Nje nga gjerat e mrekullueshme qe KISHA ben ne jetet tona individualiste eshte “i sjell njerezit bashke”. Ne cilin vend ti i afron njerez te ndryshem ne nje vend dhe me kalimin e kohes behen si nje familje?

Kjo ben qe ne kohet e veshtira individet qe kane Familje, jashte familjes se gjakut nuk e bejne rrugen vetem, marrin ndihme dhe inkurajim.

Kisha i ofron mundesine njerezve te jene joegoiste, me nje fare menyre me te lumtur. Kur njerezit ne kishe i japin te tjereve qe nuk jane pjese e familjes se gjakut (qe ne e bejme natyrisht dhe nga detyrimi) i jep nje gezim ndryshe, u zbulon grimcat e elementeve hyjnore te dhenies pa interes.

Njerezit qe jane pjese e nje kishe kane mundesine fantastike qe te mos ndihen vetem kur nuk kane afer familjen e gjakut. Ne nuk e zgjedhim dot familjen e gjakut, por mund te zgjedhim te jemi pjese e nje familjeje me te madhe, ku qendra dhe frymezuesi eshte Hyjnia vete.

Ndoshta ti mik e mikeshe mund te shkosh sot ne takime kishe, por nuk je pjese e kishes dhe ndoshta nuk e perjeton dot kete qe une po ndaj me ty. Ndoshta ti e ke pozicionuar perfshirjen tende ne kishe si nje pjesemarrje ne nje auditorium me leksione te mira per jeten dhe kenge te bukura. Ose ndoshta si nje restorant ku ti vete here pas here te hash nje ushqim ndryshe.

Pas mbi 20 vjet eksperience personale dhe duke degjuar te tjere si une, po ju them me siguri se nuk ka familje me te rendesishme sesa kisha. Ndoshta eshte koha te rimendosh opinionin tend per kishen.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.