Udhezime baze per t’u perfshire ne studime biblike online

Ndersa nevoja per t’u perfshire ne mesime biblike zvogelohet nga koha apo largesia me njeri-tjetrin, fale teknologjise, keto veshtiresi (dhe ne disa raste – justifikime) mund te shmangen. Ne kete artikull do te shpjegojme praktikisht se cfare te duhet te kesh parasysh nese do te marresh pjese ne nje studim bible online. Dy platformat kryesore jane Skype dhe Facebook Messenger, por te njejtat sugjerime mund te perdoren dhe me platforma te tjera.

Shto kontaktin.

Adresa. Sigurohu qe adresen tende te Skypit/Messengerit e ka organizuesi i studimit te Bibles. Eshte dicka qe mund te harrohet lehte dhe nuk duhet lene 2 minuta perpara takimit.

 

 

Kufje. Sigurohu qe te kesh kufje te pershtatshme, sidomos nese je ne ambjent qe nuk eshte 100% i qete apo nuk do qe te tjere prane teje te perfshihen ne kete bisede. Kufjet sigurojne perqendrim dhe mungesen me te vogla te humbjes se asaj qe po diskutohet.

 

 

Mikrofoni. Nese je ne kompjuter dhe ke mundesi te perdoresh mikrofon, zeri yt mund te percillet me mire ndersa ndan me te tjeret.

 

 

blloko mikrofonin tendShmang zhurmen. Nese nuk je duke folur dhe sidomos nese je ne nje ambjent ku ka zhurme apo biseda apo femije, DUHET te shtypesh buttonin MUTE (pra te mos vije ze nga mikrofoni yt).

 

 

 

 

perdor tastjereTekst. Nese mundesh beje pyetjen qe ke qofte dhe gjate prezantimit te mesazhit, duke e shkruar me text. Kjo ka tre avantazhe: 1) te lejon ty te besh pyetje qe marrin pergjigje me vone pa e nderprere diskutimin, 2) nese ke me shume se nje pyetje te ndihmon te mos e harrosh ndersa prezantimi apo diskutimi eshte ne zhvillim, 3) nese je ne ambjent me zhurme mund te marresh pjese aktivisht ne diskutim pa sjellur zhurmen akustike ne diskutim.

Tastiera. Nese nuk je duke perdorur kompjuter apo tablete, mundesia me e madhe per te komunikuar eshte permer Smartphone. Nje tastiere qe lidhet me telefonin permes Bluetooth mund te jete shume praktike per t’u perfshire ne diskutimin me shkrim.

Shpresojme qe keto udhezime praktike do e bejne me te lehte perfshirjen tuaj ne studime biblike online.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *