezakonshme e treguar prej Jezusit dhe e regjistruar tek Ungjilli sipes Lukes kapitulli 15, do ju ftoje te mendoje mbi thellesine, gjatesine dhe gjeresine e dashurise se Perendise per secilin prej nesh, te penduar apo jo, te sinqerte apo jo, te bindur apo jo. Vetem kur e perjeton kete dashuri, ke guxim ta thuash publikisht qe nuk krahasohet me tjeter dashuri. Kjo dashuri te fton, te pret, te perqafon por nuk te detyron dhe nuk te shtyn me zor drejt saj.

“Një njeri kishte dy bij. Më i riu i tyre i tha babait: “Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon”. Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë. Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur. Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall. Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat. Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte. Atëherë erdhi në vete dhe tha: “Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria! Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t’i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje; nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu”. U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi. Dhe i biri i tha: “O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt”. Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: “Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë. Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi, sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”. Dhe filluan të bënin një festë të madhe. Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle. Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç’ishte e gjitha kjo. Dhe ai i tha: “U kthye yt vëlla dhe yt atë theri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë”. Kur i dëgjoj këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të hynte. Por ai iu përgjigj të atit dhe tha: “Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s’kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s’më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi. Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur”. Atëherë i ati i tha: “O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja.

Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”