Bekimet e pjesemarrjes ne nje studim biblik

A ke menduar sefundmi ta studiosh biblen? Disa e lexojne Biblen nje here per te krijuar idene se per cfare behet fjale sic per nje liber ku mbahen mend ngjarjet dhe veprimet. Disa e rilexojne Biblen si nje ritual te nevojshem per te qetesuar ndergjegjen dhe per te fituar pike me Zotin.

Prej ndjekesve te Bibles ka nje konkluzion qe eshte nje liber shume i vecante ku pervec historive ka kaq shume informacion te shtresezuar saqe eshte e pamundur te shikosh gjithcka me nje shikim te shpejt apo qe ne fillim. Ju ka ndodhur te vizitoni nje muzem arti sic eshte Art Gallery of Ontario (AGO) te besh ca foto per te treguar qe ke vizituar galerine dhe kaq? Nuk jane te rralle vizitoret e tille. Por mund te shkosh ne AGO disa here dhe t’i kushton kohe secilen prej veprave te artit, te njohur autoret, historine pas cdo vepre etj etj. Kjo kerkon kohe ne dispozicion, gatishmeri per te bere pyetje dhe per degjuar pergjigje.

Pak a shume keshtu e shohim dhe studimin e bibles: si nje vizite ne nje galeri ku perjetimi me i bukur nuk eshte kur je vetem por me te tjere. Ju ftojme te beheni pjese e nje grupi afer jush te studimit te bibles. Studimet biblike jane me tematika te ndryshme dhe na ndihmojne te forcojme “muskujt shpirterore” dhe te jemi me te pergatitur ti japim pergjigje pyetjeve qe kemi ne apo te tjere qe duan te sqarohem mbi besimin ne Jezusin.

Miresetevini!

 

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.