Krishti u ngjall!

Krishti u ngjall!

A keni perplasur vezet me familjaret dhe keni thene “Krishti u ngjall”? Ne kohen tone shtrojme pyetjen? A mund ta themi kete shprehje nje here ne vit dhe pastaj gjate gjithe vitit te mos mendojme per kete gje?

A ringjallen te vdekurit?

Nese Krishti u ringjall, atehere te vdekurit ringjallen. Nese Jo, atehere ringjallja nuk ekziston praktikisht, pervec se ne perralla.

Nese Krishti eshte ngjallur sipas Shkrimeve te Shenjta, atehere eshte e kuptueshme pse shumica e personave qe e pane ate te ringjallur u bene martire – nuk mund te genjenin dot.

Cfare duhet te beje nje person qe perballohet me nje fakt te tille?

Ka dy lloj besimesh ne jetet e njerezve: i bazuar ne fakte dhe i bazuar ne tradita dhe gojedhena.

Gabimisht eshte thene qe besimi ne Perendine eshte nje besim i verber apo besim me sy mbyllur.

Nese ka gjera qe ti ende nuk i sheh, nuk do te thote qe ato nuk ekzistojne dhe dikush tjeter nuk i ka pare perpara teje.

Kur Jezusi u ngjall, iu shfaq se pari grave. Ky eshte nje nga elementet qe e hedh poshte fabrikimin e ngjarjeve. Nese do ishte fabrikuar historia qe te ishte e besueshme nuk do te perfshinte grate sepse deshmia e gruas nuk kishte peshe ne ate shoqeri.

Kur grate u treguan dishepujve, ata nuk besuan menjehere. Dy prej tyre Pjetri dhe Gjoni vrapuan drejt varrit per te verifikuar nese lajmi ishte i vertete. Kur keta vajten i thane te tjereve, nuk ishte se ata besuan menjehere. Kemi degjuar per Thomain dhe shprehjen e tij: “Pa pare duart e plagosura dhe pa vendosur gishtin ne plage nuk do besoj”. Thomai kur e pa Jezusin e adhuroi si Zot dhe historia na tregon qe ai u vra duke deshmuar per Krishtin e ringjallur ne Indi.

Cfare na thone Shkrimet e Shenjta? Jo secili besoi ne te njejten kohe, por secili qe refuzoi te besoje ne kohen qe iu dha mundesia u quajt dyshimtar. Pra ka dyshimtar me aresye ose dyshimtar pa aresye.

Shprehja “per inat te sime vjehrre, shko e fle me mullixhine”, mund te interpretohet ne rastin tone me ata qe vendimin nuk e marrin bazuar ne fakte apo argumentime, por ne preferenca personale. Kjo eshte si te thuash qe nese une nuk dua te besoj qe ekziston Poli i Veriut, atehere Poli i Veriut nuk ekziston.

Vendimi i qeverise komuniste shqiptare per te deklaruar qe nuk ka Zot dhe qe feja eshte droge per popullin nuk ishte bazuar ne fakte, por ne preference social-politike. Sot ka njerez qe besimin apo mosbesimin ne Perendine nuk e kane te bazuar, por eshte produkt i preferencave apo perfitimit personal.

Nese do te verifikosh historine e ringjalljes se Krishtit, se pari mos e shiko biblen vec si nje liber i inspiruar, por si nje liber qe vjen nga antikiteti dhe historia, me ngjarje, emra njerezish dhe vendbanimesh. Pra trajtoje si nje liber historie dhe shiko sesi hyjnorja ka qene e nderthurur me njerezoren here pas here, me kulminanten ne misherimin e Krishtit.

Tre fakte te verteta kane nevoje te ballafaqohen:

  • Grate dhe disa prej dishepujt u perballen me nje varr pa kufome, te hapur dhe te zbrazet.
  • Ndjekesit e pare te Jezusit paten eksperienca personale me ate qe ata konfirmuan se ishte Krishti i ringjallur. Keta nga frikacake u bene martiret e pare te kishes, grupimit me te ri fetar qe filloi nen pushtimin romak te Judese.
  • Per shkak te predikimit te besimtareve – me theks ne Krishtin e ringjallur u themelua kisha me ndikim mbareboteror.

Arkeologet jane duke verifikuar cdo vit zbulime antikiteti duke marre Biblen si udhezues germimesh. Degradimi moral eshte bere i dukshem me zvogelimin e pranise se hyjnores ne jetet e njerezve. Si shqiptare na duhet te mesojme nga historia jone e shekullit te fundit. Ne si komb na duhet te ndryshojme menyren e te menduarit dhe eshte provuar qe nje ndertese e qendrueshme, i ka themelet vena sic duhet. Le te braktisim justifikimet dhe pasi te bejme “detyrat e shtepise” te ballafaqohemi “burrash” me faktin qe ka ndryshuar pozitivisht shoqerite perendimore. Apostulli Pal ka predikuar ne trojet tona dhe kishat kane qene anembane derisa osmanllinjte me dhune dhe taksa bene stergjysherit tane te humbin identitetin. Sot eshte rradha jone per t’i vene gjerat  ne rregull – me Zotin, me veten, me familjen, me komunitetin.

U ngjallte Krishti ne zemrat e shqiptareve!

 

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.