Kush po i meson femijet e tu?

Kurrikulumi ne shkollat e Ontarios qe u identifikua si “sex-curriculum” solli ne skenen e debatit mbi rolin edukues te shkolles dhe familjes per femijet e te gjitha moshave. Kur ne mendojme shkolle dhe program mesimor, cfare kemi parasysh? Shpesh do pergjigjemi: matematike, gjuhe te huaja, lende sportive, gjeografi, histori etj. Ajo qe edukatoret duhet te mesojne dhe besoj qe e bejne ne forma te ndryshme pozitivisht ose jo, eshte EDUKATA. Edukata bazohet ne rregulla te caktuara qe mund te variojne qe nga pershendetja, respekti, komunikimi, shmangja dhe zgjidhja e konflikteve, roli ne shoqeri, etj. Askush nga ne nuk e con femijen ne shkolle me qellim qe te mesoje gjera te gabuara: te pakten kete e dime si parim. Por praktikisht, a jemi ne si prinder te ndergjegjshem mbi bazat dhe standartet e asaj qe eshte e mire dhe asaj qe eshte e keqe. A kemi ne personalisht nje standart fiks morali? A po i kerkojme femijes te besoje dhe te beje dicka qe ne nuk jemi te gatshem ta bejme?

Shume prinder jane te ndergjegjshem qe edukimi qe te jep nje pune te mire nuk eshte e vetmja gje qe ata do te duan per femijet e tyre.

Por kush po i jep forme femijes tend?

A e di ti se cfare femijet e tu mesojne dhe diskutojne ne shkolle?

A e di ti se cfare filmash dhe reklamash po shikon femija yt, nderkohe qe po te le rehat te besh punet apo qejfet e tua?

A e di ti se cfare femija yt po shikon apo degjon ne internet?

A e di se cfare aplikacionesh perdor femija yt ne telefonin qe i ke blere? A perdor te njejtat qe ti perdor?

Baza e femijes eshte familja dhe cdo boshllek qe familja krijon ne kete drejtim nga injoranca apo nga kategorizimi i nevojave te femijes, atehere femija do te ndertohet ne nje menyre qe pas disa vitesh mund ta cudise prindin e vet.

Fjalet e Urta 22:6 u thote prinderve: “Mesoji femijes rrugen qe duhet te ndjeke dhe ai nuk do largohet prej saj dhe kur te plaket”. Bibla eshte e mbushur me plot keshilla per rritjen e femijeve. A ke gjetur kohe t’i lexosh, meditosh dhe t’i adaptosh ne jeten tende praktike?

Per shkak se prinderimi eshte per nje kohe te caktuar dhe nuk kthehet prapsht, atehere cdo gje qe behet ne kohe, do jape frytet e veta ne kohe. Shpesh degjoj lutje te dhimbshme te prinderve qe kerkojne qe Zoti te ndryshoje pozitivisht femijet e tyre, dhe ai proces eshte shume me i veshtire kur themelet jane hedhur.

SUGJERIME PRAKTIKE

Kontrollo jeten tende dhe bej kthese kudo qe ti shikon qe duhet te besh. Kjo eshte shume e rendesishme sepse nese do fillosh te mesosh femijet e tu, mesuesi me i mire eshte sjellja jote.

Lexo biblen dhe shiko per shembuj dhe urdherime per te distiluar parime te zbatueshme per sot. Keshillat pozitive qe te kane dhene prinderit e tu, nuk do mjaftojne per femijet e tu. Ke nevoje per nje themel me te qendrueshem dhe bibla eshte provuar qe ka sjelle qendrueshmeri ne familje.

Largo nga jeta e femijes burime informacione qe e demtojne dhe i japin nje edukim te njeanshem. Kjo kerkon qe ti te gjesh me shume kohe dhe te shikosh filma apo dokumentare sebashku me femijen tend. TV nuk duhet te zevendesoje babysitterin. Me shumellojshmerine e kanaleve televizive vijne dhe shumellojshmeri imazhesh dhe informacioni ne trurin e femijes tend. Jo gjithcka eshte e shendetshme dhe ndertuese. Besoj e ke kuptuar qe shoqeria qe jetojme ka alergji per informacione me baza moraliteti dhe rregullash, prandaj mos prit qe TV te edukoje pozitivisht femijen tend, perkundrazi.

Riorganizoje  kohen tende. Sigurisht qe justifikimi kryesor eshte “nuk kam kohe”. Ju them: “gjejeni kohen”. Hiqni nga jeta juaj gjera qe nuk jane me te rendesishme se edukimi i femijes tend. Zvogeloni kohen qe i jepni punes nese eshte pengese. Gabimi me i madh qe prinderit besojne eshte qe mund “ta blejne” femijen. Duke punuar me shume per te bere me shume para – ata i ofrojne “gjera” femijes, kur kryesorja qe femija ja nevoje kur rritet eshte prindi.

Lexo libra ne prani te femijes. TV po zevendeson drastikisht kohen per lexim. Prinder qe nuk lexojne nuk mund t’i thone femijes te lexoje. Fillo te lexosh Biblen ne sy te femijes dhe sebashku me femijen. Ne libra femijet jo vetem do te zhvillojne imagjinaten e tyre por do mesojne gjera qe ndoshta nuk i gjejne dot lehte ne kanalet komerciale qe ofrohen.

Beji pyetje femijes tend. Nje prind i mire nuk eshte ai qe pyetjen e pare qe i ben femijes kur vjen nga shkolla eshte lidhur me perparimin e tij intelektual “si dole sot ne shkolle? Te pyeti mesuesja? Cfare notash more?” Nje prind i mire eshte i interesuar per te gjithe femijen e vet: shpirterisht, emocionalisht, intelektualisht, fizikisht. Zhvillo bisede me pyetje te hapura qe fillojne me: Cfare mendon? Cfare zgjidhjesh propozon? Pse mendon keshtu? Kjo sjell diskutime ku jo vetem meson se cfare femija mendon per nje teme te caktuar, dhe forcon lidhjen me femijen (ai e kupton qe ti je i interesuar ne jeten e tij) por te krijohet lehtesisht nje platforme ku mund ta mesosh femijen.

Mbi te gjitha, mos harro qe ti je edukatori nr. 1 i femijes. Nuk eshte femija qe do te mesoje ty (pavaresisht se ne mesojme prej tyre), por ti do ta mesosh femijen. Asnjehere mos u bej aq i lidhur emocionalisht me femijen tend dhe ta quash si vellain apo motren e vogel, duke mos menduar ta korrigjosh apo mesosh me zakonet e duhura. Pavaresisht se femijet (sidomos kur jane te vegjel) jane kaq te lezetshem sa ti mendon qe jane vec engjej, rrebelimi eshte pjese e tyre qe kur lindin, dhe me kujdes ti ke pergjegjesi te vezhgosh individualitetin e femijes tend dhe ta edukosh me parimet qe ti i quan per te verteta. Zoti te ndricofte rrugen pergjate prinderimit me baza hyjnore!

 

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *