Cilin buton te shtyp?

Sot veshtire se gjen nje shtepi qe nuk ka televizor apo kompjuter. Te rralle jane personat qe nuk kane telefon te lidhur me internetin. Vite me pare gjate komunizmit ku lejohej vetem stacioni shteteror televiziv, njerezit prodhonin lloj-lloj antenash per te kapur 1-2 stacione te tjera pertej kufirit. Sot eshte shume e lehte te marresh lajme ne sekonde se cfare ndodh neper bote, te shikosh filmat e fundit te hollywood-it, fotit qe bejne njerez anembane botes. Askush nuk ka te drejte te thote qe nuk ka me cfare ta shtyje kohen.

Sfida e sotme eshte sesi te prioritizoje kohen. Realisht ne kemi disa ore ne dite ku mund te zgjedhim cfare te bejme. Me shume se 1/3 e kohes shkon duke fjetur dhe duke ngrene. 1/3 e kohes shkon ne pune apo ne shkolle. Ajo qe mbetet eshte nje kombinim i kohes qe kalojme ne udhetim per ne pune/shkolle, berje e pazareve, dergimi i femijeve neper kurse, berja e ndonje shkolle/kurse pasdite ose ne fundjave, dalja xhiro, kafe me shoqerine, koha ne celular dhe TV.

Sot aresyeja numer 1 qe njerezit nxjerrin nese nuk perkushtohen te bejne dicka eshte “jam i zene”.

Besoj qe eshte 100% e vertete. Ndryshimi i madh eshte “me cfare gjerash je i/e zene”??

Po listoj disa gjera te cilave ti mund t’i pergjigjesh shpesh dhe pa menduar “jam i zene, nuk i jap dot kohe”. Shiko reagimin tend kur i pergjigjesh:

  • Hajde te hame darke
  • Hajde te shohim “Portokalline”
  • Hajde te shohim kombetaren e fudbollit
  • Hajde te shkojme tek koncerti i Nates se Vitit te Ri
  • Hajde te shohim ndeshjen e futbollit te kalamajve
  • Hajde te shkojme te blejme ushqimet e javes
  • Hajde te jap nje kafe
  • Hajde te jap nje keshille martesore
  • Hajde te tregoj sesi mund te gjesh nje pune me te paguar
  • Hajde te mesoj t’i biesh kitares
  • Hajde te diskutojme sesi te jemi prinder me te mire
  • Hajde te mesojme rreth Bibles
  • Hajde te kerkojme Zotin ne lutje
  • hajde……..

A pati efekt ky lloj ushtrimi?

 

 

 

 

 

Ndersa kemi shume kanale ne TV apo aplikacione ne telefon apo kompjuter, si te krishtere duhet te vendosim paresore te mesojme mbi vullnetin e Perendise ne jetet tona. Kjo do te thote qe do te na duhet te prioritizojme kohe te lexojme, studiojme Biblen apo te degjojme predikime dhe mesime te fushave te ndryshme.

Vullneti i Perendise eshte i perkryer por ne e kemi ne dore pultin e TV. Ne zgjedhim cfare fusim ne mendjen tone permes syve dhe vesheve. Ne vendosim se me cilin lloj ushqimi e mbajme veten gjalle. Ka njerez qe po nuk pane disa ore sport duket sikur nuk bene gjene kryesore ne jeten e tyre. Ka te tjere qe nese nuk meditojme mbi mesazhet biblike dhe nuk kerkojne vullnetin e Perendise ne jetet e tyre, mendojme qe nuk kane bere detyren.

Une jam prind dhe koha ime “e lire” ka ndryshuar shume ne 20 vitet e fundit. Me duhet te mendoj dhe planifikoj shume mire por vendos qe te gjej kohe te ushqej shpirtin dhe mendjen me “ushqime te shendetshme”. Ndersa udhetoj ne makine vendos te degjoj radio me mesazhe te krishtera, te degjoj CD me predikime apo kenge, apo te lidh permes bluetooth te makines me celuarin ndersa degjoj mesazhe nga youtube. Me njefare menyre e shpengoj kohen e rruges per ne pune qe me merr afersisht 2 ore ne dite.

Se fundmi dua te them qe na duhet te gjejme kohe te shkojme aty ku besimtare te tjere mblidhen. Ndersa jam ne Kanada ku koha duket me e pakte sesa ne Shqiperi, kuptoj se per nje pjese te besimtareve qe emigrojne, koha ne kishe eshte zvogeluar. S’duhet te jete keshtu, por ndoshta zbulon dicka qe nuk ishte e kuptueshme ne nje atmosfere tjeter ku koha ishte me bollek dhe punet me pakice.

Nuk kam takuar ende nje besimtar te Krishtit qe eshte i shendetshem shpirterisht dhe nuk perfshihet ne jeten ne kishe. Nese duam te rrejme veten dhe te themi qe “une ende besoj por nuk e shikoj te rendesishme kohen me besimtare te tjere” atehere ose nuk e kemi kuptuar ungjillin dhe nuk e kemi perjetuar dashurine e Perendise, ose satanai na ka genjyer kaq shume saqe dallimi i te vertetes nga genjeshtra eshte i padukshem.

Lutem qe sot te merrni vendime akoma me cilesore sesi do e shpenzoni kohen tuaj!

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *